Flasin Nereida Fico, pedagoge vokale dhe Ardita Bufaj, pianiste

”Çelja e Ngjyrave” do të lidh artistët e rinj me profesionistët

Të rinjtë, duhet të rrisinr potencialin e tyre për të qenë kontribues me pozitivitet në komunitetet

Nga Albert Z. ZHOLI

Sot zhvillohet një event i rëndësishëm në Tiranë. Një event që sjell risi dhe profesioanlizëm. Një event që abshkon artsitë nga disa vende. Tirana tashmë është mësuar me evente të tilla që i kalojnë përmasat kombëtare. Tirana e artit dhe kulturës ka fituar vizion në këtë drejtim. Drejtuesi artistik Andrea Rama i këtij eventi dëshmon se: “Angazhimi me artet mund të ketë efekte të thella dhe të qëndrueshme në zhvillimin, mirëqenien dhe arsimimin tek të rinjtë, duke rritur potencialin e tyre për të qenë kontribues me pozitivitet për komunitetet e tyre dhe më tej shoqërinë e gjerë. Kjo ndodh sepse artet mund të jenë një -Zonë pa gjykim- për Zhvillim dhe Konfidencë. Programet e artit sigurojnë zhytjen në një hapësirë ku pjesëmarrësit janë të lirë të zhvillojnë aftësitë e tyre, e cila është pjesë përbërëse e ndërtimit të bazave solide për të ardhmen e tyre. Projekti, lançon një program të vlefshëm artistik i cili do të kontribuojë në çeljen e Tiranës ndaj kulturave të tjera dhe festimin e shkëmbimit midis kulturave të ndryshme nga artistë të ftuar kombëtar e ndërkombëtar, veçanërisht në kushtet e Pandemisë dhe kushtëzimeve të njohura tashmë për mbarë skenën artistike. Gjithashtu, ky projekt do të mundësojë lidhje të drejtpërdrejta të artistëve të rinj dhe profesionistëve të tjerë në sektorin përkatës të muzikës, teatrit, baletit, ndërveprimin midis Tiranës dhe rajoneve të tjera në botë.
Falenderoj të ftuarit special në grupin artistik që për këtë vitë janë; Nereida Fico, pedagoge vokalit që përzgjodhi një program muzikor shumëngjyrësh krahas drejtimit së Kantos. Ardita Bufaj, me një shoqërim absolut në piano dhe një maestri e madhe muzikore pasi këngët do shoqerohen nga Ardita. Artistët e ftuar nga jashtë për këtë vitë janë Xeni Alexandrou si dhe Danilo Zeka. Danilo Zeka, me tre koreografi krijon me trupin e baletit hapësira të reja dhe të freskëta për publikun Shqiptarë. Kurse me Xeni Alexandrou ndajm drejtimin artistik si dhe dy koreografi dhe ky bashkëpunim vjen me një grup prej 25 artistësh të rinjë që vetëm drit rrezatojn. Por edhe një falenderim i veçant për drejtore Mirela Koçollarit (B.T) si dhe drejtore Sonila Hysi (A. K. D) sepse pa kujdesin e tyre ky projekt nuk do bëheshe realitet.

Flet Nereida Fico, pedagoge vokale

-Duke patur parasysh karrierën tuaj jashtë vëndit a mundeni të ndani disa eksperienca suksesi me ne?

Rrugëtimi im artistik është relativisht i gjatë. Gati 30 vjeçar. Dhe në këtë rrugëtim, 2 janë drejtimet kryesore ku karriera ime ka ecur. Mësimdhenia në klasën e kantos klasike dhe aktivitetet e mia koncertale. Këto aktivitete kanë qene si Koncerte Recitale, koncerte Gala, koncerte së bashku me studentë të klasës së kantos etj. Në rrugëtimin pedagogjik, ku fillimet i kam pranë Departametit të Kantos në Liceun Artistik për 12 vjet. Pastaj një periudhë gati 5 vjeçare në Kanada, Toronto, pranë shkollës Contemporary Conservatory Music and Arts, mbas shkollimit që kreva në Royal Conservatory of Music & Arts dhe sot gati prej 13 vitesh pranë Katedrës së Kantos në Fakultetin e Muzikës në Universitetin e Arteve, si Pedagoge e Kantos Speciale dhe lëndës Didaktika e Pedagogjisë Vokale. Pikërisht ky gërshetim i punës time, më ka dhënë kënaqësinë dhe fatin e madh të ndjek rrugëtimin e artistëve të rinj në shkollimin e tyre dhe jo vetëm. Dëshira dhe pasioni për ti dhënë një mundësi tjetër krahas mësimit individual për të prekur skenën ose performancen live, më ka shtyre ti mbledh dhe ti aktivizoj në formacionin vokal “Zërat e Rinj” ku ata kanë mundësine të performojnë solo dhe në ansambël.

-Çfarë po punoni për koncertin Blooming Colors dhe cili është modeli i bashkpunimit gjatë provavet para koncertit?

Bashkëpunimi me Tirana Internacional Festival vjen për herë të dytë me koncertet tona. Vjet në Koncertin Gala për nder të 250 vjetorit të kompozitorit te madh Ludvig Van Beethoven . Sivjet ne Koncertin për promovimin dhe mbështetjen e artistëve të rinj. Roli im në këtë aktivitet është përzgjedhja e repertorit klasik, përfshirja e artistëve këngëtar të rinj, puna me ta në këndimin solo dhe ansambël. Sigurisht bashkëpunimi me pianisten Ardita Bufaj, gërshetimi i këngëtareve me balerinët e rinj në performancat e tyre, të udhëhequr nga emrat e shquar të balerinëve dhe koreografëve me emër në bote si Xeni Alexandreu, Danilo Zeka dhe Andrea Rama ,është çelësi i suksesit të ketij aktiviteti, sa profesional aq bashkëkohor. Aktiviteti zhvillohet 18 tetor ora 19-oo,  në Liceun Artistik. Liceu tashmë ka një pamje madhështore..

Ardita Bufaj, pianiste

-Cila është pjesa e fundit që keni vënë në skenë si pianiste dhe si është pritur?

Këtë periudhe kam pasur një sërë aktivitetesh artistike, ku mund të rendis koncertin tim recital” Anima Kineart” ( premierë) album pianistik, me kolonat muzikore të filmave shqiptarë për fëmijë. Ka qenë një mbrëmje speciale, pasi isha e ftuar në” Mik festival” të drejtuar nga artistja e madhe Inva Mula, dhe suksesi i këtij koncerti ishte tepër i madh. Dy aktivitetet e tjera kanë qenë bashkëpunimi me artistë të afirmuar të skenës Shqiptare ku në shtator interpretuam në një nga vendet më të bukura të qytetit të Vlorës.

-Në sa shtete të botës keni dhënë shfaqje dhe si janë pritur?

Aktivitet e mia artistike, janë në planin pedagogjik, solistik por dhe te formacioneve apo ansambleve muzikore. Në korrik të këtij viti isha e ftuar nga Universiteti i Prishtinës si pedagoge në kursin e këngëtarëve lirik për të dhënë eksperiencën time të shumë viteve që kam patur si concert-maester në Teatrin e Operës në Tiranë, dhe një nga koncertet e rëndësishme që kam realizuar ka qenë festivali “Musica Pura” në Pordenone, Itali, ku ngelet një nga aktivitetet më të bukura profesionale që kam patur.

-Çfarë po punoni për koncertin Blooming Colors, “Çelja e Ngjyrave” gjatë Tirana International Festival dhe cili është modeli i bashkpunimit gjatë provavet para koncertit?

Është kënaqesi të jem e ftuar për herë të dytë në Tirana Internacional festival dhe aq më tepër, të bashkëpunoj me artistë profesionistë si me kolegen time, Ida Fico ku për disa vite kemi një frymë bashkëpunimi të suksesshëm me këngëtarët e rinj që përgatiten në Universitetin e Arteve. Edhe në këtë koncert gërshetohet perfomanca vokale me lëvizjet koreografike të baletit nën profesionalizmin e lartë të Danilo Zeka, ku kjo perfomancë do të jetë shumë atraktive jo vetëm për këngëtarët e rinj të cilët do të vijnë me lëvizje te reja ne skene, por edhe per publikun i cili do te shijoj nje mbremje ndryshe plot kenaqesi emocionale. Më lejoni të falënderoj për ftesën në këtë aktivitet, drejtorin artistik Andra Rama i cili me shumë përkushtim ka mundësuar për herë të dytë realizimin e këtij eventi të madh artistik. 
 Aktiviteti zhvillohet 18 tetor ora 19-oo,  në Liceun Artistik. Liceu tashmë ka një pamje madhështore..

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube