Show Posts

This section allows you to view all posts made by this member. Note that you can only see posts made in areas you currently have access to.


Topics - shaban cakolli

Pages: [1] 2
1
Kengetaret shqipetare / Shengyle Berisha Shega"
« on: March 21, 2011, 11:57:51 AM »
Shengyle Berisha Shega"

Do të bëja të pamundurën të gjejë kohë jashta obligimeve të mija,që të i përkushtohem krijuesëve,këtyre njerëzve me shpirt artisti që mes fjalës së shkruar dhe këngës shprehin të bukurën,kryekëput vepra artistike të mirëfillta,
qoftë kur shprehin  gëzimin,dhëmbjen,mallin,ato mes tyre japin art të mirëfilltë,i cili mbetet në zemrën e artdashësve dhe nuk mund të harrohet.Aq më me përkushtim do të ndiqja dhe do të shkruaja për artistët tanë në diasporat
tona,të cilët fati i keq i përcolli dhenave të huaja,por për asnjë çast nuk u shkëputen nga vlerat e mirëfillta kombëtare,duke  bërë punë të mundimshme për të i kultivuar dhe begatuar ato.Përse e bëjë këtë?E bëjë nga se më vret ajo
që sot heshtja përballë artit të mirëfilltë,sa po vjen e po bëhet më e akullt me tentim  të shkrirjes së tij!A duhet të lejojmë këtë?Asesi nga se disa për hirrë të komercializmit do të kishin vra kulturën tonë të kombit që është ruajtur
me shekuj e shumë sakrifica.Sot komercialistët për interesat e tyre imitojnë këngë të reflektuara nga kultura të huaja,madje edhe të huazuara,duke u bërë hite,nga se në vend të zërit vihen në lojë lakuriqësitë,të cilat  fatkeqësisht
shumë nga publikut tonë ia ka ënda!mMegjithatë fatbardhësisht sot ende te ne ka dy grupe artdashësish,ata që duan dhe vlerësojnë artin e mirëfilltë kombëtarë,dhe ata që  shquajnë antivlerën për hirrë lakuriqësie!
Uroj të fitoi kjo e para,kjo e vlerës së artit të mirëfilltë.Herë-herë ju kemi prezantuar vlera të mirëfillta të  artit letrar,muzikor,kurse sot po ndajmë kohën të ju njohim me krijuesen e  shquar të muzikës sonë znj.Shëngyle Berisha-Shega.
Shengyle Berisha-Shega është nga  Hani i  Elezit.Ajo si e vogël në fëmijëri kishte dashur artin muzikor,me të cilin ishte ushqyar shpirtërisht,ishte stërvitur dhe kishte filluar sukseset me te.Ajo nisi një karierë me këngën nga dashuria
dhe pasioni që kishte për këtë art të bukur.Dëshira i dha pastaj vrull në angazhimet e saja në këngë ,fillimisht në aktivitetet shkollore,në Shoqëri të ndryshme kulturore,koncerte e spektakle të ndryshme.Suksesi i saj i artit padyshim
vje nga dhuntia e saj,trashëgimia dhe mbështetja.Shengylja thotë se këtë art të bukur e kishte traditë të përfituar nga gjyshja e saj e cila kishte kënduar dhe kishte pasur mjeshtri në përdorimin e disa veglave.Në shkollë ajo nisi
aktivitetin duke kënduar nëpër kore,solo dhe grupe,ku më pas u inkuadrua nëpër  SHKA si.SHKA"SHARRI në Han të Elezit,ku aktiviteti i saj u dallua,la mbresa dhe iu shtuan kërkesat për antarsim në SHKA"","Ibe Palikuqi""EMIN DURAKU"etj.....Shengylja me një angazhim të pa epur marshoi drejt sukseseve të një pas njëshme,kudo u prezantua
me vokacione mjaft të ngrohëta dhe u prit ngrohët nga publiku.Megjithatë kënga nuk bëhet pa mbështetëje,ajo gjeti mbështetjen  dhe vullneti i saj i pa shuar i mundësoi të hapëroi jo vetëm në koncerte por edhe në festivale kombëtare
si"Kosovarja Këndon","Gllogovci",u laurua me çmime në Gjilan dhe  Suharekë,Kaçanik e gjetiu,dhe ngadal por sukseshëm mbeti e pandashme nga skena muzikore,pushtoi skenën dhe përmbushi kërkesat e dëgjuesëve.Në këtë plejadë këngëtarësh
Shengylja mbizotëroi në skenë mjaft frytshëm me prezentime mjaft të kërkuara dhe korekte.Ajo nuk e nisi artin për komercializëm,por nga dashuria për  të bukurën,vlerën,kulturën dhe si e tillë u qëndroi kohërave mjaft e sukseshme.

Më pas Shëngylja për shkaqe të njohura tani për gjithë neve u desht të  marri rrugën e mërgimit dhe u strehua në Norvergji.Ajo mori me vete dashurinë shpirtërore për këngën,por iu desht kohë të ambientohet në një vend të huaj
dhe me një kulturë krejt tjetër.Adhuruesëve ju mungoj për pak kohë,por kjo mungesë arsyetohet nga se ajo bënte punë me përkushtmëri për projekte të reja.Ajo shkëlqeu në zhanrin e muzikës popullore,por për këtë në një vend të huaj
iu deshën disa pregaditje.Shëngylja filloi me një grup të vetin që e mbështetnin të tuboj mjete materiale për pajisjet muzikore,pastaj mori një qëllim të shejtë në mbrojtëjen e kulturës kombëtare në mërgim,duke  antarësuar në grupin
e vet  mërgimtarët e gjitha moshave,ku me të rriturit punonte si koreografe në grupin e valleve,kurse me të rinjët përvetsonte këngët shqipe.Ajo formoi  grupin"ILIRIDA",i cili u bë i njohur për mërgimtarët tanë kudo,por edhe për
norvegjezët,të cilët falë këtyre aktiviteteve shtuan interesim për kulturën shqiptare  dhe njohëjen e saj të gjërë.Kultura është ura më e fortë që lidhë popujt në mes vete,duke  nxitur më tepër popujt të njohin gjuhën dhe kulturën
e njëri-tjetrit.Shengylja pati rastin të prezantohet me kulturën tonë para popullit norvegjez ku me interesim të madh këtë aktivitet e ndoqën dhe e mbështetën edhe qeveritarët norvergjez.Shëngylja ka qenë e koncentruar me gjithë
vemendjen  në skenë,me këngën me një rrespekt të madh për publikun,ka dhënë gjithë të mundshmen nga arti që  të përmbushë kërkesat e adhuruesëve të vet.Poezia e bukur padyshim e bënë këngën e bukur,kur këngëtarja më pas
këtë poezi e përpunon ,i jep frymë e melos,e përjeton dhe e bënë të mirëpritur për artdashësin.Nga këngët që do e veqoja  është kënga "PLAGËT QË MI DHUROVE",autori i së cilës është poeti ynë i shquar Imri Trena.
Kjo  poezi e tij u bë ndër këngët hit të Shengyles,nga se ajo i dha shpirt,frymë,e thelb kësaj poezie,i dha ngjyrë e shije zëri e përjetimi dhe u bë shumë e kërkuar nga artdashësit.




                                          PLAGËT QË MI DHUROVE
Këndon:Shëngyle Berisha-Shega

   Teksti:IMRI TRENA
Muzika:MUSTAFË TAHIRI
                   


                            Plaget qe mi dhurove,me asgje nuk sherohen
nga dita qe ti shkove,sa vijne edhe shtohen

ref.. nuk po mudem te harroj
malli per ty,me rri ne gji
ooo,per dashurine tone te humbur
kete kenge,e k`noj per ty!

Ditet kalojn me mallë
me mungone buzqeshja jote
keshtu m`ke dashure vallë
asnjeher s`me kujtove

ref.. nuk po mundem.....

Një tjetër këngë e saj  mjaft e kërkuar është "GOCA E KAÇANIKUT",ajo tani është në pregatitje e sipërme edhe të një buqete këngësh.Në art nuk dihet çka sjell e nesërmja,por kësaj këngëtarje të dëshmuar që këngët e saja
kanë gjetur rrugën  deri te zemrat e dëgjuesëve tanë,urojmë me suksese të njëpasnjëshme të rroj në zemër të artit tonë kombëtar dhe gjithë adhuruesve të këtij arti të mirëfilltë.



2
GOTË E THYER"PËRMBLEDHJE POETIKE E GËRSHETUAR ME ELEMENTE DHE NGJYRA
JETE

VALDETE BERISHA

RUGOVA ART 2011
PRISHTINË


Shkruan:Shaban Cakolli

Kush është Valdete Berisha për lexuesin dhe artdashësin shqiptar?




aldete Berisha lindi më 2 nëntor të vitit 1968 në Mitrovicë. Shkollën fillore dhe shkollën e mesme i mbaroi në vendlindje, pra në Mitrovicë. Por, si dhe shumë kosovarë të tjerë në moshën e re u detyrua të shkojë në mërgim.
Valdete Berisha
Që nga rinia e hershme merret me shkrimin e poezive. Përveç poezisë, Valdetja merret edhe me pikturë dhe ka arritur suksese të lakmueshme. Ajo deri tash ka marrë pjesë në disa ekspozita kolektive dhe individuale, në qytete te ndryshme, si në: La Loviere, Manage, Anderlues, etj. Ajo pret që ta hapë një ekspozitë të saj edhe në Kosovë, e sidomos në vendlindje, në Mitrovicë. Autorja jeton dhe vepron në Belgjikë, por është shumë e lidhur emocionalisht me Kosovën të cilën e viziton shpesh.
Ka botuar veprën me poezi "Mos e zgjo dhimbjen".Libri i saj i dytë që ditë më parë doli ngashtypi është"Gotë e thyer"

Ajo me zell po hulumtonte e studjonte të bukurën e artit të shkruar të e vë në pikturë,duke kërkuar të përsosuren e saj në punime
të përsosuren në punimet e saj që e vargëronte bukur në vargje,e duke i dhënë gjallëri me ngjyrëra.Mjeshtri e përsosur artesh të kombinuara e admirojnë më shumë ate bukuri ku figurat
dhe vargjet u përgjigjen njëra-tjetrës.Valdeten e njoha që moti si krijuese,e njoha vetëm përmes
shkrimeve të saja,pra ajo që na miqësonte dhe ofronte ishte krijimtaria.Në fillim ajo më dërgoi
përmbledhjen e parë poetike"MOS E ZGJO DHEMBJEN" një përmbledhje mjaft e fuqishme
poetike,e më vonë ne do të njiheshim drejt-përdrejtë me Valdeten.Edhe këtu na bashkoi krijimtaria.

Ishte shënimi i 100 vjetorit të krenarisë sonë kombëtare "Nënë Tereza",të cilin shënim po e
organizonte Lidhja e Shkrimtarëve Artistëve dhe Krijuesve Shqiptar(LSHAKSH) në Ennepetal
të Gjermanisë.Aty ishte ardhur nga Belgjika znj.Valdete Berisha në cilësinë e poetës,por
edhe të piktores që kishte hapur ekspozitën e saj në Heidelberg,por këtë e solli edhe mes nesh
për të na bërë nderë në këtë shënim madhështorë.Një zonjë me një pamje krenare,bukurinë
e së cilës aq më tepër e shtonte buzëqeshja e saj.Gjithnjë e buzëqeshur ,grua me shpirt artisteje

që nuk dallon vrerësi në fytyrën e saj edhe po të ketë brenga,pra buzëqeshja e shton madhështinë
e krijuesit.
Që nga rinia e hershme merret me shkrimin e poezive. Përveç poezisë, Valdetja merret edhe me pikturë dhe ka arritur suksese
të lakmueshme. Ajo deri tash ka marrë pjesë në disa ekspozita kolektive dhe individuale, në qyt
ete te ndryshme, si në: La Loviere, Manage, Anderlues, etj. Ajo pret që ta hapë një ekspozitë të
saj edhe në Kosovë, e sidomos në vendlindje, në Mitrovicë. Autorja jeton dhe vepron në Belgjikë, por është shumë e lidhur emo
cionalisht me Kosovën të cilën e viziton shpesh.Valdetja me punën e saj në pikturë është
shumë e sukseshme,është fituese e shumë çmimeve në pikturë,ku edhe këtë vit ngaLSHAKSH
iu nda çmimi në vendin e parë."Gotë e Thyar" është përmbledhja e saj e dytë në poezi,e cila këto
dita doli nga shtypi në RugovaArt në Prishtinë.Në krijimtari gjërat nuk maten as me peshë,as me numër
ato maten me bukurinë e vargut dhe me ndjenjen e bukur të dashurisë të ngritur në art.Poezia është një
formë ligjërimi në të cilën mendimet dhe ndjenjat shprehen në vargje.Te poezia nuk ka luhatëje:
Ajo poezi që është e mirë është e pranueshme,poezia e pa vlerë është e papranueshme,nga se te poezia e tërë
çështja qëndron te përbajtja e saj.Pra:"MOS E ZGJO DHIMBJEN" dhe"GOTË E THYER",janë
dy përmbledhje poetike të Valdete Berishës,përmbledhje mjaft të fuqishme,të ngritura bukur
në art.Valdetja është një krijuese meplot dhunti,krijuese që di të çmojë mbi çdo gjë tjetër
lirinë, dinjitetin,dashurinë dhe të drejtën,pa të cilat jeta është e pakuptueshme.
Për përmbledhjen e parë"MOS E ZGJO DHIMBJEN",për ata që kanë pasur rastin të lexojnë
ne kemi shkruar në gazeta,faqe shqiptare dhe forume,kurse tani po i kthehemi një vështrimi
të shkurtër rreth përmbledhjes së dytë"GOTË E THYER"
Përmbledhja është realizuar fuqishëm me një intelegjencë të fortë prej krijueseje,e intelegjenca
është gjaku,zemra dhe truri i një kombi që din të jep mendime të ndritura.Përmbledhja fund dhe
krye iu është përkushtuar motivit të dashurisë,motiv ky mjaft i kërkuar për lexuesin e sotëm
nga se të rrallë janë poetët që sot i përkushtohen këtij motivi,ndoshta të kësaj rryme ka mjaft
krijues,por që nuk kanë mundur të i japin formë të prerë artistike ashtu si e shtjellon poetja jonë
Valdete Berisha.Për dashurinë kanë shkruar poezi poet të mëdhenjë shqiptarë dhe botëror,kanë
kënduar rrapsod të mëdhenj e deri te mbreti Solomoni.Poezia është frymëzim,ndjenjë,dashuri
madje po është formuluar mirë kthehet në këngë të bukur e cila jeton në art e nuk harrohet
nëpër breza.Përmbledhja poetike"GOTË E THYER" është e ndarë në këto cikle:Stuhi Dimri,
Diell Zemre,Gotë e Thyer dhe Në Krahët e Hijes.Në dyzet poezitë e saja gjenë vlerën e artit,
bukurinë e vargut,ndjenjën e bukur të dashurisë të ngrehur fuqimisht në art.Për të shqyrtuar
një nga një këto poezi të bukura kërkohet një zgjërim i madh,nuk e kisha ndërmend të bëjë
ndonjë recension rreth këtij libri,jo që nuk dua,por që krijuesi ynë Flori Bruqi ka bërë një recension
që nuk ka si të bëhet më mirë,andaj duke mos prekur asgjë nga recensioni i tij,unë deshta
të bëjë një vështrim të shkurtër për ata që ky libër nuk u ka rënë ende në dorë.
Po japim për ju një poezi nga ky libër që lexuesi të studioj drejt bukurinë e këtyre vargjeve,kaq
bukur të ngritura në art.
SHKËLQIMI

Kur më the të dua
ishte kënaqësi
shkëlqeja

zemra u lëndua
tani shkëlqen mungesa jote

të falë frymën e ujit
që këndon

më vizato misterin
që askush mos ta dijë
jetën që kam....


Të shkruash për dashurinë nuk është as nxitim,as vonesë,për te kanë shkruar gjitha breznitë,
por as nuk i kanë thënë dhe as që do të mund të i thuan kurrë të gjitha.Dashuria është eshenjtë

është ndjenja më e mirë,e magjishme ,më e madhërishmja dhe më imtimja që na ka dhuruar
krijuesi.Dashuria është një fuqi e pamatshme,e vetmja që dashnorët i bënë skllëver dhe sundi-
mtarë të njëri tjetrit.Dashuri është vet jeta,gjërat shpirtërore që servon ajo,metodën me të cilën
e shprehim jo vetëm në jetën e përditshme,por në shprehëje arti,mes poezisë,romanit,këngës.
Megjithatë poezia e Valdete Berishës,poezi dashurie është e shprehur mjeshtrisht,artistikisht
në bazë parimeve,normave dhe rregullave që përcaktojnë sjelljen e njeriut shoqëror.Po veqoj
vetëm disa epitete dhe metafora që shoqërojnë poezitë e Valdetes:Shprehëjet e fuqishme
dhe të zjarrta,të dëlira dhe të thella, të qëndrueshme dhe të thurura me një intenzitet maksimal
me kategori të fuqishme morale të karakterit njerëzor.Unë i jam shumë mirënjohës poetes
dhe piktores sonë Valdete Berisha,që më mundësoi të bëhem pjesë leximi e këtij libri
të bukur,të cilën duhet të e mbajnë dhe lexojnë gjithë artdashësit e fjalës së shkruar.Valdetes
i uroj shkëlqime të mëtejme në fushën e poezisë dhe pikturës.

3
Poezi / THANI NAQO
« on: March 15, 2011, 01:37:27 PM »
THANI NAQO

NENA


...Më pret gjithnjë tek prag’i portës,
Duart nën përparëse sikur fsheh dicka,
Njëlloj si nënat në mëhallet e botës,
Nëna ime, e plakura.


Ndodh që kthehem vonë nga puna
Pret dyshimzëmërdredhur.
“Mbasi im bir pi raki me cunat,
dhe sonte vjen në shtëpi i dehur”.


Njëmijë këshilla mban në gjuhë,
Pret sa të kaloj pragun e portës,
Por, oh, sa shpejt i kalon ai duf!...
Njëlloj si nënat e mëhallëve të botës.

4
Poezi / CIKËL POETIK NGA FADIL SHYTI
« on: March 15, 2011, 01:33:33 PM »
Shkruan: Fadil SHYTI

 

 

 

              RINISË

 

Rinia jonë heronj tokash,

Rinia juaj , "heronj" drogash!...

Ushtritë tuaja, -stihike,

...Në rrugë pakrye,

E kanë vështirë,

Se, -po luftojnë me yje!

Vallë, yjet a fiken përjetë...

Në -trojet tona?!

Në qielloret tona?!

Juve, -o kokëshkretë,

Vetëm hijet, - spiunët...

Dhe kërrmat tuaja,

Si relike të pista,

Si relike armike,

Gjurmëve udhëshkreta...

Kanë me ju mbet!

Prishtinë, 1981

 

5
Shkrimetaret shqipetare / ANDON ZAKO ÇAJUPI
« on: March 15, 2011, 01:21:32 PM »
Çajupi u lind në katundin Shepër të Zagorisë më 1866, motin kur gjuha dhe letërsia shqipe do të manifesoheshin me bujë, përmes veprave që botuan në të njejtën kohë De Rada, Dora d’Istria e Kristoforidhi. Emri i vërtetë i poetit ishte Andon Çako. Ai e ndërroi më vonë emrin e e bëri Zako dhe pastaj mori pseudonimin Çajupi, sipas një mali të Zagorisë.
Andoni ishte bir i një tregëtari të pasur duhanesh, Harito Çakos, që punonte në Greqi e sidomos në Misir, ku pat marrë pjesë në krye të herës në Lëvizjen Patriotike të shqiptarëve të atjeshëm. Mësimet e para, Andoni i mori në shkollat greke të Sheperit e të Nivanit të Zagorisë. Më 1882, i ati e mori me vehte në Misir ku e futi në një kolegj francez, të cilin poeti e mbaroj më 1887. Pushimet shkollore, djali i kalonte në fshat, në Shqipëri. Po më 1887, ai erdhi për herë të fundit në atdhe. Këtë mot ai shkoi për të ndjekur studimet e larta në Gjenevë të Zvicrës, ku mbaroi fakultetin e drejtësisë e mori titullin e doktorit më 1893. Tre vjet më parë, poeti qe martuar në Gjenevë me një vendase, të cilës i dimë vetëm emrin, Evgjeni. Gruaja i vdiq në krye të motit, në të lindur, e e la me një djalë, Stefanin. Çajupi s’e harroj më vonë Evgjeninë. Ai e kujtoj atë me dhëmbje të madhe në ,,Vajet’’, e famshme që shkroi me rastin e dhjetë vjetorit të vdekjes së saj. Kur Çajupi u kthye në Misir, Lëvizja Patriotike e shqiptarëve të atjeshëm po merrte një hap të ri.
Më 1902, Çajupi botoj veprën e tij të parë dhe më të rëndësishme ,,Baba Tomorri’’, përmbledhje poetike. Po libri nuk u shpëtoi edhe kritikave pa vend, të cilat morën shkak të ndonjë vjershe të tij liçensioze. Poeti premtoi atëherë se, për së afërmi, do të botonte edhe një tjetër vëllim me vjersha, të titulluar ,,Dhjata e Re’’, ku ai do të luftonte pa mëshirë ,,njerëst e liq dhe tradhëtarët’’, sikundër i shkruan një miku të tij më 1903. Këtë luftë ai do të bënte ,,për të mirën e Shqipërisë’’. Për fat të keq vëllimi i dytë i vjershave origjinale të Çajupit nuk u botua dhe as që dihet se ç’u bë me to.
Më 1919, poetit i kish ngjarë një fatkeqësi e rëndë familjare, i kishte vdekur djali i tij i vetëm, Stefani. Menjëherë pas të birit i vdes edhe e ëma, për të cilën Çajupi kishte një dashuri shumë të madhe. Që atëherë, megjithëse nuk e braktisi Lëvizjen Kombëtare, megjithëse botoj edhe ndonjë vepër të re si përshtatjen e përrallave të La Fontenit, Çajupi u trondit së tepërmei nga shëndeti.
Çajupi vdiq në Heliopolis, në një lagje të Kairos, më 11. 07. 1930, larg atdheut të cilin kishte më shumë se dyzet vjet që nuk e kishte parë e për të cilin ishte aq shumë i dëshiruar. Me rastin e vdekjes së Çajupit, shtypi i Zogut botoi vetëm një lajm prej tre reshtash. Por vdekja e poetit bëri bujë, veçanërisht në rininë përparimtare të kohës.

6
JEHONA E SHEKUJVE

Aty pran trotuarit
rrokaqielli përgëdhel yjet
më poshtë
nën hije purgatori
tenda e fshehur e mallkimit


Në guvën e shpirtit

Në guvën e shpirtit

Shpresa – ylber amshimi
ngrihet hark në qiell
nënë të cilin rrjedh
lumi i amshimit

Kush është ai trim
që mund ta kapërcejë
harkun e fatit të vet
që poemën e vet
ta dëgjojë për së gjalli

7
Shkrimetaret shqipetare / sHKRIMTARI ALI HURUGLICA
« on: February 14, 2011, 04:13:55 PM »
Ali Huruglica u lind në vitin 1930 në fshatin Gjyryshec të komunës së Dardanës (ish Kamenicë) të Kosovës. Fëmijërin deri në moshn 12 vjeçare e kaloj në vendlindje si bari delesh dhe i dhive. Shkrim leximin e mësoi si autodidakt, nga babai i tij Salihu. Mëqe dinte shkrim lexim, në vitin 1942 u rexhistrua në klasë të dytë të shkollës fillore “Bogdani” në Gjilan, të cilën pas disa ndërprerjeve arrin ta kryen në vitin 1948. Sa ishte në Gjilan përjetoi masakrën e Gjilanit në Dhjetor të vitit 1944, dhe pa kurfar mbathjesh bashkë me motrën e tij u largua nga Gjilani. Me shkollën fillore të kryer arrin të punon si mësues, por pa e ndërprerë shkollimin arrin të kryen shkollën Normale dhe Shkollën e Lartë Pedagogjike - dega e letërsisë shqipe në Prishtinë. Si mësues ka punuar 24 vite.

Më vonë shkon në Shkup, ku punoi si redaktor i revistave për fëmijë “Fatosi” dhe “Gëzimi”. Prej Shkupit sërish kthehet në Gjilan dhe punon në Bibliotekën e qytetit prej vitit 1973. Në Gjilan ka udhëhequr Klubin letrar “Dardania” të qytetit si dhe organizoi një shkollë letrare për fëmijë, me të cilët edhe nxorri dy numra të revistës “Ylberi” dhe një libër më shkrime të vijuesve të kësaj shkolle “Libri që po shkruhet…”.

Mëqe i deshti shumë fëmijët, thuaja e tërë veprimtaria, mjaft e bujshme, letrare e tij u kushtohet fëmijëve. Vdiq nga sëmundja e mushkërive me 15 dhjetor të vitit 1996. Është përfaqësuar thuaja në të gjitha publikimet që bëjnë fjalë për shkrimtarët shqiptar.
[redakto] Tituj të veprave

        Letërsi

    * Zani i zamarës - 1964
    * Kaçuba - 1966
    * Ylli m’ka tregue - 1967
    * Kangët e plakut me lahutë - 1968
    * Pulëbardha - 1968
    * Shkurtabiqi zemërartë - 1968
    * Zogu i bardhë - 1969
    * Xhita me yll - 1969
    * Bilbili i gëzimit - 1971
    * Kthimi në fëmijëri - 1971
    * Qershia me çadër - 1973
    * Këngët e shkronjave (bashkë me Fejzi Bojkun) - 1973
    * Vjersha të zgjedhura - 1976
    * Princi i trandofilave - 1977
    * Dreri në mal - 1989
    * Jastëku i ëndërrave - 1996
    * Duar të bardha - 2002

8
Kengetaret shqipetare / KRIJUESIT E KENGES NE DIASPORËN SHQIPTARE
« on: February 14, 2011, 04:12:25 PM »
Krijuesit në mërgim

 

"THIS IS MY LIVE" ALBUM ME KENGE TE BUKURA

 

Albumi i dalë në Gjermani, përmban 15 këngë në gjuhë të ndryshme prej tyre  pesë në shqipe,të interpretuara nga Driton Gashi në orkestrim  të Björn Prenzel.

 

Driton Gashi  është një i ri qe  veçohet me  talentin e tij shumdimenzional,ai merret  me gazetari ,krijime letare ,përkthen letërsi,mbledh  dhe selekcionon  muzikë tradicionale shqipe ,

komponon dhe këndon shumë bukur.Të gjitha këto i bën me  me kompetencë te lartë profesionale.Ai këto ditë doli me  albumin e tij të dytë  muzikor me stil dh gjuhë të ndryshme.

 

Albumi"This is my live"(Kjo është jeta ime) siç tregon edhe  vetë titulli permban  këngë të ndryshme  që kanë një motiv përafërsisht të ngjashëm ,të jetuarit me artin e muzikes.

   

 Të jetuarit  me pasionin e të krijuerit të së bukurës estetike.Këtë e motiv e shpreh  edhe vetë Dritoni në shkrimin e tij shoqërues të këtij albumi, i cili ne mes tjerash  thekson:"Janë këto këngë që më kanë përcjell dhe impresionuar gjatë tridhjetë vjetëve të të fundit.Andej vendosa t ´i interpretoj në mënyrën time,ashtu sië thotë i madhi Frank  Sinatra"...I diti it my way"

   

Albumi muzikor i dalë  si CD-e përmban 15 këngë në gjuhë  të ndryshme (pesë prej tyre  shqip) të interpretuara    nga  Driton Gashi  të orkestruara nga miku i tij Björn Prenzel.

   

Këngët e  interrperetuar në këtë album në gjuhë angleze ,gjermane ,spanjolle ,italiane janë

këngë botërisht të njohura si: Love is the air,Maledetta primavera,Besamo mucho,Ich war noch niemals in New York,My Way,This is my live etje.Pos këtyre këngëve në album janë

përfshirë dhe këngët e bukura shqipe:Poçari,A do të vish,Valsi i lumtur si dhe Rrjedh në këngë dhe ligjërime ,Pranvera me një lule s´vjen:  .Albumi "This is my  live",  sjell  një mbresë të veçantë plot kënaqësi ,emocion dhe përjetim shumë të këndshëm.Shija e përzgjedhjes së këngëve shumë të bukura  e të kënduara aq bukur me  orkestrim të përkryer fascionon  befasueshëm.Intrepretimi i këtyre perlave muzikore nuk është një imitim i thjeshtë   ,por është një kreacion  me një zë  origjinal dhe shumë të ëmbël.Janë këngë të kënduara me plot frymë dhe shpirt të një artisti të  formuar me  shije fine dhe kulturë të lartë profesionale.   Shumllojshmëria gjuhësore e interpretimit ,e bën këtë album të veçantë dhe të kënshëm për dëgjim,vetë Drtiton Gashin si artist shumë dimenzional , modern dhe bashkëkohor.

Inkorporimi i këngëve  shqipe  në këtë CD-e, tregon dellin etnik të një shqiptari  të emancipuar dhe të kulturuar  shumë mirë familjarisht e institucionalisht,e si  i tillë ,  bën të tëgjohet  të ndjehet dh të duhet e çmohet  si yni që eshtë.

   

Bukuria e të kënduarit me një spontanitet sovran tregon per talentin  e këtij të riu dhe  dhuntin që ka i si këgëtar.Zëri prej një timbri blu dhe të shqiptuarit e qartë të tekstit nga ky këgëtar, na pëkujtonë dhe përngjason të madhin  dhe  të paharrueshmin Jusuf Gevalla.

 

 Ai  trazon rrugën e Jusufit edhe për nga  ndjeshëria,finja , delikatesa dhe mallëngjimi që

atribuon  mërgimtarin.Andaj shpesh  këngët e tyre janë janë balada plot mall dhe nostalgji.Të dëgjuarit e kësaj CD-je bëhet me ëndjen  e të dëgjuarit e një simfonie të  akorduar mrekulluehëm.Kjo vjen  nga orkestrimi shumë i  bukur instrumeneteve muzikore

të kordinuara  aq mirë sa që krijon përshtypjen e të përjetuarit të muzikës  së gjallë.

   

Në të ardhmen  dëgjuesit dhe  adhuruesit  e këngëve  dhe muzikës së këtij këgëtari të talentuar presim shumë e shumë , nga se këtë shpresë na e imponon me fillimin tij të shkëlqy-

shëm.Më në fund këtë mbresë për këtë album të bukur dhe për  vetë këtë këngëtar  do ta kishim pëfunduar me thënjen  e Prof.Ramiz Kelmendit që konkludonte  për talentët e mëdhenj:"Mbajeni mend këtë emër" pra DRITON GASHI.

Sadik Krasniqi

9
Libra / MONOGRAFI PËR GJIMNAZIN"ISMAIL QEMALI" DARDANË
« on: February 14, 2011, 04:09:24 PM »
Mendimi im është se bota në të cilën jetojmë do të ishte shumë më e varfur po të mos ishte letërsia.
Megjithatë letërsinë e bëjnë të pasur studiuesit e pa epur të saj.Njëri ndër  këta studjues që pati përkushtim të pa shoq për letërsinë
është Xhavit Kryeziu,ish profesori im i gjuhës dhe letërsisë shqipe,i cili në jetën e tij si pishtar arsimi nuk ka rreshtur kurrë së ecuri,
së kërkuari për të hulumtuar përvojat me të cilat shpërndante rreze diturishë për të kompletuar
dhe pajisur të rinjët me burime njohurishë,për  shkollën,gjuhën,letrarët e poetët e mëdhenjë të gjitha
kohërave.Duke mësuar mësimet që ai na i ofronte kam krijuar bindjen se letërsia është një instrument
thelbësor i lirisë.I çiltër,me dashuri shpirtërore,i përcaktuar që të bëjë çmos edhe të pamunduren
që  çdo nxënës i tij të kapë thelbin e njohurisë për drejtshkrimin,komunikimin në gjuhë të pastër letrare
përsiatjet,konstatimet,përshkrimet e figurave të njohura letrare e historike,leximin dhe shtjellimin
e romaneve,Xhavit Kryeziu edukoi shumë gjenerata,të cilat  nga ato kohë e sot ushqejnë një rrespekt
të madh  për këtë pishtar të diturisë.Unë krenohem që kisha fatin të jem nxënës i tij,që u kalita
me njohuritë që mora nga ai,dhe  ndajë një dashuri e rrespekt për te,kam mall të jem me te,hulumtoi
të lexoj nga ai,e çmoj si edukatorin dhe mikun më të madh që më përzemërsi më nisi në shtegun
i cili ishte plot burime drite.


Xhavit Kadri Kryeziu u lind më 24. 4. 1943 në Rogaçicë, komuna e Dardanës (Kamenicës). Shkollën fillore e mbaroi në vendlindje, Normalen në Gjilan (1965), ndërsa ShLP-në, Dega e Gjuhës e Letërsisë Shqipe në Prizren (1968). Fakultetin për të njëjtën degë e kreu në Prishtinë (pa shkëputje nga puna), Shkollën e Oficerëve Rezervë- Dega e Artilerisë Tokësore në Zarë të Kroacisë e që pas mbajtjes së praktikës ushtarake në Slloveni, merr gradën e nëntogerit dhe pastaj magjistroi në Fakultetin e Mbrojtjes Popullore. Në detyrën e mësuesit e arsimtarit ka punuar në shkollën e vendlindjes në vitet 1965-1973 (me ndërprerje). Në vitet 1973-1978 punoi në detyrën profesorit për lëndën e Gjuhës e Letërsisë Shqipe në Gjimnazin e Dardanës. Në vitin 1978 emërohet kryeshef në Organin e Mbrojtjes Popullore të kësaj komune, ku punoi deri në vitin 1988. Në qershor të këtij viti pushteti serb filloi fushatën e largimit të punëtorëve shqiptarë nga puna, duke filluar nga këto organe, e kështu u veprua edhe ndaj tij që më se një vit mbeti pa punë. Në vitet 1981-2001 ka ligjëruar lëndën e Mbrojtjes Popullore në Fakultetin Teknik të Prishtinës, Dega e Makinerisë, në cilësinë e bashkëpunëtorit të jashtëm, pra, deri kur hiqet kjo lëndë nga programi mësimor. Që nga viti 1989 punon në Gjimnazin “Ismail Qemali”, ku punon edhe tash dhe jeton në Dardanë. Krahas punës është marrë edhe me shkrime. Deri më tash ka botuar më se 20 punime nëpër gazeta dhe revista, nga fusha e historisë, gjuhësisë dhe letërsisë. Deri tash ka botuar keto libra:

-SHKOLLA FILLORE "METUSH KRASNIQI" E ROGANES, 1945- 2000; Me bashkautor, botuar me 2001 (300 faqe),
- SHKOLLA FILLORE "METUSH KRASNIQI" E ROGANES, 2000- 2005 (II); Me bashkautor, Gjilan, 2006 (216 faqe),
- PISHTARET E SHKOLLAVE SHQIPE NE DARDANE (KAMENICE) I, Gjilan, 2006 (126 faqe) dhe
- PSIHTARET E SHKOLLAVE SHQIPE NE DARDANE (KAMENICE) II, Gjilan, 2007 (102 faqe).

''GJIMNAZI ISMAIL QEMALI I  KAMENICES (1964- 2007) -I-" Gjilan, 2009 - Monografi

Po bëhen më tepër se një vit që nuk kam pasur kontakt me  mikun e nderuar Xhavit Kryeziun,i cili
brenda asaj kohe mund të ken botuar edhe  vepra tjera sepse ai nuk ndalon asnjë çast.I dëshiroj shëndet
dhe punë të frytshme në krijimtarinë e mëtutjeme.

10
Poezi / CIKËL POETIK NGA SHEFKI OLLOMANI
« on: February 14, 2011, 03:52:28 PM »
VARGJET E MIA

Mbi një letër derdha vargjet

Vargje zemre valë-valë,

Hapen portat, gëzohen pragjet

Brenda hyn shpirti me mallë.

Kullë për kullë  e shtëpi për shtëpi

Peshë e çojnë  trimen rini,

Vatër më vatër, oxhak më oxhak

Vargjet e mia valojnë  - Bajrak.

Vargjet e mia

Frymëzim nga Perëndia,

I këndojnë Lirisë

I falen Shqipërisë.

Vargjet e mia

Melhem për plagë,

Vargje si shkëndia

Barut e flakë.

Vargjet e mia

Këngë e betim,

Vargje si stuhia

Qëndresë e marshim.

Vargjet e mia:

Gëzim e hare,

Tufan e rrufe,

Dritë e shpresë,

Liri e Besë.

Vargjet e mia:

Vargje melodike,

Vargje magjike,

Vargje vullkanike.

Vargjet e mia:

Vargje arbërore,

Bukuri lulebore,

Besë burrërore.

Vargjet e mia:

Vargje shqiptare,

Vargje kushtrimtare,

Prijnë flamurtare.

Vargjet e mia

Visare kombëtare,

Vargjet e mia

Vargje çlirimtare.

Vargjet e mia

Lule përmbi gur,

Vargjet e mia

Shqipe në Flamur.

Vargjet e mia

Vargje si liria

Maliherë e dyfekë

Rrethatore me fyshekë

Herë baladë, herë  simfoni

Rreze drite mbi Shqipëri.

Vargjet e mia:

Rrënjë pellazgjike

Trungje ilirike

Degë Arbërie

Fryte Shqipërie

Pemë përjetësie.

Vargjet e mia

Vargje njerëzore,

Vargjet e mia

Vargje popullore.

*****************
 

11
"TOKË DARDANE"
"DODONA"

BIBLIOTEKA"SHTIGJET"


Redaktor:
Sabri Bresa

Recensent:
Adem Istrefi

Ballina:
Agim Morina

12
Humor - Gjeagjeza - Lojra / NGA HUMORET E GALLAPIT
« on: February 11, 2011, 09:57:27 AM »
Lajmi i fundit:

      NË  GJILAN U THEMELUA EDHE NJË SUBJEKT I RI POLITIK  UBK

Shkruan: Demir KRASNIQI

      Në  kuadër të festave të fund-vitit , në sallën opozitare të Hotelit “Kristal” në Gjilan, u mbajt Kuvendi Konstituiv i themelimit të një subjekti të ri politik, i quajtur shkurtimisht UBK, që do të thotë :Unioni i Badihavxhinjëve të Kosovës .

      Në  sallën opozitare , të përmbushur përplot me anëtarë  , militantë e simpatizant të kësaj Partie, me duartrokitje të ngrohta frenetike dhe me brohoritje të parullës:UBK!UBK!- u mirëprit hyrja në sallë e iniciatorit të themelimit të kësaj Partie, zotëriut Xhambaz Kanunxhija .

      Pa humbur kohë, z. Kanunxhija doli në krye të tribunës dhe zuri vendin para mikrofonave, ku menjëherë iu drejtua të  pranishmëve në sallë:

      Të  nderuara zonja dhe zotërinj – simpatizantë dhe militantë të UBK-së!

      Duke i parë nevojat dhe trendët e kohës, jemi mbledhur sot këtu në këtë sallë impozante opozitare, për të  mbajtur Kuvendin themelues të një subjekti të ri politik, i cili do të quhet:Unioni i Badihavxhinjëve të Kosovës, apo shkurtimisht:UBK!

      Për mbarëvajtjen e këtij Kuvendi, Këshilli nismëtarë i kësaj partie, ka paraparë këtë rend dite të punës:

         1. Zgjedhja e Kryetarit të kësaj partie,
         2. Shpalosja e programit të partisë UBK dhe
         3. Kush do t’ i fitojë zgjedhjet sivjet në Kosovë?

 

      Kalojmë  menjëherë në pikën e parë të rendit të  ditës!

      Të  gjithë ju që jeni prezent në këtë Kuvend, me vota të fshehta do ta zgjidhni atë që mendoni se do t’i plotësojë më së miri kushtet, nevojat dhe kërkesat tuaja , për Kryetar të kësaj partie me mandat 4-vjeçar!

      Votojmë  tash !

      Pas votimit të fshehtë dhe numërimit të votave tuaja, u konstatua se unanimisht për Kryetar të UBK-së, me mandat 4- vjeçar, u zgjodh zotëriu: Xhambaz Kanunxhija !

Masa e tubuar në sallë, brohorasin:

      UBK!UBK!UBK!...

Kryesuesi :- Ju faleminderit për votëbesimin e dhënë dhe menjëherë  do të kalojmë në pikën e dytë të rendit të ditës:

      Shpalosja e programit të partisë  UBK

      Kryesia e punës së Unionit të Badihavxhinjëve të Kosovës, në gjirin e saj ka angazhuar ekspertë profesionistë të lëmenjve të ndryshme , të cilët në mënyrën më të mirë të mundshme e kanë përgatitur edhe Programin e Punës së kësaj partie .

Kështu që  , tani do të shpalosim radhazi pikat kyçe të këtij Programi:

            Ekonomia 

   Në  rend të parë, UBK-ja do të kujdeset për gjendjen e rëndë ekonomike dhe sociale të popullatës, për të cilët do të angazhohet që të krijojë sa më shumë papunësi, nga se kjo popullatë është lodhur nga punët e rënda fizike, luftërat dhe sëmundjet e ndryshme kronike!

   Partia jonë, do të angazhohet që sa më shpejt që është  e mundur, të shiten fabrikat dhe pasuritë tjera të  palëkundshme të Kosovës !

   Me paratë e fituara nga këto shitje, ne do të angazhohemi që në vend të tyre, të hapim sa më shumë  hotele, restorante dhe kafene , në mënyrë që klasa jonë punëtore e lodhur dhe e dërmuar nga puna, të ketë sa më shumë vende për pushime, komoditete  dhe ahengje, ku do të pushojnë e ç’ lodhën për çdo ditë, duke pirë makiato, kos Malisheve, çaj Kamenice, duke e qitur këmbën mbi këmbë dhe duke dertuar me njëri – tjetrin për të gjitha gajlet e dynjasë !

            Tregtia 

   Sa i përket zhvillimit të tregtisë, UBK do të angazhohet që të zhvillojë biznese të suksesshme përmes kontrabandës me pije alkoolike, duhanit, bimëve narkotike, me armatim, maska, mjete piroteknike , me qenie njerëzore dhe me eksportimin e organeve njerëzore !

               Turizmi

   Në  lëmin e turizmit, UBK do të angazhohet që ta zhvillojmë  një turizëm aq të fortë vendor, sa që bota do të na e ketë lakmi!

   Bie fjala, Konakun e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, do ta shndërrojmë në restorant “Konaku”, ku të gjithë turistët e huaj do të kenë mundësi që të pushojnë aty duke pirë makiato dhe qumësht të prodhimeve vendore ! Një kafene të këtillë , do ta hapim edhe tek Tyrbja e Sulltan Muratit, kurse të gjithë mysafirët që do t’ na vijnë nga jashtë, do t’i çojmë për t’u falur e lutur para Zotit, në xhaminë e Sinan Pashës në Prizren, në xhaminë e Sulltan Muratit në Prishtinë, në Manastirin e Deçanit, Patrikanën e Pejës, Manastirin e Graçanicës, në kishën e Prizrenit ...etj. etj.

               Bujqësia 

   Për zhvillimin e bujqësisë, partia jonë UBK, do të angazhohet që në tokat e dikurshme të bukës, të ndërtojë  sa më shumë shtëpi, banesa, pompa benzine, hotele, restorante,kafene... por nëse nuk arrin brenda katër viteve t’i mbulojë të gjitha fushat e Kosovës, atëherë do të kujdeset për kultivimin e bimëve të egra , si:thera, kaça, kërpnaja, fieri, mana, kulumrija, glloga, kaçuba, çufraja , zabele...etj. etj.

   Për t’u zhvilluar me sukses bimët e cekura më lartë, UBK do të kujdeset për eliminimin e shtazëve shtëpiake, si që janë: lopët, kuajt, delet, dhitë, nga se partia jonë ka para sysh  rrezikun dhe dëmet që mund t’ua sjellin këto kafshë bimëve të lartcekura !

               Pylltaria

   Rëndësi të posaçme , UBK do t’i kushtojë zhvillimit dhe ruajtjes së pylltarisë.

   Në  to nuk do lejojnë që të sorollaten kurrë rojtarët e pyllit, por kujdesin për to do ta marrin në duar vet organet tona përkatëse , të cilat ato do t’i presin në vazhdimësi, do t’i shesin, do t’ i  djegin, në mënyrë që të mos kenë mundësi të na fshihen ma nëpër to bishat e egra, ujqit , arinjtë, dhelprat, derrat e egër...etj. etj.

               Minierat 

   Sa i përket pasurive nëntokësore siç janë minierat , UBK në programin e vet, ka paraparë që ato ose të  mbyllen sa më shpejt, ose t’i shiten dikujt në botën e jashtme, nga se ato po na sjellin rreziqe permanente, ku mund të na mbyten  njerëzit tanë nëpër zgafella, por edhe bagëtia mund ta humbin rrugën dhe të hyjnë gabimisht brenda galerive të tyre dhe të na mbesin atje!

               Energjetika

   Të  njëjtën gjë, UBK e ka menduar edhe për zhvillimin e energjetikes, ku do t’i mbyllim të gjitha termocentralet dhe hidrocentralet, nga se ato po na e ndotin ajrin, ambientin dhe arat e bukës! Bile, do t’i mbyllim urgjentisht edhe liqenet akumuluese të hidrocentraleve, nga se atje po na shkojnë fëmijët dhe të rinjtë gjatë verës për t’u larë e freskuar në to, por shumica prej tyre po na mbyten në ujë, nga se nuk po dinë as të notojnë ! Kështu që, e kemi paraparë që më mirë është të ndriçohemi me qirinj e me llamba të vajgurit, se sa me drita elektrike !

               Shëndetësia 

   Në  lëmin e shëndetësisë , UBK ka bërë një plan shumë  të fortë dhe efikas për kujdesin dhe ruajtjen e sigurt të shëndetit të qytetarëve .

   Për të pasur sukses të padiskutueshëm në ruajtjen e shëndetit të popullatës sonë, UBK në programin e vet afatgjatë, ka paraparë që t’i mbylli urgjentisht spitalet, klinikat , ambulancat,  barnatoret dhe do t’ua ndalojë punën mjekëve !

   Kjo do të bëhet , nga arsyeja se shërimi , mjekimi, barërat, po kushtojnë shumë shtrenjtë dhe nuk po kanë sukses!

   Gjatë  mandatit tonë, UBK do të angazhohet që të sëmurët e vet t’iu drejtohen për shërim hoxhallarëve, shehlerëve, fallxhinjve , magjistarëve, tyrbeve, hajmalive etj. Kurse, në vend të barërave, pacientët tanë do të shërohen me bimë të ndryshme, ujëra të tyrbeve, dheun e varreve ...etj.

               Arsimimi 

   Me përkushtimin më të madh, UBK do të angazhohet në  avancimin dhe ngritjen e nivelit të arsimimit te të rinjve . Partia jonë, nuk do të lejojë që rinia jonë të maltretohet duke humbur kohë e mund nëpër shkolla, fakultete, internate, udhëtime e shpenzime marramendëse, por do të angazhohemi që të gjitha diplomat t’i marrim me para të gatshme për çfarëdo profesioni që e preferojmë dhe me ato diploma do të gjejmë punë të sigurta, pozicione dhe poste të larta në shoqërinë tonë demokratike .

               Kultura

   Edhe zhvillimit të kulturës sonë, UBK do t’i kushtojë rëndësi jashtëzakonisht të madhe.

   Do të angazhohemi që të blejmë sa më shumë  tupanë e surlja dhe me to të defilojmë kurdoherë nëpër rrugë, sheshe, fshatra, qytete, koncerte, festivale, shou programe, syneti, fejesa, martesa, ramazane, bajrame...dhe kështu shumë shpejt do ta zëmë vendin e parë në botë me vlerat tona artistike tradicionale.

   Kur jemi tek kultura, UBK ka menduar edhe për ruajtjen e vlerave të trashëgimisë sonë kulturore, ku do të kujdesemi për ruajtjen e rrotave të qerreve, qerret, sajat, zjellat, gërbulat , parmendat, plugjet , shatin, tërrnakopin, gardhiqet , tarabat ...etj.

