Flet piktori ekstravagant Leonardo Voci

– Ekspozita e re titullohet “Arte moderne”  dhe vjen në vitin e 28 të krijimtarisë sime si piktor profesionist

-Tek kjo ekspozitë me 300 piktura kam sjellë një frymë të re

-Ky është shekulli i pikturës abstarksioniste që ka një kod të veçatë deshifrimi

Nga Albert Z. ZHOLI

Këto ditë në Muzeun Historik Kombëtar piktori ekstaravagant Leonardo Voci hapi eskpozitën e tij si përkujtim të 28-vjetorit si piktor profesionist. Në këtë ekspozitë të titulluar “Arte moderne”  (abstrakte), autori ka mëse 300 piktura të përmasave të ndryshme. Në këtë institucion të artit Leonardo është hera e 5-të që hap ekspozitë vetiake.

– Si titullohet kjo ekspozitë dhe pse me këtë titull?

– Ekspozita e re titullohet “Arte moderne”  (abstrakte) dhe vjen në vitin e 28 të krijimtarisë sime si piktor profesionist modern. Vetë titulli e përcakton qartë emërtimin pasi gjithë krijimtaria ime është lidhur vetëm me artin modern dhe jo me pikturën klasike. Absraksionizmi, apo arti modern ka vite që ka pushtuar botën e madhe dhe të pasur të pikturës ndaj dhe në këtë 28-vjetor të punës sime ky emërtim I shkonte më për shtat.

-Sa piktura janë në këtë ekspozitë të veçantë?

Në këtë ekspozitë janë rreth 300 piktura të përhapura, por edhe shumë të tjera, që janë në blok të veçantë. Pikturat e ekspozuara janë pikturat më të mira të kohëve të fundit, që janë pëlqyer nga miqtë e mi artiste, të cilët kanë dhënë dhe ata sygjerimet e veta për ekspozitën.

-Sa herë keni hapur ekspozita në Muzeun Kombëtar dhe pse pikërisht këtu?

Kjo është hera e pestë. Në të pestat ekspozita në këtë qendër të madhe të kulturës shqiptare suksesi ka qenë i dukshëm. Vij këtu pasi së pari gjithmonë ka hapësirë dhe dritë, ka përparësi në çdo drejtim. Kushdo qoftë brenda dhe jashtë Tiranës e di se ku është Muzeu: e di rëndësinë e tij. Është në qendër të Tiranës, ka mundësi komunikimi të lehtë, ka mundësi lëvizje dhe gjetjeje shumë të lehtë. Tërheq gjithmonë vëmendjen si objekt. E shumë të tjera.

-Por edhe Galeria e Arteve ka disa prej këtyre veçorive?

–  Galeria ka mbi 10 vjet që e ka humbur atë shkëlqim dhe pastaj tashmë është në rikonstruksion.

– Kë keni patur kuratore të kësaj ekspozite?

– Kam pasur gjithmonë bashkëshorten Floriana Paskali. Ajo jo vetëm është kurator për të gjitha ekspozitat, por është dhe një artiste në shpirt dhe hyn në detaje të punës sime. Një pjesë e suksesit tim është ajo. Dihet familja e saj dhe i amdhi Odise Paskali babai i saj se çfarë përmasash kanë në historinë e skulpturës shqiptare. Kujdesi i saj ka bërë që dhe unë të jem i përqënduar në cilësi.

– A mund të jetohet sot me pikturë?

–  Them se është shumë e vështirë. Sidomos për piktorët në zonat rurale ku nuk kanë komunikim me mënyrën e reklamimit apo dhe të njohjes me zhvillimet e fundit. Pra në zonat rurale piktorët janë në kufijtë e egzistencës. Por edhe në Tiranë dhe gjetkë asgjë nuk është fushë me lule. Piktura është art specifik që nuk kuptohet nga të gjithë. Ndaj duhet të jesh i lidhur me botën jashtë, të njohësh zhvillimet, kërkesat e tregut që të mundesh të mbijetosh.

– Gjithmonë këmbëngulni tek piktura abstraksioniste?

– Sigurisht. Kjo pikturë ka pushtuar botën. Ky është shekulli i pikturës abstraksioniste. Kjo pikturë ka të fshehtë përbrenda, ka një kod deshifrimi të veçantë. Është pikturë e natyrës psikologjike.

Floriana Paskali:

Leonardo ka shumë vite që ka krijuar tashmë stilin dhe individualitetin e tij artistik. Kjo e bën të dallueshëm nga të tjerët, duke krijuar impresione të fuqishme dhe admirim tek artdashësit e shumtë shqiptarë e të huaj, që vizitojnë artin e tij. Pikturat e tij kanë ngjyrë, jetë, emocion dhe mesazh. Askush që sheh pikturat e tij nuk mund të mos flasë dhe të japë mendimin real.

Kush është Leonardo?

Leonardo u lind në Bajzë të Kastratit, Malsi e Madhe më 22 dhjetor të vitit 1968. Ka mbaruar studimet e larta në vitin 1991, për të vijuar praktikën e përvetësimit të dijeve akademike në studion e Mjeshtrit Piktor dhe Restaurator, Lin Delia në Antrodoço, Rieti ne Itali më 1992. Më pas ai do ta gjente veten në studion e mjeshtrit, Gjelosh Gjokaj, në Augsburg të Gjermanisë me 1993. Spikat talenti i malësorit rebel. Pikaset nga mjeshtrat tek ai shpirti i stuhishëm dhe antikonformizmi, tendenca për të bojkotuar stile dhe rregulla strikte akademike, një lloj kryengritjeje e një zelli për të vendosur veten në një realitet krijues estetik të çliruar nga çdo robërim normash dhe kanunesh. Për të e shtrenjtë është piktura, e shenjtë është liria, sepse vetëm nëpërmjet saj ai do të mund të largohet nga balta e bregut e të vërsulet thellësive në kërkim të margaritarëve. Ai ka qenë pranë mjeshtrave të ndryshëm në Itali, si Lin Delia, e në Augsburg të Gjermanisë pranë mjeshtrit Gjelosh Gjokaj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube