Dimri në  Halstatt, Austri!

0

Nga Jahja Drançolli

Hallstatt, vend në rajonin e Salzkammergut të Austrisë së Epërme ku u identifikuan për herë të parë objektet karakteristike të epokës së bronzit të vonë dhe të epokës së hershme të hekurit (nga rreth 1100 para erës tonë).

Apelativi Hallstatt tani i referohet përgjithësisht kulturës së hekurit në Europën Qendrore, Perëndimore dhe Juglindore. Gjatë gërmimeve midis viteve 1846 dhe 1899, në Hallstatt janë zbluar më se 2000 varre. Shumica ndahen në dy grupe, një më i hershëm (rreth viteve 1100-700 p.e.s.), dhe një i mëvonshëm (rreth 700-450 p.e.s.). Pranë varrezave ishte një minierë kripe parahistorike, ku janë zbuluar mjete, pjesë të veshjeve, madje edhe trupat e vetë minatorëve.

Siç u tha edhe më sipër kjo periudhë dhe culture e gjatë historike ka përfshirë edhe një pjesë të Europës Juglindore, që karakterizohet me vendbanime kodrinore dhe varret tuma të shoqëruara me forcimin e  aristokracisë fisnore dhe shfaqjës së  emrit etnik Ilir (Illyrii proprie dicti) në Ballkanin Qendror. Gjatë periudhës së Hallstatt-it, stabiliteti etnokulturor i zones ilire (kupto dhe daradne), i cili është shprehur në kulturën materiale, nuk u destabilizua nga depërtimi i elementëve të huaj etnikë. Së këtejmi, në arealin e Dardanisë, element etnik dardan shfaqet në Shirokë dhe Dubiçak të Suharekës dhe quhet “Grupi i Suharekës”. Nga kjo periudhë njihen gradina tipike dardane, të cilat në aspektin kronologjik janë zhvilluar nga periudhat e mëparshme parahistorike dhe si të tilla vazhdojnë të dallohen edhe në periudhat historike në vijim. Në këtë kontekst, në hapësirën e Kosovës së sotme, Maqedonisë Veriperëndimore të sotme dhe Serbisë Jugore të sotme, gjatë dy fazave të para të epokës së hershme të Hallstatt-it kanë qenë në përdorim qeramika e stampuar, e zbukuruar me vija me pika të punuara me fyell, dukuri kulturore që identifikohet me popullsinë Paleo-dardane ballkanike. Lokalitetet më të njohura të kësaj periudhe janë Bellaçeci afër Fushë Kosovës, Llashtica afër Gjilanit, Hisari dhe Shiroka afër Suharekës, Vallaçi afër Zveçanit, Vlashnja afër Prizrenit, Gadime e Epërme afër Lipjanit, Veletini afër Janjevës, etj. Lokalitete të tjera të rëndësishme të peiudhës së Hallstatt janë edhe Cërnica afër Gjilanit, Hereçi afër Gjakovës, Hisari afër Suharekës, Kulina/Teneshdolli afër Prishtinës dhe Polaci afër Skënderajt,  Samadrexha afër Vushtrrisë dhe Strezoci afër Kamenicës, etj.!

Burimi: Jahja Drançolli, “Kosova: Archaeological Heritage”, in: Encyclopedia of Global Archaeology, second edition (Claire Smith, Editor), Springer: 2020, 6310-6312.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube
Tiktok