Dritan Abazovic zv/Kryeministër i Malit të Zi takohet me diasporën shqiptaro amerikane në Staten Island

0

Nga Keze Kozeta Zylo

Zëvendës Kryeministri i Malit të Zi shqiptari Dritan Abazovic i shoqëruar nga Ministri i Punëve të Jashtme z.Dorde Radulovic dhe ekipi i tij u takuan me Diasporën

Shqiptaro Amerikane në Staten Island në mjediset komode të restorantit “Trattoria Toscana” me pronar shqiptar.

Tubimin e organizoi organizata e mirënjohur “Rrënjët Shqiptare” me president z.Marko Kepi i cili në fjalën e përshëndetjes tha: “Organizata “Rrënjët Shqitpare” ka ftuar sot në këtë takim me Diasporën Shqiptaro Amerikane z.Dritan Abazovic i cili është një i ri i suksesshëm në mbarë trojet shqiptare.  Ai me votën e popullit është zgjedhur deputet në Parlamentin e Malit të Zi dhe njëkohësisht ka pozitën e lartë shtetërore si Zëvendës kryeministër i Republikes së Malit të Zi.  Ne gjithmonë promovojmë djem dhe vajza shqiptare që janë histori suksesi si rasti në fjalë tha z.Kepi.

Z.Dritan Abazovic përshëndeti gjithë të pranishmit në këtë takim dhe falënderoi organizatorët për ftesën që i kishin bërë.  Ai solli disa nga arritjet dhe vështirësitë e mëdha që hasin si qeveri në lidhje me ekonomië dhe zhvillimin e vendit.  Z.Abazovic tha se po luftojnë fort korrupsionin që ka përfshirë isntanca të larta të politikanëve dhe mendoj se kemi pasur arritje në këtë pikë.  Unë kam ardhur këtu si vëllai juaj dhe jam jashtë pikëpamjeve politike, por vetëm të bashkëpunojmë për përparimin dhe zhvillimin e vendit tonë të përbashkët.  Ne nuk jemi në vitet 1990, por jemi në vitin 2021 cka i përkasim një epoke të re në shumë drejtime.

Ministri i Punëve të Jashtme të Republikës së Malit të z. Dorde Radulovic pasi përshëndeti të gjithë të pranishmit tha se unë ndihem këtu si në shtëpinë time dhe ju falënderoj për mikpritjen. Ne së bashku me qeverinë po bashkërendojmë punët që vendi ynë të eci dhe të integrohet si gjithë vendet e tjera të zhvilluara në Europë.

Të pranishmit në sallë përfaqësues organizatash, anëtarë të Diasporës i drejtuan shumë pyetje z.Abazovic për situatën në republikën e Malit të Zi.  Midis diskutantëve dhe ata që drejtuan pyetjet ishin si: Safet Llolla kryetari i Shoqatës “Ana e Malit”, Safet Doçi anëtar i sekretariatit në shoqatën “Kraja” si dhe individ të ndryshëm.  Ata pyesnin me dhimbjen e madhe për ta parë Ulqinin, Anën e Malit dhe qytete të tjera, kudo ku ka shqiptarë me kushte jetese më të mira dhe më të përshtatshme.  Ishte shumë vajtuese kur Safet Doçi tha se origjina ime është nga vendi më i varfër i Malit të Zi ku njerëzit atje akoma nuk kanë ujë në shtëpi, ndërkohë që Amerika po i çon raketat në Mars.  Ata pyetën gjithashtu rreth dyshtetësisë, regjistrimit te popullsise, kalasë së Ulqinit që është në rrënim, në një mjerim të paparë, kishën ortodokse, zhvillimin e urbanistikës, turizmin etj.

Z.Pashko Camaj n/kryetar i Vatrës i uroi mirëseardhjen z.Dritan Abazovic dhe tha se këto takime gjithmonë janë të frytshme dhe çojnë përpara zhvillimin e një vendi.  Ai ngriti probleme të shumta që vazhdojnë të përballen shqiparët në Mal të Zi dhe njëkohësisht shpresonte për një të ardhme më të mirë për bashkatdhetarët e tij.  Z.Camaj e ftoi z.Abazovic për një vizitë në Vatër, në organizatën më të vjetër dhe historike të shqiptareve.  Ftesë të cilën Zëvendëskryeministri Abazovic e mirëpriti me shumë kënaqësi.

Autorja e këtij shkrimi e pyeti se a kanë një bashkërendim dhe program aftagjatë për Shkollat Shqipe në Diasporë me shtetin amë Shqipërinë, Kosovën, Maqedoninë pasi miliona shqiptarë po asimilohen në vendet ku janë strehuar dhe nuk po flasin shqip dhe ky është një problem akut kombëtar.

Mendoj se përgjigjet e z.Dritan Abazovic drejtuar disktutantëve të shumtë ishin korrekte, me fakte dhe me kulturë.  Ai u dallua për një durim të madh pasi pyetjet të shoqëruara shpesh me diskutime të gjata ku takimi shkoi 3 orë tregonin qartë politikanin energjik me vizion dhe premtues.   Të gjitha përgjigjet e tij u shoqëruan me duartrokitje nga të pranishmit çka flisnin për dakortësinë me mendimet e tij.

Në mbyllje të takimit z.Marko Kepi i dorëzoi mirënjohjen nga Këshilli i Bashkisë së Nju Jorkut si dhe portretin e Heroit Kombëtar Gjergj Kastriot Skënderbeun.

TV “Alba Life” New York së shpejti do të sjellë kronikën e përgatitur enkas për këtë tubim miqësor.

21 tetor, 2021

Staten Island, New York

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube
Tiktok