Show Posts

This section allows you to view all posts made by this member. Note that you can only see posts made in areas you currently have access to.


Topics - nikola

Pages: [1] 2
1
per te mos genjyer une po e filloj me veten time,kam pasur kater te dashura dhe me tregu ne te vertete me dy prej tyre kam bere sex ndersa me dy te tjrat vetem dashuri.pra ne moshen 19-vjecare kam rene per here te pare ne sex(ose shqip kam kryer marredhenie seksuale),ju lutem te jeni sa me real ne kete teme pasi eshte shume e zgjeruar ne kete kohe dhe shume praktike si teme per te gjitha moshat pothuajse.

2
Teologjia / How can I build a broadband ISP by myself ?
« on: August 17, 2008, 04:15:08 PM »
My country highiest broadband speed is only 2 Mb/s but I heard that some country has up to 100 Mb/s broadband speed . So, I wondered if I can become an isp with such speed but I don't know how ?
Do I need to have a lot of ip ?
What is the hardware/software requirement ? A
nyone can give me the details of building a broadband isp .

First up, you will need to dig huge trenches to lay cables throughout your country, then lay the cables. Alternatively you could hire bandwidth on existing cables from an already establish provider who is also acting as a wholesaler. Costing you Millions to Billions of Euro's depending on what you want

Next you will need to build what we call POP's or Exchanges at strategic locations through out your country, probably you could house your Millions of Euros worth of equipment in existing Telecom companies point of presences, or you could build out your own.

The you will need to create your core layer of equipment, something like ATM over Fiber, or whatever you choose, with very expensive Routers and Multi-layer switches. You will then need to contract with An Internet Exchange to use an exchange, or alternatively invest millions more in starting your own one. At the internet exchange you will route traffic between your ISP and other ISPs.

You will also need to buy a block of IP address from interNIC to use around your network.

You will also need to hire 100 of engineers to set up all this for you and maintain it after.

This project of yours will involve millions of Euros (maybe even more if you want to start from scratch) of Investment, and years to complete. Not to mention years of experience to understand the requirements and more to competently implement the deliverables.


First up, you will need to dig huge trenches to lay cables throughout your country, then lay the cables. Alternatively you could hire bandwidth on existing cables from an already establish provider who is also acting as a wholesaler. Costing you Millions to Billions of Euro's depending on what you want

Next you will need to build what we call POP's or Exchanges at strategic locations through out your country, probably you could house your Millions of Euros worth of equipment in existing Telecom companies point of presences, or you could build out your own.

The you will need to create your core layer of equipment, something like ATM over Fiber, or whatever you choose, with very expensive Routers and Multi-layer switches. You will then need to contract with An Internet Exchange to use an exchange, or alternatively invest millions more in starting your own one. At the internet exchange you will route traffic between your ISP and other ISPs.

You will also need to buy a block of IP address from interNIC to use around your network.

You will also need to hire 100 of engineers to set up all this for you and maintain it after.

This project of yours will involve millions of Euros (maybe even more if you want to start from scratch) of Investment, and years to complete. Not to mention years of experience to understand the requirements and more to competently implement the deliverables.

Good luck :smile:
If I want to build a wireless broadband ,then do I nedd to lay the cables ?


If you want to be an ISP, you'll need to buy access to the internet that you will then resell to subscribers. Depending on how many subscirbers you think you can get and how much bandwidth you want to guarantee them, etc....I've seen ISP's that will subscribe as many as 300 customers to single T1 (1.544MB). They oversubscribe counting on the fact that not all customers will connect at the same time, which is why if you use an ISP that resells service you see your connection slow down during peak connections times. You're going to need equipment - routers and switches. You're going to need to know what you're doing, good luck reading that in a book. I am sure there must be some, why don't you try doing a search in something like google?

Russ answered your question about providing wireless service to a campus envirronment, once you have a company install your connection to the internet (which is not free), you then need the appropriate equipment.

Actually what determine the speed of an internet connection ?The amount of bandwidth delivered to you by the company you buy from is determined by what speed you order, it is as simple as that. You want a T1, they'll give you a T1 (of course if you buy from a reseller, it is unlikely they will actually guarantee you a T1, you will actually share that connection with other subscribers), be wary of bargain "deals".

Once you get internet access, the amount of bandwidth you carve out and deliver to your subscribers will be controlled by your equipment.

I work for a company that is an internet backbone provider. My largest clients are ISP's and telephone companies.


Speed is a combination of Bandwidth and Latency.

Bandwidth is the rate that data can optimally flow accross a network, (but never does).

Latency is the time between a service request and Service Delivery, or rather an information request and its delivery.

FedEx is currently the fastest, I've seen them move TB's > 5000 Miles between LA and Europe over night. In theory they could move EB's this distance too, infact as many Bytes as you can fit in their 747's :biggrin:I think he was asking how the bandwidth speed would be determined if he were to act as an ISP, not how fast data can theoretically travel.

If you just want to play with speed tests, In 2003, my company was part of a test that was able to send 1 terabyte of data from Sunnyvale, Calif., to Geneva at a sustained rate of 2.38G bit/sec for more than one hour, said Harvey Newman, a professor of physics at Caltech. This speed beats the current record by a factor of 2.5and is equivalent to the data rate needed to send 200 full length DVD movies in one hour or one movie in 18 seconds.

http://www.networkworld.com/news/2003/0317reseasetd.html

The speed is limited by the hardware at this time.

3
Valbona Myteveli

Mail-adresa: valbona.myteveli@yahoo.de







Shumë të nderuar bashkatdhetarë dhe bashkatdhetare,




jam duke përgatitur temën e doktoraturës për ta mbrojtur në Universitetin e Bonn-it (Gjermani), ku kam mbaruar studimet e shkencave politike. Tema e doktoratës: "Transformimi i identitetit shqiptar". Do më ndihmonit shumë nëse do pranonit të përgjigjeni në pyetjet e mëposhtëshënuara:




1. Cili është roli i lëvizjes kombëtare „Rilindja“ si nismëtare e krijimit dhe formimit të identitetit politik shqiptar: vendi (roli) i gjuhës, fesë dhe historisë?




2. Ç´rol luajnë simbolet, mitet dhe feja në identitetin shqiptar? Ç´mendoni për ekzistencën e një bashkëjetese të paqtë midis grupeve të ndryshme fetare?




3. Cilin vend zë arsimi, si kriter shumë i rëndësishëm në krijimin e identitetit? Si kanë qenë dhe si janë institucionet arsimore në kohën e komunizmit dhe sot, lufta për shkollën dhe arsimimin në gjuhën shqipe në Kosovë dhe në Maqedoni; etablimi i gjuhës shqipe, konfrontimi mbi historinë dhe mënyrën e të shkruarit të historisë?




4. Si zhvillohet ndjenja e solidaritetit në kohë krizash, konfliktesh dhe lufte në Kosovë dhe në Maqedoni? Si vlerësohet lufta e UÇK-së sot nga popullsia?




5. Në çfarë niveli gjendet besimi i popullsisë në forcat politike dhe në institucionet shtetërore; ç´mendohet për nepotizmin, klientelizmin, korrupsionin, kriminalitetin e organizuar? Cila është puna e OJQ-ve dhe medias, ç´rol luajnë ato në vazhdimësinë e formimit të identitetit shqiptar?




6. Cili është zhvillimi dhe e ardhmja e Kosovës në aspektin ekonomik dhe politik? Ç´ndryshime do të sjellë miratimi i Kushtetutës në lidhje me problemin e pakicave, çështjen e sigurisë? Ç´rol luan dhe cili është pozicionimi i Bashkësisë Ndërkombëtare?




7. Ç´mendoni për emigracionin, si një fenomen shumë të përhapur ndër shqiptarët, kërkesat dhe konfrontimi me realitetin e huaj, ndryshimet e „Un-it“ në migracion?




8. Cila është perspektiva e integrimit të Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë në BE: ç’ndryshime do të sjellë kjo për identitetin shqiptar?




9. Cilat janë perspektivat për të ardhmen politike, ekonomike dhe sociale te bashkësisë shqiptare në Evropën Juglindore? Ç´mendoni për ekzistencën dhe vazhdimësinë e identitetit shqiptar?




Për të takuar bashkatdhetarë dhe për të bërë intervista planifikoj të vizitoj Kosovën përafërsisht nga data 22 - 28 qershor dhe Maqedoninë nga data 1 - 4 korrik. Ju mund të më dërgoni përgjigjen në mail-adresën time të sipërshënuar ose të më dërgoni numër telefoni që të ju telefonoj për të rakorduar terminin dhe vendtakimin në Kosovë dhe në Maqedoni.




Paraprakisht ju falënderoj për gatishmërinë Tuaj që të më ndihmoni duke u përgjigjur në pyetjet e bëra.




Me respekt,

Valbona Myteveli

(Me 5 qershor 2008)



rovipepi@hotmail.it
www.albanesitalia.blogspot.com

4
Kuzhina e Huaj / Dhjetë restorantet e njerëzve të famshëm
« on: June 11, 2008, 04:31:37 PM »
Kur vjen puna tek gatimi apo tek filmat, Francis Ford Coppola ka një teori të thjeshtë: "Bëni atë që të pëlqen. Edhe nëse jeni regjisorë, edhe nëse jeni kuzhinierë, jeni ju ata që vendosni. Gjithë ditën jeni duke thënë: po, më shumë nga ajo, jo jo, më pak nga kjo". Duket se për regjisorin që ka fituar çmimin "Oscar", kjo recetë ka funksionuar më së miri. Restoranti i tij, "The Cafe Zoetrope" në San Francisko po ecin më së miri. Coppola parashikon çdo detaj të kafeve të tij, madje dhe punon përkrah kuzhinierëve, për t'u treguar se si duhet të duket pjata. 
Ndërkohë që njerëzve të tjerë të famshëm nuk u pëlqen të përfshihen aq shumë në veprimet e restorantit të tyre, shumë prej tyre kanë hyrë në treg me shije. "Të kesh një restorant është ëndërr për shumë vetë, është pjesë e ëndrrës amerikane", thotë Annnika Stensson nga Shoqata Kombëtare e Restorantëve.
Çdo restorant ka një histori, veçanërisht nëse pronari ndodh të jetë njeri i famshëm. Jennifer Lopez, hapi restorantin "Madre's" në vitin 2002, për t'i thurur lavde origjinës së saj latine. Dekori i ngrohtë duket si një shtëpi e ngrohtë kubane, ne mbulesa tyli, me dysheme të errët dhe me llambadarë të punuar me dorë. Nganjëherë, hapja e një restoranti është mënyra e një njeriu të njohur, për të mbështetur një komunitet të caktuar.Para shtatëmbëdhjetë viteve, Robert De Niro, hapi një restorant, për t'i shërbyer komunitetit të filmit në lagjen e tij të Nju Jorkut, "Tribeca". Në vitin 1990, Robert De Niro hapi restorantin "Tribeca Grill" bashkë me Drew Dieporent e më pas dyshja vazhdoi me një varg restorantesh me të njëjtin emër.
Ndërkohë, që De Niro ësh të fans i gjithë restoranteve të tij, ai i mban duart larg nga kuzhina. Specialitetet përfshijnë merlucin e zi të pjekur në skarë, si dhe kërpudhat e egra. Ose Paul Newman, i cili ka bashkëpunuar me kuzhinierin e njohur, Michel Nischan për të hapur restorantin "Dressing Room".
Ky restorant përdoret për  të ruajtur kulturën vendase dhe përfitimet që dalin nga ai përdoren për të mbështetur teatrin.


"Dressing Room", Konektikat
Paul Newman
Qëllimi i restorantit është të "restaurojë kulturën amerikane në atë pikë, ku s'ishte i nevojshëm përdorimi i fast-food-eve". Këtu mund të gjendet pulë, rosto, e të gjitha këto të vendosura në një ambient që duket si panoramë fshati. Newman punon ngushtë në kuzhinë, për të zhvilluar idetë e menusë, për të provuar ushqimet dhe i pranishëm në evenimentet që zhvillohen në restorant.

"Ana Mandara", San Francisko
Don Johnson
Don Johnson dhe Cheech Marin e hapën restorantin "Ana Mandara" në vitin 2000, i cili i transporton darkuesit në një fshat vietnamez me vepra arti një mijë vjeçare. Kuzhinieri, Khai Duong është një prej shefave aziatikë më të njohur në botë, i cili ka krijuar receta të frymëzuara nga fshati i tij vietnamez, Nha Trang.

 "Café Zoetrope", San Francisko
Francis Ford Coppola
Francis Ford Coppola tha për revistën "Forbes" se ka filluar të gatuajë që kur ka qenë në shkollë të mesme dhe nuk ka ndaluar asnjëherë. Duke qenë se ishte student shumë i varfër, ai u gatuante të dashurave të tij recetat e mamasë, në vend që t'i nxirrte jashtë për darkë. Përpara se të hapte restorantin, udhëtoi në Napoli për të provuar të gjithë gatimet tipike italiane. 

"40/40 Club", Nju Jork dhe Antlantik Siti
Jay-Z
Në vitin 2003, Jay-Z hapi barin e tij, ku zhvillohen lojra të ndryshme. Aty ndodhen disa televizorë plasma dhe disa dhoma VIP. Në vende të të lokalit janë të varura bluza të lojtarëve të famshëm, të cilët i kanë dhuruar. Aty gjendet dhe bluza e Michael Jordan, me numër 23. Menjuja latine është gjithashtu po aq e shijshme.

"Tribeca Grill", Nju Jork, Nobu, San Francisko
Robert De Niro
Në vitin 1990, Robert De Niro hapi restorantin "Tribeca Grill" bashkë me Drew Dieporent e më pas dyshja vazhdoi me një varg restorantesh me të njëjtin emër. Ndërkohë, që De Niro është fans i gjithë restoranteve të tij, ai i mban duart larg nga kuzhina. Specialitetet përfshijnë merlucin e zi të pjekur në skarë, si dhe kërpudhat e egra.

"The Cutting Room", Nju Jork
Chris Noth
"Kur erdha fillimisht në Nju Jork, shkoja në një vend të vogël që quhej Trax", shprehet Chris Noth. "Muzika ishte shumë spontante. Joni Mitchell dhe James Taylor vinin aty dhe askush nuk e dinte se do të luanin muzikë". Noth krijoi një ambient të ngjashëm, me të njëjtin koncept. Në fakt, Sheryl Croë improvizoi një koncert me Gwyneth Paltroë dhe Kid Rock njëherë aty.

"Lario's On The Beach", Majemi
Gloria Estefan
Në zemër të plazheve të Majemit, gjendet restoranti i këngëtareës latine, Gloria Estefan. Fundjavat në këtë vend, ku gatuhet ushqim kuban janë veçanërisht interesante, kur aty luajnë muzikë banda të ndryshme latine. Muzika, e shoqëruar nga bifteku, pula me oriz të verdhë ofrojnë një vend të mrekullueshëm.   

"Destino", Nju Jork
Justin Timberlake
Këngëtari popit investoi në këtë restorant elegant, në shkurt të vitit 2006. Kuzhinieri kryesor, Mario Curko shërben gatime tipike të familjeve të Italisë jugore, si spageti, karbonara, qofte dhe molusqe të pjekur. Interesante në lokal është edhe struktura e brendshme, e cila është e ndërtuar sipas stilit të Rilindjes italiane.

"The Dolce Group", Los Anxhelos
Ashton Kutcher,
Ashton Kutcher, Wilmer Valderrama, Danny Masterson, Laura Prepon, Chris Masterson, Dule Hill nga seriali "The West Wing," dhe Jamie Kennedy janë të gjithë investitorë të "The Dolce Group", i cili përfshin "Bella dhe Geisha House" në Los Anxhelos. "The Dolce Group" është gjithnjë në qendër të vëmendjes, për shkak të njerëzve të famshëm që investojnë aty.

"Madre's", Pasadena, Kaliforni
Jennifer Lopez
Jennifer Lopez e ka quajtur "Madre's" një restorant familjar të ndërthurur me elegancën. Ajo ka luajtur një rol shumë të rëndësishëm në çdo aspekt të krijimit të restorantit, duke bashkëpunuar me projektuesen e njohur, Rachel Ashwell. Pjata e preferuar e restorantit është bifteku i marinar me qepë të ëmbla.   
 
Shkruar nga Blendina Cara   
 

5
Ketu keni vetem dicka, nga te tera ato akte te turpshme e cnjerezire, qe kane qene te detyruar te heqin ne kurriz shqiptaret fale "fatit" qe kane gjitone "te civilizuar" e “djep qyteterimi”. Shikon kulturen helene si rrezaton dhe shkelqen...rrezaton si dielli mbi gjakun e foshnjeve qe u keputen kokat, qe nga Cameria e deri ne Permet.
Lexoni dhe mos harroni...lexoni dhe degjoni nderkohe videon greke, sepse ata nuk qenkan ngopur akoma...lexoni dhe mendoni se si do u veje halli shqiptareve me sharlatane te tille antishqiptare si politikanet tane...lexoni dhe mos harroni se jeni gjak nga ai gjak qe eshte derdhur kot pa pike faji...lexoni dhe imagjinoni dhimbjen e shqiptareve...mos harroni kurre varret e tyre...mos harroni as veten tuaj, sepse dhe neve qe jemi gjalle, ashtu duan te na shohin rrjepur e djegur...lexoni dhe shperndajeni ku te mundeni kete material....
.....MOS HARRONI KURRE SE JEMI SHQIPTARE....
MOS HARRONI GJAKUN E DERDHUR DHE TE DREJTAT QE NA KANE MOHUAR....

Materialet e meposhtme jane historike jo propogandistike. Kane si qellim pasqyrimin e te vertetes, asgje me shume se aq. Pasi ta keni lexuar deri ne fund nuk mendoj se zhvillimet e viteve te fundit ne Shqiperi do u duken rastesore apo miqedashese nga kisha greke=shteti grek=qarqet shoviniste greke=lobi grek

Ne fund, pasi ta keni lexuar, mund te shkruani edhe dy fjale nese e shikoni te arsyeshme

<><><><><><><><><><><><><><><><><><><><><><><><><> <>
<><><><><><><><><><><><><><><><><><><><><><><><><> <>

Nga kërkesat për territor në kohën e Kongresit të Berlinit e deri tek videoja e ushtarëve

Dosja e zezë e Greqisë, 1912-2007

Pergatiti:
Dorina Topollaj
Qamil Xhani

Shekulli i 14-të. Ja ç'shkruan Faik Konica në vitin 1940 për "bëmat" e dhespotit grek me emrin Thanas: "Në gjysmën e dytë të shekullit të katërmbëdhjetë, Janinën e qeveriste një princ bizantin (ose një despot, siç e kishte titullin zyrtar) i quajtur Thanas. Këtij Thanasi i hipi në kokë ideja e bukur për të vrarë gjithë shqiptarët. Siç thotë Dukasi, (një historian grek) një nga lojrat e tyre të parapëlqyera ishte t'u priste hundët ose pjesë të tjera shqiptarëve dhe t'i linte të vdisnin në agoni"
Shekulli i 21-të. Mars 2007. Një video linçohet në media, ku ushtarët grekë këndojnë duke marrshuar një këngë me këto fjalë: "I shikoni ata, janë shqiptarë. Me zorrët e tyre do të bëjmë lidhëse këpucësh". Për fat të keq, edhe pse 7 shekuj më pas, incidenti më i fundit në lidhje me Greqinë, duket si realizim virtual i masakrave të Thanasit. Edhe pas kaq kohe ndërgjegjjet e kombeve vazhdojnë të mbajnë peng marrëdhëniet mes dy popujve.
Një "peng" që e ka zanafillën që kur pronarët shqiptarë në kohën e Ali Pashë Tepelenës, punësonin argatë grekë pasi burrat shqiptarë shkonin e luftonin në çdo cep të botës për Perandorinë Osmane. Vendosja e tyre në Epir, që në fakt sipas Konicës, s'do të thotë gjë tjetër veçse "Kontinent" e që nuk tregon kombësinë e banorëve që jetojnë në të, u bë flamuri i pretendimeve të fqinjëve për greqizmin e jugut të Shqipërisë. Një konflikt që ka sjellë shumë e shumë incidente mes dy vendeve. Gazeta "Tirana Observer", boton vetëm 100 prej tyre, që nga viti 1912 e deri tek videoja greke që u shfaq vetëm pak ditë më parë. Por kjo është vetëm njëra anë e medaljes së marrëdhënieve Shqipëri-Greqi. Dy popujt më të lashtë në Ballkan, i kanë ardhur në ndihmë njëri-tjetrit në momente shumë të vështira. Mes luftëtarëve që i sollën pavarësinë Greqisë, renditen edhe shumë emra shqiptarësh. Ndërkohë përkrahja greke u vulos edhe me "Traktatin e Mirëkuptimit, Fqinjësisë së Mirë, Bashkëpunimit e Sigurisë" në vitin 1996.

Marshimi për të pushtuar Epirin, 5 tetor 1912

Organizatat greke deklarojnë bashkimin e forcave ballkanike për të mbrojtur territoret nga faktori shqiptar që kërkonte pavarësinë. Veç ushtrisë u organizuan dhe banda të armatosura që qarkullonin fshatrave myslimanë të Çamërisë. Ishte koha kur përpjekjet e Shqipërisë për të shpallur pavarësinë po jepnin frytet e para. Ky mobilizim i shqiptarëve u pa si kërcënim për Greqinë e cila nisi hapur ofensivën për pushtimin e Vorio Epirit. Emërimi i një guvernatori me origjinë shqiptare në Janinë u interpretua nga grekët si zgjerim i një rreziku shqiptar për marrjen e Janinës dhe krahinave përreth.

Konferenca e Ambasadorëve, Londër, 20 dhjetor 1912

Kërkesat për pavarësi të shqiptarëve u kundërshtuan jo vetëm me armë, por dhe në rrugë diplomatike nga ana e Greqisë. Madje përfaqësuesit e shtetit grek në Konferencën e Ambasadorëve në Londër kërkuan që përveç Vorio Epirit, Greqia të aneksonte edhe Vlorën, në portin e së cilës ishte vendosur Flota Helene. “Është e pamundur të lejohen shqiptarët barbarë të jetojnë të pavarur në djepin e qytetërimit grek”, ky ishte qëndrimi i delegacionit grek në Londër.

Masakra e udhëheqjes së Çamërisë, 7 mars 1913

Ushtria greke pas largimit të trupave turke pushton Çamërinë. Gjenerali Deli Janaqis vendos të thërrasë në një takim krerët qyteteve dhe fshatrave të Çamërisë për të vendosur një marrëveshje. Për disa ditë me radhë, krerët çamë nuk pranojnë kushtet e komandantit grek. Atëherë ai vendos t’i mbledhë për herë të fundit dhe urdhëron vrasjen e 62 kryetarëve çamë. Dhe sikur të mos mjaftonte, dy prej tyre, Fuat Pronjo dhe Suhbi Bej Dino, me urdhër të gjeneralit rripen të gjallë.

Komisioni i Kontrollit, Shqipëri, shtator 1913

Ndërkombëtarët vendosin të zgjidhin çështjen e Epirit, duke dërguar në terren një komision kontrolli, i cili do të verifikonte pretendimet e grekëve për Korçën, Gjirokastrën, Përmetin dhe Sarandën. Ushtria greke u përpoq që të pastronte rrugën ku do kalonte komisioni nga shqiptarët, madje dhe banesat në disa fshatra u lyen me bojën e flamurit grek. Grupe grekofilësh dërgonin peticione, ku thuhej se Jugu i Shqipërisë nuk duhet të jetë i shqiptarëve. Mes grekëve dhe komisionit u regjistruan dhe incidente.

“Batalioni i Shenjtë”, Andartët, 1913

Konferenca e Ambasadorëve nuk i dha të drejtë Greqisë për pretendimet në Epirin e Veriut dhe urdhëroi tërheqjen e shqiptarëve. Në këtë pikë nis plani i dytë i Greqisë për pushtimin e tij. Strukturat ushtarake organizojnë “Batalionin e Shenjtë”, i përbërë nga kriminelë lufte, dezertorë dhe të burgosur nga burgu i Kretës, të cilët më vonë do të njiheshin si “Andartët”. Ky batalion kreu masakrat në të gjithë Jugun e Shqipërisë, duke vrarë mijëra gra dhe fëmijë për të spastruar zonën nga shqiptarët.

“Protokolli i Firences”, 17 dhjetor 1913

Është dokumenti që caktoi kufijtë e sotëm mes Greqisë dhe Shqipërisë. Një pjesë e Jugut të Shqipërisë ngeli në territorin grek. Ndërkohë që Greqia nuk e njohu këtë protokoll, duke pretenduar se ngelej jashtë trungut helen Epiri i Veriut, me disa dhjetëra mijëra minoritarë. Paradoksalisht në Shqipëri ngelën rreth 38 mijë minoritarë, ndërsa në Janinë dhe krahinat e tjera ngelën me Greqinë rreth 500 mijë shqiptarë në qytetet e Filatit, Paramithķa, Margëllëi, Parga, Gumenica e Preveza.

“Grushti i Shtetit”, dhjetor 1913

Ndërsa Evropa pretendoi se e rregulloi përfundimisht çështjen greko-shqiptare, në Jug të Shqipërisë nisën revoltat. “Batalioni i Shenjtë” ishte vënë në veprim. Ushtarakët hoqën uniformat dhe nisën masakrat dhe djegiet duke argumentuar se nuk pranonin vendimin e Evropës për lënien jashtë Greqisë të Korçës, Gjirokastrës. Sipas kronikave të kohës, ishin rreth 40 mijë ushtarë që kryen masakra të pashembullta në qytetet e Gjirokastrës, Korçës e Përmetit.

Masakrat në Përmet, 25 shkurt 1914

Masakrat greke nuk u bënë vetëm në zonën që sipas tyre i përket Vorio Epirit, por edhe janë saj. Në Kuqar të Përmetit ushtria greke theri gjithë fëmijët ndërsa burrat i mbylli në kishën e Kosinës ku i vrau në mënyrë barbare. Po ashtu dhe në fshatin Peshtan ku një kronikë e kohës shkruan. “Foshnjat ulërinin duke kërkuar prindërit. Ushtarët i mblodhën dhe i çuan në një shtëpi ku ish një pus e ku i merrnin me radhë e u prisnin kokat dhe i hidhnin brenda. Ndërkohë gratë i mblodhën në Delvinë dhe pasi i përdhunuan i vranë me bajoneta”.

Protokolli i Korfuzit, 17 maj 1914

Më 24 prill 1914, Fuqitë e Mëdha njoftuan Greqinë se ishin të gatshme t’u bënin lëshime ”Vorio-Epirotëve” dhe se mund të pranonin rishikimin e kufirit greko-shqiptar në favor të saj. Qeveria e ndodhur nën një presion të gjithanshëm u detyra t’ua besonte Fuqive zgjidhjen e krizës. Protokolli parashikoi që Korça e Gjirokastra, edhe pse do ishin në shtetin shqiptar të kishin një administratë të vetën. Për shkak të ndihmës që i dha Italia, Greqia i la ishullin e Sazanit.

“Qeveria” e Epirit të Veriut, nëntor 1914

Qarqet greke u përpoqën që revoltën ta organizonin në një lëvizje për pavarësi të Epirit të Veriut. Për këtë qëllim ish-ministri i Jashtëm grek, Nikollaq Zografi, së bashku me një grup ish-ministrash të tjerë, shpalli krijimin e qeverisë së Vorio Epirit në Gjirokastër. Me ndihmën e Andartëve, Zografi izoloi Gjirokastrën, Përmetin dhe Korçën. Zyrtarisht qeveria greke nuk e njohu këtë qeveri të re, por nuk hezitoi ta ndihmonte me ushqime dhe me armë.

Incidentet fetare, 1919

Qeveritë e brishta të Shqipërisë kishin arritur të krijonin institucionet e para dhe të ruanin disi integritetin e vendit. Qeveria e Iliaz Vrionit kish arritur të zmbrapste disa sulme të grekëve. Ndërkohë shqetësim ishte propaganda antishqiptare e kishës greke. Rasti më tipik ka qenë ai i Peshkopit Jakov të Korçës. Sipas raporteve ai e kish kthyer kishin në një qendër propagande për Vorio Epirin. Me urdhër të qeverisë Jakovi u largua nga vendi gjë që solli dhe reagimin e Athinës.

Konferenca e Paqes, Paris 1919

Konferenca e Londrës dhe ndarja e territoreve shqiptare nuk e kënaqën oreksin grek. Në Konferencën e Paqes pas Luftës së Parë Botërore, kryeministri grek Eleftherios Venizelos kërkon aneksimin e pjesës më të madhe të Shqipërisë. Sipas tij, shqiptarët nuk kishin aftësi shtet-formuese dhe nuk mund të krijonin një qeveri. “Shtetasit grekë në Shqipëri duhet të drejtohen nga qytetërimi i lartë që përfaqëson shteti helen dhe jo nga shqiptarët të cilët nuk kanë asnjë qytetërim”.

Incidenti për të drejtën e minoriteteve, mars 1921

Greqia me anë të ndërkombëtarëve fitoi të drejtë që minoritetet e saj të kishin trajtimin e duhur nga shtete ku ata bënin pjesë. Kjo nënkuptonte të drejtën për të folur gjuhën dhe për të pasur shkolla greke. Por këto kushte Greqia nuk pranoi t’i plotësonte për popullsinë çame që mbeti nën çatinë e Greqinë pas ndarjes së kufijve në territorin grek. Shteti shqiptar e ngriti disa herë këtë çështje në lidhjen e kombeve, por greket raportonin se çamët kishin të njëjta të drejta me grekët e tjerë.

Përplasja e shifrave, 1921

Ekziston një incident i përhershëm mes Greqisë dhe Shqipërisë për sa i përket çështjes së numrit të minoritarëve që ekzistojnë në Shqipëri. Greqia pretendon dhe vazhdon të këmbëngulë se në territorin shqiptar janë mbi 400 mijë grekë. Ndërkohë në Departamentin e Shtetit Amerikan kjo shifër është rreth 200 mijë. Ndërsa në bazë të regjistrimit të bërë nga shteti shqiptar, në mars të vitit 1921, ky numër ka qenë 33.313. Sidoqoftë ky numër, sipas statistikave, nuk ka arritur asnjëherë të kalojë shifrën 50 mijë.

Shkëmbimi i çamëve me turq, mars 1923

Përcaktimi i kufijve të Shqipërisë, i ndërprerë me 1913 nga Lufta e I-rë Botërore dhe rinisur me 1919, la jashtë territorit rajone të banuara nga shqiptarë, Çamërinë dhe Kosturin. Traktati i Lozanës nënshkruar me 1923, parashikonte shkëmbimin e popullsive greke dhe turke, për të zgjidhur kështu një problem të dy vendeve. Tragjikisht Greqia konsideroi si myslimanë turq banorët e Çamërisë dhe mbi 6800 çam u shpërngulën me forcë. Një pjesë e tyre preferoi të vinte në Shqipëri.

Vrasja e Gjeneral Tellinit, 23 gusht 1923

Gjenerali italian Tellini së bashku me Riza Kolonjën dhe përfaqësues të palës greke u caktuan nga Konferenca e ambasadorëve për të vendosur kufijtë mes Shqipërisë dhe Greqisë. Ushtaraku italian u akuzua nga qeveria greke se po mbështeste pretendimet e Shqipërisë. Në ditë kur vendoseshin piramidat kufitare në Kakavijë, Tellini vritet së bashku me katër ushtarë në rrugën Janinë-Kakvijë. Qeveria greke e dënoi vrasjen, por fajtorët nuk u gjendën asnjë herë.

Fan Noli për Çamërinë 22 gusht 1924

Zhvillimet në Çamëri e detyruan qeverinë Shqiptare të ngrejë çështjen në Lidhjen e Kombeve. Kryeministri Fan Noli në një seancë për Shqipërinë denoncoi hapur masakrat e ushtarëve grekë në jug të vendit. Ai kërkoi që të mos kryhej ndërrimi i popullsisë dhe çamët të mos silleshin në Shqipëri pasi nuk kishte vend ku të sistemoheshin. E vetmja zgjidhje, thotë Noli, është që çamët të vendosen në tokat e minoritetit grek në Gjirokastër dhe këta të fundi të shkojnë në Greqi.

Incidenti mbretëror, prill 1939

Greqia ishte i vetmi vend që mund t’i siguronte mbretit Zog një largim të shpejtë pas pushtimit fashist. Kryeministri Metaksa e pranoi familjen mbretërore të kalonte në Greqi. Por ndërsa mbreti, mbretëresha dhe princi niseshin me tren nga Follorina rreth 500 ushtarë hipin në tren dhe kërkuan çarmatimin e shoqëruesve të mbretit. Në kujtimet e saj, Mbretëresha Geraldinë shkruan se Greqia kish një plan për ta izoluar familjen mbretërore në një ishull të Greqisë si garanci për marrëveshjet që kish me Italinë. Sipas saj vetëm gjendja e rëndë shëndetësore e princit Leka bërë që grekët të mendoheshin për pasojat që mund t’u sillte vdekja e një princi në tokën e tyre.

Internimi i burrave çam, 4 gusht 1940

Pas shpërnguljes dhe terrorit ndaj popullsisë çame, grekët për të evituar protesta ndoqën dhe rrugën e internimeve. Qeveria greke krijoi komisione që përzgjidhnin popullsinë ku veçonin meshkujt që ishin për luftë dhe i internuan në ishujt e humbur të detit Egje. Sipas dëshmive, trajtimi i tyre ishte i njëjtë me atë që nazistët u bënin hebrenjve. Dhe si për ironi pushtimi gjerman i Greqisë në 6 prill 1941 i liroi çamët e internuar, por kur u kthyen në fshatrat e tyre nuk kish mbetur askush.

Shqipëria në Luftën Italo-Greke, 1940

Pak e çuditshme, por lufta Italo-Greke ka nisur pas vrasjes së një shqiptari. Daut Hoxha ishte një nga kapedanët çamë më popullor që luftonte kundër Greqisë. Për kokën e tij Athina kish vënë 500 mijë dhrami. Hoxha u vra nga disa patriotë të paguar nga grekët, dhe Italia e cila kërkonte një shkak e cilësoi këtë si një dhunim të të drejtave çame. Për Italinë ishte një udhëheqës popullor, ndërsa për Greqinë “kryetar i një bande plaçkitëse”

Greqia shpall Ligjin e Luftës, 10 nëntor 1940

Gjatë luftës italo-greke, Parlamenti helen miratoi ligjin 2636/1940 ose siç njihet ndryshe Ligji i Luftës me Shqipërinë, për shkak se vendi ynë u përdor nga Italia për nisjen sulmeve ndaj Greqisë. Më vonë këtij ligji ju shtuan dhe shumë amendamente që kishin të bënin me pronat e çamëve, të cilat kapnin vlerën e 350 milionë dollarëve. Ky ligj u bllokon pronën gjithë personave grekë me kombësi shqiptare, duke përjashtuar në këtë mënyrë komunitetin çam. Edhe sot ky ligj mban peng çështjen e çamëve.

Vrasja e Xhaferr Ypit, 17 nëntor 1940

Sulmet greke në territorin shqiptar shkaktuan jo pak viktima mes civilëve shqiptarë. Më 17 nëntor 1940, gjatë një bombardimi grek në zonën e Kolonjës, u vra afër fshatit të lindjes, ministri i Drejtësisë së Shqipërisë, Xhaferr Ypi. Patriotët shqiptarë reaguan, por ushtria greke nuk mbajti përgjegjësi duke e cilësuar si një incident anësor që ishte bërë për shkak të keqllogaritjeve të sulmit.

Protesta e shqiptarëve për pushtimin, 28 nëntor 1940

Pas tërheqjes së forcave italiane, ushtria greke fillon të përparojë në Jug të Shqipërisë, brenda një jave, Korça, Saranda dhe Himara ranë në duart e ushtrisë greke. Gjeneralët i cilësuan këto zona si greke dhe filluan ndëshkimin e popullatës vendase. Nacionalistët shqiptarë organizuan një demonstratë në qytetin e Korçës, ku kërkonin që qeveria greke të njihte integritetin e Shqipërisë. Demonstrata u përpoq që ndalohej nga forcat greke. Në çdo qytet forcat greke hoqën flamurin shqiptar dhe vendosën atë helen.

Shifrat e terrorit çam, 1940

Më shumë sesa incident mund të cilësohet si një luftë. Por nëse në një anë ishin ushtarët grekë, në krahun tjetër ishin civilë të pafajshëm. Ushtria greke vrau në Çamëri 4300 njerëz, rezultojnë të zhdukur 3500 njerëz, u dogjën 102 fshatra, u shkatërruan plotësisht 57 fshatra si dhe 7280 shtëpi. Shumica e njerëzve u ekzekutuan, por pati masakra kolektive ku fëmijët dhe gratë u therën me thika, u dogjën, madje dhe veprime makabre si djegie dhe rrjepje të gjallë të njerëzve. Askush deri më sot nuk ka mbajtur përgjegjësi për krimet. Sipas zyrtarëve greke, u ekzekutuan bashkëpunëtorët me italianët, që në këtë rast paskan qenë edhe gra dhe fëmijë.

Masakra e Napolon Zervës, 25 qershor 1944

Napolon Zerva ishte një nga gjeneralët grekë që bashkëpunoi me pushtuesin gjerman. Këta të fundit i lanë dorë të lirë për masakrat ndaj popullsisë çame. Në fakt masakrat e tij ndaj popullsisë shqiptare do t’i kishin zili dhe gjermanët. Në 25 qershor ‘44, forcat e Zervës ekzekutuan në mënyrë barbare 2000 çamë brenda një nate në qytetin Paramithia. Viktimat ishin kryesisht gra dhe fëmijë, të cilët u therën me thika dhe u dogjën. Kjo ishte një nga masakrat më të egra të grekëve.

Ankesa e grekëve në SHBA, dhjetor 1944

Grekët nuk e njohën qeverinë e Enver Hoxhës me pretendimin se ai ishte një mysliman që do të persekutonte minoritetin ortodoks në jug të vendit. Madje, ata shprehën mendimin në qarqet ndërkombëtare që as nuk duhet të krijohej fare. Në dhjetor të 1944-s grekët iu drejtuan Departamentit Amerikan të Shtetit, me notë proteste ku pretendohej se forcat qeveritare shqiptare keqtrajtonin minoritetin grek. Në këtë mënyrë pala greke po përgatiste territorin për një sulm dhe aneksim të Vorio Epirit.

Incidentet në Konispol, 1944

Në linjën e mosnjohjes së qeverisë që po krijohej, grekët vazhduan me një seri sulmesh në jug të vendit edhe pse Lufta e Dytë Botërore nuk kish përfunduar. Në këtë kohë do të regjistroheshin 58 incidente në kufirin shqiptaro-grek. Në 1 shtator, artileria greke e vendosur goditi Konispolin. Territori shqiptar u shkel në disa pika duke u shoqëruar me goditje të armatosura dhe reprezalje ndaj popullsisë civile.

Ministri grek: Të rrëzohet Hoxha, Uashington, 9 korrik 1945

Ministri i Jashtëm i Greqisë, Andreas Sofianopulos, do ta shtronte çështjen e Vorio Epirit edhe në takimin që pati me Sekretarin e Shtetit në SHBA, Grew, në vitin 1946. Veç kësaj përfaqësuesi i qeverisë greke edhe këtë herë gjatë bisedës për synimet territoriale të shtetit të tij, nuk harroi të paraqesë edhe kërkesën për mosnjohjen nga SHBA-ja të regjimit të Hoxhës, pasi sipas tij udhëheqësi komunist shqiptar nuk përfaqësonte shumicën e popullit.

Greqia kërkon kufijtë, Paris 1946

Përveç incidenteve, Greqia në përfundim të Luftës së Dytë Botërore u përpoq ta shtronte çështjen e Vorio Epirit dhe në qarqet diplomatike. Duke shpresuar në ndihmën e SHBA-së e anglezëve, diplomatët grekë u përpoqën ta ngrinin dhe shtronin për diskutim këtë çështje. Ndërkohë që ndërkombëtarët nuk kishin kohë të merreshin me ndarje te reja në Ballkan, duke u përqendruar më shumë në zgjerimin që po bënin shtetet komuniste në Evropë. Ndërkohë Greqia u kërkoi ndërkombëtarëve marrjen e masave për ndërhyrjet, që sipas saj, po bënte Shqipëria në punët e brendshme të Athinës.

Greqia kundër pranimit të
Shqipërisë në OKB, 12 shkurt 1946

Pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore, Shqipëria kërkoi nga Organizata e Kombeve të Bashkuara anëtarësimin si anëtare me të drejta të plota. Përveç mbështetjes që qeveria jonë kishte nga shtetet komuniste dhe linjës jo të qartë në diplomaci, edhe faktori grek luajti kartën kundër hyrjes së Shqipërisë. Në 12 shkurt ministri i Jashtëm grek dërgon një letër në OKB, ku argumentonte se çështja e Shqipërisë nuk duhet të diskutohet, pasi Greqia është ende në gjendje lufte me të dhe Shqipëria nuk ka plotësuar të drejtat e minoritetit.

Sulmi në Radat, gusht 1946

Në 1946-n nisin dhe planet ushtarake të Greqisë për pushtimin e Vorio Epirit. Një nga sulmet më të rënda gjatë këtij viti ishte ai i 200 ushtarëve, të cilët kaluan kufirin shqiptar dhe hynë në fshatin Radat. Sulmi u bë me mitraloza dhe murtaja, ku ngelën të vrarë shumë civilë. Kjo ishte seria e një sërë sulmesh që forcat greke kishin planifikuar në gjithë shtrirjen e territorit greko-shqiptar. Në ato kohë ushtria shqiptare nuk ishte organizuar në nivelet e duhura.

Greqia, nuk njeh luftën shqiptare, 1946

Marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Greqisë pas mbarimit të Luftës së Dytë Botërore kanë qenë mjaft të tensionuara. Shteti grek i cilësonte shqiptarët si njerëzit që bashkëpunonin me Italinë në luftën italo-greke. Ndërkohë që shqiptarët u përpoqën të çliroheshin vetë nga Italia. Po ashtu nuk ishin dakord që Shqipëria të renditej në koalicionin fitues të Luftës së Dytë Botërore dhe e kërkuan këtë publikisht.

Propaganda e zyrtarëve grekë, 20 shkurt 1948

Veç sulmeve sporadike qarqet greke u përpoqën që të përgatisnin edhe opinionin e lëkundur për çështjen e Vorio Epirit. Një zyrtar grek deklaronte në 1948-n, në radion e Athinës se, “Tani duhet të mbarojmë punë me Shqipërinë. Greqia tani duhet të luftojë me të gjitha mjetet, gjer në frymën e fundit. Sinjali u dha tani në Epir, ku ushtarët tanë janë duke luftuar me parullat, Morava, Korça, Delvina, Saranda, Gjirokastra të “Vorio-Epirit” ende të paçliruara. Duhet të mbarojmë hesapet me Shqipërinë”.

Propaganda për pushtimin
e Shqipërisë, 1949

Lufta civile në Greqi solli jo pak probleme dhe për Shqipërinë. Qeveria greke akuzonte shtetin shqiptar se po ndihmonte partizanët kundër ushtrisë demokratike greke. Gjatë kësaj kohe janë hedhur parulla, libra e broshura të ndryshme që bënin thirrje kundër qeverisë shqiptare. Robërit grekë pranojnë se komandantët bënin propagandë anti-shqiptare, duke përmendur Vorio Epirin dhe krijonin mes radhëve të ushtarëve psikozën e një sulmi të shpejtë kundër territorit shqiptar. Ushtria shqiptare shtoi forcat e saj në kufirin greko-shqiptar.

Robërit grekë në Shqipëri, 1949

Një skuadër e ushtrisë greke hyri në territorin shqiptar. Forcat shqiptare pas një shkëmbimi zjarri arritën të kapin rob disa ushtarë dhe oficerin grek Skuros Dhimitris, i cili kishte hyrë 300 metra në territorin tonë. Oficeri grek dha informacionin për planet e Greqisë. Ai tregoi se kishte marrë urdhra për të goditur me armë kundër rojeve shqiptare. Ai pranoi se ushtria greke duhet të jetë gati për të hyrë në tokat shqiptare për të shfarosur komunistët dhe më pas të merrej Vorio Epiri.

7 orë luftë në Vidohovë-Devoll,
2 gusht 1949

Artileria greke qëllon me armën në tokat shqiptare dhe predhat bien 300-500 metra në tokën tonë. Forcat greke nisin dhe një sulm ajror duke angazhuar 3 batalione. Në postën shqiptare ishte vetëm një skuadër e armatosur me automatikë dhe mitraloza. Forcat greke vranë ushtarët Tafil Ferhati, Memo Nexhipi, Ferid Bregasi, Shyqyri Avdia, Ibrahim Fetahu, Hasan Ramadani dhe u plagosën 6 të tjerë. Vetëm pasditen e 2 gushtit ushtria shqiptare arriti të zmbrapsë atë greke, e cila kish hyrë në territorin tonë. Nga ana e grekëve u vranë 100 ushtarë dhe u kapën rob 3.

Kërcënimi i gjeneralit grek, Aleksandër Papagos, 3 gusht
1949

Qëllimet greke për Vorio Epirin nuk ishin vetëm fantazi e qarqeve të veçanta, por edhe e zyrtarëve të lartë të cilët jepnin vazhdimisht deklarata anti-shqiptare. Ish-ministri i Mbrojtjes, Aleksandër Papagos, deklaroi në Athinë se pas shkatërrimit të Andarteve, ”Pastaj do t’i biem Shqipërisë”. Kjo ishte dhe deklarata më e rëndë e lëshuar nga një gjeneral lufte, së cilës qeveria shqiptare iu përgjigj me një notë proteste.

Incidenti i Leskovikut, 4 gusht 1949

Pas Vidohovës, ushtria greke i shtriu sulmet në pjesët e tjera të kufirit. Sulme sporadike u regjistruan në sektorin e Bozhigradit dhe në drejtim të Leskovikut, në afërsi të piramidave Nr. 11, 12, 13 dhe 14. Grekët të mbështetur nga artileria dhe aviacioni, me forca të shumta sulmuan kuotat 1425 dhe 309. Kundërsulmet e forcave kufitare shqiptare i zmbrapsën grekët. Në këtë kohë ushtria greke filloi përdorimin e predhave të kalibër të lartë, të cilat lëshoheshin nga pikë larg kufirit, si dhe përdori avionët gjuajtës.

Bombardimi i Menkulasit, 5 gusht 1949

Vetëm gjatë dy ditëve, në gushtin e 1949-s ushtria greke ka hedhur më shumë sesa 1500 predha artilerie. Në komunikatën e Ministrisë së Mbrojtjes shqiptare thuhej se një pjesë e mirë e këtij municioni ka rënë në fshatin Menkulas (Devoll). I ndodhur në këto kushte, shteti shqiptar mori vendimin për mobilizimin e ushtrisë në gjithë kufirin jugor. Masat e marra për këtë mbrojtje në një urdhër të lëshuar nga Enver Hoxha “Mbi moslejimin e kalimit të forcave monarko-fashiste në tokën Shqiptare”.

Beteja e Vidohovës, 7 gusht 1949

Vidohova u shndërrua në një arenë të përplasjes shqiptaro-greke. Në piramidën I-55 trupat ushtarake greke kishin mundur të mblidheshin në territorin shqiptar dhe zhvilluan një betejë të ashpër me ato shqiptare, të përbëra nga një togë dhe një nënrepart i ushtrisë popullore. Ishte një betejë frontale ku forcat greke kishin zënë pikat kyçe. Brenda një dite forcat shqiptare arritën të merrnin pikat e zëna në kufirin shqiptar, po nuk mundën t’i mbanin dot deri në mbrëmje. Vetëm një ditë më vonë forcat shqiptare arritën të largonin togën greke.

Rrëzimi i avionit grek, gusht 1949

Përveç forcave tokësore, ushtria greke përdori dhe aviacionin. Një aeroplan ngrihej nga Korfuzi, duke depërtuar në zonën shqiptare për të bërë zbulim. Me gjithë mungesën e armëve kundërajrore, ushtria shqiptare arriti që me anë të një trekëndëshi me armë të lehta të vendosura në Çukë, Manastir, Ksamil ta detyronte të largohej atë. Në njoftimin Ministrisë së Mbrojtjes së asaj kohe raportohet se aeroplani u rrëzua në fushën e Finiqit dhe piloti u kap rob.

Sulmi grek i 12 gushtit 1949

Përreth gjashtë orë në mëngjesin e 12 gushtit forcat greke dhe ato shqiptare kanë zhvilluar një luftë të vërtetë në zonën e Gurit-Bilisht. Një brigadë e mbështetur nga artileria dhe katër aeroplanë të tipit “Spitfire” sulmojnë tokën shqiptare në drejtim të Bilishtit, ku arrijnë të zmbrapsin rojën kufitare. Luftimet u zhvilluan në afërsi të postës kufitare, ku repartet e ushtrisë shqiptare i thyen forcat greke me gjithë armët moderne që kishin. Ushtria greke kishte në përdorim 36 gryka zjarri të artilerisë, madje u përdorën dhe predha me napalm që digjnin çdo gjë përreth.

Vrasja e komisarit Nasi Remaçka, 13 gusht 1949

Mëngjesin e 13 gushtit forcat greke prej dy brigadash, të mbështetura nga artileria, kaluan kufirin shqiptar në piramidën I-33, sektori i Bilishtit. Qëllimi ishte që të përqendroheshin në Malin e Palikut nga ku mund të sulmonin Bilishtin. Në këtë betejë u vra komisari i batalionit të kufirit Bilisht, Nasi Remaçka, së bashku me korrierin e tij, Dane Zeneli. Ndërkohë robërit grekë deklaronin se në betejën e një dite më parë kishin tërhequr 50 ushtarë grek të vrarë, ndërkohë që atë ditë u vranë 26 ushtarë grekë.

