FESTA E FLAMURIT KUQ E ZI DHE 28 NËNTORI ËSHTË DATA E CILA GJITHMONË I BASHKON SHQIPTARËT

0

(Ese në kuadër të festës së Flamurit të Gjergj Kastriotit Skënderbeut, Ismail Qemalit, dhe heronjëve të qytetit të Klinës, Simon e Shtjefën Dushi e heronjëve tjerë të atdheut)

Shkruan: Lekë Mrijaj

Në këtë ditë të sotme festive na bashkon 28 nëntori i vitit 1443, na bashkon zëri i (ri)kthimit të Gjergj Kastriotit Skënderbeut i cili me të (ri)kthyer e çliroi Krujën Legjendare Arbërore dhe e ngriti fuqishëm Flamurin me Shkabë Kuq e Zi.

Neve na bashkon edhe Pavarësia e Shqipërisë e cila është shpallur me 28 nëntor të vitit 1912, atherë kur Ismail Qemali e ngriti flamurin e Gjergj Kastriotit-Skënderbeut në Vlorën heroike.Njëkohësisht na bashkojnë edhe me meritorët tanë emër për emër, pikërisht ata që sot vertetë për ne janë të pavdekshëm e që janë në gurthemel të lirisë e shtetit tonë siq janë: rilindasit, dëshmorët, martirët, heronjët, patriotët, atdhetarët e veprimtarët e epokave tê ndryshme të tokës sonë Shqiptare.

Në memorien tonë historike, atyre që kanë rënë në luftërat për liri, në secilën epokë, rapsodët tanë u kanë thurur e kënduar këngë të ndryshme lavdie njëkohësisht edhe shkrimtarët, poetët dhe krijuesit të profileve të ndryshme perfshirë edhe të artit pamorë kanë reflektuar dhe shkruar për heronjët, martirët, atdhetarët dhe patriotët tonë si në Kosovë poashtu Shqipëri e trojet tona në përgjithësi.

Festat e nëntorit neve vertetë na frymëzuan nder shekuj e dekada duke na dhënë forcë e kurajo në shtetndertim të Republikës së Shqipërisë dhe të Kosovës për të cilën e dhanë jetën shumë heronj, martirë e qytetar shqiptarë të profilëve të ndryshme.

Ndaj kësaj radhe permes këtij reflektimi në kuadër të 28 nëntorit festës së Flamurit, i kujtoj të dy bashkëvendasit e mi të qytetit të Klinës, vëllezër e heronj: Simon e Shtjefën Dushi nga Deiçi i Klinës, të cilët kjo trevë i njihte si dy djem trima, fisnikë, bujarë e aktivist të mirënjohur të demostratave e marshimeve tjera kombëtare në mbrojtje të asaj autonomie (të cunguar në Kosovë) nisur nga viti 1981, 1988, 1988 deri në sublimimin të tyre për të drejtë, liri, çlirim dhe shtetndërtim të Republikës së Kosovës. Heronjtë e qytetit të Klinës, Simon e Shtjefën Dushi, të frymëzuar në Flamurin Kuq e Zi e At me ranë në altarin e lirisë, të vrarë nga policia ish-jugosllave në Grabanicë të Klinës, me datë 13 shtator 1990, menjëherë pas 7 shtatorit të shpalljes së Kushtetutës së Kaçanikut, e cila Kushtetutë për kohën ishte një bazament i fuqishëm në ndërtimin e jetës demokratike dhe institucionale në Kosovë.

Fare në fund të kësaj eseje të konceptuar e themi se: “Jo vetëm këta deshmorë por edhe të tjerë dëshmorë, martirë, atdhetarë e veprimtarë nder epoka të ndryshme nisur nga epoka e Gjergj Kastriotit-Skënderbeut e deri me sot, janë dhe mbeten udhërrëfyesit kyç dhe ndërgjegjja më sublime e popullit Shqiptarë që luftuan parreshtur për lirinë e këtij populli, për dekada dhe shekuj,e ne brez pas brezi ndaj edhe do të përulemi gjithmonë para veprave të tyre me sublime”.

Nder, respekt, lavdi Herojit tonë Kombetar, Gjergj Kastrioti Skenderbeu i cili njihet si strateg, diplomat e themelues i shtetit të parë Shqiptar. I përjetshëm dhe i paharruar për jetë e mot qoftë kujtimi për Gjergj Kastriotin-Skënderbeun dhe gjithë brezat heronjë si Simon e Shtjefën Dushi dhe heronj, martirë dhe veprimtarë të tjerë të çështjes sonë kombëtare të cilët nder epokë të ndryshme u flijuan për Atme e Flamurin Kuq e Zi. Lavdi!!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube
Tiktok