               Sporti 

   UBK, nuk do ta lënë anash kurrë as zhvillimin dhe kultivimin e sporteve të ndryshme. Sidomos, rëndësinë më të madhe do t’ia kushtojë zhvillimit të futbollit dhe boksit, sporte këto që do t’i zhvillojë madje edhe nëpër fshatrat rurale, ku të rinjtë do të stërviten se si mund t’iu përballojnë hunjve shpinës dhe grushteve hundës !

   Do ta zhvillojmë shumë edhe sportin e vrapimeve, nga se të  rinjtë me anë të stërvitjeve të këtij sporti, do të fitojnë energji dhe përvojë se si mund të  ikin ma shpejt nga vendi i rreziqeve të ndryshme, sidomos gjatë vjedhjeve !

               Marrëdhëniet me botën e jashtme

   Kaptinë  e veçantë në programin e UBK-së, pa dyshim është  Sektori për Marrëdhëniet me Botën e Jashtme .

   Ne, në vazhdimësi do të kujdesemi që të kemi marrëdhënie të mira dhe miqësi të ngrohtë me të gjitha shtetet e botës së jashtme. Ata, nuk do t’i hidhërojmë kurrë, as nuk do t’i  lëmë që të mërziten nga se janë larg familjeve të tyre.

   Për t’ua lehtësuar këtë mall, UBK do të angazhohet që t’ua heq mërzinë duke i argëtuar me femrat më të bukura që i ka Kosova, mirëpo në rastet kur prej tyre ka ndonjë individ që nuk i do femrat, atëherë edhe ne meshkujt që jemi nëpër poste të larta , do t’ua kthejmë prapanicat dhe nuk do të kursejmë asgjë për disponimin sa më të mirë të tyre!

               Korrupsioni

   Dhe krejt për fund, UBK në programin e vet afatgjatë politik, ka paraparë që t’i shpallë luftë të rreptë korrupsionit , për të cilin do të ketë zero tolerancë!

    Por, në vend të kësaj , do ta stimulojmë vjedhjen dhe hajninë profesionale, nga se ne si UBK që nuk e preferojmë punën, duhet të sigurojmë të ardhura dika!

   Për ndryshe , nuk mund të sigurojmë kushte për një jetë  normale të sefallëkut !

   Pra, do të angazhohemi që ai person që vjedh dhe lejon veten që të kapet nga dikush, ne do ta dënojmë ashpër  dhe do ta largojmë menjëherë nga partia jonë!

   Ky pra ishte draft programi i Unionit të Badihavxhinjëve të  Kosovës .

   Kush është PRO aprovimit të këtij programi, le të dëshmohet me ngritjen e dorës përpjetë !

      Ju faleminderit !

   Pra, konstatojmë se Draft – Programi i UBK-së, u miratua unanimisht nga të gjithë pjesëmarrësit e pranishëm, pa asnjë votë kundër!

            Tani po kalojmë në pikën e –III-të rendit të ditës!

   Për këtë pikë të rendit të ditës, kemi paraparë  një debat të hapur publik me të gjithë anëtarët e partisë UBK-së, ku do të debatohet në pyetjen tonë:

            Kush do t’i fitojë zgjedhjet e sivjetme në Kosovë?

   Ju njoftoj se secili prej jush që do ta marrë fjalën për diskutim, duhet të prezantohet me emër e mbiemër dhe cilën degë të UBK-së , e përfaqëson!

      Fillojmë me pyetjen e parë, të këtij debati:

            A do t’i fitojë votat e elektoratit PDK-ja dhe Hashim Thaçi?

Lajmërohet diskutuesi i parë:

   -Unë , quhem Habib Shkrumbi  dhe jam përfaqësues i  degës së Mëhallës së Shkrumbave .

   Unë, nuk besoj se PDK-ja dhe Hashim Thaçi do t’i fitojnë këto zgjedhje, nga se ata po i vjedhin ashiqare votat e elektoratit !

            A do t’i fitojë votat e elektoratit LDK-ja dhe Isa Mustafa ?

Lajmërohet diskutuesi i dytë:

   -Unë, quhem Shaban Langu dhe jam përfaqësues i degës së Mëhallës së Langut.

   LDK-ja dhe Isa Mustafa nuk mund t’i fitojnë votat e elektoratit kurrë, nga se kam dëgjuar se Isa Mustafa, dikur kishte qenë komunist i thellë në regjimin komunist !

            Po çka mendoni për LDD-në dhe Nexhat Dacin?

Lajmërohet diskutuesi i tretë:

   -Unë , quhem Sadik Berbati dhe jam përfaqësues i degës së UBK-së, nga Mëhalla Harabati!

   Jo, more zotëri! LDD-ja dhe Nexhat Daci, nuk mund t’i fitojnë votat kurrë më, nga se qatë ditë që t’ i  thyhen syzat dhe dhëmbët Nexhat Dacit, duke i mëshuar tavolinës me grusht, menjëherë do të korruptohet dhe me paratë e shtetit do t’i ngjet dhëmbët tjerë dhe syzat tjera !

      Po , a do t’i  fitojë pra zgjedhjet AAK-ja e Ramush Haradinajt?

Fjalën për diskutim e mori diskutuesi i katërt:

   -Unë, quhem Gjelosh Pula dhe jam përfaqësues i degës së UBK-së, nga Mëhalla e Pulaxhinjve !

   Sa i përket AAK-së dhe Ramush Haradinajt, nuk besoj se mund t’i fitojnë zgjedhjet kurrë, nga se Ramushi  është në Hagë e kësaj pune i thonë:”Peshku n’ deti e fërterja n’ zjarr !”

            Çka mendoni për AKR-në dhe Bexhet Pacollin?

Fjalën e mori diskutuesi i pestë:

   -Unë, quhem Grepc Rrëjepci dhe jam përfaqësues i degës së UBK-së, nga Mëhalla e Rrëjepcave !

   AKR-ja dhe Bexhet Pacolli, nuk mund t’i fitojnë zgjedhjet kurrë, se po thonë se Bexhet Pacolli është përfaqësues i KGB-së ruse dhe UDB-së serbe për Kosovë!

    Bile, po thonë se është edhe dhëndër i Taxhikistanit !...

            Po , a do t’i fitojë zgjedhjet pra Lëvizja “Vetëvendosje “ e Albin Kurtit ?

Për diskutim e mori fjalën diskutuesi i gjashtë me radhë:

      -Unë , quhem Zabun Zhguni dhe jam përfaqësues i degës së UBK-së, nga Lagja e Zorraxhinjve !

      Dielli e Hëna pa ra në tokë, nuk fiton “Vetëvendosja”, as Albin Kurti!

      Për Albin Kurtin , po thonë se ka qenë bashkëpunëtor i shërbimeve sekrete serbe deri në vitin 2004, e pastaj na ka trishtua duke i gjuajtur me vezë ndërkombëtarët. Na ka fikë me kashtë duke ua hedhë nëpër oborre institucioneve të larta. Na ka tmerrua duke ua rrotullua veturat UNMIK-ut dhe EULEX-it!...

E ai, po bëri e i fitoi zgjedhjet, do të na rrotullojnë të gjithëve me rend dhe do t’ na qesin në det për t’ a bashkuar Detin Adriatik me Kosovë!

      Atëherë, a mendoni se do t’i  fitojë zgjedhjet “FER-i”, pra me në krye Shpend Ahmetin?

E ngriti dorën diskutuesi i shtatë me radhë dhe tha:

   - Unë, quhem Qeskin Haxhiu dhe jam përfaqësues i degës së UBK-së në Lagjen e Lëkuraxhinjëve !

   Sa i përket FER-it me në krye me Shpend Ahmetin, mendoj se kurrë  nuk do të ketë shans që t’i fitojnë zgjedhjet , se ata po bëri e u mblodhën të gjithë së bashku dhe na fryjnë neve përpara, atëherë do të na merr era dhe do të na bartë deri në shkretëtirat e Saharës !...

Kryetari i UBK-së, Xhambaz Kanunxhija  e mori fjalën përfundimtare dhe tha:

      -Atëherë me kaq,  po e përmbyllim debatin dhe Kuvendin e sotshëm!

Njëherësh, në bazë të diskutimeve tuaja, mund të konkludojmë se partia jonë UBK, qenka më e mira, më e forta dhe më e madhja në vend !

Kjo na jep kurajë se në zgjedhjet e ardhshme ne do të fitojmë bindshëm dhe do ta marrim në duart tona qeverisjen e Kosovës !

      Mirë  u pafshim në takimet tona të ardhshme !

Gjilan, më 07.01.2011.  DEMIR KRASNIQI

13
Poezi / TE ZGJEDHURA NGA POET TE SHQUAR
« on: February 11, 2011, 09:20:55 AM »
ATA RANË SI FLAKADANË!
(Kushtuar dëshmorëve Ziver Veizit, Hekuran Dedës, Faik Myrtajt dhe Aleks Nikës)

E rëndë qe ajo ditë-kobzezë,
E mbuluar nga tym –hidhërimi!
Egërsia shpalosej si rezë,
Në bulevardin e madh...
“Dëshmorët e kombit”,
Vërsulej, -si rrëke trishtimi!...
Gjaku shqiptar,
U derdh përsëri!
Tre dëshmorë,
Tokës sonë iu shtuan,
Terrorin e “Flakës së Janarit”,
Në Kosovën Shqiptare,
Terrorin e 4 shkurtit, 1944,
Në Tiranë, -kur sulmoi,
Xhafer Deva i Zi!
Terrorin e 8 shkurtit, 1984,
Në Prishtinë,
Kur Bajram Bahtiri,
Djalë sokoli – më i miri!
Shkoi në Përjetësi,
Në përballje me titistët
Flakë për flakë,
Me shqipfolësit
E tillë- si gardistët...
E tu, -o, Sali!
Të gjitha këto stuhi...
Na i përkujtuan!
Demonstruesit engjëllorë,
Ishin të vuajtjeve,
Ishin paqësorë,
Ata, s´kishin tanke,
As kallashnikovë...
Siç kishe ti,
Me falangistët,
Në vitin 1998,
Kur Kosova Shqiptare,
Po luftonte me Vdekjen,
Kur po lulëzonte trimëria,
Për -Jetë!...
Ata, ranë si flakadanë:
Për të mbrojtur,
Votën e Lirë!
Për të mbrojtur:
Identitet e Nder!
Për ta bërë:
Të bukur e krenare,
Nënën Shqipëri!
Revolta popullore,
Shpërtheu si vullkan!
Përballë “Kullës së errësirës”,
Përballë, “Kryeministrisë ”,
Ku i alarmuar, -i tmerruar...
Po sillej vërdallë,
Sali Ziu Xhelati,
Ndërsa, gardistët-fashistë,
SS-ët e tij, shpirtzinj,
Armët vrastare,
I kishin bërë gati!
Demonstruesit guximtarë,
U ngritën si pëllumbat,
U ngritën -si shumë të tjerë,
Që t´ia ndalin turrin,
Hajnisë e Tradhtisë,
Që po i vjedhë,
E, po i shet,
Tokë Male e Det!
Si çifligje...
He, medet!..
Në emër të Qeverisë!
Demonstruesit guximtarë,
Ishin ngritur fuqishëm...
Si shumë herë më parë:
Po egërsi të tillë,
Sikur atë ditë kobi,
Shqipëria "e lirë",
Kurrë s´kishin parë!
U derdh ujë, i ftohtë...
U derdh lotsjellës!
U derdhën plumba-zjarr!
Pa çka se binin trupa,
Mbi asfalt të kuq,
Për kriminelët,
Demonstruesit...
Ishin vetëm numra,
E, jo njerëz,
-As shqiptarë!
Demonstruesit guximtarë,
Ishin ngritur fuqishëm...
Si shumë herë më parë:
Po egërsi të tillë,
Sikur atë ditë kobi,
Kurrë s´kishin parë!
Populli, u përgjak,
Populli po vuan:
Pa bukë,
Pa drita,
Pa ujë,
Po vuan,
-Me papunësi!
I thelluar -si mos më keq'
Në ferrin, në Varfëri!
Kurse, krimineli,
Ministri, plak,
I zhytur në batak...
Me fanatizëm, me idiotizëm,
Me gënjeshtra, të sheshta...
Në tokë e në qiell...
-Pushtetin po e ruan,
Me cinizëm e fashizëm,
Liritë kombëtare,
Po i shuan!
Popullin po don,
Ta lë në errësi,
Në vëllavrasje...
Po don...
Ta lë pa diell,
O, sa keq!
Dhe -pa ardhmëri!...
A më thua, mua; -si birit tënd:
Deri kur, deri kur,
Do të qëndrosh kështu,
Moj Nënë Shqipëri?!

Suedi, 8 shkurt 2011

14
Poezi / NEBIH BUNJAKU
« on: February 10, 2011, 12:55:52 PM »
Nebih Bunjaku
Nebih Bunjaku
Nebih Bunjaku është nga Poliçka e Dardanës. Ciklin e ulët të fillores e kreu në vendlindje, tetëvjeçaren në Malishevë, të mesmen në Gjilan, kurse studimet në Prishtinë. Si student ka filluar karrierën e tij pedagogjike. Fillimisht punoi në shkollën fillore në Banjën e Sjarinës, pastaj në gjimnazin e Dardanës, në shkollën teknike të Gjilanit, në shkollën fillore të Banullës - Gllogofcit, në  gjimnazin e Lypjanit, në shkollën teknike të Kastriotit.
Që nga viti 1993 punon në gjimnazin “Eqrem Çabej” në Prishtinë. Një mandat ishte drejtor i këtij gjimnazi.
Ka botuar këto vëllime me poezi: Dalje nga balada 1994, Gramatikë zemre 2004, Terapia e dashurisë 2005, Një samit për një simit (poemë satirike) 2007 dhe Prushimë buzësh 2008. Ky është libri i gjashtë.
Është anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës dhe i “Pegasit” të Gjirokastrës, Dega në Kosovë.
Jeton në Prishtinë.

15
Poezi / NGA POETI YNË FATOS KRASNIQI
« on: February 10, 2011, 07:46:25 AM »
Faton Krasniqi
Faton Krasniqi u lind më 27.06 1982, në Kamenicë-Republika e Kosovës.
Rrjedh nga një familje intelektualësh e Malësisë së Gallapit.
Shkollen Fillore e kreu në Kamenicë,kurse  të mesmen e përfundon me sukses
Të shkëlqyeshëm,në Drejtimin Mjekësi e Përgjithshme “Dr Asllan Elezi”-  Gjilan.
Fatoni ishte futbollist i të rinjëve të K.F Arbëria-Kamenicë,që nga viti 1995 deri më1998.
Dhe prej vitit 1999 deri në vitin 2005, ishte futbollist aktiv i K.F Dardana anëtar i Ligës së  Dytë i Kosovës në Futboll.
Gjatë kësaj kohe është shperblyer me një numër të madh Mirënjohjesh sportive.
Në vitin akademik 2002\03 fillon studimet në Universitetin e Prishtinës,në
Fakultetin e filologjisë-Departamenti i Gjuhës dhe i Letërsisë Shqipe.
Në vitin 2006 përfundon studimet universitare me të arritura të larta.
Temë diplome pati : “Arvanitasit e Greqisë dhe e Folmja e Tyre”.
Në qershor të vitit 2006 boton veprën e tij të parë me poezi “Frymëzime të Hidhura”.
Në vitin akademik 2007\08 vazhdon Studimet Postdiplomike në UP-Departamenti
I Gjuhës Shqipe.
Fatoni është një nga themeluesit e subjektit politik të LDD-së, dega në Kamenicë.
Ku edhe  zgjidhet kryetar i Forumit Rinor të LDD-së,në Kamenicë.
Ishte Anëtar i Këshillit Kombëtarë, si dhe Anëtar Bordit Këshillëdhënës së FRLDD-së në qendër gjatë periudhes kohore (2008\09).
Përmos këtyre aktivitetve,mirret me studime gjuhësore  me prozë,poezi,ese,dhe së fundmi është në përfundim të veprës së tij  të dytë letrare, e që është një përmbledhje me poezi.

Pages: [1] 2