Vrasjet e civilëve, 14 gusht 1949

Mëngjesin e 14 gushtit forcat greke nisin një tjetër ofensivë. Brigada e 41-të, e mbështetur me një regjiment artilerie dhe një skuadrilje aeroplanësh “Spitfirë”, vazhduan sulmet e tyre kundër Shqipërisë. Në këtë ditë grekët hodhën më shumë se 2.000 predha artilerie në tokën shqiptare në katundet Trestenik, Kapshticë e Cangonj-Devoll si dhe në qytetin e Bilishtit. Nga goditjet e artilerisë mbetën 5 civilë të vrarë dhe u shkaktuan dëme materiale në disa shtëpi të katundeve të mësipërme.

Bilanci i një lufte të pashpallur, gusht 1949

Në bazë të komunikatave të Ministrisë Mbrojtjes në vitet 1950, nga rreth 49 provokacionet e ushtrisë greke në kufirin jugor të Shqipërisë mbetën vrarë 29 ushtarë dhe oficerë të ushtrisë tonë. Por duke llogaritur dhe dëmet që u shkaktuan në civilë të paarmatosur, kjo shifër duhet të ketë qenë më e lartë. Ndërkohë që në komunikatë thuhet se në bazë të dëshmive të mbledhura nga robërit e luftës, forcat tona i kanë shkaktuar ushtrisë greke mbi 300 të vrarë dhe 500 të plagosur, ndërsa 270 të tjerë u kapën robër.

Tanket greke në kufirin shqiptar, 1949

Arsyetimi grek ishte se në tokat shqiptare fshiheshin partizanët që sulmonin qeverinë greke. Në “incidentet” në kufi u vunë në përdorim të gjitha armët. Në sulmin e 25 gushtit forcat greke sulmuan me avion artileri dhe 3 tanke. Sipas komunikatës operative të Ministrisë së Mbrojtjes, ky ka qenë një nga sulmet më të mirë organizuar nga ushtria greke, por që u arrit të ndalej nga pala jonë dhe ushtria greke u zmbraps në tokën e saj.

Shërbimet sekrete greke, gjyqi i Bozhigradit, 1950

Përveç incidenteve, shërbimet greke filluan dhe infiltrimin e agjentëve sekretë në territoret shqiptare. Në fshatin Bozhigrad, sot Miras, Korçë u zhvillua gjyqi kundër disa të të ashtuquajturve agjentë, megjithëse ky gjyq u shndërrua në një “shou” popullor, ku askush nuk mund të vërtetonte implikimin e banorëve. U cilësuan si agjentë grekë Qazim Sina, Qani Seskollari dhe Myslim Biskallari, sepse kishin hyrë në tokën tonë dhe zhvilluan aktivitet spiunazhi. Madje ata u akuzuan dhe për një plan për të vrarë kolonelin Petrit Dume.

Krijimi i organizatës antishqiptare “MAVI”

Në linjën e spiunazhit, gjenerali grek, Vasil Mellaj, rekruton një sërë minoritarësh shqiptarë dhe krijon organizatën anti-shqiptare “MAVI” (Fronti për Çlirimin e Vorio Epirit). Sipas ish-oficerit të Sigurimit Bekim Budo, minoritarët Spiridhon Vllahoni, Pandelejmon Kotokoni, Vasil Shahini dhe Jani Diamanti ishin themeluesit e organizatës. Qëllimi ishte riaktivizimi i shërbimeve greke për çështjen e Vorio Epirit në kushtet e një Shqipërie ku sundonte regjimi komunist.

Rrëmbimi i postës në Pogon, 18 shkurt 1950

Provokacionet dhe sulmet sporadike vazhduan edhe gjatë vitit 1950. Në 18 shkurt një grup ushtarësh grekë në zonën e postës së Sopikut u futën 600 metra në tokën shqiptare dhe i bënë pritë njësitit të shërbimit të postës që shkonte në pikën e vrojtimit. Në këtë incident mbeti i vrarë ushtari Bendo Buzo, ndërsa një ushtar tjetër u zu rob nga grekët. Pas ardhjes së përforcimeve nga repartet shqiptare njësiti grek u largua.

Incidenti në malin e Gramozit, 24 maj 1950

Provokacioni i 24 majit ishte një nga më agresivët e atyre viteve. Një batalion grek i përforcuar me artileri kërkoi të merrte majën e Çukapecit nga ku mund të kontrollonte territorin e Ersekës. Reparti shqiptar dispononte vetëm 50 forca me armatim të lehtë. Ushtarët grekë u futën deri në 150 metra në territorin tonë. Pas një luftimi disa orësh forcat greke u tërhoqën duke lënë 6 të vrarë dhe 7 të plagosur, ndërkohë që pati humbje dhe në bazën materiale.

Memorandumi i Ministrisë
së Jashtme greke, 7 gusht 1952

Në arkivat e Departamentit Amerikan të Shtetit gjendet një dokument i qeverisë greke, ku parashtrohet ndarja e Shqipërisë. Dokumenti është hartuar në vitin 1952 nga Ministria e Jashtme greke. Plani ishte që, Greqia të merrte “ok” për të rrëzuar regjimin komunist dhe më tej synohej ndarja e Shqipërisë. Pjesa e jugut deri në Shkumbin, sipas “Megali Idesë” (e hedhur nga ministri grek Venizellos që në vitin 1919), i takonte Greqisë, ndërsa veriu Jugosllavisë. Varianti tjetër ishte një protektorat ndërkombëtar mbi Shqipërinë.

Përplasja Tiranë-Athinë për Ligjin e Luftës, 1955

Shteti shqiptar me anë të kanaleve të ndryshme diplomatike kërkon nga qeveria greke shfuqizimin e Ligjit të Luftës. Kërkesa u bë dhe publikisht në gazetën ”Zëri i Popullit” të atij vitit. Ndërkohë nga qeveria e Athinës përgjigjja ishte se për këtë gjë duhet të vendoste Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë Greke. Një përgjigje që fare mirë mund të merrej si një provokim i hapur. Në këtë kohë masat në kufirin greko-shqiptar u shtuan më shumë sesa zakonisht.

Agjenti “Papastrati”, 1971

Në vitet 1971, në duart e Shërbimeve Sekrete Shqiptare do të binte një agjent grek që kishte luajtur rolin kryesor në çështjen e Vorio Epirit. Sipas dëshmive të njerëzve të Shërbimit Shqiptar, agjenti me emrin “Papastrati”, i cili ishte një shqiptar me orgjinë greke, ka zbuluar një pjesë të planeve sesi vepronte organizata greke antishqiptare për “Çlirimin” e Vorio Epirit.

Fondi i Ministrisë së Jashtme
greke për shqiptarët, Athinë 1980

Thirrjet anti-shqiptare nuk kanë qenë sporadike. Shpeshherë mediat greke e kanë demonizuar faktorin shqiptar për çështjen e Epirit. Sekreti i zbulohet vite më parë nga kryeministri grek Kostandin Miçotaqis. Sipas tij, në Ministrinë Jashtme të Greqisë ekziston një fond special që u shpërndahet mediave për të ndryshuar raportimin e lajmeve mbi realitetin shqiptar. Ky fond veç parave shpërndante dhe lajme për mediat në lidhje me synimet e Shqipërisë së Madhe.

Parlamenti grek lë në
fuqi Ligjin e Luftës, 1987

Qeveria e Papandreut kërkon që të nxjerrë jashtë përdorimit Ligjin e Luftës mes Shqipërisë dhe Greqisë. Por kjo nismë që mund të kish shkrirë akujt mes dy vendeve nuk u pranua nga Parlamenti helen. Presidenti i asaj kohe deklaron se edhe nëse ky ligj abrogohet nga Parlamenti, Presidenti nuk ka asnjë ndikim mbi të pasi ai është dekretuar nga mbreti dhe Presidenti i Republikës është një autoritet shumë i ndryshëm nga ai i mbretit.

Ramiz Alia, 1991

Një intervistë e Presidentit të asaj kohe, Ramiz Alia, u bë shkak i një serie deklaratash dhe notash protestash mes Shqipërisë dhe Greqisë. Një grup gazetarësh grekë pyetën Presidentin shqiptar në lidhje me çështjen e pakicave kombëtare, kryesisht për ato greke në jug të vendit. Alia u kujtoi gazetarëve se ka dhe pakica shqiptare në Janinë dhe Çamëri, të drejta e të cilave nuk janë zbatuar dhe nga një shtet demokratik si Greqia. Ministria e Jashtme greke e cilësoi këtë si një provokacion.

Incidenti me priftin grek,
Tiranë, 28 qershor 1993

Në vitet pas diktaturës ky mbahet mend dhe si fillimi i incidenteve të rënda me Greqinë. Prifti grek Kristostomu Maidonis u shpall persona “non grata” dhe u dëbua nga Shqipëria. Sipas autoriteteve shqiptare, shkak ishte propaganda antikombëtare që bëri ky prift në Gjirokastër, duke shpërndarë në kishat ortodokse shqiptare harta të Vorio-Epirit, ku Jugu i Republikës së Shqipërisë paraqitej si Greqi. Athina reagoi ashpër duke akuzuar direkt Presidentin Berisha për këtë incident.

Plani i Miçotaqisit,
Athinë, 14 korrik 1993

Kryeministri grek, Kostandin Miçotaqis, paraqet një plan për jugun e Shqipërisë të përbërë nga 6 pika. Plani ishte hartuar nga këshilltari i tij, Nikolas Gejxh. Në dokument kërkohej që Shqipëria të përmbushte të drejtat e grekëve etnikë me banim në Shqipëri, të pranonte rikthimin pa kushte të priftit, të hapte shkolla greke në Shqipëri edhe jo vetëm në zonën minoritare, të regjistronte popullsinë si Epiri, të merrte të njëjtin status që do të merrte Kosova.

Projektkushtetuta, Tiranë 1994

Një nen i Projektkushtetutës së propozuar në vitin 1994 u bë shkak që marrëdhëniet mes Tiranës dhe Athinës të ftoheshin më tepër. Projektkushtetuta përjashtonte mundësinë e zgjedhjes në krye të kishës shqiptare të një peshkopi, i cili nuk kishte nënshtetësinë shqiptare. Kjo gjë nuk u pëlqye nga kisha greke që kishte emëruar në Shqipëri kryepeshkopin Anastas Janullatos, i cili nuk kishte nënshtetësinë shqiptare. Kjo bëri që Tirana të merrte shumë kritika nga fqinjët.

Masakra e Peshkëpisë, Gjirokastër, 10 prill 1994

Më 10 prill, në orën 02:40 një komando greke prej 8 personash me uniforma të ushtrisë greke hynë në territorin shqiptar, në afërsi të fshatit Peshkëpi pranë një reparti ushtarak. Komandoja vret në befasi ushtarin Arsen Gjini, kapitenin Fatmir Shehu dhe plagos tre shqiptarë. “Këto i keni për Vorio Epirin”, kanë thirrur ndërsa gjuanin. Gazeta “Elefterotipia” publikon lajmin se vrasja është marrë përsipër nga grupi terrorist “MAVI” (Fronti për Çlirimin e Epirit”. Po ashtu gazeta shkruan se ky grup financohet nga Nikolas Gejxh.

Greqia bllokon 35 milionë eku, qershor 1994

Maskara e 10 prillit solli dhe reagimin e shtetit shqiptar. Me anë të një note proteste, qeveria kërkoi gjetjen e autorëve. Ndërkohë u bënë akuza dhe ndaj zyrtarëve të shtetit grek. Por përgjigjja e Athinës këtë herë ishte më pak diplomatike. Ajo ndërpreu dhënien e fondit prej 35 milionë eku që Bashkimi Evropian i kish akorduar për Shqipërinë. Ky ishte një rast tjetër ku incidentet pasoheshin nga kriza dhe incidente të tjerë.

Berisha dhe incidenti i Bostonit, 17 shtator 1994

Vizita e parë e Presidentit Berisha në SHBA u pasua me një incident për çështjen e Vorio Epirit. Rektori i Universitetit të Bostonit i ofroi Berishës një medalje në shenjë mirënjohjeje, por me kusht që të mbante një fjalim, ku të premtonte hapjen e shkollave për minoritetin grek. Berisha nuk pranoi dhe rektori i universitetit nuk i jep dhuratën në shenje proteste për diskriminimin që i bëhej minoritetit grek në Shqipërinë e Jugut. Greqia e shfrytëzoi këtë gjë në raportet e saj për Shqipërinë.

Berisha-Gejxh, Boston, 19 shtator 1994

Edhe këtë herë incidenti mes Presidentit Berisha dhe një prej ideatorëve të lëvizjes së Vorio Epirit u zhvillua në SHBA. Berisha dhe Gejxh ndodheshin në një pritje zyrtare, ku pas fjalës së Berishës, Gejxh hodhi poshtë të gjitha arritjet demokratike që përmendi Presidenti. Gejxh nuk harroi të përmendë dhe respektimin e të drejtave të minoritetit. Por Presidenti ngrihet sërish dhe flet për numrin e studentëve minoritarë dhe shkollat që janë hapur nga qeveria.

Arrestimi i të pestëve, shtator 1994

Arrestimi i pesë krerëve të njohur të organizatës minoritare “Omonia” acaroi më tepër marrëdhëniet greko-shqiptare. Akuza që u ngrit ndaj tyre ishte për spiunazh në favor të Greqisë. Për këtë çështje ndërhyri dhe Departamenti Amerikan i Shtetit, ku kritikoi ashpër qëndrimin e Shqipërisë ndaj çështjes minoritare. Gjyqi që u bë ndaj tyre bëri që marrëdhëniet mes Greqisë, Kishës Ortodokse dhe Shqipërisë të njihnin dhe periudhat më të acarta. Pas shumë presionesh të ndërkombëtarëve, Gjykata Kushtetuese i liroi ata në vitin 1995.

Anulimi i Trojkës Evropiane, Athinë, dhjetor 1994

Departamenti Amerikan i Shtetit nuk kish arritur ta bindte qeverinë shqiptare për lirimin e pesë të akuzuarave për spiunazh. Atëherë Këshilli i Evropës vendosi të caktojë një grup pune për të shmangur përkeqësimin e situatës mes Greqisë dhe Shqipërisë. Pas takimit me palën greke në Athinë, shteti helen nuk lejoi që Evropa të hynte në bisedime me palën shqiptare për këtë çështje.

Operacionet fshesa, 1995

Pas viteve 1990, në Greqi emigruan rreth 400 mijë emigrantë ku pjesa më e madhe është pa leje qëndrimi. Marrëdhëniet mes Tiranës dhe Athinës zyrtare kanë bërë që mëritë diplomatike zbrazen te këta mijëra qytetarë shqiptare. Operacionet fshesa janë arrestime në masë të policisë greke disa herë në dhjetëra mijëra dhe kthimi i tyre në Shqipëri. Në vitet ‘94-‘95 pati rreth 4 operacione të tilla ku shqiptarët trajtoheshin në kushte çnjerëzore.

Vrasja e tre ushtarëve grekë, 1995

Një post kufitare grek ndalon në maj të vitit ‘95 një grup shqiptarësh që kalonin kufirin, mes tyre dhe një çift nga qyteti i Shkodrës. Ushtarët grekë përdhunojnë në grup para syve të shqiptarit, gruan e tij dhe tallen me të. Tre ditë më pas, i riu shkodran shkon te posta i armatosur dhe vret tre prej ushtarëve. Mediat greke e pasqyruan aktin e shkodranit si terrorist, ndërkohë që dy ditë më pas policia arrestoi rreth 8 mijë shqiptarë dhe i nisi drejt kufirit të Kakavijës.

Deklarata Panhelenike, SHBA, qershor 1995

Kongresi i 29-të i Organizatës Panhelenike të Shteteve të Bashkuara, Kanadasë dhe Australisë i kushtoi një rëndësi të veçantë çështjes së Vorio Epirit. Në deklaratën e këtij kongresi organizata shprehej se, “qeveria shqiptare duhet të ndalonte diferencimin që kish filluar në dëm të shtetasve grekë autoktonë”. Gjithashtu deklarata i kërkonte SHBA-së të ndërhynin për të zgjidhur situatën me Shqipërinë.

Gejxh, “non grata” në Shqipëri, 1995

Publicisti greko-amerikan Nicolas Gejxh, i njohur si një mbështetës i çështjes së Vorio Epirit, kërkon të hyjë në Shqipëri së bashku me një deputet amerikan, Tom Lantosh. Pas kërkesës që i bënë Ministrisë Jashtme, kjo e fundit kthen përgjigje se Gejxh është person “non grata” në vendin tonë. Ai ishte një nga të dyshuarit për organizimin e masakrës së Peshkëpisë. Ministria i bëri të ditur se në rast se do të hynte në kufi, ai do të arrestohej.

Deklarata e zyrtarit grek, gazeta
“To Paron”, Athinë, 27 shtator 1995

Një nga gazetat më të mëdha greke, në një artikull të saj citon një zyrtar të lartë grek për çështjen e Kishës Ortodokse në Shqipëri. Sipas zyrtarit, “Kryepeshkopi Janullatoas duhet të qëndrojë në Shqipëri, pasi homogjenet e Shqipërisë kanë më shumë nevojë për të, si i vetmi mbrojtës i tyre dhe i pazëvendësueshëm për kishën shqiptare. Nëse ai qëndron me gjithë sulmet që shteti shqiptar u bën minoritarëve ata do të jenë të sigurt”.

Ngritja e flamurit në Himarë, 23 shkurt 1997

Kur ende shteti nuk kish rënë gjatë 1997, në Himarë edhe pse një zonë jo shumë e dëmtuar nga fenomeni i fajdeve persona të panjohur ngritën në qendër të qytetit flamurin grek. Sipas raporteve të policisë së asaj kohe, flamuri ishte ngritur nga persona të paidentifikuar. Ndërkohë që shteti grek e shoqatat e minoritarëve deklaruan se nuk kishin asnjë lidhej më këtë akt, por ai është ngritur nga banorët e zonës.

Zgjedhjet parlamentare 1996

Faktori ndërkombëtar nuk i cilësoi si të rregullta zgjedhjet e vitit 1996. Presidenti Berisha akuzoi publikisht për këtë çështje në forumin ndërkombëtar ekonomik të “Crans Montanës”, faktorin grek. Ai përmendi emrin e Gejxh dhe të tjerë, duke i akuzuar si destabilizues të rajonit. Ministria greke protestoi duke i kujtuar sërish Berishës çështjen e 5 të burgosurve minoritarë.

Trakte antishqiptare në Jug, 1997

Në ditët kur shteti nuk ekzistonte më në Jug, për ditë e ditë me radhë avionë civilë të ardhur nga Greqia hidhnin trakte mbi qytetet e Jugut me përmbajtje antishqiptare. “Vorio Epiri është grek”. “Grekët e Shqipërisë të bashkohen me Greqinë”. Shteti grek i asaj kohe u shpreh se nuk kishte asnjë lidhje me organizata të tilla dhe shërbimet inteligjente nuk kanë pasur asnjë mision të tillë.

Zv.ministri grek në Shqipëri, 17 mars 1997

Në protokollin e çdo shteti, një anëtar kabineti duhet të lajmërojë ardhjen e tij në një shtet tjetër zyrtarisht. Por kjo nuk ndodhi me zëvendësministrin e Jashtëm grek, Janis Kranidiotis. Duke thyer rregullat diplomatike, zyrtari grek kaloi kufirin dhe hyri në Shqipëri, ku u takua me Komitetet e Shpëtimit në Gjirokastër. Qeveria greke nuk dha asnjë shpjegim për këtë ngjarje, ndërkohë vetë zëvendësministri humbi jetën në një incident ajror pak muaj më pas.

Thirrjet anti-shqiptare, gazeta "Stohos", 05 mars 1997

Sipas gazetës greke, "Stohos", “oficerë vorioepirotë” drejtojnë kryengritësit e Kiço Mustaqit, ish-ministër i Mbrojtjes. Shpallet autonomia, në Himarë e Tepelenë ngrihet flamuri grek. Shtabi i andartëve të Epirit bën thirrje: “Tani autonomi, mos na tradhtoni prapë. Treqind të rinj nisen nga Athina për në Sarandë, gati ushtria jonë të ndërhyjë. Oficerët tanë vorioepirotë, dikur nën armë në ushtrinë shqiptare tani po e marrin situatën në dorë”.

Flamuri i Vorio Epirit, televizioni "Mega", 5 mars 1997

Gazetarët grekë jepnin pamje në televizionet më të ndjekura, ku grupe të armatosura në Jug, sipas tyre, ngritën për herë të parë flamurin e Vorio Epirit. “Kriza aktuale në Shqipëri është përqendruar në Jug, ku popullsia është greqishtfolëse. Ata kërkojnë ndarjen e pjesës se Jugut nga pjesa tjetër e vendit, duke filluar nga Tepelena dhe duke shpallur kështu edhe autonominë e Jugut të Shqipërisë”.

Organizata greke, “Të mbrojmë trojet tona”, mars 1997

Në mars të 1997-s, një nga organizatat greke për çlirimin e Vorio Epirit bënë thirrje publike për marshimin drejt Shqipërisë. “Situata e vështirë në të cilën ndodhet Epiri i Veriut, iu bën thirrje të gjithë epirotëve të Veriut të kthehen në "vatrat" e tyre për të mbrojtur pronat e vendin e tyre. Në këtë moment të vështirë vetë epirotët duhet të marrin përgjegjësinë e fatin në duart e tyre”.

Faktori grek, “Corriere della Sera”
Romë, 12 mars 1997

Për opinionin italian, ajo që po ndodhte në Shqipëri në 1997-n kishte lidhje me çështjen e Vorio Epirit. Gazeta “Corriere Della Sera” shkruan se, trazirat në Shqipëri janë koordinuar nga avokati i njohur grek, Aleksandros Lykourezos. Sipas gazetës, përfshirja e këtij personi në Shqipëri mund të shkaktonte rreziqe të paparashikuara për vendin. Kjo pasi gazeta ishte e informuar se avokati ishte një nga udhëheqësit e Lëvizjes për Çlirimin e Vorio Epirit.

Incidenti në Vidohovë, 11 gusht 1997

Edhe pas 48 vitesh në kufirin e Vidohovës janë regjistruar incidente të tjera mes ushtrisë shqiptare dhe asaj greke. Më 11 gusht, dy ushtarë grekë kalojnë kufirin hyjnë në thellësi të tokës shqiptare, ku në këtë zonë vranë shtetasin civil Agim Xhihani. Pala shqiptare protestoi duke i çuar një notë proteste ministrisë greke. U ngrit një grup i përbashkët për të nxjerrë shkaqet e incidentit, por deri më sot askush nuk ka nxjerrë shkaqet që çuan ushtarët grekë në vrasjen e një civili të pafajshëm, për më tepër në tokën shqiptare.

Tentativë rrëmbimi në kufirin grek, 25 gusht 1997

Pas ngjarjeve të marsit 1997, në kufi forcat greke shtojnë patrullat e shërbimit për të ndaluar kalimin armëve dhe trafiqeve të drogës që vinin nga Shqipëria. Por pati dhe raste kur ushtarët grekë vranë dhe sulmuan të pafajshëm. Kështu, më 25 gusht ‘97, tre ushtarë grekë hynë në territorin shqiptar dhe tentuan të rrëmbenin një vajzë në pikën kufitare të Gurit në Tresenik. Vetëm ndërhyrja e banorëve arriti të eliminojë rrëmbimin, ndërkohë që në një përplasje me banorët e armatosur ngeli i plagosur shtetasi shqiptar Rezart Medolli.

Pengmarrja e autobusit, 28 maj 1999

Rrëmbimi i një autobusi nga një shqiptar u kthye në një incident diplomatik mes dy vendeve. Flamur Plisi, 25 vjeç, zgjodhi rrëmbimin e 8 personave në autobusin e linjës Tiranë-Athinë për të protestuar ndaj indiferencës së shtetit Shqiptar dhe trajtimit të shtetit grek për emigrantët. Plisi kërkonte dënimin e një polici grek i cili nuk i kishte dhënë para për punën që i kish bërë. Plisi u vra nga policia shqiptare në dalje të Elbasanit dhe aksidentalisht policia vrau dhe një peng grek në autobus.

Pengmarrja e Aleksandër Nanas, 15 korrik 1999

Aleksandër Nana ishte shqiptari i dytë që kreu pengmarrje në shenjë proteste ndaj shtetit grek vetëm 5 javë pas tentativës së Flamur Plisit. Nana rrëmbeu një autobus në Selanik me 40 persona dhe kërkoi një shumë të majme parash. Ai pretendonte se policia greke i kishte grisur dokumentet pa të drejtë dhe ai nuk mund të merrte më paratë në një bankë të Athinës. Por ndryshe nga Pisli, ai u qëllua nga një snajper grek pak pasi i kishin dorëzuar paratë.

Hakmarrje greke me pengmarrje, 16 korrik 1999

Në shenjë proteste ndaj pengmarrjeve të përsëritura të shqiptarëve vendos të reagojë dhe nacionalizmi grek. Greku Andres Kalyvas, nga Patra, hyn i armatosur në një autobus me shqiptarë dhe merr peng 38 pasagjerët. Pas disa orë bisedimesh, ai vendos të lëshojë pjesën më të madhe të pengjeve dhe mban aty vetëm shoferin e fatorinon, si dhe një emigrant. Disa orë më vonë ai dorëzohet dhe pohon në rajonin e policisë se kishte kryer këtë veprim në shenjë hakmarrjeje, pas pengmarrjes së grekëve.

Policia greke qëllon në territorin shqiptar, 6 korrik 2001

Një skaf i policisë greke diktoi dhe qëllon me armë një skaf shqiptar që lëvizte në ujërat territoriale shqiptare. Pas goditjeve të para përgjigjen me zjarr dhe drejtuesit e skafit shqiptar. Më pas në minibetejën ujore është bashkuar dhe roja territoriale shqiptare, ku për 10 minuta është zhvilluar një betejë e vërtetë. Zyrtarët grekë deklaruan se, “ishte thjesht një stërvitje nate e rojeve tona”.

Zgjedhjet në Himarë, Tetor 2000

Një nga incidentet ku kanë marrë pjesë ligjvënësit grekë është dhe ai i zgjedhjeve parlamentare në tetor të vitit 2000 në Himarë. Deputetët kanë ushtruar presion propagandistik mbi votuesit, kanë hyrë nëpër qendra votimi, kanë organizuar protesta përballë kamerave të televizionit grek te ardhura enkas në ditën e votimit, kanë premtuar viza në këmbim të votave për kandidatin e PBDNJ-së. Shteti shqiptar reagoi duke miratuar një rezolutë për këto shkelje kushtetuese.

Vrasja e Gentian Çelnikut, Athinë 2002

I riu shqiptar Gentian Çelniku ka qenë duke pirë një kafe në një nga baret e Athinës pas një ditë të lodhshme pune. Por kontrolli i një skuadre të policisë greke ka bërë që për Çelnikun kjo të ishte dhe dita e fundit e jetës. Oficeri i policisë greke, Joanis Rizopolos, nuk ka hezituat ta qëllojë me pistoletë Çelnikun duke i shkaktuar atij vdekjen e menjëhershme. Çudia ka qenë se vetë vrasësi më pas ka marrë pjesë në këqyrjen e vendngjarjes dhe më vonë është liruar nga gjykata greke.

Racizmi me fëmijët shqiptarë, 25 tetor 2003

Odise Cenaj, 18 vjeç nga Shkodra, u pengua me forcë që t’i printe parakalimit të gjimnazistëve me flamurin grek në një ceremoni zyrtare. Sipas rregullores së arsimin grek në ceremonitë zyrtare flamurin helen duhet ta mbajë nxënësi i dalluar i shkollës. Dhe Odiseja ishte vërtet më i dalluari, por nuk ishte grek. Ky incident bëri që në Greqi të nisin debatet mes rrymave nacionaliste dhe atyre të moderuara, por në Shqipëri përveç një keqardhje nuk pati asnjë reagim nga shteti shqiptar.

Vrasja për një fjalë, Aleksandër Lufo, Athinë 2003

Aleksandri është viktima e radhës ndër emigrantët tanë në Greqi, ku gjykatat greke kanë liruar thuajse të gjithë personat që kanë vrarë shtetas shqiptarë. 20-vjeçari është qëlluar disa herë me thikë nga një shtetasi grek, pasi ky i fundit mendonte se emigranti i kishte vjedhur një aparat radioje. Sipas policisë greke, “49-vjeçari grek, bari dhensh, e ka qëlluar shqiptarin sepse ky e ka ofenduar”.

Vullnet Bytyçi, vrasje në kufi, 23 shtator 2003

Është një nga emigrantët e shumtë të vrarë në kufirin greko-shqiptar. I riu Vullnet Bytyçi u ndalua nga një skuadër e ushtrisë greke gjatë kalimit të kufirit. Në rrethana të paqarta një nga ushtarët ka nxjerrë pistoletën dhe e qëlloi me një plumb në kokë duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme. Qeveria shqiptare protestoi në ambasadën greke duke kërkuar ndëshkimin e vrasësit. E vetmja masë që mori pala greke ishte largimi nga shërbimi i ushtarakut helen që bëri vrasjen.

Papandreu për Himarën, Athinë 2003

Zgjedhjet në Shqipëri kanë ngritur gjithmonë temperaturën e marrëdhënieve greko-shqiptare. Në vitin 2003, në Himarë do të shënoheshin jo pak incidente mes simpatizantëve të PBDNJ-së dhe partive të tjera. Kryeministri grek, Georgios Papandereu, deklaroi për incidentet në Himarë se, “Himara është një pakicë solide greke dhe duhet të konsiderohet si e tillë”. Kjo deklaratë e kreut të qeverisë shkaktoi jo pak reagime në Tiranë, kur ende në Himarë dëgjoheshin thirrjet antishqiptare.

Gramoz Palushi, Greqi, 5 shtator 2004

Fitorja e kombëtares shqiptare ndaj asaj greke në futboll është kthyer në një tragjedi mbrëmjen e 5 shtatorit 2004. Shqiptari Gramoz Palushi u vra me thikë nga greku Panajotis Kladhis vetëm për arsyen se Palushi po festonte me flamurin. Palushi vdiq nga plaga e marrë nga goditja me thikë. Në po të njëjtën ditë, në Athinë pati një seri incidentesh mes shqiptarëve dhe grekëve të cilët kërkonin të festonin fitoren në sheshin “Omonia”.

Luan Bërdëllima, vritet nga policia greke, 20 gusht 2004

36-vjeçari nga Gramshi, i cili jetonte familjarisht në Athinë, u qëllua për vdekje nga një polic special. Në lokalin ku viktima shikonte ndeshjen hyri policia dhe duke i sharë dhe ofenduar kërkon t’u bënte kontroll shqiptarëve. 36-vjeçari protestoi duke treguar dokumentet e rregullta dhe i kërkoi policit grek të mos e ofendonte. Por polici grek nxori pistoletën dhe e qëlloi me një plumb në kohë duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme. Përveç qëndrimit të opinionit publik në Tiranë, në Greqi nuk pati asnjë reagim.

Vrasje për këngë shqiptare, 16 mars 2005

Ilir Frroku, 26 vjeç, u vra me thikë në një lokal të Athinës nga një grek vetëm sepse po këndonte këngë shqiptare. Sipas dëshmitarëve dhe shokëve të Ilirit vrasja është bërë nga badigardët e lokalit të cilët i kanë qëlluar shqiptarët që po festonin. Ndërkohë që policia greke serviri një tjetër motiv të vrasjes. Sipas saj shqiptarët kanë tentuar të vjedhin një motorr që ishte parkuar afër lokalit dhe personi që e goditi Frrokun ka qenë një turk.

Papulias anulon vizitën, Sarandë, 1 nëntor 2005

Dy vite më parë, incidentet diplomatike mes Shqipërisë dhe Greqisë shënuan nivelin më të lartë protokollar. Presidenti i Greqisë, Karolos Papulias, do të takohej me homologun shqiptar Alfred Moisiu, në Sarandë. Papulias kërkoi që më parë të shkonte në konsullatën e Gjirokastrës, por në hyrje të saj protestues të Shoqatës Çamëria kishin vendosur parulla dhe thërrisnin për të drejtat e tyre. Papulias e interpretoi këtë si një provokim dhe anuloi takimin me Moisiun në Sarandë.

Vrasja e Edison Jahaj, Kretë, 1 janar 2006

Mbajtja e një bluze me flamurin shqiptar e një djaloshi nga Tepelena, në një bar ka qenë shkaku i një sherri mes shqiptarëve dhe grekëve në mbrëmjen e 31 dhjetorit në fshatin Rrethimo të Kretës. Por sedra e grekëve duket se ishte fyer keq, ndaj katër orë më vonë 7 prej tyre hynë me forcë në shtëpinë e njërit prej shqiptarëve dhe e vrasin. Edison Jahaj, 17-vjeçari nga fshati Levan i Tepelenës u vra me 17 thika nga një grup grekësh. Autoritet helene e cilësuan si një vrasje raciste, ndërkohë në Tiranë, Parlamenti Rinor organizoi një seri protestash.

Shkolla greke në Himarë, 20 shkurt 2006

Hapja e shkollës së parë greke “Omiros” në Himarë ka sjellë jo pak debate mes politikanëve shqiptarë dhe përfaqësuesve të PBDNJ-së. Përurimi i shkollës u bë nga zëvendësministri grek i Arsimit dhe ai vendas, por qeveria shqiptare nuk kishte dhënë ende lejen për ndërtimin dhe hapjen e saj. Më shumë se një incident ishte një keqkoordinim i punës së qeverisë. Pasi vetëm në muajin maj dha lejen për ndërtimin e saj, ndërkohë që hapja u bë në muajin shkurt. Por kjo nuk i pengoi politikanët të akuzonin vendin fqinj dhe anasjelltas.

“Zhvarrimet në Kosinë”, Përmet, 5 qershor 2006

Zhvarrimet në Kosinë shkaktojnë incident diplomatik mes vendeve.
Prifti ortodoks Vasili Thomollari kish marrë përsipër mbledhjen e eshtrave të ushtarëve grekë të rënë gjatë luftës. Por zhvarrimet ishin bërë dhe në varreza shqiptarësh dhe fshatra ku ushtritë greke nuk kishin kaluar kurrë. Policia shqiptare ndërhyri për të verifikuar eshtrat në kishën e fshatit Kosinë të Përmetit. Ndërkohë konsulli grek nuk lejoi që policia të hyjë në një objekt kulti. Ndërkohë prifti grek refuzoi të paraqitej në prokurori.

Kryebashkiaku falënderon greqisht, 25 shkurt 2007

Lojtarëve shqiptarë në Greqi, një fjalë e thënë në gjuhën amtare mund t’u kushtojë karrierën. Ndërsa në Shqipëri askush nuk ndalohet ta fshehë identitetin, madje edhe kur është një zyrtar i lartë shtetëror dhe me ligj i duhet të komunikojë në gjuhën zyrtare. I sapo zgjedhur kryetar i Bashkisë së Himarës, Vasil Bollano preferoi t’i falënderojë qytetarët e Himarës në gjuhën greke, edhe pse ata që e votuan ishin shqiptarë, duke shënuar në këtë mënyrë një incident.

Viedoja greke, 4 mars 2007

Një marsh urrejtjeje i kënduar nga ushtarët grek gjatë stërvitjes ka acaruar marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Greqisë. Kjo video u publikua në internet, ndërkohë që teksti i këngës është botuar nga gazetat greke dhe shqiptare. “I shikoni ata, janë shqiptarë. Me zorrët e tyre do të bëjmë lidhëse këpucësh”, ky ishte teksti i këngës raciste që shkaktoi reagime në disa qytete të vendit. Ndërkohë që Ministria e Mbrojtjes i kërkoi Athinës të dënonte skandalin, gjë që u bë nga zëvendësministri i Jashtëm grek.

Dhuna mbi familjen e Alban Bushit, 5 mars 2007

Goli i futbollistit Shqiptar Alban Bushi ndaj skuadrës Iraklis u ka kushtuar shumë shtrenjtë familjarëve të tij. Në ndeshjen Iraklis-Apollon Kallamaria, pas golit të Bushit, tifozët e Iraklisit kanë ushtruar dhunë mbi familjarët të cilët shihnin ndeshjen në stadium. Prindërit dhe bashkëshortja e futbollistit shqiptar janë goditur me grushte dhe shkelma për disa minuta. Familja e Bushit është detyruar të largohet me autobusin e skuadrës pasi forcat e rendit nuk mund të ndalonin turmën.

