Flet këngëtari Hysni Hoxha: “Hidhe vallen”, “Dita e verës”, “Çermenika bën Kuvend” tri këngët e reja

Në këtë situatë këndojmë si zogu në kafaz

– Jorgo Papingji, dhe Edmond Zhulali janë bashkëpunëtorët e mi të preferuar

Nga Albert Z. ZHOLI

Jo vetëm tek unë por edhe tek këngëtarët më të mirë kjo situatë ka ndikuar tepër. Një situatë e paparashikuar ku arti ka ngecur në vend.Përderisa nuk ka kativitete, përurime, promovime, spektakle, komcerte, dasma edhe këngëtarët ndihen të vetmuar. Por edhe në këtë situatë Hysniu ka realizuar 3 këngë të reja të cilat janë vlërësuar nga dashamirësit e këngës popullore. Tashmë ai po punon për një këngë të re …

-Sa ka ndikuar tek Hysniu Pandemia në aspektin e krijimtarisë?

Jo vetëm tek unë por edhe tek këngëtarët më të mirë kjo situatë ka ndikuar tepër. Një situatë e paparashikuar ku arti ka ngecur në vend.Përderisa nuk ka kativitete, përurime, promovime, spektakle, komcerte, dasma edhe këngëtarët ndihen të vetmuar. Ne punojmë indiivulisht por kjo nuk sjell ndonëj sadisfaksion, Kënga do hapësirë, do njerëz, do entusiazëm, ndryshe ajo mbetet pa dinamizmin e saj. Në këët situatë sigurist nuk e kam lënë këngën, kam krijuar por pa jehobë, pa atë dëshirën e madhe për të qenë në sheshe dhe skena. Kënga pa spekatotin është si teatri apo filmi pa zë. Ndihemi si pa krahë, pa orentim. Na ëshët mekur sëri dhe këndojmë në mabiente shtëpie. Pra këndojmë si zogu ën kafaz. Edhe duetet i kemi të ëvshtira ti këndojmë. Pra këngëtarët e shohin veten të izoluar dhe larg fansave që i presin me padurim.

-Cilat janë këngët tuaja të reja?

Janë tri këngë “Dita e verës” teksti Agim Qoku, muzika Hysni Hoxha, orkestroi Edmond Zhulali.  Kënga  “Hidhe vallen” teksti Afërdita Hoxha, muzika Fatmir Lela, orkestroi Fatmir Lela, masterizimi Edmond zhulali. Sigurisht është ripunuar dhe e kthyer në klip kënga “Çermenika bën kuvend”  me tekst të  Jorgo Papingjit, muzika H Hoxha dhe orkestruar nga Fatmir Lela  dhe masterizuar nga Edmond Zhulali. Sigurisht kjo e fundit është dhe do mbetet një ndër këngët më të bukura të jetës time. Këtë këngë-klip ja dedikoj qytetit tim të Lindjes, Librazhdit të bukur që më rriti më edukoi formoi dhe më fali shumë dashuri, Në atë qytet njoha jetën, shkollën, edukimin, njoha rregullat e mirësjelljes dhe të shoqërisë. Ai qytet ka njerëz të mirë, të edukuar, patriot dhe të ndershëm. Nëse kam ecur në jetë një falënderim të veçantë dua ti dhuroj këtij qyteti që çdo gjë më fali pa kursim. Ndaj erdhi dita që unë t’ja shpërblej. Për këtë vide-klip

Në radhë të parë dua të falënderoj poetin Jorgo Papingji i cili, realizoi një tekst të shkëlqyer ashtu sie e mendoja dhe e dëshiroja unë.  Po ashtu falënderoj kompozitorin  Edmond Zhulali i cili bëri muzikën dhe orkestrimin perfekt të kësaj kënge. Ishte një bashkëpunim korrekt, serioz i cili ma lehtësoi shumë punën dhe emocionet. Por njëkohësisht nuk mund të rri pa falënderuar shtëpinë e Kulturës  “Sadi Halili” Librazhd, që u vu ën dispozicion për gjithçka unë kërkova për realizimin e video-klipit, Në  këtë video-klip mori pjesë dhe grupi i valleve të Kuturmanit  që ishte kurora më e bukur e këngës. Pra ishin disa element dhe disa bashkëpunëtorë në këtë sukses, ku nuk mund të lë pa përmendur Bashkinë Librazhd, shtëpinë diskografike  “Europa Turist” Prishtin,

-Ku ishte pjesa më e vështirë e këtij videoklipi?

Ishte harmonizimi i të gjithë elementëve, pasi pati valle, pati lëvizje të ndryshme, terrene të ndryshme në Librazhd etj ku çdo gjë kishte veçorinë e vet.

-Mendoni se ishte pengu juaj kjo këngë?

Po e tillë ishte ndaj kërkoja me insistim at realizoja. E bëra me shumë dashuri dhe besoj se fansat e mi do ngelen të kënaqur madje edhe dashamirësit e këngës popullore nuk do të zhgënjehen.

–       A mund të jetohet sot vetëm me këngë, me art?

–       Ka këngëtarë të mirë që jetojnë vetëm me këngë, por të jemi realist sot numri këngëtarëve është rritur, konkurrenca po ashtu dhe rrethi i fitimit zvogëlohet. Vetë nuk e kam profesion të parë dhe pse kam mbi 20 vjet ën skenë dhje të gjithë më kërkojnë.

-Ju thatë ka shumë këngëtarë, po pseudo-këngëtarë a ka?

Të tillë ka në çdo fushë, ka dhe pseudo-intelektualë ka dhe pseudo-politikanë. Por koha I çon ën vend gjërat. Secili do marrë vetëm pjesën e diellit që i takon nga zoti.

-Përse kënga popullore sot ka marrë një përkrahje masive?

Populli me shijet e tij gjithmonë do shkoj aty ku është origjina. Në vitet 1990-98 pati një shkëputje nga kjo këngë. Në Shqipëri në këtë periudhë filluan të gëlojnë rryma të ndryshme të muzikës që e deformuan këngën tonë popullore. Por koha bëri të vetën. Sot kënga popullore ka shkuar në shtratin e vet dhe mbetet më e dashura për popullin tonë. Nuk ka sit ë ndodh ndryshe.

-Aktualisht cfarë ka si ide apo synim Hysniu?

– Aktualisht jam duke u perfunduar dhe një kënge e re me motive të jugut me tekst të Jorgo Papingjit, muzikë dhe orkestrim  nga Edmond Zhulali. Këta të dy janë bashkëpunëtorët e mi të preferuar.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube