Flet këngëtarja e mirënjohur Mirela Deda: Këto ditë do hedh në treg një kolazh të Shqipërisë së Mesme

0

-Kënga e parë “Doli goca n’penxhere” të këngëtares Merita Halili

-Disku im i parë  me titull “Vika deti” mban vulën e kompozitorit të mirënjohur Adi Hila

Nga Albert Z. ZHOLI

Gjithmonë ka qenë e lidhur me muzikën që në fëmijëri. Edhe emri i saj përbëhët nga notat muzikore MI RE LA. Muzika tek ajo ka ardhur krejt natyrshëm. Personi i parë që kuptoi veshin e saj muzikor ka qënë motra.Vite më vonë, në klasën e pestë ka patur fatin e mirë të kishte mësuese muzike  këngëtaren e mirenjohur Rakipe Karaj, ishte ajo që e bëri pjesë të grupit artistik, ishte ajo që i dha mundësinë që për herë të parë të këndote me një mikrofon të vërtet në një skenë të vërtet në festivalin e fëmijëve. Në këtë Festival ka kënduar një këngë për të rritur të Shqipërisë së Mesme “Doli goca n’penxhere” të këngëtares Merita Halili. Duke vijuar më pas si pjesë e koncerteve të çiftit Ylli dhe Rakipe Kalaja,të cilët i falenderon pa masë.

Këngëtarët gjithmonë në lëvizje. Çfarë solli Pandemia tek ju? A e ndjetë izolimin dhe largësinë ngaspektatori?Reaziuat ndonjë këngë të re?

Pandemia,së pari solli rëndesë psikologjike me informacione dhe lajme  sa stresuese aq dhe pesimiste mbi situatën e krijuar në vend e në mbarë botëntë dhëna nga mediat e ndryshme.Përvec kësaj,solli izolimin,largimin nga profesioni dhe si pasojëdhe rënien ekonomike. Në njëfarë mënyre artisti ushqehet me duartrokitjet dhe emocionet që i dhuron publiku ,është lidhje e ngushtë reciproke ndërmjet njëri-tjetrit.Të jem realiste, kjo situatë nuk më ka frymëzuar aspak për realizimin e  një kënge të re por pasioni për muzikën dhe shtyesa nga miq, koleg e fansa ka ndikuar tek unë shumë pozitivisht. Meqenëse më parë jam prezantuar me këngë  nga Shqipëria e jugut kësaj here do të vij së shpejti me një kolazh të Shqipërisë së Mesme realizuar me shumë profesionalizëm nga “Artstudio” menjë ndër klarinetistët më të mirë si Artur Qerimi,  I mirë menduar shumë kohë më parë,si dhe një nga kërkesat e publikut nga koncertet e mia jashtë vendit, që unë të vija me një kolazh të tillë.

Si vazhdoi rrugëtimi dhe kush ishin mbështetësit tuaj?

Në rrugëtimin tim sa të bukur dhe të vështirë, vlen të përmend mbështetjen e vecantë në vitin 2008 të radios Eurostar, atë kohë shpalli një konkurs për zërat më të mirë dhe për fituesin ishte realizimi një disku muzikor i sponsorizuar nga Eurostar dhe i punuar, orkestruar në studio nga kompozitori mirenjohur Adi  Hila të cilin gjej rastin ta falenderoj. Kur kam hyrë për herë të parë në studion e profesorit për të më njohur si vesh muzikor, fjalët e shprehura prej tij nëpërmjet përfaqësuesit të Eurostar ishin: Është kënaqësi të punoj me një këngëtare si Mirela”. Nga fjalët e shprehura jam ndier shumë e lumtur. Viti 2008 shënon njohjen time zyrtare si këngëtare në tregun muzikor.

Ne sa koncerte keni marrë pjesë deri tashmë dhe cili ka qënë më i rëndësishmi për ju?

Tashmë u bënë më shumë se 10 vite si këngëtare duke qënë pjese e shumë koncerteve në Greqi,I tali apo dhe  gëzimeve famijare në Diasporë. Nuk mund të veçoj  cili ka qënë më i rëndësishmi pasi përgjegjësia mbetet e njëjtë për cdo event por di të them që përtej lodhjes kam marr shumë kënaqësi kur shikon që publiku të do.

Cilët janë kompozitorët dhe poetët me të cilët bashkëpunoni? Cilët janë këngëtarët/et që jë bashkëpunoni?

Disku im i parë  me titull “Vika deti” mban vulën e kompozitorit të mirënjohur Adi Hila duke vijuar më tej me kompozitorët e tjerë bashkëpunues të këngëve të mia:Artur Qerimi, Spartak Kurtishi (Taku), Genti Lako duke qënë bashkëpunuese në këngën me titull “Zbulo sekretin” të Greta Koçit, nuancat e zërit tim i kanë dhënë këngës ngjyrën e duhur . Disa nga këngët e realizuara nga unë (përvec këngëve të tabanit me teskt nga populli) mbajnë emrin e tekstshkruesit të mirënjohur Alfred Trebicka.

Ndër vite kam bashkëpunuar me shumë koleg në dasma ashtu si dhe në koncerte me, Altin Shira, Altin Sulku, Bujar Qamili, Irma Libohova, Klodian Rama, Meda, Arjan Korkaj, Irini Qirjako, Landi Roko, Eri Qerimi, Klodi Yzeiri, Prena Beci, Gëzim Kaso, Gjin Dona, Aldi Zhurda, Rudi Hasanllari etj. Siç shihet bashkëpunime me këngëtarë nga jugu në veri.

Ju këndoni vetëm këngë të Shqipërisë jugore apo dhe të trevave te tjera shqipëtare?

Nuk këndoj vetëm këngët e Shqipërisë jugore, pasi që në vogëli kam imituar shumë këngëtar të cilët më kanë pëlqyer pa dallim jug apo veri,ajo që është e bukur mbetet e bukur. Nëse vitet e funditshumë këngëtar të muzikës popullore kanë filluar të këndojnë nga “nevoja” për të patur punë të gjitha trevat, unë jam përshtatur me  këtë mënyrë me shumë dëshirë  vite më parë.

A mund te jetohet sot me këtë profesion?

Kjo është një temë që vlen të trajtohet më vete, do kisha dëshir të dëgjoja një emision të tillë. Në mënyrën se si po menaxhohet muzika sot, mendoj se nuk mund të jetohet me këtë profesion.Arti është i bukur por sa kohë luhet nga artistë, më tej e humbet kuptimin. E jo vetëm në muzik por në të gjitha fushat e tjera. Me këtë problem duhet të meren persona   kompetentë për ti thënë  stop këtyre prurjeve të tilla që vetëm artist nuk mund të quhen. Më vjen keq kur shoh se si muzika popullore sot dalngadalë po humbet esencën por dhe ekzistencën.

Këngëtaret femra sot janë më të preferuara  se meshkujt a është e vërtet dhe pse?

Jo nuk ka lidhje, të dy palët janë të  preferuar.

Cilët kanë qënë idhujt tuaj në muzikë?

Emra te tille ka shumë, te cilet une i kam kënduar dhe i kam imituar me shumë kënaqësi që femijë. Këto emra janë  Merita Halili, Fatmira Breçani, Bujar Qamili, Eli Fara, Artjola Toska etj.

Mund të them se janë ato të cilët më kanë bërë të tillë sot. Fakti që kam imituar ato dikur më ka bërë të jem sot një këngëtare se cilës njerëzit  ende nuk i dinë origjinën por gjithmonë më pyesin.Kur kamprezantuar një ndër këngët e mia të jugut, në një komunikim në rrjetet sociale një organizatore koncertesh më pyet…Nga je ti moj, që her të dëgjoj jug e herë very?!

Kur je ndier më keq në këtë rrugëtim?Po dita më e bukur?

Që jam ndjer keq…..Në një koncert të organizuar në Itali natën e ndërrimit të viteve, kjo si shkak i gjëndjës time jo të mirë shëndetësore pasi mora një ftohje gjatë rrugës. Megjithatë askush nuk e kuptoi gjëndjen time, përkundrazi  të gjithë mbetën shumë të kënaqur pasi në fund të eventit më kanë falenderuar pa masë për kënaqësinë që morën. Momentet më të bukura janë ato organizimet e koncertve në prag të festave të fundvitit, pasi për koincidence data 31 Dhjetor përkon me ditëlindjen time. Kur më kanë uruar për herë të parë jëm ndjerë shumë e surprizuar. Kjo ndjesi kaq e bukur më bën të harroj gjithë lodhjen e  mbrëmjes.

 

Veshja dhe ushqimi i preferuar?

Në veshje jam natyrë që më pëlqejnë nga sportivja deri tek klasikja, kuptohet sipas situatës. Sa i përket të ushqyerit, meqënëse kam përfunduar studimet e larta si Teknologe Ushqimore duke qënë njohëse shumë e mirë e kësaj fushe nëpërgjithësi preferoj ushqimet e lehta si sallatërat, peshkun, filotot e pulës etj.

Kur ndihesh më mirë kur ju thonë  je e bukur apo këndon bukur?

Nuk e mohoj,më pëlqen kur më thonë je e bukur, sepse jo vetëm në art por  në cdo profesion bukuria është e rëndësishme. Në fillim këtë fakt nuk e kam vënë re te vetja, por më vonë si nga shoqëria dhe nga njerëz të  artit ma kanë vënë në dukje. Në universitet studentët e grupit dhe pedagogët e mi më thonin…. Mirela jemi në prag të zhvillimit të konkursit të bukurisë “Miss Albania”, përse nuk mer pjesë. Ka pasur raste që në rrjetet sociale më kanë thënë, epo domosdo që e bukur je, sepse nuk keni lënë gjë pa bërë. ( ndërhyrje estetike). Unë përgjigjen time për këtë pjesë e kam dhënë, por po e theksoj, deri tani nuk kam bërë asnjë ndërhyrje estetike, megjithatë kur ta bëj do ta them, këtu nuk ka asgjë të keqe.

Falë pamjes fizike më janë hapur shumë dyer të cilat më kanë ndihmuar në rrugën time të artit dhe jo vetëm. Përvec muzikës jam ftuar të jem pjesë dhe në pasarela mode.

Nëse nuk do të kishe ndjekur profesionin e muzikës, cfare do të ishte Mirela sot.

Duke qenë se kam mbaruar studimet e larta në UBT dega Teknologe Ushqimore, besoj se do te isha një teknologe shumë e mirë. E them me krenari se kam ndjekur të njëjtën degë të cilën ka përfunduar dhe babai im vite më parë, falë të cilës ka qenë një kuadër i shkëlqyer. Më thoshte shpesh,..njeriu duhet të jetë largpamës,përse mos ta kesh edhe këtë degë, si suport për të ardhmen.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube
Tiktok