Merbraha forum

Arti the kultura => Letersia Shqiptare => Poezi => Topic started by: shaban cakolli on February 11, 2011, 09:20:55 AM

Title: TE ZGJEDHURA NGA POET TE SHQUAR
Post by: shaban cakolli on February 11, 2011, 09:20:55 AM
ATA RANË SI FLAKADANË!
(Kushtuar dëshmorëve Ziver Veizit, Hekuran Dedës, Faik Myrtajt dhe Aleks Nikës)

E rëndë qe ajo ditë-kobzezë,
E mbuluar nga tym –hidhërimi!
Egërsia shpalosej si rezë,
Në bulevardin e madh...
“Dëshmorët e kombit”,
Vërsulej, -si rrëke trishtimi!...
Gjaku shqiptar,
U derdh përsëri!
Tre dëshmorë,
Tokës sonë iu shtuan,
Terrorin e “Flakës së Janarit”,
Në Kosovën Shqiptare,
Terrorin e 4 shkurtit, 1944,
Në Tiranë, -kur sulmoi,
Xhafer Deva i Zi!
Terrorin e 8 shkurtit, 1984,
Në Prishtinë,
Kur Bajram Bahtiri,
Djalë sokoli – më i miri!
Shkoi në Përjetësi,
Në përballje me titistët
Flakë për flakë,
Me shqipfolësit
E tillë- si gardistët...
E tu, -o, Sali!
Të gjitha këto stuhi...
Na i përkujtuan!
Demonstruesit engjëllorë,
Ishin të vuajtjeve,
Ishin paqësorë,
Ata, s´kishin tanke,
As kallashnikovë...
Siç kishe ti,
Me falangistët,
Në vitin 1998,
Kur Kosova Shqiptare,
Po luftonte me Vdekjen,
Kur po lulëzonte trimëria,
Për -Jetë!...
Ata, ranë si flakadanë:
Për të mbrojtur,
Votën e Lirë!
Për të mbrojtur:
Identitet e Nder!
Për ta bërë:
Të bukur e krenare,
Nënën Shqipëri!
Revolta popullore,
Shpërtheu si vullkan!
Përballë “Kullës së errësirës”,
Përballë, “Kryeministrisë ”,
Ku i alarmuar, -i tmerruar...
Po sillej vërdallë,
Sali Ziu Xhelati,
Ndërsa, gardistët-fashistë,
SS-ët e tij, shpirtzinj,
Armët vrastare,
I kishin bërë gati!
Demonstruesit guximtarë,
U ngritën si pëllumbat,
U ngritën -si shumë të tjerë,
Që t´ia ndalin turrin,
Hajnisë e Tradhtisë,
Që po i vjedhë,
E, po i shet,
Tokë Male e Det!
Si çifligje...
He, medet!..
Në emër të Qeverisë!
Demonstruesit guximtarë,
Ishin ngritur fuqishëm...
Si shumë herë më parë:
Po egërsi të tillë,
Sikur atë ditë kobi,
Shqipëria "e lirë",
Kurrë s´kishin parë!
U derdh ujë, i ftohtë...
U derdh lotsjellës!
U derdhën plumba-zjarr!
Pa çka se binin trupa,
Mbi asfalt të kuq,
Për kriminelët,
Demonstruesit...
Ishin vetëm numra,
E, jo njerëz,
-As shqiptarë!
Demonstruesit guximtarë,
Ishin ngritur fuqishëm...
Si shumë herë më parë:
Po egërsi të tillë,
Sikur atë ditë kobi,
Kurrë s´kishin parë!
Populli, u përgjak,
Populli po vuan:
Pa bukë,
Pa drita,
Pa ujë,
Po vuan,
-Me papunësi!
I thelluar -si mos më keq'
Në ferrin, në Varfëri!
Kurse, krimineli,
Ministri, plak,
I zhytur në batak...
Me fanatizëm, me idiotizëm,
Me gënjeshtra, të sheshta...
Në tokë e në qiell...
-Pushtetin po e ruan,
Me cinizëm e fashizëm,
Liritë kombëtare,
Po i shuan!
Popullin po don,
Ta lë në errësi,
Në vëllavrasje...
Po don...
Ta lë pa diell,
O, sa keq!
Dhe -pa ardhmëri!...
A më thua, mua; -si birit tënd:
Deri kur, deri kur,
Do të qëndrosh kështu,
Moj Nënë Shqipëri?!

Suedi, 8 shkurt 2011
Title: Re: TË ZGJEDHURA NGA POET TË SHQUAR
Post by: shaban cakolli on February 11, 2011, 09:21:25 AM
Arif Molliqi, lindi në vitin 1953, është shkrimtar shqiptar nga Kosova, i lindur në Llukë të Epërme afër Deçanit.

Me shkrime ka filluar nga viti i fundit të gjimnazit ( kohë kur filloi të botoi), edhe pse ka shkruar më herët. Në fillim nuk e ngacmonte aq shumë poezia, andaj filloi më humor dhe satirë, n´atë kohë nuk preferohei shumë satira, andaj për ti ikur „keqkuptimeve“ filloj të shkruaj edhe poezi.

Satiren e shkroi krejt padiktueshëm tek gazeta humoristike „ Thumb, duke botuar me pseudonime të ndryshme si; Boksh Baruti, Topuz Bërryli, Prenk Sherri etjera. Gjatë vitit 1977/78 bashkëpunoi në gazeten e studenteve „Bota e re“ ne faqen e kulturës, e sidomos në satirë dhe humor.Këtë bëri edhe më Radio televizionin e Prishtinës, shkroj disa pjesë humoristike që i dha televizioni.

Edhe në „Rilindje“ botoi shumë shkrime saterike gjersa një ditë, të shqetësuar miqët e tij e rekomandojnë; herë për herë ta le satirën sepse ishte gjini letrare e „vështirë“ për kohën. Pas kësaj „këshille“, Molliqi e vazhdoi me intenzivisht me poezi,prozë dhe dramaturgji. Eshtë shpërblye disa herë me vendin e parë dhe të dytë në konkurset letrare për poezi.
[redakto] Veprat

Gjer tani Arif Molliqi ka botuar:

   1. “Simfoni për darkën e qenve”, poezi, Prishtinë, 1994
   2. “Në udhëkryq pa zhurmë”, (poezi), Toena, Tiranë, 1996
   3. “Loja e Sarkofagut”, (dramë), Eurorilindja, Tiranë, 1998,
   4. “Psherëtima e zareve”, (poezi), Panteoni, Tiranë, 1999
   5. ”Përplasje” (skica dhe mbresa), Fakti, Shkup, 2000
   6. "Premiera e një pranvere”, (poezi), Rilindja, Prishtinë, 200
   7. “Kafka e ujkut”, (roman), Toena, Tiranë, 2001
   8. ”Dëshmorët jetojnë pas vdekjes”, (monografi), Prizren,2002
   9. “Shënime nga arkiva e qytetit D.”, (roman), Faik Konica, Prishtinë, 2003
  10. “Pelegrinazh i ftohtë në qytetin D.” (poezi) Faik Konica, Prishtinë, 2004
  11. “ Loja e dytë e Sarkofagut”, (dramë) Rozafa, Prishtinë (Kjo dramë është marrë për botim nga konkursi letrar i shpallur nga Ministria për Kulturë e Kosovës, për vitin 2003/2004, në mesin e shumë dorëshkrimeve në konkurs)
  12. “Portret i pambaruar”, (poezi) Faik Konica, Prishtinë, 2006
  13. “Klubi Shqiptar Verrat e Llukës“ në Hamburg“, (monografi), klubi, 2007.
  14. "Gruaja e vizatuar nudo", roman, Faik Konica, Prishtinë, 2008.

 Antologji

Arif Molliqi, është prezentuar edhe në këto libra dhe antologji:

   1. Halil Haxhosaj: “Premtime letrare, shkrime kritike, Prishtinë,2006
   2. Shefqet Dibrani: “Libri dhe mbresa”, kritikë letrare, Zvicer 2005,
   3. Chelaru Marius, Baki Ymer dhe Luan Topçiu “Antologji e poezisë shqipe”, në gjuhen rumune, një antologji më disa poetë nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia, Valman, Rumani, 2006

Nga Jochan Blanke i janë përkthye në gjuhen gjermani disa cikle me poezi dhe është prezentuar nga një forum gjerman në një mbremje poetike në Hamburg më 2007.
[redakto] Lidhje të jashtme:Arif  Molliqi shquhet ndër poetët  tanë  në shumë fusha të letërsisë,është lauruar me çmime dhe çmimin
e fundit e mori nga LSHAKSH në Gjermani ,pra me veprën më të mirë për çmimin Shkreli.
Title: Re: TË ZGJEDHURA NGA POET TË SHQUAR
Post by: shaban cakolli on February 11, 2011, 09:22:25 AM
E shikoja Murin e Berlinit të shembur
Qeshën disa fëmijë me mua

Paske ardhur përsëri ky me flamurin e Leninit
I thonë njëri tjetrit -
Kthehu zotëri, gurët e këtij muri janë mykur

Shtrydhi kokën një gjysmë shekulli
Jashtë del ngjyra e kuqe e gjakut
Refugjatet prekin herë murin e herë plagën kokën

Nëpër podrumet e errëta të Evropës
Vendasit e mi shesin flamuj të komunizmit
Kolla e keqe s´na ndalet njëmijë vjet
Njëmijë vjet me flamuj të huaj në dorë

1998
Title: Re: TË ZGJEDHURA NGA POET TË SHQUAR
Post by: shaban cakolli on February 11, 2011, 09:22:59 AM
M a u z o l e u


Në gjithçka të kohës
Lesh mërzie po tjerrin

Në Mauzoleun e Atdheut
Do të ndodh diçka e çuditshme

Ndoshta djajtë e kuq pshurrën
Duke brohoritur rrugëve;
Kush dëshiron Atdhe me të lirën!?
Title: Re: TË ZGJEDHURA NGA POET TË SHQUAR
Post by: shaban cakolli on February 11, 2011, 09:24:09 AM
Musa I. Ahmetaj u lind më  01.01.1958 në Hogosht të Dardanës. Shkollën fillore e filloi në vendlindje kurse e mbaroi në  Dardanë. Po ashtu në Dardanë e mbaroi gjimnazin. Më Pastaj regjistroi Letërsinë dhe Gjuhën Shqipe në Fakultetin Filozofik të Prishtinës ku edhe i mbaroi studimet. Në fillim të viteve 80 punoi  mësimdhënës në Shkollën Fillore   "Fan S. Noli" në Dardanë.  Më 1985 u punësua si  punëtor admistrativ në Gjykatën Komunale në Dardanë. Më 1991, si çdo shqiptar, edhe këtë pushteti serbo-sllav e pushoi  nga mardhënja e punës.  Pas luftës, me rifillimin e punës së Gjykatës Komunale në Dardanë, u  rikthye në vendin e tij të punës.

Me shkrime filloi të merret  nga shkolla e mesme. Në fund të viteve  70 bashkëpunoi me  “Zërin” javor ku në atë kohë botonte poezi satirike.
Më 2007 në kuadër të Klubit letrar “Nositi” nga Dardana botoi përmbledhjen e parë “Kur sytë shohin keq”.
Është bashkëpunëtor i rregullt i revistës letrare  “Nositi” në Dardanë.
Në dorëshkrim ka  “Doket dhe tiparet e lindjes , dasmës dhe vdekjes në Hogosht”.
Jeton dhe vepron në Dardanë.
Title: Re: TË ZGJEDHURA NGA POET TË SHQUAR
Post by: shaban cakolli on February 11, 2011, 09:25:00 AM
AUTOBIOGRAFI

Në vitet e pesëdhjeta
U linda në katund
Biografia ime
Akoma pa fund

Çantën e shkollës
E kisha nga tekstili
Nuk dija ta dalloja
Kaçën nga  trëndafili

Sot nuk më besojnë
Arianiti e Tringa
Që në shkollë kam shkuar
Pa çorape e me opinga

Në bankë uleshim
Tre katër veta
Për zhurmën më të vogël
Pasonin thuprat e nxehta

Byrekë e tost s’kemi parë
Atëherë askush
E hanim bukën nganjëherë
Vetëm me rrush
 
Nganjëherë nëna
Bënte lakrorë me spinaq
I madh e i vogël
Atë ditë kishte për t’u kënaq

Për party e diskoteka
As që kishim dëgjuar
Asnjëri nga ne
Duhan s’ka konsumuar

Unë nuk kam qenë
Fëmijë hasreti
Por nuk vuaj nga ajo
Që nuk jam fëmijë qyteti
Title: Re: TË ZGJEDHURA NGA POET TË SHQUAR
Post by: shaban cakolli on February 11, 2011, 09:25:34 AM
EMRI IM

Nëse nga emri im
Shkronja e parë më ik
Atëherë në internacionale
Unë qenkam Amerikë   

m-USA
Title: Re: TË ZGJEDHURA NGA POET TË SHQUAR
Post by: shaban cakolli on February 11, 2011, 09:26:03 AM
NËNË -  BACA ZEKË

Ne  si fëmijë kemi pasur
Nënë Bacën  Zekë
Edhe verë edhe dimër
Bukë na ka  pjekë

Të gjithë e kemi  njohur
Bacën Zekë si burrë
I vetmi ka qenë ai
Që ka pjekë bukë n’furrë

Me bacën Zekë
S’ka qenë hajgare
Na ka dhënë bukë
Bile edhe pa pare

Bukën e  Bacës Zekë
Thatë e kemi ngrënë
Shpesh ka ndodhur
Për nesër s’e kemi lënë

Ju që s’keni ngrënë
Mua më besoni
Bukën e bacës Zekë
Edhe ju ta keni e lakmoni...
Title: Re: TË ZGJEDHURA NGA POET TË SHQUAR
Post by: shaban cakolli on February 11, 2011, 09:26:31 AM
NË FAQET E SHTYPIT TË HUAJ

Serbisë bishtin ia zuri dera
Shkruan “Corriere de la Sera”

Kurse në “Figaro” dhe “Mond”
Serbisë ndihmë  nga asnjë fond

Nga vëllai i madh “Izvestia”
Agresor u shpall Serbia

“Allemeine Züddojqe Zeitung”
Serbia fund e krye u lëkund

Nga Tirana “Zëri i popullit” raporton
Serbia komunizmin më së shumti e don

Kurse “Zemani” dhe “Hyrijeti”
Kosovës patjetër sovraniteti

Në faqen e parë “La pais”
Demokrate Albaneze “Quo vadis”

20.03.1992.
Title: Re: TË ZGJEDHURA NGA POET TË SHQUAR
Post by: shaban cakolli on February 11, 2011, 09:27:04 AM
VAJZAT MODERNE

Tash e sa kohë
Detyrë i kam caktuar vetit
Të shkruaj poezi
Për vajzat e qytetit

Vajzat e qytetit i kemi
Shumë të moderuara
Me kozmetikë të tepruar
E me hundë të shpuara

Vajzat e Dardanës
Me rrethinë
Gjoksin shpalosur
Xhemperin n’shpinë

Disa nga dieta
Janë bërë si shtizë
I kanë hequr vathët nga veshët
E i kanë vënë n’kërthizë

Në shtëpi nuk kanë
As bukë as djathë
E në hundë e vetulla
Tre katër vathë

Shtyhen në mes veti
Kush ka më shumë miq
Shtiren e krekosen
Kush kërthizën më lakuriq

Kohën më të madhe
E kalojnë në gjumë
Bëjnë gara në mes vete
Kush muzikë dëgjon më shumë

Gjumin e natës
E bëjnë ditën
Prindërve e arsimtarëve
Nuk ua kanë frikën

Për sjellje e mësime
Fare nuk u ha palla
Fat i mirë është për to
Që s’është gjallë “Hanko Halla”
Title: Re: TË ZGJEDHURA NGA POET TË SHQUAR
Post by: shaban cakolli on February 11, 2011, 09:27:33 AM
REFORMAT SHKOLLORE

Shkollat në Dardanë
Janë afër në mes veti
Në to vijojnë mësimet
Nga katundi e qyteti   
Shkollat e mesme
Në një oborr gjenden
S’di a mbahen mësime               
Vetëm në rrugë enden

Nxënësit  në shkollë
Me makina shkojnë
Rrugës kah stadiumi                             
Gjithherë defilojnë

Disa vazhdimisht
Blejnë hamburgerë
Ata që s’kanë para
Ngopen me erë                           

Gjithnjë në duar
Telefonat celularë
I pyesin  profesorët
Çka kemi me orar

Neve, prindërve na thonë
Arsimi është reformuar
Me profesorë  patjetër
N’kafene për t’u takuar           
Title: Re: TË ZGJEDHURA NGA POET TË SHQUAR
Post by: shaban cakolli on February 11, 2011, 09:28:03 AM
PARODI PËR QYTETIN TIM

Rrugë të përmbushura
Me meshkuj e femra
Për habi të të tjerëve
Qyteti mban dy emra

Ato rrugë që i kemi
Asfalti me baltë është mbuluar
As ata që i emërtuan
Nuk dinë si janë emërtuar               

Të gjitha organizatat
Janë n’falimentim                         
As ëndrra nuk shohin                         
Për rehabilitim

E çka të themi
Për ekonominë
As ata që punojnë aty
Si venë punët s’e dinë                 

Shtëpitë private ngrihen                 
Në mënyrë stihike
Punë e madhe që s’përputhen
Me plane urbanistike

Nxënësit e shkollave të mesme         
Edhe disa profesorë t’ri
Ëndërrojnë  edhe bibliotekat
T’i shndërrojnë n’kafiteri

Këto i di secili
Të gjithë flasim për dobësi
Japim një mijë e një premtime
Dhe kërkojmë përgjegjësi

Kështu bashkëqytetarë të mi
Nuk di ç’t’ju them tjetër
Diskutojmë natë e ditë 
Dhe më shumë shkruajmë në letër.

Si banor i provincës
Dhe qytetar i mirë
T’i kritikoj të tjerët                   
E kam për detyrë
Title: Re: TË ZGJEDHURA NGA POET TË SHQUAR
Post by: shaban cakolli on February 11, 2011, 09:28:39 AM
VERA NË DARDANË

Vera në Dardanë
Ka diçka  më vete                               
Ka të mira e të këqija
N’ krahasim me disa qytete

Trotuaret vërshohen
Nga rinia e diasporës
Kanë harruar t’flasin shqip
Përshëndeten me anë t’dorës

Në Darkway e Sugarfree
Çka nuk bën vaki
Djemtë pinë lëngje freskuese
Vajzat duhan e raki

Yjet e muzikës
Vijnë për levërdi
Krijohen skena të papara
Edhe bëjnë kërdi

Vajzat e Dardanës
Vishen për mrekulli
Pastaj deklarohen
Jemi të këtij shekulli

Erëza dhe Titaniku
Më të tymosurat                               
Mjerisht nga rinia
Më të vizituarat

Vera në Dardanë
Nga stinët e tjera dallon
Libraritë e bibliotekat
Askush nuk i viziton...

Vera në Dardanë
E ka një freski
Rrugët pastrohen
Vetëm kur bie shi
Title: Re: TË ZGJEDHURA NGA POET TË SHQUAR
Post by: shaban cakolli on February 11, 2011, 09:29:12 AM
PUSHIMET VERORE

Për durrsakët  dhe ulqinakët
Viti zgjat dy muaj
Mobilizohen me të madhe
Për kosovarë dhe të huaj

Kosovari ku të shkojë
Gjygymat me veti
Ulet në shilte midis  rërës
Pi çaj rusi buzë deti                           

Domate dhe speca
Me vete si gjithherë
Në frigoriferë  fusin
Argetë ndonjëherë

Në plazh birrën Tirana
Burri s’e heq nga goja 
Zonjës s'i intereson për fëmijë
Kryesore t’i marrë boja 

Në mbrëmje paguan
Tri-katër euro një pije
Fëmijët i lë në gjumë
Hajde bjeri n’fije 

Durrës, gusht 2006       
Title: Re: TË ZGJEDHURA NGA POET TË SHQUAR
Post by: shaban cakolli on February 11, 2011, 09:29:45 AM
KOMANDANT NEZA

KFOR-i Rus kur pat ardhë
Thoshe se vjen nga mali
Protestove me plis të bardhë
Dukeshe si princi në kali

Nëpër kafene
Mbaje ligjërata
Që s’të rroku fare
Plumbi as granata

Ta kisha fort lakmi
Gjuhën me gramatikë
Për të kaluarën e bujshme
Komandat në logjistikë

Tiranën e bukur
Shpejt e harrove
Bulevardeve të shumta
Kohën ku e kalove

Nuk kaloi shumë kohë
O komandat Neza
Çlirimtarët e vërtetë ta bënë
Mat me dy poteza!
Title: Re: TË ZGJEDHURA NGA POET TË SHQUAR
Post by: shaban cakolli on February 11, 2011, 09:30:21 AM
DËSHIROVA

Dëshirova të shkruaj
Një ditë një urim
Dhe atë në adresë 
Ministrisë për Arsim

Mendova t’i pyes
Punët si ju shkojnë
A thua gjatë ditës
Rrinë apo punojnë

- Fakultetet private 
Kur i licenconi
Përveç drekave
Tjetër a përfitoni

Drejtorët e shkollave
Kur i emëroni
Biografitë e tyre   
Pse nuk i kërkoni

Për hir të shpenzimeve
Mirë e keni menduar 
Një titull kaq të madh   
MASHT e ke  zvogëluar…
Title: Re: TË ZGJEDHURA NGA POET TË SHQUAR
Post by: shaban cakolli on February 11, 2011, 09:30:50 AM
PËR TË GJITHË NGA PAK

Bujqve ju dëshiroj
Rendimente n’hibrid                       
Kurse qeverisë sonë
Sa më pak suficit

Studentët dhe profesorët
Të mos ndahen në dysh
Nga zemra ju dëshiroj
Një universitet tjetërqysh 

Juve sanitarë   
Më shumë t’keni primate   
T’i zbritni çmimet
N’ordinancat private   

Ministritë tana   
Shumë kanë “përparuar”
Çdo të punësuari   
Makinë i kanë siguruar

“Ne jemi të pavarur”
Slogan i tejkaluar                                       
I madh e i vogël e di
Qind për qind i politizuar   

“Ethet e së premtes”
Emision i qëlluar
Ministra e drejtorë   
Aty i kisha testuar

Duke bredhur
Nuk mbushet norma
Nëpër kafene   
Nuk bëhen reforma...
Title: Re: TË ZGJEDHURA NGA POET TË SHQUAR
Post by: shaban cakolli on February 11, 2011, 09:31:21 AM
NXËNËSI BASHKËKOHOR

Ne dikur si nxënës
Kemi pasur obligim
Atë çka kemi lexuar
Ta paraqesim me shkrim

Tashti askujt s’i intereson
Për botime të reja
E aq më pak çka shkruajnë
Qosja e Kadareja

Po ta pyesësh një maturant
Kush ishte Homeri
Pa menduar fare përgjigjet
Njëfarë futbolleri

Po n’letërsinë shqipe
Çka është  “Meshari”
Nuk e di autorin
Por vetëm : Është i pari

Kryefjala dhe kallëzuesi
Nuk i di n’gramatikë
Kur shkruan diçka
Pa presje pa pikë

Ne i themi vetes
Nxënës bashkëkohor
Të marrin nota t’mira
Pa prekur libër me dorë
Title: Re: TË ZGJEDHURA NGA POET TË SHQUAR
Post by: shaban cakolli on February 11, 2011, 09:31:46 AM
NXËNËSI BASHKËKOHOR

Ne dikur si nxënës
Kemi pasur obligim
Atë çka kemi lexuar
Ta paraqesim me shkrim

Tashti askujt s’i intereson
Për botime të reja
E aq më pak çka shkruajnë
Qosja e Kadareja

Po ta pyesësh një maturant
Kush ishte Homeri
Pa menduar fare përgjigjet
Njëfarë futbolleri

Po n’letërsinë shqipe
Çka është  “Meshari”
Nuk e di autorin
Por vetëm : Është i pari

Kryefjala dhe kallëzuesi
Nuk i di n’gramatikë
Kur shkruan diçka
Pa presje pa pikë

Ne i themi vetes
Nxënës bashkëkohor
Të marrin nota t’mira
Pa prekur libër me dorë
Title: Re: TË ZGJEDHURA NGA POET TË SHQUAR
Post by: shaban cakolli on February 11, 2011, 09:32:17 AM
KRONIKA E ZEZË

Për çdo ditë kronika e zezë
Me plot informata 
Me shumë tituj prekës                       
E të dhëna t’sakta                           

Rrufeja mbyti një bari
Nga terreni lajmërojnë                           
SHPK-ja prononcohet
Hetimet vazhdojnë

Dikur na kujtohet
Dilnin me referenca
Ankoheshin në UNMIK
- “Nuk kemi kompetenca”

Struktura gjinore
Më shumë gra se burra
Sikur kishin lindur
Vetëm në vetura

Vetëm me tiketa
Shpesh mbushet norma
Lavdërohen në mes vete           
Me kravata e uniforma

Droga e prostitucioni                   
Gjithkund evidente       
Harem e shtëpi publike               
Kaherë janë prezente

Vriten në pikë të ditës
Me vetura alarmojnë
Edhe me kalimin e kohës
Asnjë rast nuk e zbulojnë...
Title: Re: TË ZGJEDHURA NGA POET TË SHQUAR
Post by: shaban cakolli on February 11, 2011, 09:32:44 AM
DIALOGU SHQIPTAR-SERB

Në takimin e dytë
Propozon zoti Rohan
Të bisedojmë së bashku
Pa raki e duhan

- Nga djepi im i  lashtë
Me dhunë na keni hequr                           
Natë e ditë shoh ëndërr
Të kthehem ku kam djegur         

- Ne këtu s’kemi ardhur
Ëndrrat t’i lexojmë                                   
Mandatin e popullit e kemi
Për pavarësinë të bisedojmë                     

- Kërkesë e jonë decidive
Në djepin me lulak
Autonomi të zgjeruar                               
Pavarësi më pak       

- Falënderohemi nga zemra                 
Që jeni aq dorëlirë
Të jetojmë së bashku
Është pak si vështirë

Dëgjohet zëri i Ahtisarit                       
Nga  Brukseli e nga Shkupi
- Po ju përgatisim gardërobën             
S’është më rëndësi a ju vjen për trupi

Maj 2006, Dardanë
Title: Re: TË ZGJEDHURA NGA POET TË SHQUAR
Post by: shaban cakolli on February 11, 2011, 09:33:17 AM
ALO, ALO...

Alo, Alo, Alo...
A është mjeku?
Na është sëmurë                                       
Zoti KEK-u!

Frymëmarrja                                     
I është dobësuar
Në këmbë të veta
S’ka t’qëndruar                             

Nga popullata
Kërkon infuzion
I vetmi gjigant
Terr prodhon

Nga terri i madh
Na dhemb koka
Të dobët paskan qenë
Në KEK këta blloka

Me vite të tëra
Korporatë u pagëzove
Pesë pare nuk i jep                                       
Pse këtë popull e dëshpërove                   

Nuk të vjen fare inat
Nga zhurma e gjeneratorëve
Pse nuk ke mëshirë fare                               
Ndaj konsumatorëve                               
Title: Re: TË ZGJEDHURA NGA POET TË SHQUAR
Post by: shaban cakolli on February 11, 2011, 09:33:45 AM
POEMA E KORRUPTIMIT
(Migjeniane)

Kafshatë që s’kapërdihet është or vëlla korruptimi
Kafshatë që s’të mbeti në fyt  por as s’të zë
trishtimi
Kur sheh fytyra të qeshura e xhepat plot me pare
E nuk skuqesh fare, se vjedh ashiqare
Edhe ashtu shtiresh dhe gojën plot patriotizëm   .
Për tërë jetën e vet flasin për heroizëm
Gjithherë të mavijosur nëpër dreka e darka
Pushimet verore i kalojnë duke bredhur me anije e barka
Disa sahanlëpirës ju shkojnë pas e ua rrahin defin
Me makina të shoqërisë, grave dhe fëmijëve
s’ua prishin qejfin
Në mjete të informimit  kur flasin për buxhet
E konsiderojnë më shumë se arkën e shtëpisë së vet.

Korrupsioni ka pasur vulën e shëmtuar gjithherë
Ka qenë me të tjera mënyra dhe jo me tenderë
Pastaj i qofshin falë, mirëkuptim-intervistimit
“Hiqet” dilema e dallavereve dhe e intervenimit.
Po t’i kalojë ndonjë rast pa fituar e t’i shkojë huq
Edhe kur apostrofohet, nuk i ha palla që ka mizën nën kapuç
Janë bërë elastikë, si në kishë si në xhami
Po të pasurohem së tepërmi nuk bëhet nami
E për popullin që bukën nuk mund ta sigurojë
Krekoset me të madhe - të dalë në votime dhe të votojë
Populli është barometër dhe një ditë do të protestojë
Të korruptuarit, vallë? - ku mund të shkojnë?...
Title: Re: TË ZGJEDHURA NGA POET TË SHQUAR
Post by: shaban cakolli on February 11, 2011, 09:35:14 AM
tje në fshatrat e Gallapit në një fshat të komunës së Dardanës(Velegllavë)
me bukën e djersës dhe ujin e freskët që njomë gjakërat e  burrave të guximshëm
 u rrit Hysen Këqiku,i cili nga rinia e tij e hershme nuk u shkëput nga hallet e familjes,të afërmëve dhe kombit
 u stërvit dhe fitoi qëndrushmëri të shkrij  gjitha idealet që lidheshin me shkollimin,edukimin
,afirmiminm e  brezave,dhe dëshirën e lartë të largpamësisë dhe përhapëjes të dritës së diturisë

Hysen KËqiku u lind më 1944 në fshatin  Velegllavë komuna e  Dardanës.Shkollën fillore e filloi
 në vendlindje dhe e mbaroi në Vaksincë e Llojan të Kumanovës.Gjimnazin e kreu në Preshevë,kurse SHLP,grupi Gjuhë dhe letërsi Shqipe në Shkup.Me shkrime ka filluar të merrej si nxënës
 i shkollës fillore,ku përherë të parë botoi në"Zëri i Rinisë" në vitin 1963 në Prishtinë.Si krijues letrar është i prezentuar në disa vepra të autorëve kolektiv,në revista jubilare dhe leksikone.
Autorë të ndryshëm:"Libri që po shkruhet"Gjilan 1979,Autorë të ndryshëm"Bamirësia",SHHBK;"Nëna Terezë" Gjilan 1992,Autorë të ndryshëm"Agurrona",Klubi letrar"Rexhep Elmazi",Gjilan 1993
,Odhise Grilo Leksikon-Shkrimtarët shqiptarë për fëmijë1972-1995,Tiranë 1997,revista"Pioneri" numri jubilar i i 50 vjetorit të daljes,nr 1 Prishtinë 1998,Demir  Behluli"portrete shkrimtarësh",Prishtinë 2002
,Hasan Hasani"Leksikoni i shkrimtarëve shqiptarë 1501-2001",Prishtinë 2003.
Hysen Këqiku ka bërë redaktimin dhe recenzimin e dhjetëra librave për fëmijë dhe të rritur.Është editor i shtëpisë botuese"Kurora" në
Gjilan dhe anëtar i Lidhjes së shkrimtarëve të Kosovës,i cili jeton dhe vepron në Gjilan.
Hysen Këqiku ka shkruar këto vepra:

1"Nëpërkëmbësi",poezi për të rritur,1994

2"Ti dil nga loja";Poezi për fëmijë,1995
3"Kufij që preken",dramë për të rritur,1997
4"Dritë mbi Lotinë";poezi për të rritur,1999
5"Ujvarë  e patharë";poemë për fëmijë ,2000
6"Qëndresë me besa-besë";poemë për fëmijë,2000
7"Velia Glaua ëndërr e ripërtrirë I-monografi 2001
8"Velia Glaua ën dërr e ripërtrirë II, gjenealogji 1720-1996";2001
9"Kujtim malli për shkollën time" poezi për fëmijë.Gjilan 2004
10"Psherëtimë për tokën I",panoramë letrare,2004
11"Melodi e pritjes",poezi për të rritur,2005
12"Kujtim  malli për shkollën time II";Poezi për fëmijë,2007
"Nazif Përlepnica hero në mes të heronjve",monografi,2008
14"Demir Behluli",monografi 2008
15"Një atdhe me dashuri";poezi,2008
16"Vegim i përflakur",kurorë sonetesh,2009
17"Melodia e pritjes"në gjuhen rumune e përkthyar nga  Baki Ymeri,Bukuresht 2009

KurMË MIRË HIÇ SE SHKRIMTAR IRIQ
E shtune, 06-09-2008, 10:21am (GMT)

Në vitin 1989, në një dhomë me dritare të mbyllura, duke pritur se çka do të na sjellë e nesërmja, ia shkrova një letër shkrimtarit Mirosllav Antiq, pa e ditur se ai kishte vdekur 13 vjet më parë.
Këtë letër do ta lexoni në vargjet e këtij poemthi

I.
Title: Re: TË ZGJEDHURA NGA POET TË SHQUAR
Post by: shaban cakolli on February 11, 2011, 09:36:02 AM
I.

Vargjet

E tua

Si xixat

E strallit,

 

Pranverat

Uronin

Balluket

E ballit.

 

Në vargjet

E tua

Një botë

Krejt  tjetër

 

Gjete

Nëpër botë

I hodhe

Në letër.

 

Me adhurim

I lexuam

Nuk prituam

Fare,

Shtëpinë

Poetike

Pa dyer

E dritare.

 

Ishte diçka

E bukur

-Lapsin

Ta bekuam,

 

Një botë

Të barabartë

Të gjithë

E adhuruam.

 

E adhuruam

Po nuk erdhi

-Humbi

Edhe pëllumbi,

 

Bashkë

Me bardhësinë

Rrugën

Diku humbi.

 

Në vend

Të pëllumbit

Erdh

Një korb i zi,

 

Bëri

Çka nuk bëri

Po jo

Mrekulli.

 

 

 

Kudo

Nëpër shtigje

Drejtësinë

E drodhi,

 

Fëmijëve

Në gjumë

Ëndrrat

Ua vodhi.

 

Nëna

E vjershave tua

U bë shumë

E ligë,

 

Në vend

Të gëzimit

Për fëmijë

Solli frikë.

 

Nga prehri

I ngrohtë i nënës

I nxori i la

Në errësi’ ,

 

(Edhe bishat

E egra

Për fëmijë

Kanë mirësi).

 

Ku humbi

Ngrohtësia e lapsit

Që shkruan

Me zemër,

 

 

-Pse s’u dole

Në krah

Fëmijëve

Të trembur.

 

Si shkrimtar

T’u sjellësh

-Dhuratë

Një trotinetë,

 

Tok me vargjet

E tua

Të ngjitesh

Deri te retë.

 

T’ua tregosh fëmijëve

Yjet

Atje në kupë

Të qiellit,

 

E t’ua ngrohësh

Trupin

Me ngrohtësinë

E diellit.

 

Fëmijët

Si fëmijë

Kudo

Janë njësoj,

 

Me buzëqeshje

Të ëmbla

Me dëshira

Lloj-lloj.

 

 

 

Ata sa janë

Të vegjël

Të gjithë

Një gjuhë flasin,

 

Si kecërit

Pas nënës

Të gjithë

Njësoj ngasin.
Title: Re: TË ZGJEDHURA NGA POET TË SHQUAR
Post by: shaban cakolli on February 11, 2011, 09:36:51 AM
II.

 

Pse tu shter

Zëri

E t’u këput

Peri,

 

Peri yt

Karrem

Për zogun

Në gjemb.

 

Pse t’u err

Shikimi

Andej

Nga Perëndimi,

 

Në vend të lapsit

Shkopi

Huri,

E konopi.

 

Nga më erdh

Një zë

Me thera

Si iriq,

Nuk ka shpirt

Shkrimtari

-Ai shkrimtar

Vdiq.

 

Ky zë

Si më erdhi

E nga

Nuk e di:

 

-Armata

Jote

Shkuli

Edhe sy.

 

Si nuk tu  dridh

Lapsi

Për shprehjen

“qiellor”,

 

Çfarë”populli

Qiellor”

Me atë shpirt

Mizor!

 

Shkuli

Sy të zi

Nga fëmija

I gjallë,

 

Nga fëmija

Që nëna

E pat një

Për mall!

 

 

 

Nga më erdh

Një zë

Ai shkrimtar

Vdiq.

 

Se nuk pat shpirt

Shkrimtari

-Me thera

Si iriq.

 

Sa sy t’i solli

Dhuratë

Ngjyrë të kaltër

E të zi,

 

Të shohësh

Më mirë

Të shkruash

Poezi.

 

Se shkrove

Asnjë fjalë

Për ata

Sy të  zi,

 

Të nxjerrë

Nga fëmijët

Nga e jotja

Ushtri.

 

A ka më

Shëmti

A ka më

Ironi,

 

 

Ta lavdërosh

Në poezi

-Atë ushtri,

Atë mizori.

 
Title: Re: TË ZGJEDHURA NGA POET TË SHQUAR
Post by: shaban cakolli on February 11, 2011, 09:37:46 AM
Më mirë hiç

Se shkrimtar iriq. lexon shkrimete Hysen Këqikut, s'ka se si të mos përfytyrosh tabllo të ndryshme nga jeta e përditshme. Janë vargje frymëzuese. Vargje që të ngjallin emocione dhe të bëjnë që ti kthehesh vargut, strofës apo poezisë për ta rilexuar. Ky krijues, i cili me veprat e veta ka demonstruar art të latuar mjeshtrisht, penën e tij të mpreht e ka provuar me të gjitha llojet e poezisë lirike. Aty e ke gëzimin edhe hidhërimin; qeshjen dhe pikëlllimin; dashurinë për vendlindjen dhe atdheun njëherazi edhe brengën e të dy palëve të shkrimçëmtuesit dhe të libërlexuesit për brengat që atë e përcollën gjatë gjithë historisë deri në ditët tona.
Rruga që ke marrë , i nderuari Hysen Këqiku, është rrugë e sakrificës, rrugë jo e lehtë por kështu si i shef dhe si i pasqyron në veprat e tija, ia del prandaj unë përzemërsisht të dëshiroj shëndet dhe sukses në këtë rrugë që nuk i duket fundi...
Hysen Këqiku  është njeriu i urtër ,udhërrëfyes,poet i cili frymëzoi shumë breza,i cili  njohu vlerat e të tjerëve dhe i afirmoi
krijuesit e rinjë në gazeta dhe revista,në forume dhe faqe shqiptare në net,si dhe hartoi shumë
antologji ku përfshiu  krijuesit e të gjitha moshave njëra ndër të cilat"PSHERËTIMË PËR TOKËN" është
panoramë moderne letrare ku përfshihen krijuesit e  Gallapit.Ai dha një kontribut  të pashoq në revistat"Gallapi" dhe "Nositi"
që botohen atje.Hysen Këqiku është nji yll që ndriqon si intelektual,mendimtar,i  veshur me dashuri për atdheun,traditën a,arsimin
dhe kulturën kombëtare.Për veprën e tij nuk mund të përmbyllim me  një shkrim të shkurtër,por që duhet të shkruhet shumë e shumë....







Hysen Këqiku është një poet i cili i kushton kujdes të madh shkrimit të poezisë, duke filluar nga fjala, vargu, strofa, poezia dhe libri. Në poezitë e tij ai ka trajtuar tema të ndryshme, e veçmas e ka shkruar lirikën atdhetare. Poezitë i ka shkruar në çastet e një frymëzimi të thellë që buron nga zemra e tij. Një pjesë bukur të mirë të poezive i ka shkruar në vargun tradicional sa i përket rimës, muzikalitetit, ritmit... ndërsa sa iu përket figurave dhe tematikës ato janë shumë bashkëkohore. Poezia e Nebiut është e freskët, e gjallë, e ngrohtë, e shkruar me një gjuhë të mirfillt poetike.
Në këto dy dekadat e fundit, ai ishte shumë produktiv dhe me të drejtë presim nga autori në fjalë edhe libra të tjerë.

Title: Re: TË ZGJEDHURA NGA POET TË SHQUAR
Post by: shaban cakolli on February 11, 2011, 09:39:17 AM
rustem   Geci   u   lind   në   Roganë   të  Dardanës  më 1950. Mësimet  e  para  i  kreu në vendlindjen e tij, ndërsa , shkollën   e  mesme   e  kreu  në  Gjilan  dhe  Dardanë. Rrustja  u  kulturua  në  Universitetin  e  Prishtinës. Ai plot 17 vjet punoi në Radio Televizionin  e  Prishtinës .Pas mbylljes  së  RTP-së, Geci  mërgon  në Dortmund  të  Gjermanisë,  ku   edhe   tashti   jeton.  Geci   kryesisht   merret  me  poezi , ese , dhe  skenare. Veprimtaria  e  tij është  shumë  e gjerë. Libri “Kanuni poetik”i Rrustem Gecit është një libër me poezi  dhe  ide  të  përmbledhura, ku  pësosmëria  e  vargjeve  është  në  unison  me  kohën që po jetojmë. U  kujtojmë  se poezia e Rrustem Geci  është  poezi  me  angazhim  të  fortë  artistik. E kuqja në  poezinë e Gecit, bashkë me të blertën, krijojnë  emocionin. Nga  dhimbja  e  gjakshme, shkruan  Geci  më  nxorri  poezia, arti  që  unë  e desha  dhe  e dua. Poezia  për poetin, jo rrallë  kërcënon  kënaqësitë  personale. Dy baballarët  e poezisë, Homeri dhe Borhesi,  jo  rastësisht,  poezisë  ia  falën  sytë. Rrustem  G e c i  deri   më  tash   ka   s h k r u a r   dhe   botuar  12  l  i b r a ; “Demonstratat  e  luleve“ ,“Antologjia  personale “ , „Dridhjet  e  barit“,  “K ë n g ë  Q i p s h t e“,  „Një  rrënjë  ulliri  jemi“ „Këngë   Ilirishte“,“Poezi me Shqipëri“,“Fletët e qepës”,“Rogana“,“Antologjia e poemave“ „ Malli  ndjek  udhën  e  vet “  dhe  „Kanuni  p o e t i k“. Këtë shkrim për poetin ,Rrustem Geci  po  e  mbyllim me  një  poezi të tij : Gjak  u  bënë vargjet / derisa erdhën  tek  ju / për ta dhënë mesazhin / e një mesdite të bukur /  Këto dhe mijëra vargje  të tjera janë bota e tij , arti me të cilin bashkëjeton autori. Poezia është e magjishmja , e bukura; Sa  herë t´i  je unë / dhe sa  herë  unë  jam  ti /  ne bëjmë betejën / trup me trup të dy!...sepse../ për më të  bukurën  /  për më të dashurën   /  nata  sonte do të jetë më e gjatë / e dhimbja  më  e  ëmbël...                  Libri  i Rrustem  Gecit, “Kanuni  poetik“ është  një  libër i  prushit  të madh, një libër plot hapësirë dhe thëllimë.Poezia e Rrustem Gecit pulson ndryshe nga poezia e poetëve të tjerë.Ky poet i shkëlqimeve të mëdha sjell një poezi me plot shpirt e shëndet. Jemi valë  të  një lumi /  të  një  deti, të  një  oqeani / jemi njeriu i njerëzimit /  koha që po jetojmë / Rruga  e  krijimit  thotë Rrusta është proces i mundimshëm..Shkëlqimet e  poezisë së Gecit janë të madhërishme dhe domethënëse. Ai përherë është në shtëpinë e materjes, në  dhomat  e saj të padukshme. Rrethi tematik  i Kanunit  Gecian, është  i  gjerë  dhe  universal. Fuqia  e  poezisë së  tij reflekton në të gjitha vargjet; qoftë  në  motivet  me Shqipëri, qoftë në motivet me Arbëresh e Çamëri, Geci kudo është një Marthanomak i poezisë. Poeti Llemadeo në leximin e tij të parë shkruan; Libri “Kanuni poetik” i Rrustem Gecit, me 1 mijë e 600 faqe, dhe me 2006 poezi, është  një libër kolos në letërsinë tonë. Për këtë libër do të flasi koha dhe njerëzit, ata që do të dinë ta çmojnë  e  vlersojnë.  Për mjeshtrin  e madh të  fjalës  , sheshi  i  poezisë  së  tij, është  letra e bardhë, fusha ku ai bën  betejat. /  kujt t´ ia tregojë plagën time , kujt!.. /  kur  të  gjithë  jemi  të  plagosur /   me  të  ndaluarat  çfarë  të  bëj  / pse  duhet  të  ankohem, pse.rustem Geci, poezi nga libri më i ri “ Hijet e erërave”

Title: Re: TË ZGJEDHURA NGA POET TË SHQUAR
Post by: shaban cakolli on February 11, 2011, 09:40:00 AM
Enciklopedia e fakteve

 

                 ( I kushtohet, 17 mijë të rënëve të Kosovës

                nga gjenocidi serb )

 

                       Çastin  që  dorën  bëmë grusht

                       dhe  bukën  e  gojës bashkuam

                       serbia urdhëroi  ushtrinë  e saj

                       që krimi i  tyre të mos harrohet

                       Me  urrejtjen   më  të  përtejme

                       serbët  gjenociduan shqiptarët

                       popullin  shumicë   në  Kosovë

                       Gjenocidi  serb mbi shqiptarët

                       s´ishte fjalë  boshe, as i sajuar

                       ai  v r a u , qëlloi  dhe  plagosi

                       popullin  më  të  lashtë të tokës

                       çfarë janë serbët,kush janë ata

                       lexoni emrat e të pushkatuarve 

                       emrat  e  gropave  me  v a r r e

                       emrat  e 1 milion  të ndjekurve

                       emrat  e  mijëra  të  pagjeturve

 

                     

 

 

 
Enciklopedia e fakteve

 

                 ( I kushtohet, 17 mijë të rënëve të Kosovës

                nga gjenocidi serb )

 

                       Çastin  që  dorën  bëmë grusht

                       dhe  bukën  e  gojës bashkuam

                       serbia urdhëroi  ushtrinë  e saj

                       që krimi i  tyre të mos harrohet

                       Me  urrejtjen   më  të  përtejme

                       serbët  gjenociduan shqiptarët

                       popullin  shumicë   në  Kosovë

                       Gjenocidi  serb mbi shqiptarët

                       s´ishte fjalë  boshe, as i sajuar

                       ai  v r a u , qëlloi  dhe  plagosi

                       popullin  më  të  lashtë të tokës

                       çfarë janë serbët,kush janë ata

                       lexoni emrat e të pushkatuarve 

                       emrat  e  gropave  me  v a r r e

                       emrat  e 1 milion  të ndjekurve

                       emrat  e  mijëra  të  pagjeturve

 

                     

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 
 

 

 

 

 

 

 
Title: Re: TË ZGJEDHURA NGA POET TË SHQUAR
Post by: shaban cakolli on February 11, 2011, 09:40:50 AM
 THESARET E JETËS

 

  Kjo  këngë  e  epërme  e ujit

  është ajër, është  lumë, është

  det, tokë  e gjitha  të  mirave

  një   fillimdiell  i ngritur, një

  shi  i  shndrruar  në  etje ; në

  shkumë, në dallgë, në  rrëke

  një gjelbërim i  p a f j e t u r

  që  vazhdimisht shumëzohet

  nga   gjak  i   kulluar  i  reve

  Kjo  këngë  e  epërme e  ujit

  është përmasë  e kohës sonë

  një mësim krejt i natyrshëm

  ku  liria  s´ falet  po   fitohet

  Kjo  këngë  e  epërme  e ujit

  që   aty    këtu   pikon   gjak

  janë  hapat  e  popullit  tonë

  s h p i r t i  i  tij  g j i g a n d

  rrafshi  i  të  gjitha  brigjeve

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 
Title: Re: TË ZGJEDHURA NGA POET TË SHQUAR
Post by: shaban cakolli on February 11, 2011, 09:41:34 AM
U  D  H  Ë  T

 

Ngushticës   së   shpirtit

Shtyhen   aktorë  tragjik

E kaluara  dhe  e sotmja

E ardhmja, koha pas saj

 

Në këtë  shfaqje të jetës

Nxitojnë plot  n j e r ë z

Y j e  nga  më  të  rinjtë

Diej  nga   të  mëdhenjë

 

Në hyrje të  së  vërtetës

Do të  presim  në radhë

Bashkë  me  veten tonë

Do presin  dhe të  tjerët

 

Në  këtë  botë  të  pasur

S´hyhet  i  pa dashuruar

Ky është  jetë - realiteti

Në ngushticën e sopirti

 

 

 

 
Title: Re: TË ZGJEDHURA NGA POET TË SHQUAR
Post by: shaban cakolli on February 11, 2011, 09:42:04 AM
MANASTIRI

 

  Në  p e m ë n  e  gjuhës

  lexoj  të  kaluarën  time

  13  mijë   vjet   pellazgji

  dhe 3 mijë  vjet   i l i r i

 

  Në  atë  orë  të historisë

  të  Kongresit  të  Abesë

  gjuhën  shqipe  e  bëmë

  me  shkronja   moderne

 

  Alfabeti   i   Manastirit

  ishin   kthesë  e  madhe

  për të  gjithë shqiptarët

  që bukës  i  thonë bukë

 

  Ajo  ditë   e  Manastirit

  ishte një rilindje e jona

  13  mijë   vjet  pellazgji

  miliiarda  vjet  Shqipëri

 

 

 

 
Title: Re: TË ZGJEDHURA NGA POET TË SHQUAR
Post by: shaban cakolli on February 11, 2011, 09:42:29 AM
 ARKEOLOGU

 

 Mbi  këtë grumbull  dheu

 kërkoj dorën tënde, fletët

 tuaja; emrin  tim  të  parë

 kërkoj të  motshmit  e mi

 

 Mbi  këtë grumbull dheu

 jam   që  ta   lexoj  tokën

 si  një  l i b ë r   të  kohës

 si  një  libër  të  shekujve

 

 Në  këtë  ardhje  të  vonë

 unë   dua   të  marr  diçka

 unë  dua  të   lexoj  diçka

 nga thëllimat  e të parëve

 

 Kosovë iliriote , tregomë

 tregomë të fshehtat tuaja

 poezinë dhe  teatrin tënd

 ku  unë mund  të  njihem

 

 

 

 
Title: Re: TË ZGJEDHURA NGA POET TË SHQUAR
Post by: shaban cakolli on February 11, 2011, 09:42:59 AM
P  E  T  R  I  T  I

 

  Mbrëmje  ishte  ai   takim

  kur  unë  e ti u përqafuam

  nën  pemët  më me mollë

  nën  qiellin  më  me  y j e

 

  Në  atë  takim  me  miken

  ne i  rrëzuam  gjithë  lotët

  që  ajo  m b r ë m j e jona

  të  mos  jet  veç  e  puthur

 

  N´atë mbrëmje  me gusht

  kur unë  e ti u përqafuam

  Nga   d a s h u r i a   jonë

  edhe  l o t ë t  gëzoheshin

 

  E diele ishte ajo mbrëmje

  në kopshtin  me  m o l l ë

  mes  tokës   e   q i e l l i t

  m i k j a  ishte   e  bukura

 

 

 
Title: Re: TË ZGJEDHURA NGA POET TË SHQUAR
Post by: shaban cakolli on February 11, 2011, 09:43:33 AM
 P    R    U    S    H    I

 

                                Jam   në   mes    të   rebelëve

                                me  trimat   më  me   përvojë

                                në  këtë  vend   ku  ndodhem

                                afër ka “bujtës” të ndryshëm

 

                                Në vuajtjet   e  të  pafjeturve

                                mëndje  të  forta më thërasin

                                sa herë  më  mungon  gjeniu

                                vendi   i   tij   mbetet   b o s h

 

                                Forcë e të jetuarit s´ lëkundet

                                as  kur  erërat shkulin  rrënjë

                                fjala,  e  l i r ë  e  ka  qëllimin

                                dhe të guximshëm vendimin

 

                                Jetoj  me   më  të  pa  gjumët

                                me  njerëzit më  me  përvojë

                                K r i j o j  me   më   të  z o t ë t

                                ku prushi e tymi s´frikësojnë

 
Title: Re: TË ZGJEDHURA NGA POET TË SHQUAR
Post by: shaban cakolli on February 11, 2011, 09:44:21 AM
 A      M      I

 

 Prej  yjeve të shiut

deri te yjet  e  barit

kohës  unë  i  marr

aq  sa   edhe  i  jap

 

Koha   s´ ka   kufij

as  javë , apo muaj

por kujtesë të fortë

të heshtjes së  egër

 

Në katedralen e saj

rendin gjitha kohët

dhe të gjitha erërat

prej a j r i t fillojnë

 

Ndiz flakën  zemër

dhe    farën   hidhe

që  lulet   të   qelin 

të blerta me ngjyra
Title: Re: TË ZGJEDHURA NGA POET TË SHQUAR
Post by: shaban cakolli on February 11, 2011, 09:45:34 AM
Kolec Traboini
Kolec Traboini ka lindur ne Shkoder, dhe ne moshen feminore, pas vdekjes se babait ka jetuar per disa vjet ne Shtepine e Femijes ne Shkoder.
Ka ndjekur per dy vjet shkollen Pedagogjike "Ndrec Ndue Gjoka" ne Tirane.
Pas kryerjes se sherbimit ushtarak ne Tropoje, ka punuar rreth 4 vjet ne fabriken e Fibres se Kombinatit te Drurit ne Shkoder. Me pas ka vazhduar studimet ne Universitetin e Tiranes dega Gazetari. Gjate kohes qe ishte student botoi librin me tregime "Petalet e bajames se hidhur" 1973, qe u vleresua me çmim inkurajues ne konkursin Kombetar te Letersise dhe Arteve. Shkrimtari Naum Prifti ne ate kohe botoi nje recension vleresues per tregimet e autorit si dhe stilin liriko poetik te rrefimit te autorit te ri.
Pervec nje tregimi ne gazeten"Studenti", Fosforeshenca", dhe nje tjetri ne gazeten "Drita", me pas K.Traboini nuk do te shkruante tregime letrare.
Gjate shume viteve ai shkruan skenare per filma dokumantar, vizatimore si dhe realizon nje sere dramatizimesh per femije ne Radio Tirana, nder te cilet spikat dramatizimi me nente pjese "Kreshniket e Jutbines". Ne kinematografine dokumentare ai do te fitonte per skenaret e shkruar prej tij e te realizuar ne filma, mjaft çmime duke perfshire dy kupat e festivaleve te I-re dhe te VIII-te, "Asdreni" 1976, dhe "Keshtjella e kengeve" 1989, bashkautor me poetin Agim Shehu, si dhe nje sere cmimesh per filmat "Kol Idromeno", "Hasan Prishtina" e tjere.
Ne vitin 1990 realizon me regji e skenar te tij filmin dokumentar "Deshmi nga Barleti" i cili u shpall filmi me i mire dokumentar i Kinostudios Albafilm per vitit. Ne projektet e tij per realizimin e filmave autor-film, regji e skenar ai nis punen edhe me dy filma te tjere "Fluturimi i pellumbave" dhe "Requiem" mirepo rrjedha e intensive e ngjarjeve ne fundin e vitit 90-te dhe fillimin e 91-shit, solli edhe prishjen e programeve te filmimit.
Ne Kinostudio, si kudo ne Tirane dhe rrethe, nis te fryje vrullshem era proceseve demokratike qe do te sillte permbysjen e shtetit despotik monist.
K. Traboini eshte nder organizatoret e pare te formimit te deges se Partise Demokratike per Kinostudion dhe bashkeinisiator me Mark Topallajn e Saimir Kumbaron per organizimin e metingut te madh te intelektualeve te kryeqytetit para stadiumit Qemal Stafa, ku u nguten te dalin ne tribune per te folur edhe ata qe nuk kishin kurrfare lidhje me idete demokratike.
Merr pjese ne demonstratat e medha te zhvilluara ne kryeqytet, dhe ne kete atmosfere shkruan e boton shkrimin "Vlera e Simboleve Kombetare" ne numurin 3 te gazetes RD me 16 janar 1990 ku nder te tjera thuhet se kish ardhur koha per te hequr simbolet komuniste duke perfshire heqjen e yllit te kuq nga flamuri dhe nga stema e Republikes.
Acarimi i gjendjes e detyron K.Traboinin pas shembjes se bustit, e kur komunistet kerkonin revansh monumentesh e ndoshta gjaku, te largohet nga atdheu familiarisht ne drejtim te Malit te Zi ku kishte fshatin e babait te vet Traboinin e Hotit, per te kaluar me pas ne Greqi.
Ne Athine punon ne ndertim, mekanik, pastrues e soj e soj punesh te tjera per te mbijetuar, nderkohe i revoltuar nga propoganda anti-shqiptare dhe cpifese ndaj emnigrandeve shqiptar, me kursimet e pakta qe kish investon hapjen e nje gazete per emigrandet shqiptar.
Gazeta "Emigrandi" (me pas "Egnatia") u shpernda ne sheshin "Omomia" nder emigrande diten e 10 Prillit 1993.
Gazeta doli ne kushtet jo legale ashtu sic ishin ilegale botuesi i gazetes K.Traboini dhe qindra e mijera emigrante shqiptare ane e mbane Greqise. Mizoria e Qeverise Micotaqi mbi emigrandet shqiptar me operacionin çnjerzor "Skupa" (Fshesa) e detyroi botuesin ta nderpriste gazeten ne disa numura per ta vazhduar serisht ne vjeshte me nje ambicje per ta bere gazete serioze dygjuheshe nen okielon "Drejt Europes" dhe shtimin e faqeve te saj nga 4 ne 12 faqe.
Ne vitin 1995, me materialet e botuara ne gazeten "Egnatia", K.Traboini botoi te parin liber shqip ne Greqi, albumin poetik te emigranteve "Ballada e largesive", i cili do te pasohej me dy libra te tjere te tij po shqip "Gjurme ne histori", letersi dokumentare si dhe "Kreshniket e Demokracise", ky i fundit me satira politike bashkohore.
Albumi poetik i emigrandeve "Ballada e largesive" pati nje jehone shume te gjere ne Greqi dhe vecmas ne Athine, ne rradhet e intelektualeve greke. Ne Shkrimin e tij "Ana tjeter e medaljes se emigrandeve", botuar ne revisten "Arvanon", shkrimtari dhe studiuesi Aristidh Kola shkruan me entusiazem per bijt e nje populli qe edhe ne kushte shume te veshtira te luftes per te mbijetuar, krijon edhe nje art te madh poetik, sepse populli shqiptar, bijt e te cileve jane emigrantet, eshte nje popull me frymezim e shpirt poetik.
Nderkohe shkruan me nje fryme teper miredashese edhe shkrimtari grek Kostas Valeta krijimtaria e te cilit ishte botuar e bere e njohur ne Europe.
Ne veren e vitit 1995 K.Traboini emigron familiarisht ne Amerike, vendoset ne Filadelfia e me pas sistemohet ne Boston ku jeton familiarisht.
Duke qene nje njeri qe nuk i buzeqesh fati ne mergim, edhe ne Amerike vazhdon te beje pune te renda e jasht profilit te tij profesionit si kineast. Kete mungese ai e ploteson duke u marre me krijimtari letrare. Gjate kohes se qendrimit ne Amerike, shkruan e boton dy libra te tjere "Katerkendeshi i mundimeve", Tirane 2000 dhe "Mos vdis dashuri", Tirane 2002, shtepia Botuese "GlobusR", te cilet jane pritur shume mire nga lexuesit ne Shqiperi dhe jashte dhe jane botuar shkrime vleresuese ne gazetat shqiptare te Komunitetit Shqiptar ne SHBA "Illyria" dhe "Dielli".

Ne vitin 1994 Kolec Traboini eshte pranuar antar i Federates Nderkombetare te Gazetareve, me qender ne Bruksel, ndersa ne nentor 2001 nga Kongresi i Lidhjes Shqiptare ne Bote mbajtur ne Prizren, eshte zgjedhur antar i keshillit drejtues te LSHB. BUKA E ENGJEJVE
Title: Re: TË ZGJEDHURA NGA POET TË SHQUAR
Post by: shaban cakolli on February 11, 2011, 09:47:11 AM
Po ha gjysmën e bukës së mergimtarit sonte
gjysmën tjeter do ta lë këtu për ju
mbi tryezen e refugjatit
që jeton prej një viti në një përdhese të Kesarianisë
në Athinë.

Do ta lë me shpresë se kur të dremis
fluturim si në endrra do vini ju fëmijët e Shqipërisë sime
të vini si ëngjëj të bardhë e ta shuani urinë
me gjysmën e kafshatës së shkretë
që nuk më shkon dot nga dhëmbja e dëshperimi
nga mjerimi juaj që është dhe mjerimi im...

Ejani. Unë po flë në qoshkun tim
nën një batanije të vjeter nga kohë e pasluftës
që UNRRA e kish sjellë për fëmijët e Greqisë
e tani ngroh kockat e mija të drobitura...
Ejani. Portën e kini hapur mos kini frike
e vetmja gjë që troket në këtë shtëpizë përdhese
është zemra ime.

Ra mesnata e gjumi më përhumbi në botën e ëndrrave.
...Erdhet, ju pashë
të bardhë e të bukur tek hynit tek porta
nata nxinte e as yje nuk kish
e ndërsa ju cicërinit si zogj pranvere me një këngë mrekullie
unë i magjepsur nga ninulla juaj e humba krejtësisht...

Zbardhi mëngjezi i zhurmshem i Athinës
nën mjergullën e dëndur dhe zhurmen e troleve
që ikin vajtueshëm, pa mbarim.

...O Zot pse u zgjova i tromaksur
prej gjysmës se bukës që zbardh mbi tryezë
asnjë therrime s'kishit prekur
asnjë gjurmë nuk kishit lënë
ju ëngjëj të bardhë të Shqipërise sime me uri të pashuar.

Tani nëpër humbellat e natës së zezë mërgimtare
më kot e kërkoj endrrën time me ëngjëj të bardhë.

Athinë 18 Maj 1992

Title: Re: TË ZGJEDHURA NGA POET TË SHQUAR
Post by: shaban cakolli on February 11, 2011, 09:47:44 AM
TEK NENA


Ja ku erdha, nëna ime. Erdha
Por dora më dridhet e zilia nuk bie
tek porta
ndaj rri në prag si kërcu i harruar
i sjellë nga larg, nga lumi i mallit
që uturon nëpër dhera të huaj
e tundon zemren e mërgimtarit.
Erdha për të ndarë dhëmbjen me ty
për të bashkuar lotët
që rrodhën larg njëri-tjetrit
kaq vjet.

Tani s'na ndajnë kufijt e shteteve
veç kjo portë druri, e vjetër...

S'kam fuqi ta shtyj
s'kam fuqi ta hap
prandaj te lutem, hapma nëna ime
merrmë në krahë se ngriva
nga era, shiu e acari i huaj
që edhe këtu me ndjek pas si hije!

Qaj unë
qan ti nëna ime
e lotët mblidhen kruspull në futen e zezë
nga tmerri se unë, mëkatari i shpirtit
neser do të marr udhët prap nga kjo portë.

Shkodër 22 Mars 1992
Title: Re: TË ZGJEDHURA NGA POET TË SHQUAR
Post by: shaban cakolli on February 11, 2011, 09:48:14 AM
KËNGA E PULËBARDHËS


Në mes të detit lodron, lodron, stërkala hedh
ti ikën larg, shumë larg e deti në gji të merr
notoj, notoj, dot s'të arrij, kthehu të them
imazhin tënd puhizë e kaltër në breg ma sjell.

Ti pse nuk vjen - ti pse nuk vjen?
Dallga tinëzare të rrëmben e pas s'të kthen!

Një gjethe plepi mbi supin tim si një pëllumb
më thotë në shpirt se do të vijë e shpresë mos humb
por ti në horizontin blu të detit humbet larg
e unë kërkoj e thërras- më kot thërras:

Ti pse nuk vjen - ti pse nuk vjen?
Dallga tinëzare të rrëmben e pas s'të kthen!

Ikën të gjithë, kudo qetësi, plazhi mbet shkret
veç zemra ime bashkë me valët rreh në breg
veç zëri im si një shpend deti kërkon e thërret:
Merrmë o Diell, më ço pranë saj, atje në det!

Ti pse nuk vjen - ti pse nuk vjen?
Dallga tinëzare të rrëmben e pas s'të kthen!
Title: Re: TË ZGJEDHURA NGA POET TË SHQUAR
Post by: shaban cakolli on February 11, 2011, 09:48:43 AM
I THASHË HËNËS



I thashë hënës
merrmë si gjethe
varëm në dritaren e saj

i thashë
bëmë si rreze
përplasëm në jastekun e bardhë

i thashë
bëmë një zog
ti cicërij në ënderr

i thashë
bëmë një yll
ti pikoj në zëmër!
Title: Re: TË ZGJEDHURA NGA POET TË SHQUAR
Post by: shaban cakolli on February 11, 2011, 09:49:20 AM
ME DY GISHTA NE ERE


Një gjysmë shekulli kafshuat terrin
o njerëz, duke ripërtypur tmerrin,
në thellësi të gjoksit, në thellësi të shpirtit,
gjersa zbuluat marramëndthi një copë qiell të kaltër:
askush nuk mundi t'ua mbulojë udhën e Kashtës së Kumtrit
e Yll polar patët ëndrrën tuaj.

Përmes errësirës, agonisë,
ëndërruat fytyren e pranverës
duke pritur ditën e dehjes së madhe
ditën e "marrëzisë",
sepse ju e dinit profecine e gjyshërve arbër:
se vetem atëhere kur njerëzve u hipen marrëzia e lirisë
vetem atëherë krrelat e erës në qiell nisen e bëhen të kaltra.
e anijet e stuhive te detit i afrohen bregut te shpreses.

Tash, si të dashuruarit e marrë pas lirisë rëndni
rëndni për ta puthur e mbjellur në gjoks atë copë qiell
nën strehen e të cilit edhe lotët janë gëzim
sepse puset e lotëve moti kanë shterruar;
veç gurët e zallit si gaca të syve na shikojnë
në terrin e dëndur që kafshojmë.

Jemi dehur nga shija, marrëzia, e Lirisë
e s'na vjen keq që na shpallin të çmëndur,
tek na shohin si arrnojme ëndrren tonë
me copëra qielli të kaltër:
si e ushqejmë me tamblin e gjirit të gurtë të Rozafës
foshnjën e lirisë

Kërkojmë nën ethe, nën zjarr e stuhi,
emrin e ri të kohës, të njeriut...
Etika e rreme mondane thotë do mbesim në gjysmë-rrugë:
në gjysmë-shtet, në gjysmë-hije, në gjysmë-lirie
është ky vetem trill, është kjo vetem një babëzi...

Vertete si mundemi vetem me dy gishta në erë
të shkruajmë në qiell tragjedinë e njeriut?
Të njeriut që në vdekje mbet pa varr,
të njeriut që në gjallje mbet pa diell?

Eshtë natë e territ të gjatë të Arberisë
e uragani i shpirtit s'e gjen kohen e vet të qetësimit;
si deti i egersuar që i rrëmben rëren brigjeve
enderra sublime i lëkund fronin tiranisë.
Pas ketij uragani, pas ketij ankthi e rrëmeti
kush poet i botës mund të thotë
se hajdut i natës qenka deti...?

Rëndim, rëndim, me dy gishta në ëre
puthim kaltërsinë
shuajmë etjen e buzëve të rreshkura shkrumb;
po pranë nesh ka nga ata që kanë harruar puthjen
e me dhëmbë të helmuar po i afrohen qiellit tënd, Arbëri!
Si Juda pranë Krishtit
me hapa tinëzar çapiten
me puthjen kafshuese hapin portat e ferrit të ri.

Lutjet përdëlluese a e shpëtojne ëndrrën e kaltër
nga buzeqeshja cinike. . . nga kthetrat e djallit?
Jo! As kryqi, as gjysmëhëna, as apostujt e Krishtit
nuk e shpëtojnë dot, pa zgjimin tonë të ri!
A s'është në dorën tonë, a s'është në dorën tuaj, o njerëz,
ta shpëtojmë - o Zot! - ëndrrën tonë - lirinë-në- agoni!
Title: Re: TË ZGJEDHURA NGA POET TË SHQUAR
Post by: shaban cakolli on February 11, 2011, 09:52:21 AM
FEHMI AZEM  CAKOLLI

Me Fehmiun u rritëm bashk,unë isha më i vjetër se ai,por në syrin e tij shiqoja diçka të madhe.Kohën
e kaloja me te,ishim kusheri të afërt dhe  shtëpitë pranë njëra -tjetrës.Disa më thonin:Ti je më i pjekur,
përse rrin me fëmijë?!E kuptoja se ky është një fëmijë i rritur,që sheh përtej asaj që shohin shumë
të rritur.Njeri me plot dhunti,që dinte të rrespektonte të gjithë.që fliste pak dhe dinte të peshonte
çdo fjalë.Ai dinte të llogariste bukur dhe kohën,gjente kohë për miq,të afërm,po më tepër për librin.
I takon një familjeje veprimtarësh,me shumë vëllezër që të gjithë kanë vënë ndonjë gurë për
themelet e lirisë që kemi sot.Si të ri e donin shokët,nisi herët të punojnë me të rinjët,ishte shumë
i shquar në shkrime,sidomos në poezi që atë kohë me grupin letrar të fshatit nxirrte gazetat e murit.
Më këtë instinkt të lindur gjuhësor, me këtë prirje të mbinatyrshme për fjalën, lidhet edhe aftësia e krijimit letrar, të shprehur në një gjuhë gjithmonë të re.
Shqipja, si një ndër gjuhët me të vjetra, u krijua si gjuhë jo nëpërmjet shkrimit letrar (shkrimi i saj është fatkeqësisht i vonë) po nëpërmjet këtyre fëmijëve “të lindur me
 gojë” që gjatë mijëra vjetëve shprehën në shqip ndjenjat e tyre, ankthet, vizionet, ëndrrat, shpresat. Dhe arritën të krijojnë një gjuhë të jashtëzakonshme.

Fehmi Cakolli u lind në mars të vitit 1969,në Krilevë të Dardanës.Shkollën fillore e kreu në vendlindje,të mesmen në Dardanë.kurse
Fakultetin e degës  Gjuhë dhe Letërsi Shqipe në Univerzitetin e  Prishtinës.
Studimet pasuniverzitare i regjistroi në vitin 1996 në degën e Letërsisë Shqipe(Kursi;Format
e Letërsisë Shqipe,tek prof.dr Sabri Hamiti dhe Teoritë letrare tek Prof.Dr.Zejnullah  Rrahmani)
ku në vitin 2002 magjistroi në tezën shkencore"KODI BIBLIK NË LETËRSINË SHQIPTARE".Më
vonë doktoroi në këtë lëmi.
Është editor i shtëpisë botuese"TENDA",në Prishtinë,si dhe kryeredaktor i revistës"LETRA E GJALLË".
Nga viti 1994 është pastor i Kishës Protestante  të Kosovës"BASHKËSIA UNGJILLORE E MESISË"
në Prishtinë.
Ka botuar këto vepra:
"KODI BIBLIK NË LETËRSINË SHQIPTARE"2003
"PAMFLETET E MIA KRISHTERE"2004
"HIPERTEKSTI BIBLIK NË LETËRSINË E KOSOVËS"2006
"MISH FRYME"-POEZI2008
Fehmiu jeton dhe vepron në Prishtinë.
Title: Re: TË ZGJEDHURA NGA POET TË SHQUAR
Post by: shaban cakolli on February 11, 2011, 09:52:57 AM
ORA
Omik
Mashtrim
Dy herë në ditë
Ora ime
Sakt bëzan kohën
Ashtu ndalë
Në kokërr të shpinës
Qaj mik qaj
Ty të pret
Merre sot zjarrin shpëtues
Të Bes-orit tonë
Këtë orë.
Title: Re: TË ZGJEDHURA NGA POET TË SHQUAR
Post by: shaban cakolli on February 11, 2011, 09:53:26 AM
RRUGËT
Dy rrugë
Janë të drejta
Njëra fup poshtë
Tjetra thik përpjetë.
Title: Re: TË ZGJEDHURA NGA POET TË SHQUAR
Post by: shaban cakolli on February 11, 2011, 09:53:58 AM
NDJENJA
Frymorët
Janë lidhur me tokë
Se është nënë e tyre
"Pluhuri i shenjtë dhe"
Trupi-tokë ndjenja nënë
Shpirti-qiell ndjenja atë
Ligjin e prindërve e dua
Ndjenjë e parë dhe ashtu si thonë.
Title: Re: TË ZGJEDHURA NGA POET TË SHQUAR
Post by: shaban cakolli on February 11, 2011, 09:58:49 AM
Fitore Beka Bunjaku  është e lindur më 02.10.1990, në Dardanë (ish Kamenicë) në kohën kur Kosovës (nga Serbia) iu muar çdo e drejtë për të ekzistuar në  plëngun e vet. Që nga dita kur Fitorja filloi të flasë, për fat të keq, dëgjoi fjalët  robëri, vuajtje, skamje, vaje, lot e fjalë tjera që  fëmijën e pengojnë në rritën e vet të mbarë e pa brenga. Përkundrazi Fitorja që kur ishte në klasën e parë të fillores, tregoi zgjuarsi dhe shkathtësi të veçanta nga ato që kishin shokët dhe shoqet e saja. Që nga kjo kohë Fitorja  e kuptoi se ajo kohë duhej të ndryshonte. Për t’i ndihmuar kësaj, me shokët dhe shoqet e veta përgatiti programe  shkollore bashkë me mësuesin e vet, ku recitoi vjersha me përmbajtje patriotike, me të cilat e luftoi shpirtërisht gjendjen e padurueshme të robërisë. Prej atëherë Fitorja nuk i është shmangur kësaj rruge. Ka marrë pjesë në të gjitha manifestimet kulturore komunale në të cilat ka aktruar edhe recituar.
Përveç pjesëmarrjes nëpër aktivitete, ka shkruar vjersha, të cilat iu kanë shpërblyer në konkurset letrare, me vende të para.
Libri “Ju flas me zemër” është shpalimi i parë artistik  i përmbledhur në libër.
Jeton dhe vepron në Dardanë.
Title: Re: TË ZGJEDHURA NGA POET TË SHQUAR
Post by: shaban cakolli on February 11, 2011, 09:59:54 AM
JU FLAS ME ZEMËR - O MOJ FLUTUR (Cikël)


FOTOGRAFIA

Babë e nënë
Shumë i  dua,
Me emrin FITORE
Më kanë pagëzuar.

Më shihni, e bukur jam
Si kam qenë e vogël
Fotografi  nuk kam.

S’isha dembele për asgjë
Se  fotografitë e mia
I kisha grisur një nga një.

E vogël  kur isha
Po nuk e di sa
Nëna më thonë
-Sa shumë ke qa’.

Tani në këtë moshë
Kam shumë fotografi,
Nuk e di a jam e bukur
Sikur isha fëmijë.
Title: Re: TË ZGJEDHURA NGA POET TË SHQUAR
Post by: shaban cakolli on February 11, 2011, 10:00:27 AM
PRINDËRIT MË KANË MËSUAR

Babi mua
Më ka mësuar
Edhe mami
Më ka udhëzuar.

Duaje motrën
Edhe vëllain,
Duaje nënën
Edhe babanë.

Duaje  mësuesin
Edhe librin,
Bëhu e mirë
Mëso për atdhe
-Se  atë
E kemi fole.
Title: Re: TË ZGJEDHURA NGA POET TË SHQUAR
Post by: shaban cakolli on February 11, 2011, 10:01:03 AM
VEÇ LUM…

Babë e nënë
I dëgjon,
Fjalët e tyre
Lart  i  çmon.

Sjellje të mira
Në shkollë bën,
Mësues e nxënës
 I respekton.

Po në gënjeshtër
S’e gjen dot,
Goja “lum”
Për  Drilonin thotë.
Title: Re: TË ZGJEDHURA NGA POET TË SHQUAR
Post by: shaban cakolli on February 11, 2011, 10:01:36 AM
FSHATI I GJYSHIT

Ku ka shumë burime,
Ku drunjtë prekin qiellin,
Ku blegëron bagëtia,
Ku vringëllon kosa në livadh,
Ku ka shumë lindje fëmijësh,
Ku është lëvruar ara,
Ku është hedhur fara,
Ku  lind  dielli më i ngrohtë,
Aty ku ka ujë të ftohtë,
-Atje  ka lindur gjyshi im,
Edhe babi që i fali gëzim.
Title: Re: TË ZGJEDHURA NGA POET TË SHQUAR
Post by: shaban cakolli on February 11, 2011, 10:02:00 AM
FËMIJËT E DARDANËS

Lindi dielli e perëndoi hëna
Të mërzitura ka shumë nëna,
Të mërzitura e të pikëlluara
Po aq shumë të përmalluara.

Në DARDANË pikon shi
Të hendikepuar ka shumë fëmijë
Është DONJETA,  ARIANITI,
BESA edhe SHPRESA
Këta fëmijë
Kanë nevojë për lumturi .

Prindërit e tyre
Punojnë ditë e natë
Që ata t’i  gëzojnë
Me nga një dhuratë.
Title: Re: TË ZGJEDHURA NGA POET TË SHQUAR
Post by: shaban cakolli on February 11, 2011, 10:02:27 AM
E PYETA GJYSHEN

E pyeta gjyshen
- Kur vjen daja
Nga Gjermania?
-Biri im
 Kur të piqet qershia.

Erdhi qershori
U poq qershia
Prapë s’erdh daja
Nga Gjermania.

E pyeta gjyshen
  - Pse nuk erdhi daja
Nga Gjermania?

Vjen o bir i gjyshes
Kur të hiqet Serbia
-Kur t’ hiqet Serbia.
Title: Re: TË ZGJEDHURA NGA POET TË SHQUAR
Post by: shaban cakolli on February 11, 2011, 10:02:49 AM
ZONJA DRENUSHË

Ka veshur fustan
Zonja Drenushë,
I përngjan fluturës
Që fluturon në fushë.

Sa  bukur qesh
Zonja Drenushë,
Sa shumë i përngjan
Lulëkuqes në fushë.

Sa shumë punon
Zonja Drenushë,
I përngjan bletës
Që zukat në fushë.

Sa bukur këndon
Zonja Drenushë,
I ngjan zogut
Që cicëron në fushë.
Title: Re: TË ZGJEDHURA NGA POET TË SHQUAR
Post by: shaban cakolli on February 11, 2011, 10:03:13 AM
JEMI DY SHOQE

Jemi dy shoqe
Luajmë e këndojmë,
Mësimet dhe detyrat
Kurrë nuk i harrojmë.

Vjen koha e mësimit
Në shkollë për të shkuar
Me detyra të kryera
Mësuesin duhet gëzuar.

E kur të kthehemi në shtëpi
Me pesa në fletore,
I gëzojmë dhe prindërit
-Kështu vazhdojmë prore.
Title: Re: TË ZGJEDHURA NGA POET TË SHQUAR
Post by: shaban cakolli on February 11, 2011, 10:04:14 AM
O MOJ FLUTUR

O moj flutur
Bukuroshe
Më shëmbëllen
Në timen  shoqe
Pse s’ më pyet
Moj dallëndyshe,
Pse e kam zemrën
Të ndarë në dyshe!

Pse moj flutur
Aq shpejt fluturon
Mos vallë
Shoqen time  kërkon!

Atëherë flutur
 - Fluturo
Kthehu shpejtë
E më trego!

Më thuaj shoqen
Ty ta gjeta,
Të gëzohem një herë
Unë e shkreta.
Title: Re: TË ZGJEDHURA NGA POET TË SHQUAR
Post by: shaban cakolli on February 11, 2011, 10:04:40 AM
SHKRIMTARI

Kur ti fle
Zgjuar është ai njeri,
Frymëzimet
Një pas një
-Shkruan poezi.
 
Natë e ditë mbi libër rri
Ndalet  pushon nganjëherë,
Frymëzimi kur i vjen
Shkruan përsëri.

Shkruan ai njeri
Kur  hyn e kur del
Me figura
Krijon model.

Për të një ditë
Është si një orë,
Gjithnjë  duke shkruar
Veç me laps në dorë.
Title: Re: TË ZGJEDHURA NGA POET TË SHQUAR
Post by: shaban cakolli on February 11, 2011, 10:05:11 AM
SHKOLLA

Shkolla është dritë e dituri
Shtëpi e dashur për çdo fëmijë,
Për  në shkollë - herët e me nxitim
Vrapojnë nxënësit për mësim.

Në shkollë mësojmë shkrim-lexim
-Diturinë e qesim në log,
Shkojmë përpara me nxitim
Herë në këmbë e herë si zog.
Title: Re: TË ZGJEDHURA NGA POET TË SHQUAR
Post by: shaban cakolli on February 11, 2011, 10:05:40 AM
NXËNËSIT

Ne nxënës jemi
Si yjet në qiell,
Xixëllonja natën
Ditën diell.

Ne nxënës jemi
Çantat me gëzim
Pesat nëpër fletore
Shpërndajnë shkëlqim.

Ne nxënës jemi
Bukuri e jetës,
Vulë e gëzimit
Formulë e së vërtetës.
Title: Re: TË ZGJEDHURA NGA POET TË SHQUAR
Post by: shaban cakolli on February 11, 2011, 10:06:16 AM
LIBRI

Në libër mësojmë
Dritë e dituri
Çdo fjalë  në libër
Është flori.

Me të pëshpëritin
NITI E NITA
Nga fjalët e tyre
Shkëlqen drita.

Në  brendi të tij
Komb e atdhe
Është vendlindja
Lumë çfarë libra
Kemi ne.
Title: Re: TË ZGJEDHURA NGA POET TË SHQUAR
Post by: shaban cakolli on February 11, 2011, 10:06:47 AM
DJALI DHE ZOGU

Në degë druri
Zogu qëndron
Djalëkeqi
Me gurë qëllon.

Zogu  lotin s’e ndal dot
Disa fjalë ia thotë,
- Hodhe gur për  dritare
Ç’të bëra unë
Që më vrave...

Me sjelljet  tua
 S’je  i mirë,
Prej teje unë
Nuk jam i lirë.
Title: Re: TË ZGJEDHURA NGA POET TË SHQUAR
Post by: shaban cakolli on February 11, 2011, 10:07:12 AM
FUSTANI

Sa e bukur është Natyra
Si shoqja ime Mrika,
Të veshura si pranvera
Fustanin me pika.

- Fustanin me pika
Ku e ke blerë moj Donikë,
Ah Donikë sa të dua
A ma gjen dhe një mua?

Ma fali Donika
Fustanin  livadh,
Desha që ta veshi
Po ishte shumë i madh.
Title: Re: TË ZGJEDHURA NGA POET TË SHQUAR
Post by: shaban cakolli on February 11, 2011, 10:07:37 AM
RINIA

E ëmbël është jeta
Posaçërisht rinia
Do të ishte pa vlerë
Po të mos ishte liria.
 
Rinia duhet të punojë
Më shumë të mësojë
Të bëhet dritë në errësirë
Përpara të na çojë.
Title: Re: TË ZGJEDHURA NGA POET TË SHQUAR
Post by: shaban cakolli on February 11, 2011, 10:08:08 AM
MOS KE FRIKË

Zog  i bukur
Mirë  të vërej
Pse vështron
Andej - këndej?

Mos ke  frikë
Për folenë,
U prish e vjetra
Ndreqim të renë.

I yti është
I tërë  bliri
Ta fal ty
-O zog më  i miri.
Title: Re: TË ZGJEDHURA NGA POET TË SHQUAR
Post by: shaban cakolli on February 11, 2011, 10:08:36 AM
PRANVERA

Fushat dhe malet
Plot gjelbërim,
Hedhin valle fëmijët
Sa shumë kanë gëzim.

Me ngrohtësi
Fryn era,
Natyra me lule
-Deri te dera.

Si fëmijët në djep
Rritet edhe bima.
Në livadhe e ara
Bie shi me vetëtima
Title: Re: TË ZGJEDHURA NGA POET TË SHQUAR
Post by: shaban cakolli on February 11, 2011, 10:09:03 AM
E KAM NJË MOTËR
 
(Flora Brovinës)

E kam një motër
Nga Prishtina
I ngjanë drenushës
-Flora Brovina
Të pashë një natë
Në televizor
Të përqafova fort
Dhe të thashë:
Poezi të shkruaj,
Këngë të këndoj
Motra ime e dashur
Kurrë nuk do të harroj.
Title: Re: TË ZGJEDHURA NGA POET TË SHQUAR
Post by: shaban cakolli on February 14, 2011, 08:53:14 AM
HASIJE SELISHTA-KRYEZIUHasije Selishta-Kryeziu

 

 

Heshtja e lirisë

 

E zbehtë është heshtja e lirisë

Rrugëton si e dehur

Të pathënat besnikërisht i ruan

 

Fiken qirinjtë

Pa e kuptuar se nën qiellin tonë

Koha e lashtësisë

Rigon në shpirtërat tanë

 

Dashuria për liri

Është rradhitur si krushqit

Kur e prunë nusen,

Ndërsa tani janë në mëdyshje

Se ajo shpejt është plakur

Pa e jetuar nusërinë
Title: Re: TË ZGJEDHURA NGA POET TË SHQUAR
Post by: shaban cakolli on February 14, 2011, 08:53:55 AM
Ndarja

 

Nuk e di ç’të duhen sytë e mi

Kur nga terri janë lodhur

Një pjesë e kanë nga shiu

 

Një pjesë e vetullës

Te Molla e Kuqe

Pjesa tjetër në Ulqin

 

Njëra dorë në Rozafë

Tjetra në Shkup

Po Çamëria?

 

Më the kam gishtin

E Bukur për unazë

Por unë jam shumë larg

 

Si mund të përqafohemi

Kur trupi është ndarë

Mos më thuaj se më ke harruar

Kur unë yllëza jote jam aq larg

 

 

Po thahem shqip

 

Në një gotë pritje

Jam djegur

 Së bashku me luleborën

 

Kam shumë etje

Po thahem shqip

Nëpër muret e zeza

 

Ende nuk dihet

Cilat gota

mbushen nga shiu

 

Aktori rri para Teatrit

Me duar në xhepa

 

Cka më duhet

Heshtja e tij

Dhe ëndrrat

 

 

Melodi tjetër

 

Tërë jetën jam lutur

Që të rrëzohen muret e larta

Të krijuara

Nga marrëzitë e stepura

 

Një letër kam shkruar

Pa i vënë pikë askund

Për të paralajmëruar

Kohën e vrarë

 

Në portën e alarmuar

Ajri po mbyllet

Nuk e dëshifrova

Nëse ajri prishet

Apo kujtesa avullon

 

Kur të gjitha këngët

Janë gati për t’u kënduar

Mendjefikurit bërtasin

Për melodi tjetër

 
Title: Re: TË ZGJEDHURA NGA POET TË SHQUAR
Post by: shaban cakolli on February 14, 2011, 08:54:38 AM
Lule ajri

 

Një lule prej ajri

Çdo natë hap dritaret

Nga dhoma ime e gjer te hëna

Udhëtoj me frymëmarrjen e ajrit

Në përbashkësi aromash

Për të rifreskuar zalisjen

 

Në të gjitha ngjyrat

Pikturohet hëna e tretur

Në një kafaz universi

Përbrenda luleve rri në kornizë

Një syth pret rritjen

Lulja e ajrit të shumohet

 

 

Profili i zjarrit

 

Vjeshtë është

Nën hijen tënde fle

E ti ngutesh për në tempullin e gurit

 

Duart e vapës u shkrinë

Në vjeshtë

E ti si era barte vargun tim

Prej vjeshtës në ëndërr

Pastaj hyre në zemrën e shpirtit

 

Simfoninë e Bethovenit

Dëgjon nga tempulli i gurit

Pa e ditur se brenda saj

Digjesh

 
Title: Re: TË ZGJEDHURA NGA POET TË SHQUAR
Post by: shaban cakolli on February 14, 2011, 08:55:33 AM
Lule ajri

 

Një lule prej ajri

Çdo natë hap dritaret

Nga dhoma ime e gjer te hëna

Udhëtoj me frymëmarrjen e ajrit

Në përbashkësi aromash

Për të rifreskuar zalisjen

 

Në të gjitha ngjyrat

Pikturohet hëna e tretur

Në një kafaz universi

Përbrenda luleve rri në kornizë

Një syth pret rritjen

Lulja e ajrit të shumohet

 

 

Profili i zjarrit

 

Vjeshtë është

Nën hijen tënde fle

E ti ngutesh për në tempullin e gurit

 

Duart e vapës u shkrinë

Në vjeshtë

E ti si era barte vargun tim

Prej vjeshtës në ëndërr

Pastaj hyre në zemrën e shpirtit

 

Simfoninë e Bethovenit

Dëgjon nga tempulli i gurit

Pa e ditur se brenda saj

Digjesh

 
Title: Re: TË ZGJEDHURA NGA POET TË SHQUAR
Post by: shaban cakolli on February 14, 2011, 08:56:08 AM
Çatia e gruas

 

Kurrë nuk e dita

Cila ishte

 Çatia ime prej gjilpëre

 

 

 

 ***

 

Ndizet  kandili

Në shpirtin tim

Ç’të bëjë me hirin

 

Në mur të zemrës

Shumzohen

Puplat e zogjve të ngordhur

Ngase i gjuaje me shigjetë

Për të mos dëgjuar

Cicërrimën e korit të tyre

Dhe për t’i mbyllur

Në unin e vetmisë

Që të ikin në harresë

 

 

Baraspesha

 

Gruaja është e lindur

Në ditën e shërbëtorëve

Tabaku në duart e saj të qara

Ruan baraspeshën për shpifje

 

Burri pi kafen e mëngjesit

Me gotën e ujit plot

 

E ku ta di sa është e rëndësishme

Të tregohet diçka

Asaj i duhet edhe buzëqeshja

Të arrihet baraspesha

 

 

Thneglat

 

Thneglat janë rradhitur

Në katror të zi

Kërkojnë kokrrat e tyre

Në gjetje i grimcojnë

Pikëllimi derdhet në hijen e tyre

Tmerrohen nga prejardhja

Futen  në tokë

Duke kërkuar krahët

Copë e grimë u bënë

Për një thërrmijë

ç’krijesa të vogla

Te ura e mëkatit

Misteri i të madhit i shkeli

Zot

Mos i tërbo

Që të prekin varrtarë
Title: Re: TË ZGJEDHURA NGA POET TË SHQUAR
Post by: shaban cakolli on February 14, 2011, 04:16:41 PM
SHEFQET CAKOLLI

U lind në Dardanë(ish Kamenicë),në vitin 1962.Në Prishtinë i mbaroi studimet në Fakultetin Ekonomik.
Nga vitet 80-ta,u gjind në perendim ku ushtroj një veprimtari kombëtare dhe intelektuale.
Shkruan poezi dhe publicistikë,ku ka botuar në revistat dhe gazetat tona në Kosovë dhe
diasporë,në të shumtën në:Rilindje,Zëri,Zëri i Kosovës,Bota e Re,etj....
Ka botuar:
"DRAMË E KRISUR" në vitin 2000
"LOTI I THYER" 2002#
Title: Re: TË ZGJEDHURA NGA POET TË SHQUAR
Post by: shaban cakolli on February 14, 2011, 04:17:15 PM
DYMIJË VJET PA ZOT
Dy mijë vjet thërret mallkimi
Gjuhën ta shkyejmë i thanë
Me lyp bukë
Dritë për terr të zi.

Do të shkyejmë
Pa na ardhë turp
As për vashat tuaja
As për  nuset plasur.

Në mes dy këmbëve
Kokën çarë si kungull
Mendjen e hollë do t´i shtrydhim
Në ujë do ti hedhim.

Dymijë vjet qajta
Tue thirrë:
A ka Zot në këtë botë
Shqiptarët ku besojnë
A ka emër dhe sa zotëra janë
Jemi të humbur në kullë
N´odën pa kulm
Që nuk erdhi asnjëherë
Me hy brenda
Bekim me na dhënë.
   
    Gusht´98
Title: Re: TË ZGJEDHURA NGA POET TË SHQUAR
Post by: shaban cakolli on February 14, 2011, 04:17:50 PM
GISHTI TREGUES
Gishtin tregues
Mos ia drejto dikujt
Se katër dëshmojnë
Kundër teje
Ai është tytë topi
Që shemb kulla
Dy krah njeri.
Title: Re: TË ZGJEDHURA NGA POET TË SHQUAR
Post by: shaban cakolli on February 14, 2011, 04:19:37 PM
Raif Gashi

(1961)

 

U lind më 20.03.1961 në fshatin Meshinë, Malësia e Gallapit, komuna e Dardanës. Shkollën fillore e kreu në vendlindje dhe në Tygjec, ndërsa shkollën e mesme në Dardanë. Studimet e filluara në Prishtinë iu ndërprenë në vitin 1981, për shkak të angazhimeve në rezistencën  kombëtare kundër okupimit serb. Me shkrime letrare filloi të merret qysh si nxënës i shkollës së mesme. Kryesisht shkruan poezi e herë pas herë edhe prozë. Disa herë është shpërblyer në konkursin letrar tradicional që e organizojnë komuna e Dardanës dhe klubi letrar “Nositi”, në kuadër të manifestimeve multikulturore  “Lulëkuqet e Prillit”.

Veprat letrare:

1. “Çiltërsia prej qelqi”, 2005,

2. “Mollë e egër”, 2008,

3. “Ecje nëpër etje”, 2010.

Jeton dhe vepron në Prishtinë.

 
Title: Re: TË ZGJEDHURA NGA POET TË SHQUAR
Post by: shaban cakolli on February 20, 2011, 12:18:28 PM
THANI NAQO

THANI NAQO

NENA


...Më pret gjithnjë tek prag’i portës,
Duart nën përparëse sikur fsheh dicka,
Njëlloj si nënat në mëhallet e botës,
Nëna ime, e plakura.


Ndodh që kthehem vonë nga puna
Pret dyshimzëmërdredhur.
“Mbasi im bir pi raki me cunat,
dhe sonte vjen në shtëpi i dehur”.


Njëmijë këshilla mban në gjuhë,
Pret sa të kaloj pragun e portës,
Por, oh, sa shpejt i kalon ai duf!...
Njëlloj si nënat e mëhallëve të botës.
Title: Re: TË ZGJEDHURA NGA POET TË SHQUAR
Post by: shaban cakolli on February 20, 2011, 12:18:57 PM
PEISAZH DIMRI PAS MESNATE


Krëk-krëke dërgon thellësi e pyjeve,
Dimri rëndon edhe trarët ankohen.
Spërkatur gjithësia me kristalet e yjeve,
Gjer tej, ku malet me qiellin takohen.


Thik’ e erës skalit pirgjet e bardha,
Dëborën e ngjesh dhe mbi gjerdhe e hedh.
Përmes skalizmave si kafshë të gjalla,
Një dhelpër e hutuar rrugicave sonte bredh.


Çati dhe oxhaqe mbuluar nga dëbora,
Perëndeshë e virgjër shëtit shpate e kodrina.
Pemët nusërojnë dhe se ç’ bëjnë ca nojma,
Pagjumë lënë vajzërinë që përgjon nga kortina...


Befas, zëplotë ja mori këndesi i parë,
Oxhaqet frymojnë me gushet e tymit.
Mbi trungun e vjetër cak-cuk një sëpatë,
Dhe amvisat e fshatit nxitin zjarret e dimrit...
Title: Re: TË ZGJEDHURA NGA POET TË SHQUAR
Post by: shaban cakolli on February 20, 2011, 12:19:32 PM
SHKEL PELLGASHET SI DHËNDËR I PRAPË


Hëna pellgasheve është shumuar,
kalldrëm i pafund me pogaçe.
Unë dhëndr'i varfër, eci menduar,
s'kam as dollibash dasme.


Përmbi pellgashe dredhoj kokëulur,
mbase sonte e gjej një gjerdhan.
Për gishtin tënd, unazën më të bukur,
por s'kam flori asnjë gram!


Hëna gremiset atje lart mbi kodrina,
e florinjta pemëve ka ngecur.
Hajdutçe e ndoqa, qiellit u kacavira,
dhe hënën e ngjesha nën sqetull.


Leshoj pllazin n'errësir , as dua t'ja di,
pogace s'më duhen këtë natë.
Nën sqetull shtrëngoj hënën e nxehtë flori,
shkel pellgjet si dhëndër i prapë!
Title: Re: TË ZGJEDHURA NGA POET TË SHQUAR
Post by: shaban cakolli on February 20, 2011, 12:20:02 PM
E TRISHTUARA


Përherë e trishtuar, kështu e mbaj mend
edhe flokët porsi vurbulla reje.
Në zemrën e saj s'pati një copëz vënd,
për një tingull kitare prej meje.


Përherë e trishtuar. Ajo s'qeshte kurrë,
as ditëve e netëve pranverore.
Në lojën dritëfikur " grua dhe burrë",
ish m'e ftohta stinë dimërore.


Përherë e trishtuar, herë vinte dhe ikte,
mjegulla asnjëherë s'ju nda.
Ca vorbulleza më ndjekin mua ndër vite,
nga trishtim'i cuditshëm i saj.
Title: Re: TË ZGJEDHURA NGA POET TË SHQUAR
Post by: shaban cakolli on February 20, 2011, 12:20:35 PM
HËNA PLOT PESËMBËDHJETË


Shkau mesnata, hëna pesëmbëdhjetë
Edhe hijet e natës i spërkat me flori.
Sofatet e drunjta s’kanë mbetur shkretë,
Bijen kitara dhe këndojnë ca të rinj.


Trishtuar ri plaku. I ve ai ka mbetur,
Duart pleksur mbi harkun e bastunit.
Vështrimin pleqëror në qiell e ka tretur,
Për hatër të hënës, ka shtyrë orarin e gjumit.


Rrezaton florihëna dhe kthjellon sytë e tij,
Mbi kulmin e catisë sonte ka qëndruar,
Soditmë, sikur i thotë, nga larg për ty po vij,
Dikur ke qënë capkën, o plak i vetmuar!


Nënqesh pleqërishte dhe zemra i troket shpresë,
Sa vite, muaj, a ditë, i kanë mbetur akoma?
Nën hënë ka lindur dhe hënë do kur të vdesë,
“ Si sonte, o Zot, -psherëtin- mos harro, dërgoma!...”


Florizon hëna mbi harkun e bastunit,
Yll’i Mëngjesit u tret në sytë e tij të mekur.
E plotë, pesëmbëdhjetë, kjo ishte hën’e fundit,
Ndërsa kitarat tingëllonin me telat e dredhur...
Title: Re: TË ZGJEDHURA NGA POET TË SHQUAR
Post by: shaban cakolli on February 20, 2011, 12:21:05 PM
HERËS TJETËR S'DO TË MUNGOJ


Kur unë mungoj disa orë,
diku do të jem penguar,
klubit plot tym, me hamejte e gjorë,
pi raki me cironka fërguar.


Kur unë mungoj edhe një ditë,
patjetër dergjem diku,
i dehur të vij, nga unë ti ke frikë,
këndoj e flas kuturu.


Mbase s'mund të vij dot as sonte,
njëmijë dyshime mbaj ti,
rrodhe, gjithë veset e kësaj bote,
i jane qepur të dashurit tim.


Përgjon errësirën dhe pret drithëruar,
kërcitjen e portës së vjetër,
ti s'ke pse t'a gdhish më natën e zgjuar,
une s'do të mungoj heres tjeter.

Title: Re: TË ZGJEDHURA NGA POET TË SHQUAR
Post by: shaban cakolli on February 20, 2011, 12:21:31 PM
MAGJIA E KËNGËVE TË SERENATAVE


... mos pandeh se s'gjej një tjetër...
Shigjeta dashurie nga serenatat vijnë,
Gërvishtin koren e plagës së vjetër,
Kryqëzohen shikimet dhe aty ngrijnë,
Lulebardhat e dimrit të qelqtë.


...që t'a ketë syrin e zi...
Bebëzat errëson nën të lagurit qerpikë,
Dyshimet gjurmohen marrëzisht!
Yll'i mekur afrohet dhe lëshon drite,
I harruar n'errësirë, cuditerisht!


...veç buzëqeshja jote e ëmbël...
Mbi buzl cel lulen e vonuar,
Magjilulja kthen femrën në ëngjëll,
Flladon dhe ndez thëngjijte e shuar
Dhe vatrën e ngrohtë t'a sjell në prehër...
Title: Re: TË ZGJEDHURA NGA POET TË SHQUAR
Post by: shaban cakolli on February 20, 2011, 12:22:05 PM
MBRETËRIA-MËMËDHE


Sikur të mos kisha marë rrugët e kurbetit,
Në vëndlindjen time mbretërine do t’a ngrija.
Gjoksin të nxirrja e të mburresha si mbretërit,
Te isha zot i asaj vatre me prush e shkëndija.


Të isha mbret i pyjeve dhe mbret i maleve,
Asnjë burim nuk do t’a lija pa e puthur.
Me mikun do të hapesha kur të kisha halle,
Në mbretërinë e tij, askush nuk ka humbur!


Mbret i kodrave dhe mbret i fushave të isha,
I vlagës magji në brazdën e porsahapur.
Femijeria, princ i korijeve me dushqe e lajthishta,
Dhe dashnor i natyrshëm me ato që kam dashur.


Mbreti nuk ka frikë kur vjen ver’ e thatë,
Me mbretërit e tjerë, aty ku buron Devolli.
Lumit famëmadh, t’i ngrinim tjetër sfrat
Dhe askush mos mërzitej për arat që mbolli.


Qejflinjte do t’i mblidhja atje, ku pikon rakia,
Zëlartë t’ja marim këngëve tona të vjetra.
Princave tanë t’u themi se c’ligj bën dashuria,
Dhe ç’janë iluzionet dhe ç është e vërteta.


Kontinenteve të largëta, tej oqeaneve të kripur,
Për mbret e për princ nuk gjëndet një këmbëdhe.
Mbretëri e paqësisë është ku je lindur dhe rritur,
Dhe kjo mbretëri, shqiptarçe, quhet Mëmëdhe!
Title: Re: TË ZGJEDHURA NGA POET TË SHQUAR
Post by: shaban cakolli on February 20, 2011, 12:22:40 PM
SHËTIS RRUGICAVE, FSHATI SHKRETË


Shëtis rrugicave, fshati shkretë,
Çapitem mbi kalldrëme porsi plak.
Hëna përndjek dhe syri i saj nga retë,
Shënja më bën dhe mbas reve fshihet prap.


Paqtia – braktisje, fshatin ka mbuluar,
Asnjë qen nuk leh. Gjithësia pipëtin.
Rrugicave të njohura dikur kam lodruar,
Edhe gurët ua kam dashur, njëlloj si vajzërin.


Sa shpejt u rritën djemtë edhe vajzat sa shpejt!,
Pleqtë e dikurshëm, (ehu!), janë tretur qëkuri!
I përlotur shëtis në fshatin tim mbetur shkret,
Braktisja më bren mua dhe sofatet prej druri...


Leviz nje hije...mbase është koti vizion,
Një plakë dërdënge, me gjuhën shpoti.
Në xhepat e përparëses arra dhe oshafe kërkon,
Cinglamingla dhe... gjithe fëmijëria futur aty!


U shfaq dhe një siluetë me ecje drenushe,
Nallënet e drunjta trokuan mbi gurë.
-Ndiqe!- më pëshpërit plaka djallushe,
Dhe bëje atë nuse, bëju edhe ti burre!


Prisni!... Mu bë se pas xhamave dikush përgjon,
Njoha gërrshetin e asaj që kam adhuruar!...
Lëvizin kortinat...Mos gjë hëna sonte frymon?
Dhe tallet nga qielli me yje arnuar?!...
Title: Re: TË ZGJEDHURA NGA POET TË SHQUAR
Post by: shaban cakolli on February 20, 2011, 12:23:19 PM
KUR DITËT FIROJNË RRUGËVE TË BOTËS


Pas shpinës ujore diell’ i pjekur perëndon,
Përpëlitet dita në kthetrat e fillimmbrëmjes.
Cdo perëndim i tij kujtesën më ngacmon:
“Të iku dhe një ditë nga dekada e plakjes!”


Koha firon dhe bëhem më i kërrusur,
Kryeneç dhe m’ i ashpër në ditën që vjen.
Pasqyra hakmerret me fytyrën e tejrrudhur,
Thinjën e së djeshmes nëpër flokë m' a gjen.


Porsi shpendi shtegtar ndjehem çdo dite,
Zemra ime harakate pulson mes stilit të modës.
I rreshtuar në karvanin ku çapiten pleqëritë,
Zhgarravis kalendarin rrugëve të botës...
Title: Re: TË ZGJEDHURA NGA POET TË SHQUAR
Post by: shaban cakolli on February 20, 2011, 12:23:55 PM
SHËTIS RRUGICAVE, FSHATI SHKRETË


Shëtis rrugicave, fshati shkretë,
Çapitem mbi kalldrëme porsi plak.
Hëna përndjek dhe syri i saj nga retë,
Shënja më bën dhe mbas reve fshihet prap.


Paqtia – braktisje, fshatin ka mbuluar,
Asnjë qen nuk leh. Gjithësia pipëtin.
Rrugicave të njohura dikur kam lodruar,
Edhe gurët ua kam dashur, njëlloj si vajzërin.


Sa shpejt u rritën djemtë edhe vajzat sa shpejt!,
Pleqtë e dikurshëm, (ehu!), janë tretur qëkuri!
I përlotur shëtis në fshatin tim mbetur shkret,
Braktisja më bren mua dhe sofatet prej druri...


Leviz nje hije...mbase është koti vizion,
Një plakë dërdënge, me gjuhën shpoti.
Në xhepat e përparëses arra dhe oshafe kërkon,
Cinglamingla dhe... gjithe fëmijëria futur aty!


U shfaq dhe një siluetë me ecje drenushe,
Nallënet e drunjta trokuan mbi gurë.
-Ndiqe!- më pëshpërit plaka djallushe,
Dhe bëje atë nuse, bëju edhe ti burre!


Prisni!... Mu bë se pas xhamave dikush përgjon,
Njoha gërrshetin e asaj që kam adhuruar!...
Lëvizin kortinat...Mos gjë hëna sonte frymon?
Dhe tallet nga qielli me yje arnuar?!...

Title: Re: TË ZGJEDHURA NGA POET TË SHQUAR
Post by: shaban cakolli on February 20, 2011, 12:24:34 PM
TROKASHKAT


Jam ngjitur në katin e njëqind e nëntë,
Prek retë e Cikagos me mustaqe e gishta.
Në majë të gratacielit ç’ m’ i morën mëntë,
Valltaret spanjollka me pulpët e brishta.


Trokojne trokashkat, shpalosen fustanet,
Nën sombrerot 1) strehëgjëra tunden kitara.
Spanjollkat e bukura c’m’i kujtuan stanet,
Mullinjtë pas lumenjve, andej nga Morava.


Trokashkat trokojnë me rrahjen e ujit,
Uji rreh pendën e derdh forcën mbi gur.
Vocëraket vallëzuese nxitin rrjedhën e grurit
Dhe pah’i miellit vesh mullirin me nur.


Trokashkat e kitarat në maje gratacieli,
Gdhendur prej druri, nga pylli kanë dalë.
Sombrerot strehëgjëra dhe tingujt e fyellit,
Nën trokthin e kuajve vrapit ia kanë marë.


1)sombrero= kapele strehegjërë e popujve latinë
Title: Re: TË ZGJEDHURA NGA POET TË SHQUAR
Post by: shaban cakolli on February 20, 2011, 12:25:11 PM
BALADA E ZOGUT TË NATËS


Fle ditën dhe del natën,
Zog’ i shekullit të pagjumë,
Cakërdisur kërkon fatin,
Në qytetin dritëshumë.


Brylmbështetur në dritare,
Ankth’ i nënës kthimin pret,
Zog’ i natës s’erdhi fare,
Gjersa nata krejt u tret.


Ëndërrkeqja përmbi drurë,
Folen’e zbrazët diku sheh,
Zog’i n’çuar s’kthehet kurrë,
Kur folenë era e rreh...


Ankth’i ëndrrës ballin mpiu,
Dhe cepsyrin plot me rrudha,
Lotët nënorë aty i ngriu,
Mblodhi dhimbjen në dy gurëza...
Title: Re: TË ZGJEDHURA NGA POET TË SHQUAR
Post by: shaban cakolli on February 20, 2011, 12:25:41 PM
ENIGMA E MADHE


Ç’prill marroz bën në Alaskë!
Bardhesi vrastare. Mbi gjigantin ajsberg,
Trupin e akulluar ma ndez një kuqalashkë,1)
Mulrlan i tërbuar mbi ne dëbore hedh.


Me duart e saj me thuri mokasina, 2)
Të etur ramë pas gjurmëve të Londonit. 3)
Me harta të vjetra kërkonim nëpër humbëtira,
Jatakun iluziv mbi flori cdo natë e shtronim.


I lodhur, mërdhirë, mbështjelle me lekurë,
Londoni inatçor më shkul veshin e thërret fort:
-Me Ethet e Floririt mos u bëj dhëndër kurrë,
Në jatakun e gënjeshtërt nuk zgjohesh dot!


Plasaritur është qielli, me ca yje të cifluar,
Thërmohet Kasht’e Kumtrit diku mbi Dauson. 4)
Habitem: “Kaq larg, o Thani, ç’dreqin ke kërkuar!”
Dhe hëna anemike mbi kokë më mërmëron....






1)kuqalashkë= indiane e Alaskës
2)mokasina= qiklla, rrathë që lehtësojnë ecjen mbi dëborë
3)Londoni= Xhek London (1876-1916), shkrimtar amerikan.
4)Dauson=krahine ne Alaske, mban emrin e lumit Dauson.

Title: Re: TË ZGJEDHURA NGA POET TË SHQUAR
Post by: shaban cakolli on February 20, 2011, 12:26:23 PM
MËNGJES I FLORIZUAR


Thëllëzkat e n’cuara ia morën këngës,
Firon nata nëpër korijet.
I përhimti agim shtrin drapërin e hënës,
Kosit pllajave dritëhijet.


E kaltra qiellore po shkrin e venitet,
Yjet treten porsi thëngjij.
Hën e gjysmuar lëkundet e përdridhet,
Florizon mbi kashtë dhe kallinj.


Florizon çatitë dhe kalldrëmet e fshatit,
Përmes kortinave shkon e vjen.
Dhe kur dielli drtitëson kokën e shtratit,
Dalt’ e qerpikëve ëndrra gdhend.

Title: Re: TË ZGJEDHURA NGA POET TË SHQUAR
Post by: shaban cakolli on February 20, 2011, 12:27:02 PM
OQEANI


...E prek, i flas edhe lutje i pëshpëris,
I tregoj per Moravën, m’i bukuri në botë.
Malësor isha dikur dhe atë mal kisha mik,
Male s’shoh gjëkund dhe miku im bëhu sot...


Është krejt e kotë të flasësh me dallgët,
Duf’i tyre, pa mëshir, bregun godet.
Unë mbyll sytë dhe shoh Moravën e largët,
Nën dëborë gjumash, i fresket nën gjeth.


Hapësira ovale shtrihet tej mbi oqean,
Rreth e qark s’ka përrenj, as lumë sheh.
Shpina ujore ngrihet lart si Ivan, 1)
Vec dallgëve o mik s’u venke dot fre!


1) Ivani= mal në Devoll
Title: Re: TË ZGJEDHURA NGA POET TË SHQUAR
Post by: shaban cakolli on February 20, 2011, 12:27:31 PM
TE BURIM' I LLËNGËS


Burimit të Llëngës vajzat mbushin ujë,
Unë fshihem rrakitave në tjetrin breg.
Monopatit të ngushtë, plot gaz e bujë,
Shfaqen pulpë lavrake që dielli i pjek.


Koken e burimit e hijezon një kumbull.
Degëvarur nga kokrat e kuqe plot lëng.
Gjersa stomnat mbushin barkun e rrumbullt,
Fustanet e vajzave mbi gjunjë zënë vënd.


Mendoj jam i vetëm, asnjë djalosh tjetër,
Kurmet femërore t'i shohë ka fat.
Por hijet tradhëtare pas shelgjeve të vjetër,
Ngjasojnë me siluetat kur bien në mëkat.


Pas bregut te lumit, me shelgje e rrakita,
Hajdutçe ikin, hajdutçe çapkënë vijnë.
Përkëdhelin kallëpët e arave me misra,
Ua shkulin mustaqet, pëllëmbët i nxijnë!...
Title: Re: TË ZGJEDHURA NGA POET TË SHQUAR
Post by: shaban cakolli on February 20, 2011, 12:28:02 PM
MANTELI MË I BUKUR NË BOTË


S’përgjova diellin kur u fsheh pas shpatit,
Muzgu grizoi pyllin dhe me nxit për rrugë.
Si fshatar i regjur unë gjej rrugën e fshatit,
Mar rrjedhën e lumit mbi zhavorre dhe gurë.


Pllaq-plluq nëpër ujra dhe mes lumit ndal,
Kur do t’ia dëgjoj sërish zërin fëshfërimës?!
I mbërthyer mbeta brenda guaskës – metal,
Zhgënjimpërzhitur nga stina e brymës...


Ndjeva se ky cast ishte gjumi im më i gjatë,
Klithma e mëllënjës nga hutimi më shkund!
Ngadalë muzg’i mbrëmjes po zbriste mbi fshat,
Më të bukur mantel nuk kisha parë kund!
Title: Re: TË ZGJEDHURA NGA POET TË SHQUAR
Post by: shaban cakolli on February 20, 2011, 12:28:30 PM
UNE, PERANDORI I PERANDORISË SË GJELBËR


Jam zhytur i vetmuar në jeshil livadhi,
Aromë lulesh atdheu dhe freski ahu.
Poleni më pudroi dhe me spërka nektari,
Nën tumba fierishtash mbeta tulatur.


Mbi krye kam qiellin krejtësisht të gjelbër,
Ndihem perandor i botës me klorofil.
Nuk ka hënë të më shohë vëngër,
Me brirët e turpshëm më këqyr një kërmill.


Këtu s’ ka presidentë dhe as kryeministra,
As gjeneralë dhe buzëqeshje djallëzore.
Gushëkuqët vocërrakë thurin kanistra,
Dhe vargan’ i milingonave zënë për dore.


Me perandorinë time pa ndrojtje krenohem,
Dirigjoj sinfonitë e thëllëzave dhe bilbilave.
Në hotelin e fierishtave të fle e të mos zgjohem,
Gjersa t‘më trokasë m’e bukura e dëshirave!
Title: Re: TË ZGJEDHURA NGA POET TË SHQUAR
Post by: shaban cakolli on February 20, 2011, 12:29:02 PM
PLAKUSHI JU BËRI ME BAHCE E VRESHTA


(mesazh për bahcevanët e botës)


Hej, mos harroni të famshmin Miçurin,1)
Në bahçet tuaja bustin t’ia ngrini.
Mrekullira, o miq, bëri ai me shartim,
Belica dhe kumbulla dhe fruta si gjinj!


Mjaft i shtrënguat paraçkat e shkreta,
Bustin e tij ta porositni menjëherë.
Plakushi ju bëri me bahçe e vreshta,
Damixhanat me raki dhe butet me verë!


Të hiqni kapelen dhe ta pershendetni:
-Tungjatjeta, mbreti ynë, në shekuj ti rrofsh.
Që nga moll’e kuqe dhe gjer tek pjepri,
Në çdo kokër frutë, i madhërishëm ti qofsh!


Hajt, mjaft i shtrënguat paraçkat e shkreta,
Hiç mos u mërzitni kur të bini në pleqëri.
Miçurini ju bëri me bahce dhe vreshta,
Butet me verë, damixhanat rrafsh me raki!
Title: Re: TË ZGJEDHURA NGA POET TË SHQUAR
Post by: shaban cakolli on March 15, 2011, 01:19:13 PM
VALDETE  BERISHA

YLLI  I MESNATËS

Mesnata kaloi
një yll u shua

ndezi një dëshirë
u plotësua
erdhe,sa shumë u gëzova
t´u ofrova

zemra  mú bë varr
sa  paske ndryshuar

vija të paskan qëndisur ballin
sy të vuajtur
në atë buzëqeshje të largët....
Title: Re: TË ZGJEDHURA NGA POET TË SHQUAR
Post by: shaban cakolli on March 21, 2011, 11:48:37 AM
VALDETE BERISHA

DUA

Dua një natë
në thesarin tënd
të hy

të ngjitem ngadalë
në qetësi
të mbjell gëzimin
në shpirtin tënd

të zhytemi në valët
e dehjes
të digjemi nga lumturia


aty ku buron kënaqësia...
Title: Re: TË ZGJEDHURA NGA POET TË SHQUAR
Post by: shaban cakolli on April 07, 2011, 09:59:52 AM
Ti ike udhes se pafundme
Ku zverdhin druret gjetherenes
Mbi gjokse pellgjesh tani tundet
I arti medalion i henes.
Lejleket iken.

Fill pas teje
Si stof i keq u zbeh blerimi
Dhe ngjajne toka, pylli, reja,
Me negativin e nje filmi.

Tani ne fusha shkoj menduar
Ku nis te fryje ere e ftohte,
Ku ca mullare te gjysmuar
Duken qe larg si Don Kishote.

C’te bej, po them me vehten time,
Ne kete ore te vone te muzgut,
Ku qerrja baltave ben shkrime.
Te lashta sa te Gjon Buzukut?

Do te shkoj te ulem permbi pellgjet,
Te pi ne gjunje duke rene,
Ne gryke e di qe do te me ngelet
I ftohte medalioni i henes.

Ismail kadare
Title: Re: TË ZGJEDHURA NGA POET TË SHQUAR
Post by: shaban cakolli on April 07, 2011, 10:01:37 AM
Mall

Ca pika shiu rane mbi qelq
Per ty une befas ndjeva mall
Jetojme te dy ne njejtin qytet
Dhe sa rralle shihemi sa rralle...

Dhe mu duk pak e cuditshme
Si erdhi kjo vjesht ky mengjes
Qiejt e ngrysyr pa lejleke
Dhe shirat pa ylber ne mes.

Dhe thenia e vjeter e Heraklitit
Sec mu kujtua sot per dreq
"Te zgjuarit jane bashke ne kete bote
Kurse te fjeturit jane vec"

Ne c'enderr kemi rene kaq keq
Qe dot s'po zgjohemi valle?...
Ca pika shiu rane mbi qelq
Dhe une per ty sec ndjeva mall.
 
ISMAIL KADARE
Title: Re: TË ZGJEDHURA NGA POET TË SHQUAR
Post by: shaban cakolli on April 07, 2011, 10:04:55 AM
MALLI I SHQIPERISE

Me ka marre malli per Shqiperine tone
Sonte, kur po kthehesha me autobuz,
Tymi i cigares "Partizani" qe pinte dikush
Dridhej, kalteronte bente spirale,
Sikur te fshehta me thosh me gjuhen e shqiptareve
Mua bashkeatdhetarit
Te shikoj dua mbremjes ne rruget e Tiranes,
Ku kam bere dikur ndonje marrezi.
Dhe ne rruget ku s'kam bere marrezi.
Me njohin ato porta te vjetra te drunjta,
Inatin akoma do ta mbajne,
Koken do ta tundin,
Po une s'do ta marr per keq,
Se malli me ka marre.
Dhe t'eci rrugicave plot gjethe te thara
Gjethe te thara gjethe vjeshte,
Per te cilat krahasimet gjenden aq lehte.
Me ka marre malli per Shqiperine tone;
Per ate qiell te madh, te gjere e te thelle,
Per vrapin e kalter te dallgeve adriatike
Per rete qe ne muzg si keshtjella digjen,
Per alpet mjeker bardha e mjekergjelbra,
Per netet e najlonta qe nga flladet fergellojne,
Per mjegullat qe si indiane te kuq
muzgjeve shtegtojne.
Per lokomotivat e kuajt,
Qe te djersitur avullojne e hungerojne,
Per qiparisat, kopete, e varret
Malli me ka mare, malli me ka mare,
per shqiptaret.
Me ka mare malli e se shpejti vi atje
Duke fluturuar mbi mjegullat si mbi deshira,
Sa i larget, aq edhe i dashur je, Atdhe.
Aerodromi do te dridhet nga uturima
Mjegulla do te rrije pezull mbi humnera.
Ata qe shpiken shpejtesine reaktive
Larg Atdheut sigurisht do te kene qene
ndonjehere.
Title: Re: TË ZGJEDHURA NGA POET TË SHQUAR
Post by: shaban cakolli on April 07, 2011, 10:05:24 AM
NË PARKUN QË MBULUAN FLETËT

Në parkun q'ë mbuluan fletët
Të dy ne ecim qetësisht,
Pas shijes saj ka shtruar vjeshta
Qilim të verdhë natyrisht.

Dhe ndoshta si një ëndërr e zbehtë
Ju fanit një muzg i vonë
Ky park q'ë kan' mbuluar fletët
Ku pas kaq shekujsh ti po shkon.

Nga vagabondët me cigare
Ti mos u tremb e dashur kot
Imazhin tënd as dinosaurët
Shekuj më parë s'e shtypën dot.

Që ti të vije kaq e bukur
Me këta flokë, me këtë hap
Toka të egrën klimë e zbuti
Dhe akullnajat ktheu mbrapsht.

Dhe s'kish se si të ndodhte ndryshe
Të ndodhte ndryshe s'kish se si.
U desh të zhdukeshin përbindshat
Që te kjo botë të vije ti...
Title: Re: TË ZGJEDHURA NGA POET TË SHQUAR
Post by: shaban cakolli on April 07, 2011, 10:05:54 AM
Ti dhe Hena


Kesaj nate me hene te vjeshtes
Dola fushes te bredh kuturu.
Rete shtohen me vrap pa reshtur,
Hena duket aty-ketu.

Porsi vete mendimet e mia
Po me shtyhen nder mend me shpesh
dhe pas tyre gjithnje gjendesh ti
si kjo hene qe duket mes resh.

Hena shpejt do te zhduket dhe netet
do te mbeten pa te, kurse ti
ne enderrimet e mia pa jete
perendim s'do te kesh kurrsesi.
Title: Re: TË ZGJEDHURA NGA POET TË SHQUAR
Post by: shaban cakolli on April 07, 2011, 10:06:25 AM
Ardhja e vjeshtes

E pandryshueshme si perhera
Ia mberriti vjeshta perseri,
Modifikime avionet paten,
Po krahet e zogjve,kurrsesi.

Ndryshim nuk pati as modeli
I fletes qe te parku ra.
Gjithcka perreth kerkon kujtese
Dhe per kujtese mall vec ka.

Te hyrja e teatrit prape
U shtyne per bileten e fundit.
ne prova regjizori u bertet
Njelloj Cezarit si dhe Brutit.

Pas nje rremuje gazmore shqote
Si grua e re krehur sakaq,
Qe nje karfice ve mes flokesh,
Me nje ylber dita u shfaq.

1980
Title: Re: TË ZGJEDHURA NGA POET TË SHQUAR
Post by: shaban cakolli on April 07, 2011, 10:07:00 AM
Fluturimi i patave te egra ne forme"V"

E krijuan germen
E vetme qe dine:
V-ne superbe
Dhe u nisen fluturim.

Dicka lene pas
Dicka marrin mbi re.
Faleminderit,pata,
Per aq sa bete per ne.

Me nje germe te vetme
Ne qiellin e madh
Sa nje raft librash
Na zgjuat mall.

1980
Title: Re: TË ZGJEDHURA NGA POET TË SHQUAR
Post by: shaban cakolli on April 07, 2011, 10:07:32 AM
Renia e debores

Ty ndoshta nuk te shkoi ndermend
Se qielli rastesisht s'u mbyll
Se kjo debore qe shtroi kudo
Ne te vertete ra per ty.

U projektua cdo kristal
I saj ne qiell te madh diku
Dhe nuk pushoi se reni ajo
Gjersa i gjeti floket e tu.

Qe ti ta shkundje me nje gjest
Shkujdesshem krejt e gjithe gezim
Nje nate te tere qielli punoi
me ernat ne bashkepunim.

Dhe ne mengjes i zbehte ai,
I ftohte hapej madherisht,
ndersa shetisnim ne te dy
Nen altruizmin e tij te hirte.

1980
Title: Re: TË ZGJEDHURA NGA POET TË SHQUAR
Post by: shaban cakolli on April 07, 2011, 10:08:04 AM
Mars

Ajri ngrohet nga pak
Po mbasditeve ben fresk.
Mberijne zogjt befas
Si me teleks.

Ne lajmet e botes
Ka shqetesim jo pak.
Mbi catine e shekullit
Nje ylber rri nderkaq.

Si mengjes i bruzte.
Pa ankthin qe iu prish
Vjen fundi i mijevjecarit
Pa apokalips.

1981
Title: Re: TË ZGJEDHURA NGA POET TË SHQUAR
Post by: shaban cakolli on April 07, 2011, 10:08:31 AM
Ftohja e tokes

Me buje qiejt gatiten per dimerim.

Pleqte thone:dimeron ne toke e jo ne qiell.
Ruaju nga dimri i tokes,
Nga e thjeshta,
E ftohta e saj,
E tmerrshmja.

1979

Title: Re: TË ZGJEDHURA NGA POET TË SHQUAR
Post by: shaban cakolli on April 07, 2011, 10:08:59 AM
Sapuni "Ledi Makbeth"
Antireklame

Ka katerqind vjet
Qe duart ajo lan
Me sapune gjithfare markash
"Lux","Camay".

Por asnje prej tyre
Nga duart dot s'ia heq
Njollat e gjakut
Ledit Makbeth.

Cdo nate ne TV
Reklama gjithfaresh,
Sapuni gjakshlyes
Do te shpiket valle.

Perpara ekranit,
Ledi, ti pret me kot.
Bimesi e globit
Me kot u lodh.

U lodhen mendjet
E shpikesve ne bote
S'do te shpiket kurre
Ai sapun kob.

Ne qofte se ky planet
Ka nje :grusht: cilesish,
Nje nder me te cmuarat
Eshte kjo,natyrisht.

1987
Title: Re: TË ZGJEDHURA NGA POET TË SHQUAR
Post by: shaban cakolli on April 07, 2011, 10:09:27 AM
Kercenimi

Shtat'qind vjet kam per ti djegur kullat,
Do te t'i vras qente shtat'qind vjet.
Keshtu Mujo me modesti pat deklaruar,
Ndersa eposi po hynte ne shekullin e tete.

Erdh'pas tij i nenti,i dhjeti radhaz.
Sa ngadale ne epos mllefi del...
Shtat'qind vjet kam per ti djegur kullat,
Do te t'i vras qente shtat'qind vjet.

1986
Title: Re: TË ZGJEDHURA NGA POET TË SHQUAR
Post by: shaban cakolli on April 07, 2011, 10:09:58 AM
Shi ne rruge bie pa pushim
C'po mendon atje ti shpirti im?
Ne ate kend, e vetme, c'te mundon?
S'mban shenime, vija vizaton.
Tetembedhjete vjece nuk eshte shpejt
qe menduar xhamat t'i veresh
duhemi por zemra sec te ndjell
Syte e bukur trembur pse mi hedh?
Koha iken klasen do kujtosh
do te gdhihet befas nje mengjes
syte rreth do hedhesh te shikosh
se si derdhet shiu ne mes resh
Por ne banken prane s'do ta gjesh
djalin qe e desh dhe te desh.
Title: Re: TË ZGJEDHURA NGA POET TË SHQUAR
Post by: shaban cakolli on April 07, 2011, 10:10:33 AM
Ti qave



Ti qave dhe me the me zë te ulet
Se une te trajtoja si prostitute.
Athere loteve te tu s'ua vura veshin
Te desha, pa ditur se te desha.


Vec nje mengjes te befte kur u gdhiva
Pa ty dhe bota krejt e zbrazet m'u duk,
Athere kuptova c'kisha humbur,
C'kisha fituar kuptova gjithashtu.


Me rrezellinte si smerald merzitja,
Dhe lumturia ngrysej si nje muzg me re...
Nuk dija ke te zgjidhja nga te dyja
Sepse seicila m'e bukur se tjetra qe.


Se ish i tille ky koleksion bizhush
Qe drite e terr leshonte njekohesisht,
Qe njeqindfish etjen per jeten shtonte,
Por dhe qe vdekjen ndillte njeqindfish

Ismail KADARE
Title: Re: TË ZGJEDHURA NGA POET TË SHQUAR
Post by: shaban cakolli on April 07, 2011, 10:11:06 AM
MONOLOGU I TE VETMUARIT

Tani une ngjitem lart dhe s'kam asnje gezim.
Ketu ku kam arritur me ftohte eshte, me vetmi,
E dija kete gje por padurimi vdekur
Me shtynte te shpejtoj tek ky sinor i kote.

Krahe grash te thyera mbi supe si te prera nga nje morg
Me japin nje gezim po aq te vdekur.
Me duket ende dimer ndonse eshte prill
Kam ftohte,
Kam ftohte.
Title: Re: TË ZGJEDHURA NGA POET TË SHQUAR
Post by: shaban cakolli on April 07, 2011, 10:11:38 AM
MONOLOGU I NAIMIT

Ne naten plot acar nje zjarr desha te ndez
Por nata ishte e ftohte, ah, c'tmerr i zi qe ish
Ndaj qe te mbahej gjalle ky zjarth n'ate rebesh
Dicka perhere kerkonte, kerkonte vazhdimisht.


Ndaj si shtegetari murg qe shkarpat mbledh ne terr
Une hidhja n'ate zjarr gjymtyret pa pushim
Por ishin pak ato, ndaj fill pas tyre rresht
Mbi te nisa te hedh copera te shpirtit tim.


Se s'behej ndryshe, dot, se s'behej ndryshe, eh,
Se duhej qe dikush ta mbante ate flake.
ne flakezen-delir qe vec vajosja sjell
Te frikshme pamje ndritnin e dridheshin perqark.


I shihnit valle ato, dallonit valle dicka
Ndersa rreth meje nata me terr e ujq u mbush
Se donin qe te gjithe te fiknin ate zjarr
Dikush me ligesi e me padije dikush.


Te tjere maje kodrash ku dielli kishte rene.
Te tjeret zjarre ndrisnin dhe qeshnin qe pertej
Se s'donin te kuptonin se c'behej ketu brenda
Se c'fli kerkon nje flakez qe lindet ne nje terr.


I lodhur nganjehere kam thene: shuhu pra,
Ne qofte se nuk duam, te bjere nte e pafund.
Te verberit syte tuaj keshtu ndoshta do jene
Ne terrin absolut pa shqetesim kerrkund.


Po prape dicka me shtynte te ngrihem si sonambul
Si murgu shkretimtar qe shkarpat verbtaz mbledh
Dhe siper zjarrit prap te hedh gjymtyret akull
Dhe coperat nje nga nje te shpirtit tim te hedh.
Title: Re: TË ZGJEDHURA NGA POET TË SHQUAR
Post by: shaban cakolli on April 07, 2011, 10:12:13 AM
PELLGU ESHTE THARE


Nje dite ne fushe shetisnim,
Dhe ja, te ky pellg mu ne fund
Te qeshur te dy ne u pame
Ne ujet qe era lekund.

Tani erdha prap' tek udha,
Bredh tutje me mallin ne gji.
Por pellgu eshte thare… sic duket,
Qe veten mos shoh ne vetmi.
Title: Re: TË ZGJEDHURA NGA POET TË SHQUAR
Post by: shaban cakolli on April 07, 2011, 10:12:41 AM
Vallja shqiptare

Tri here opinga rrahu dheun
sikur kerkoi leje prej tij;
pastaj shamia palet ndehu
me qetesi dhe madheshti.


Keshtu mes qiellit dhe tokes
vallja u lind, vallja u shpall;
kemba sinjale i con tokes
dhe dora qiellit i jep lajm.


Dhe vallja rrokulliset tutje
mbi kohra hedhur si hobe;
prilli persiper i hedh lule,
dhjetori boren shkund atje.


Valle shqiptare, shenja ne ere
ylbere tirqesh tej-e-tehu;
kush ju kerceu ju njehere
dhe kembet rob s'i mbene tek ju?


Kush ra midis vorbulles suaj
dhe s'u pershit dhe s'u perflak,
ju bubullima me opinga
qe neper shekuj brodhet varg?
Title: Re: TË ZGJEDHURA NGA POET TË SHQUAR
Post by: shaban cakolli on April 07, 2011, 10:13:07 AM
Kristal

Ka kohe qe s'shihemi dhe ndiej
Si te harroj un' dalngadal,
Si vdes tek une kujtimi yt
Si vdesin floket dhe gjithcka
Tani kerkoj une posht' e lart
Nje vend ku ty te te leshoj.
Nje strofe a note a nje brilant
Ku te te le, te puth, te shkoj.

Ne s'te pranofte asnje varr
Asnje mermer a morg-kristal.
Mos duhet vall' prap te te mbart
Gjysem te vdekur, gjysme te gjalle?

Ne s'gjetsha hon ku te te hedh
Te gjej nje fushe a nje lulnaje
Ku butesisht porsi polen
Gjithkund, gjithkund te te shperndaj.

Te te mashtroj ndoshta keshtu
Dhe te te puth e t' ik pa kthim
Dhe nuk do te dime as ne, askush
Harrimi ish ky, a s'ish harrim.

1979
Title: Re: TË ZGJEDHURA NGA POET TË SHQUAR
Post by: shaban cakolli on April 07, 2011, 10:13:39 AM
Pa ty

Ti ike udhes se pafundme
Ku zverdhin druret gjetherenes
Mbi gjokse pellgjesh tani tundet
I arti medalion i henes.
Lejleket iken.
Fill pas teje
Si stof i keq u zbeh blerimi
Dhe ngjajne toka, pylli, reja,
Me negativin e nje filmi.

Tani ne fusha shkoj menduar
Ku nis te fryje ere e ftohte,
Ku ca mullare te gjysmuar
Duken qe larg si Don Kishote.

C'te bej, po them me vehten time,
Ne kete ore te vone te muzgut,
Ku qerrja baltave ben shkrime.
Te lashta sa te Gjon Buzukut?

Do te shkoj te ulem permbi pellgjet,
Te pi ne gjunje duke rene,
Ne gryke e di qe do te me ngelet
I ftohte medalioni i henes.

Nga "Perse mendohen keto male"



Koha e pamjaftueshme

S'kam kohe te harroj shume gjera
Qe nga mendja ti nxjerr perjete.
Per tragjiket e vjeter e shkreptimat
Do t'me duhen se paku dy vjet.
Dhe ndoshta po aq per Danten,
Per frengjishten tok me plazhet po aq,
Ndoshta grate do te jem duke fshire
Kur muzgu do te afrohet nderkaq.

Si udhetari me peshe te tepert
Para avionit qe niset pas pak
I ngarkuar rendshem ende
Do t'afrohem tek varri humbak.

Nga supet si ta heq kete barre?
Ku ta hedh kete peshe, si?
Me te s'mund te zbres atje poshte
Por as lart dot s'e le kurrsesi.

I menduar gjer ne cast te fundit
Nga mosthenia, nga pengu tragjik,
Nje shenje ndoshta te pakuptueshme
Do t'ju bej te gjitheve e do ik.

Pranvere 1990
Title: Re: TË ZGJEDHURA NGA POET TË SHQUAR
Post by: shaban cakolli on April 07, 2011, 10:14:13 AM
E HIDHUR VJESHTE E KETIJ VITI

Ne memorje te demonstratave studentore
ne Prishtine ne vitin 1981

E hidhur vjeshte e ketij viti
Kosoven gjeti nen terror
Korba te zes mbi te ja mbriten
Hetues,gjykates,prokurore.


Me 5 vjet burg,me 8,me 7
Me 12 denojne diku
Keshtu mes jush shekullin ndani
Dhe mijevjecarin ndani ju.


Keshtu e preket historine
Mbi supe e bartet JU serish
Prangat ne shkolle qe i mesuat
Ne duar i ndjete befasisht.


Dhe pate se nuk ish larg mesjeta
S'qe larg dhe vec ne endra s'qe
Dh'u kthye nata e Prishtines
Ne naten Shen Bartoleme


U ngritet Ju vigane,fisnike
Me korektese e madheshti
Ngaqe kerkuat *Republike*
Ju shtypen si ne Monarki.


Por koha kurre s'vjen pergjysem
Nat e masakres vetem s'mbrin
Se pas Dushanit car te frikshem
Rrufeshem Skenderbeu arin.


S'kish deshmitare,TV nuk pati
Zinxhir i tankut kur ju griu
Por rete e globit vec ju pane
Ndergjegje e botes tek ju mbriu.


Keshtu ne vorbull te epokes
U ngritet Ju si monument
Ju qe e preket historine
Dhe n'histori u kthyet vete.
Title: Re: TË ZGJEDHURA NGA POET TË SHQUAR
Post by: shaban cakolli on April 07, 2011, 10:14:41 AM
DITE VJESHTE

Autobuzet urbane nga periferite
drejt qendres mbi xhama bien brymen
vjeshta si luaneshe krifeverdhe
ruan ditet e fundit nga dimri.


Te vitrinat,tek xhamat e kafeve
kalimtare te shumte ka
ne reflekset e flokeve te tua
nje nuance e kuqeremte ra.


prane diteve te tua te bardhe
kalova sot rastesisht
ti u trembe...une ujk nuk jam
po as dele nuk jam natyrisht.


Po ti eja andej te shkojme
pa i perfillur fjalet e botes
ku nga avulli xhamat e kafeneve
ngjajne si pamje qe s'jane ne fokus


Ne autobuzet urbane eja
te kalojme periferive mebryme
te shohim se si vjeshta krifeverdhe
ruan ditet e fundit nga dimri.
Title: Re: TË ZGJEDHURA NGA POET TË SHQUAR
Post by: shaban cakolli on April 07, 2011, 10:15:13 AM
LARG NE VERI

Larg ne Veri nen rete e renda bojhiri
Ndodhet nje qytet me nje emer te tmershem te
pergjakur.
Shirat bien pa reshtur mbi qytetin verior Gjakove
Po si duket se shplajne dot gjakun nga fytyre e tij.
Title: Re: TË ZGJEDHURA NGA POET TË SHQUAR
Post by: shaban cakolli on April 08, 2011, 12:07:34 PM
NGA DRITËRO AGOLLI

KUR TE JESH MERZITUR SHUME

Ketu s'do jem,do jem larguar
ne toke i tretur si te tjeret
ne kafenene e preferuar
nuk do me shohin kamarieret.


Dhe neper udhe ku kam ecur
s'do ndihet kolla ime e thate
mbi varin tim do rij i heshtur
nje qeparis si murg i ngrate.


Ti do trishtohesh atehere
se s'do me keshe ne dhome gjalle
dhe kur mbi xham te fryje ere
do qash me eren dal-ngadale.


Po kur te jesh merzitur shume
ne raft te librave kerkome
atje do jem i fshehur une
ne ndonje fjale a ndonje shkronje.


Mjafton qe librin pak ta heqesh
e une do zbres do vij pas teje
dhe ti si dikur me mall do qeshesh
si nje blerim pas nje rekeje.
Title: Re: TË ZGJEDHURA NGA POET TË SHQUAR
Post by: shaban cakolli on April 08, 2011, 12:08:22 PM
Ç'te bejme? Rrime ne kuzhine
Bie ere gjelle, pa ngrene s'mbesim
Na pihet uje, pime
Na rriten thonjte, i presim....

*************************

Ti ne kanape tani dremit
Ndoshta gjumi ende s'te ka zene
Abazhuri mbi qerpiket e tu po ndrit
Libri nga dora paska rene

Para teje ndal mendimi im
Jemi dashuruar edhe share
Jemi ndare shpesh ne udhetim
Po drejt njeri-tjetrit kemi ngare

Te kam pasur enderr cast e ore
Enderr te trishtuar dhe te mire
Po te jem vertet nje Pitagore
Ti je teorema me e veshtire
Title: Re: TË ZGJEDHURA NGA POET TË SHQUAR
Post by: shaban cakolli on April 08, 2011, 12:08:50 PM
SIKUR S'JETOJ NE VENDIN TIM


Me ndodh sikur s'jetoj ne vendin tim
Po ne nje vend te huaj dhe te larget
Ne nje qyetet me buba dhe me minj
Mes mureve te rrjepur dhe te laget.

Cuditem pse keshtu me duket shpesh
Kur s'ka njeri shtepia, kur jam vetem
Kur shiu ne dimer flluska ngre ne shesh
Dhe mua flluska flluska ma ben jeten

me ngjan sikur dhe strehet derdhin helm
Helmohemi Ado cast me njeri tjetrin
s'e di nga vjen ky helm se s'kam c'te them
Vec shoh se rrobat tona helm na rrjedhin

Ky vend me duket do helmohet krejt
Nga helmi rrjedhur vrimah ne themelet
Pastaj do tundet toka ne termet
Dhe Djalli i Madh do qesh e do zgerdheshet

I huaj jam ne vendin tim mjerisht
Dhe kur rreth meje ka me dhjetra njerez
Kjo me lendon dhe shpirtin ma gervish
me ben te qaj si nxenes prapa deres.
Title: Re: TË ZGJEDHURA NGA POET TË SHQUAR
Post by: shaban cakolli on April 08, 2011, 12:09:27 PM
PELEGRIN

Une jam prej kohesh pelegrin
Udhetar ne vendin e shpreses se thyer
Jam ndare padashur nga karvani im
Mes shtigjeve nga vapa e shirat gerryer

kerkoj karvanin tim ne rere e ne shpat
karvanin qe e ka nderruar drejtimin me kohe
Ndaj ne udhe jam krejt i humbur, jam fillikat
Me shami te grisur lidhur ne koke

Per uje buza ime u be zhur
Dhe syte me shpojne nga shterrja e lotit
Me duhet te arrije karvanin e tretur qekur
Capitur mes vapes, mes shiut e te fothtit

Une jam prej kohesh pelegrin
Shtegtar i karvanit te humbur
Dhe bart ne kurriz nje premtim
Te dhene ne hirin e gjysherve te mundur.

Title: Re: TË ZGJEDHURA NGA POET TË SHQUAR
Post by: shaban cakolli on April 08, 2011, 12:09:50 PM
FTOHJA

U ftoha nga shume gjera
Disa i harrova e disa i lashe
Disa i humba si nje unaze
Ne cezme a govate

Vertete e humba te rite
Por zemer marr kur ende i dua grate
Sikur te ftohem prej tyre nje dite
Thoni per mua: ndjese paste!...
Title: Re: TË ZGJEDHURA NGA POET TË SHQUAR
Post by: shaban cakolli on April 08, 2011, 12:10:16 PM
ELEGJI PER QENIN

Me dhimsesh qen i vogel! s'pate fat,
Te ktheheshe ne oborrin e shtepise
U shtrive i pergjakur mbi asfalt
Nga nje makine e eger e pashpirt

E c'deshe ti qe dole shpejt e shpejt
Ne mes te rruges nga nje dushk a ferre?
Njeriu shtyp mikun rrugen kur ia pret
Dhe jo me pastaj nje qen qyqar te mjere!
Title: Re: TË ZGJEDHURA NGA POET TË SHQUAR
Post by: shaban cakolli on April 08, 2011, 12:10:45 PM
TRISHTIMI

Po iki me trishtim i zhgenjyer nga miqte
E mbylla dhe deren qe rrinte e hapur
Per lajkataret, per rrenacaket e smirezinjte
Qe shtireshin engjej te dashur.

Ku vete s'e di , vec s'dua te kthehem
Serishme ne rrenat e jetes
Diku ne nje skaj te larget do prehem
me qafen e futur ne jaken gri te xhaketes.

Title: Re: TË ZGJEDHURA NGA POET TË SHQUAR
Post by: shaban cakolli on April 08, 2011, 12:11:11 PM
HESHTJA

Cigaria u dogj gjer ne fund
Mbi tryeze gjumi me mori
Ne xham era perdet i tund
Dhe hesht koridori.

Me koke ne tryeze te flesh
Te shohesh enderra te blerta
Sa ndot!...Te zgjohesh e prap te gjesh
Ne qoshe te vjellat e lena nga jeta.
Title: Re: TË ZGJEDHURA NGA POET TË SHQUAR
Post by: shaban cakolli on April 08, 2011, 12:11:37 PM
Me Mire Te Kujtosh Te Bukuren"

Te mori malli per mua nje dite ne paqe?
Ah, lere mallin e varfer te qete!
Te vjen ne mend ne qytet ajo kafe
Ku hynin artiste e poete.

Ti kishe kembe te bukura shume
Nga kembet e tua poetet lajthitnin
S'do mend qe lajthitja dhe une
Si gjithe ata qe te pritnin

Vertet te mori malli per mua
Mos eja!....Lere mallin te fjetur
Tani une u plaka dhe kafet e vjetera s''i dua me
Pastaj as e di se nga kembet e tua c'ka mbetur....
Title: Re: TË ZGJEDHURA NGA POET TË SHQUAR
Post by: shaban cakolli on April 08, 2011, 12:12:02 PM
"I Perndjekuri I Dashurise"

Une jam i burgosuri yt
Rroj me prangat qe ti me ke vene
Po cudi as qelia s'me mbyt
Dhe s'me mbyt as dritarja e zeze

Kur ti prangat m'i hodhe ne mish
Une i putha duart e tua
Eshte rast i pashembullt ta dish
Qe xhelatin ta puth a ta dua

I perndjekuri yt erotik
I perndjekur te mbetet gjithmone
Erotim i mire a i lig
Hidhmi duart ne fyt, torturome

Ky burgim sa do zgjase s'e di
I perjetshem do kisha deshire
Vec ti eja me shih ne qeli
Te perndjekurit tend i vjen mire.
Title: Re: TË ZGJEDHURA NGA POET TË SHQUAR
Post by: shaban cakolli on April 08, 2011, 12:12:30 PM
Sirena e lumit

Ajo u vertit lakuriq
Si pata e bardhe ne lume;
Kendonte hutini ne vidh,
Bretkocka ferkohej me shkume.

Me humbi nga syte pastaj,
Sic humbin sirenat e lumit,
Me mbeten vec hiret e saj
Dhe nazet e kurmit.

U zhvesha dhe lumit me not
I rash tri here;
Ju them se notoja aq kot,
Sa dukesha fare i mjere.

Madje dhe bretkocka u lig,
Sa s`donte aspak te me shihte,
Ne vend te hutinit ne vidh
Vec hena fytyren e griste.
Title: Re: TË ZGJEDHURA NGA POET TË SHQUAR
Post by: shaban cakolli on April 08, 2011, 12:12:55 PM
Kur kthehesha nga deti..!!

Katermbedhjetevjecar
Detin per heren e pare e pashe.
Riheshin valet ne shesh me topuz,
Hena varej me spango mes ujit te trashe
Dhe peshqit nxitonin si krushq.

Ne kthim im ate te heshtur me gjeti
Dhe pyeti:
-Si t`u duk deti?

Veshtrova nga malet e zinj me samare
Dhe plot trishtim i thashe tim eti:
-Atje dhe kripa dhe peshku jane pa pare,
Eshte i te varferve deti,
S`lerojne mdi te si nder ugare...
Title: Re: TË ZGJEDHURA NGA POET TË SHQUAR
Post by: shaban cakolli on April 08, 2011, 12:13:33 PM
NJERIU DHE KOHA

Vertitet nje re e zeze mbi bote
e zeze si une
leh naten nje qen i terbuar nen porte
terbuar si une

zvarritet nje gjarper nga rruge e vithisur
nje gjarper si une
kalojne ne shtigje plot njerez te krisur
te krisur si une

lekunden ne qoshe te rrugeve kurvat
lekunden si une
bertasin lypsaret si kafshet ne guvat
ne guvat si une

kercejne majmunet ne pyjet e xhunglat
majmunce dhe une
jeton bote e cmendur me vallet dhe plumbat
e cmendur si une

tmerrohet njeriu kur lind mbinjeriu
tmerrohem dhe une
kur vdes mbinjeriu merr zemer fatziu
marr zemer dhe une
Title: Re: TË ZGJEDHURA NGA POET TË SHQUAR
Post by: shaban cakolli on April 08, 2011, 12:14:12 PM
Enderr e prere

--------------------------------------------------------------------------------

1.
Mos vdis,se pas shirave aren e mbushi bari,
Se ka rene ne ullishte mize e ullirit,
Hardhia duhet sperkatur shpejt me gurkali,
Ende s'ka dale prej plisit kercelli i mistrit.

Ne enderronim te ndertinim nje anije,
Kerrkush se mendonte se me c'dru do ta ngrinim,
Kishim vendosur ta ndertonim me dege hardhie,
Dhe vela ti vinim.
***
2.
Mos vdis,se kalit ne vrapim i ra nje patkua,,
Dhe nga dhimbja filloi ta ngreje kemben e pare,
kerkojme patkonj e s'na jep njeri hua,
se gjejme kendej as nallbanin e marre.

Ne enderronim te shjkonim ne hipodrome,
ne vende te lumtura ku munden me kuaj,
tani kali se ha me as barin e njome,
me sy si gota, na sheh si te huaj.

Mos vdis, se dielli e shtroi ne oborr sofren e madhe,
Dhe presim te vijne vajzat te gjitha,
Vajzat qe dikur i therrisje 'sorkadhe',
kur grisnin fustanet ne driza.

Mos vdis, ne dhomen e heshtur, i shtrire,
eshte turp kaq shpejt te ulesh e te vdesesh,
ne enderronim nje vdekje pak me te mire,
duke vdekur,fytyrat tona ti shihnim ne piken e veses.
Title: Re: TË ZGJEDHURA NGA POET TË SHQUAR
Post by: shaban cakolli on April 08, 2011, 12:14:42 PM
Të bëhem pëllumb?


A doni të bëhem pëllumb mbi pëllumba,
Më kini pëllumb që tani;
Hedh rrobat nga trupi e vishem me pupla
dhe kthehem pëllumb nga njeri.

Filloj të gugas si pëllumbat gugasin
Andej e këtej kuturu:
Gu-gu mbi ballkonin, gu-gu mbi pullazin,
gu-gu në dritaret, nën strehët gu-gu.

A doni të bëhem pëllumb mbi pëllumba,
Më kini pëllumb me gjithë mend,
T'ju cmendë gu-guja nga gusha me pupla,
Pastaj në mërzi të më vrisni në vend.
Title: Re: TË ZGJEDHURA NGA POET TË SHQUAR
Post by: shaban cakolli on April 08, 2011, 12:15:11 PM
Kohë më vonë


Kohë më vonë e ndofta më shumë,
Kur të këtë bleruar një dardhë
Dhe kur lumi në prill të zbresë me shkumë,
Unë e di, do vij me kalin e bardhë,

Para jush do shfaqem,-që s'patët fat të më njihni,
Se disa nga ju vërtet u lindën më vonë
Dhe të tjerët mbase s'e dinin
Që mes tyre jetoja diku në një dhomë

Dhe shkruaja librin e fundit
Të vështirin, korrigjuar radhë më radhë.-
Unë e di, do vij kur ju të notoni mes gjumit,
Mos harroni, do vij me kalin e bardhë.
Title: Re: TË ZGJEDHURA NGA POET TË SHQUAR
Post by: shaban cakolli on April 08, 2011, 12:15:36 PM
Mos dil në ballkon


Përse po këndon i nëmuri gjon
Në plepat e gjatë?
mos dil në ballkon,
Nuk dihet se c'vjen nga kjo natë.

Ky gjon i vetmuar dicka të hidhur po ndjell,
Dicka të fshehtë e të turbullt.
E sheh atë plak që po vjell
Nën shtyllën e dritës së purpurt?

S'e dimë nga erdhi ky plak fillikat,
pështetur në shtyllë si konkë.
Po mbase përhumbur në një restorant
ka ngrënë një vezë a cironkë.

Cironka ka qenë ndofta me helm,
Me helm nga fermenti.
mos dil në ballkon po të them,
Sjell erën e prishur qyteti.
Title: Re: TË ZGJEDHURA NGA POET TË SHQUAR
Post by: shaban cakolli on April 08, 2011, 12:16:05 PM
ZOTRIT


Triumf i madhërishëm mëngjesi...
Nga minareja si gisht perëndie
Hoxha zotin e tij e thërret pas Kuranit,
Këndon për zotin e vet symbyllur këndezi
Nga maja e gardhit.

Për zotin e tij hingëllin dhe kali në portë,
Laraska kraket për zotin e vet në lajthishtë.
Sa zotër ka nxjerrë
Për kafshë e për njerëz kjo botë!-
Këndojnë për zotrit e tyre të gjithë,

Vec unë s'këndoj, është e kotë!
Title: Re: TË ZGJEDHURA NGA POET TË SHQUAR
Post by: shaban cakolli on April 08, 2011, 12:16:47 PM
Ankimet...

--------------------------------------------------------------------------------

Ankime nga miqte, ankime nga rruga
Ankime nga gruaja ime
Veriu fshikullon, ngre pluhurin rruga
Ankime, ankime, ankime

Ankime ne leter, ankime ne gjelle
Ankime ne lopet ne fushe.
U cmenda! Do te iki te fshihem ne shpelle
Te fle pa ankime me nje ujk a arushe...


Do te me kujtosh

Une do shkruaj nje liber me vjersha
Dhe ti do ta lexosh si relike
Dhe duke qeruar patate te ardhura nga vjeshta
Gishtin do presesh me thike

Duke e vene gishtin ne goje
Mua do me kujtosh ne kuzhine
Dhe do te thuash para dollapit te lyer me boje
"Per pak e harrova ditezine!"