EKZISTON POTENCIALI INTELEKTUAL SHQIPTAR PËR TË RIVENDOSUR VLERAT ILIRO-EPIROTE

0

Nga Fahri Dahri

Drejtë dhe saktë shtrohen pyetjet dhe mëdyshjet e profesor Eshrefit, në shkrimin: “17 janari: në nderim të Skënderbeut, emocione dhe trishtim”.

Shqetësimet e profesorit, ku përmblidhen ngjarjet më të rënda, më enigmatike, më të dukshme, që kanë dashur të thuhen dhe që i kanë shkruar sipas interesave të tyre pushtuesit afro 2300 vjeçar, sigurisht sot janë të mundshme për tu dhënë përgjigje.

Mjaft nga arësyet e fenomeneve të  këqia që i kanë ndodhur popullsisë iliro – epirote (e them kështu për të përfshirë gjithë periudhën dy e ca mijëvjeçare) janë spjeguar nga z. Eshref, pikërish nëpërmjet shtrimit të pyetjeve ( mos u habisni, por kërkohet të lexohet me qetësi dhe vëmëndje i gjithë artikulli).

  1. Eshref! Në këndvështrimin tim, duke ditur se çdo gjë që lind edhe do vdesë,  perandoria ilire, pa spjeguar arësyet e rënies (si ato të luftës iliro-romake, romako-maqedonase, sepse dihen shkaqet) jetoi aq sa ishin kushtet hitorike. Ajo ra. U ngrit perandoria romake, lulëzoi, vrau, preu dhe në kushte të reja histotike ra. Ranë njëra pas tjetrës edhe bizanti me sputnikët e saj bullgarë, serbë, gotë, ostrogotë, etj, sikundër edhe fati i otomanëve me komunizmin. Dialektika na mëson se çdo gjë është në ndryshim, në lëvizje të vazhdueshme, nuk ka status quo të qëndrueshme. Veç dialektikës, ne shqiptarët kemi dhe përvojën tonë të hidhur që ju e trajtoni shkencërisht në këtë shkrim që unë pa mëdyshje e vlerësoj “Manifesti historik 2300 vjeçar shqiptar”.

Ok. Një fjalë miratimi me përdorim të gjerë. Derisa gjithçka është në ndryshim, në lëvizje, nuk do të thotë se ndryshimi apo lëvizja të mos sjellin rikuperimin, dmth risjelljen e të shkuarës në një gjëndje më cilësore, më të fuqishme, në nivele më të përsosura nga qenia e dikurshme. Nëse do shpreheshim në mënyra figurative mund të vrejmë rikuperimet pas fenomeneve negative të natyrës, si sunamet, tërmetet, vullkanet etj. Nuk mohohet se mbas çdo shkatërrimi, qoftë edhe luftërave vjen një shkallë zhvillimi më e lartë. (Nuk dua të përligj luftërat, nëse dikush mundet të kuptojë ashtu). Kjo e vërtetë lidhet me forcën mendore dhe fizike të çdo shoqërie, lidhet me mos nënështrimin, beson dhe punon për të siguruar të ardhmen e saj. Është fakt se jashtë karakterit tonë kombëtar, na është mbjellë përçarja, një ves djallëzor, i cili na pengon në forcimin e unitetit dhe që personalisht mendoj se na është kultivuar jo nga besimet fetare, por nga drejtuesit, klerikët të cilët dukshëm kanë ndërsyer, në emër të besimeve ndarjet e mëdha mes popujve që rrethohemi, por dhe brenda lloit. Kjo djallëzi e priftërinjëve dhe imamëve, është e prekshme, e qartë që nuk është hyjnore, mbasi, personalisht nuk kam lexuar asnjë varg urrejtjeje ndaj besimeve as në Bibël, as në Kur’an.

Të rrethuar nga shtete që predikohen nga ideologjitë djallëzore, jo nga Bibla dhe Kur’ani, të vërtetuara sidomos, ashtu siç e theksoni qartë ju profesor, mbas shekullit XIX, ku Bibla është anashkaluar dhe vlerësuar “Naçertania” serbe dhe “Megalloidea” greke. Me këto dy straregji, kombi ynë është përballur me lloj lloj sulmesh fizike, predikime gjoja biblike, por aspak të sakta, kishat dhe xhamitë sulmuan egërsisht kombin tonë në të gjitha drejtimet tokësore, shpirtërore,  morale, materile. Rrjedhojat ishin të rënda, në shumicën e kohës shqiptari shkëputej nga parmenda dhe drapëri dhe krahqafë hidhte dyfekun. Vërtet veprime të tilla ishin të detyrueshme për vetmbrojtjen, por varfëruan tej mase jetën e njerëzve. Le ta mbyll këtë koment me atë që të gjithë e dinë se ç’farë pasoja sjell në gjithë shoqërinë varfëria e tejskamur.

Profesor Eshrefi, sido që të themi dhe shkruajmë, përgjigjet që kërkohen në shkrimin tuaj duhet ti japim vetë ne, shqiptarët, duke kërkuar që të vendosen në krye të shtetit dhe në strukturat e tij mendimtarë, të urtë, të ndërgjegjshëm dhe të përgjegjshëm. Kjo kërkon ndërgjegjësimin e të gjithëve, por nisja duhet filluar urgjentisht me edukimin familjar, shoqëror dhe atdhetar në kopshtet dhe bankat e shkollës.

Një temë që kërkon pjesmarrjen në dhënie mendimesh nga të gjithë mbarë shqiptarët.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube
Tiktok