Falangat e pushtetit kriminal te Edi Rames kercenojne njerez pas mesnate!

Nga Nikoleta Kovaçi

Na, pra Shqipnia, edhe pse nuk ka ushtri, nga ato qe kane krejt vendet e tjera te NATO-s, ne fakt ka nje lloj grupimi mercenaresh qe jane te instaluem neper rrjetet sociale! Ata shfaqen sa here del ne skene nje maskarade korruptive e pushtetit absolut te Edi Rames! Nese dikush guxon dhe shkruan ne llogarine e tij personale per keto afera, persona dhe fakte merr mesazhe kercenuese nga njerez me emna te rreme, nga persona qe ke nje lidhje me ta por qe jane ne funksione te ndryshme, te cilet jane perbetuar si patronazhiste edhe pse mund te jene zyrtarë, deri tek nderhyrjet te tipit; çfarë te ka ba x funksionarë qe e sulmon, se na te dime edhe per njeri te mire….

Duken si probleme joserioze keto qe parashtroj ma siper, por koheve te fundit jam perballun me shume deshmi te tilla kercenimi nga njerez te njohun te cilet nuk mund as t’i denoncojne! Dje mu rrefye dikush: Vetem pse shperndava shkrimin e dikujt qe fliste per mosbamien me detyrim te vaksines, nje mik i imi mu hakerrye pas mesnate! Me akuzoi, tha, se une po perhapja mesazhe kunder vaksinimit dhe se jo vetem spo beja mirepo edhe se duhej t’i vija gishtin kokes!

I thashe te shkonte ne prokurori, te denonconte pasi i kishte te ruajtuna mesazhet, dhe une i lexova, por me tha se e kishte te pamundun pasi kishte frike se mos i banin ndonje gja djalit te vetem qe ka! I thashë te mirrte nje avokat te mire, jo kta vip-sat qe duan vec parà, por ishte shume i frikesuem!

Sigurisht që ne kushtet e dikujt qe asht msue me kercenime nje mesazh i tille nuk perbante asnje lloj shqetesimi! Une do e degjeneroja punlikisht ate mikun qe mirrte guximin te me shkruante pas mesnate e te me porosiste qe t’i vije gishtin kresë! Do i shkoja te vendi i punes dhe do e degjeneroja aty dhe pa asnje pendese as dert ai/ajo kurre ma s’do te kishte shanse te ma lakonte emnin ne sy! Mas sysh pisat, plehrat, vemjet dhe ata qe shesin edhe familjen per nji vend pune mund te flasin e shajne sa te munden!

Por ne rastet e ketyne personave te shqetesuem nga lukunite e mesazhe qe iu shkojne nga cetniket e bodrumeve te uzurpuesit te vendit, asht e ligjshme tuta, ose frika siç quhet letrarisht! Duke mos dite se ku te drejtohen, te pafuqishem me u perballe me kercenuesit ata vetem agravojne frike e panik, duke mos qenë te zotet te ngrene zanin! Fundja, kur nuk ka nji zgjidhje ligjore, kur institucionet jane te gjitha ne duart e krimit, kur s’gjendet asnje “kishë apo xhami” me u lutë a falë, shqiptarët e ngratë struken e mendojne veç se si mos t’i prekin kta vektorë me helm pushteti antinjerzor!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube