20/04/2024

Edi Rama u përpoq të mashtrojë shqiptarët

0

Nga Enver Bytyçi

Edi Rama për dy ditë, dy herë u përpoq të mashtrojë shqiptarët për të vërtetën e Kosovës. Dje ai takoi Dua Lipën dhe iu drejtua me fjalën “çikë” e me vlerësime të mëdha. Sot e vlerësoi Distria Krasniqin si “luaneshë”! Mediet tona e përhapin këtë intrigë ramsiste në mënyrë normale dhe e shesin si “patriotizëm” të Edi Ramës.

Por si qëndron e vërteta? Para dy-tri ditësh Edi Rama, Aleksandër Vuçiç dhe Zoran Zaev folën online për minishengenin dhe do të mblidhen përsëri në Shkup në fund të muajit. Ky takim virtual ndodhi vetëm dy-tri ditë pasi Albin Kurti e akuzoi presidentin e Serbisë për genocid në Kosovë, madje jo për një, por për tri genocide (1876-78, 1912-1913 dhe 1998-1999). Edi Rama në takimin virtual nuk tha asnjë fjalë për mosmarrëveshjet e Vuçiç me kryeministrin Kurti. Nuk ia përmendi as kërcënimet e përditshme që Beogradi ia bën Kosovës me ndërhyrje ushtarake. Asgjë, asgjë!

Kjo do të thotë se politikisht Edi Rama është palë me Serbinë dhe kundër Kosovës! Eshtë në akord me Vuçiçin për ta izoluar Kosovën, për ta paraqit qeverinë e Kosovës si “problemi” në bisedime e në dialog. Pra dhe për ta vazhduar lojën e rehabilitimit të kriminelit të luftës, Aleksandër Vuçiç. Me qëllim që në sytë e opininit publik ta maskojë këtë veprimtari antishqiptare e destabilizuese, Edi Rama bën shou me sukseset e këngëtareve dhe sportisteve të Kosovës!

Ky është shumëfish i rrezikshëm! Ky duhet larguar si kërcenim dhe rrezik kombëtar! Këtij i duhet një ortek i madh që ta marrë përpara e t’ia humbë të gjitha gjurmët politike!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube
Tiktok