6
Çiljeta dhe Ingridi tashmë shiten fare lirë. Me sa duket tregtarët e vegjël kanë ditur t’i përdorin këngëtaret për të tregtuar në masë mallin e tyre. E pra nëse deri dje në kioska të vogla tregtoheshin paketa me fytyrën e kryeministrit Sali Berisha apo në dyqane të ndryshme ora dore me imazhin e ish-diktatorit Enver Hoxha, kësaj elite duket se i janë bashkuar edhe këngëtaret. Nuk ka më vetëm Britney Spears, Jennifer Lopez apo Madonna, imazhet e të cilave i kemi parë kudo, nëpër kartolina, bluza, apo diku gjetkë. Tashmë në qendër të vëmendjes janë Çiljeta dhe Ingridi. Nëse hedh një vështrim në mbarë tregjet që ndodhen në kryeqytet apo në qytete të ndryshme të Shqipërisë, sheh një masë të madhe çakmakësh të cilët kushtojnë vetëm 50 lekë të reja, por cili është sekreti i tyre? Me të shtypur butonin përkatës që ndodhet në fund të çakmakut dhe e drejton këtë të fundit në mur, në tavolinë apo kudo në një hapësirë të sheshtë, të shfaqet imazhi i Çiljetës dhe i Ingridit me foto mjaft provokuese dhe shumë seksi. Fotot janë të ndryshme dhe pjesa më e madhe e tyre janë realizuar në plazh të cilat janë parë jo shumë shpesh nëpër intervistat që japin këngëtaret në gazeta të ndryshme. E ndërsa njerëzit bëjnë komentet e tyre lidhur më këtë, ne kemi kontaktuar me vetë dy vajzat të cilat paksa të irrituara theksojnë: “Normalisht na ka pëlqyer shumë kur kemi parë foton tonë të reflektuar tek drita që bën një çakmak. Kjo do të thotë se pëlqehemi dhe jemi në një farë mënyre figura të preferuara. Por vetëm kaq. Për mendimin tonë ajo ndezja e çakmakut nuk vlen kur nuk merr lekë. Ne nuk përfitojmë asgjë nga kjo punë. Bëhet një biznes përkatës nga X njerëz e normalisht pa pasur absolutisht më parë pëlqimin apo aprovimin tonë.
 

Në fakt çakmakët kanë kohë që qarkullojnë por ne i kemi parë vetëm pak ditë më parë. Nuk kemi qenë aspak në dijeni. Ishim në një ambient miqsh dhe e pamë nëpërmjet një mikut tonë. Pra këtë e morëm vesh nëpërmjet miqve, ndryshe nuk do ta kishim mësuar kurrë që në Tiranë apo Shqipëri tregtohen çakmakë që kushtojnë fare pak lekë, gati falas për duhanpirësit dhe që mbanin imazhin tonë në dritën që reflektojnë. Normalisht vetja të pëlqen, por ajo që të duket paksa e çuditshme dhe që të shkakton disi irritim është se nuk e kërkon dot të drejtën tënde. Po bëhet nami dhe nuk merret vesh asgjë nëpër vende të tjera e jo më deri tek çakmakët.”. Ky është mendimi i dy vajzave ndërkohë që Ingridi duket se është paksa më e prekur nga kjo situatë. Por në fund të fundit tregtarëve nuk u bëhet vonë fare nëse kanë apo jo pëlqimin e imazheve që tregtojnë. Për ta e rëndësishme është të tërheqin djemtë për të blerë çakmakë, duke qenë të sigurt se fizikun e Çiljetës dhe Ingridit e pëlqejnë jo pak.

2 shoqet

Çiljeta dhe Ingridi nuk janë thjesht kolege. Ato tashmë janë dy mikesha të mira të cilat shpesh herë pasditet dhe fundjavat i ndajnë së bashku. Dhe jo rrallë janë shfaqur të dyja nëpër faqet rozë të suplementeve të përjavshme në treg. Të vërteta apo të pavërteta, shumë gjëra nuk u kanë pëlqyer, madje janë irrituar shumë. Ngushëllimin e kanë gjetur tek njëra-tjetra, ku asnjëherë nuk kanë vonuar telefonatat që kanë këmbyer për të shprehur keqardhjen dhe bezdisjen për atë që ka ndodhur. E ndërsa Ingridi tregohet më e rezervuar për median kohët e fundit, duke mos dashur të japë më asnjë intervistë, Çiljeta është më e çiltër, duke publikuar zhvillimet e saj më të fundit profesionale, natyrisht paksa më e matur në ato private.


7
Kengetaret shqipetare / Gjyste Vulaj
« on: January 16, 2008, 06:38:58 PM »
INTERVISTË ME KËNGËTAREN, GJYSTE VULAJ

Me zërin tim i shëroj njerëzit 100 %

Gjyste Vulaj u lind në fshatin Vuksanlekaj ( Malësi) më 09.07.1977. Që dhjetë vite është e martuar me Sokol Vulaj me të cilin ka një vajzë. Emri i saj tashmë është bërë i njohur në muzikën shqiptare. Tani ajo është bërë shumë e adhuruar nga të gjithë shqipatrët kudo jetojnë. Zëri i saj ka arritur të depërtojë pothuaj në çdo shtëpi shqiptare. Deri më tani Gjystja ka realizuar katër albume dhe një videokasetë. Së shpejti pritet edhe dalja e videokasetës së dytë, kurse albumin e pestë ka ndërmend ta realizojë vitin që vjen. Është pjesëmarrëse e shumë koncerteve brenda dhe jashtë Malit të Zi, ndër të cilat ajo veçon atë në Melburn, Sidnej, Hanover, Shtutgard e shumë e shumë të tjera. Përveç se këndon, Gjystja shkruan edhe tekste. Merret edhe me dizajn grafik. Po ashtu merret me rregullimin e montazhit të videoklipeve, të fundin prej të cilave e punoi vetë. Në horoskop është gaforre.

Koha javore: Ju lutem Gjyste na tregoni si u bëtë këngëtare?
Gj.Vulaj: Unë qysh si nxënëse e shkollës fillore kam marrë pjesë në programe shkollore, me çzrast këndoja dhe recitoja. Gjithmonë më kanë thënë të tjerët se këndoj bukur. Këngën e kam pasur dhe e kam në zemër. Këngëtare u bëra papritmas. Kurrë se kisha besuar se do të bëhem kaq këngëtare e preferuar për mbarë popullin shqiptar, jo pse szkam qenë e sigurt në vetvete, por si pengesë në fillim ishte mentaliteti i rrethit ku jetoja. Talenti, kënga, suksesi im lindi duke iu falenderuar Zotit, adhuruesve të mi, e në veçanti bashkëshortit tim Sokolit, i cili më dha liri dhe e theu akullin që mbretëroi në Malësi. Së pari ndihem shumë krenare që jam një grua dhe nënë e suksesshme me karakter të fortë.

Koha javore: Përveç bashkëshortit, a keni pasur përkrahje nga ndokush tjetër ?
Gj.Vulaj: Po. Përveç Sokolit, normalisht përkrahje kam pasur edhe nga familja e tij.

Koha javore: Kush ua shkruan dhe komponon këngët ?
Gj. Vulaj: Deri më tani tekstet e këngëve të mija i kam shkruar unë. Këngë kam shkruar dhe shkruaj edhe për kolegët e mi, kurse kompozitor i këngëve të mia është Sokoli.

Koha javore: Melosi i këngëve shqipe sot nuk është ai që ishte dikur. Pse këngëtarët po i nënshtrohen melosit të huaj dhe po e bastardhojnë muzikën tonë ?
Gj.Vulaj: Për këtë çështje mendoj se problemi qendron te mungesa e ligjit. Këtu është problemi kryesor. Faji është i shumanshëm. Mund të them se fajtorë janë edhe producentët, këngëtarët që shumicën prej tyre nuk i merr vesh se në çzgjuhë po këndojnë, pa marrë parasysh a është muzika e përpunuar apo e tij. Kompozitorët dhe mediat mendoj se janë fajtorë kryesorë. Nuk kam gjë kundër të përpunohet kënga, por ama ajo të këndohet pastër shqip dhe të pranohet se ajo është e përpunuar. Unë jam rritur me muzikën e pastër folklorike, dmth folklorin e kam në zemër. Siç është e njohur, të gjitha këngët e mia janë popullore të modernizuara me një bazë folklorike. Muzika shqipe duhet të ecën përpara me kohën. Ajo duhet punuar dhe modernizuar, por në asnjë mënyrë të keqpërdoret.

Koha javore: Këngëtarë më së tepërmi sot bëhen personat që mendojnë për të përfituar, se sa kanë ndonjë prirje për këngë. Si e vlerësoni Ju këtë ?
Gj.Vulaj: Mendoj se fillimisht një person hapin e parë në botën e muzikës e merr veç për të përfituar dhe nuk është i aftë për këtë profesion. Jam e sigurtë se në hap të parë ai ngel. Nga kënga mund të përfitojnë vetëm njerëzit e talentuar. Këngëtar nuk mund të bëhet çdo- kush. Po të ishte gjyshja mashkull, do të thirrej gjysh.

Koha javore: Po Ju a keni përfituar shumë para ?
Gj.Vulaj: Ha,ha, ha,ha. Seicili dëshiron të ketë sa më shumë para. Përfitimi më i madh për mua është ndjenja shpirtërore., ku komplimentet e njëpasnjëshme vinë nga adhuruesit e mi.

Koha javore: A keni shfaqur ndonjë koncert humanitar ?
Gj.Vulaj: Po. Me rastin e ndërtimit të Kompleksit Përkujtimor të Adem Jasharit kam mbajtur koncerte humanitare në Detroit, Danimarkë etj.

Koha javore: Përveç koncerteve këndoni edhe nëpër kafene dhe dasma?
Gj.Vulaj: Jo. Nuk këndoj nëpër kafene. Këndoj në koncerte, salla të ndryshme, diskoteka moderne që janë nëpër mbarë Botë. Katër vite më parë gjatë verës kam kënduar në tarracën e bukur verore të Kompanisë "Hollegro", ndërsa këtë vit kam kënduar në tarracën më të bukur atraktive, më moderne në Mal të Zi "Belveder". Ndiej kënaqësi kur një familje më fton tzi këndoj në darsëm. Në kohën e fundit jam shumë pak prezente, sepse nuk kam data të lira. Terminet në pranverë, vjeshtë dhe dimër i kam të rezervuara me nga tetë muaj përpara, kurse verës më pret puna në Ulqin.

Koha javore: Para se të dilni në skenë a humbni shumë kohë para pasqyrës ?
Gj.Vulaj: Në skenë dua të jem qind për qind e kompletuar. Sa i përket grimit e kam dorën e mësuar bukur mirë, ashtu që edhe pa pasqyrë nuk kam kurrfarë problemi.

Koha javore: Çtë mundon më së tepërmi?
Gj.Vulaj: Nuk më mundon asgjë. Kam një familje perfekte dhe nuk merrem me thashethemet e disa plakave të katundit. Jam e zonja e vetes dhe nuk varem nga askush. E mbaj kokën lart dhe szkam pse tzi turpërohem askujt. Jam stabile në jetë dhe shumë punëtore.

Koha javore: A të shqetëson kush në telefon ?
Gj.Vulaj: Numrin e celularit tim e din veç familja e ngushtë, ndërsa në atë të punës normalisht se thërrasin shumë. Ato ia lë Sokolit. Kur kam kohë i lexoj letrat e mija që më arrijnë në adresën e e-mailit tim.

Koha javore: Tash sa vite keni vetëm një vajzë. A dëshironi të keni të tjerë fëmijë?
Gj.Vulaj: Vajza ime është gjashtë vjeçe e gjysmë. Këtë vit ka filluar në shkollë. Është shumë e zgjuar. Sa i përket fëmijëve të tjerë, mendoj ta kem edhe një tjetër. Meqenëse jam 27 vjeçare, më duket se jam ende e re për të përfunduar më fëmijët. Ashtu që fëmiun tjetër me Sokolin e planifikojmë diku kur tzi mbushi 35 vjet.

Koha javore: A ndiheni ndonjëherë e lodhur. A gjeni kohë për të pushuar ?
Gj.Vulaj: Normalisht se ndonjëherë jam e lodhur, por për të pushuar kam ditën në vazhdim. Çlodhjen e gjej atëherë kur Sokoli më bën ndonjë masazh.

Koha javore: Çzfarë raportesh keni me këngëtaret ?
Gj.Vulaj: Sa më përket mua, unë me të gjitha këngëtaret jam ok.

Koha javore: A ju kujtohet dalja e parë në skenë. Nga ajo kohë e deri më tani a ka ndryshuar diçka te Gjyste Vulaj ?
Gj.Vulaj: Më kujtohet kur për herë të parë dola në skenë, kur dridhesha në këmbë nga emocionet duke parë para vetes gjithë atë masë njerëzish. Sot adhuruesit e mi i shikjoj sikur vëllezër e motra. Fillimisht kam qenë amatore e talentuar, kurse sot jam profesioniste.

Koha javore: Çka e tërheq publikun më së tepërmi në koncertet tuaja: zëri, veshja apo bukuria?
Gj.Vulaj: Këtë më së miri din ta çmojë publiku im. Me këtë rast unë po i tregoj disa komplimente që më vinë për vokalin, interpretimin dhe për faktin se nuk jam mendjemadhe krahas emrit që kam. Për sjelljen e bukur në skenë dhe bukurinë që kam, normalisht se fitoj edhe komplimente nga publiku, por për këtë nuk kam komplekse. Unë szi harroj fjalët e gjyshes sime, kur isha vajzë dhe më thoshte: "Bukurinë ta ka falë Zoti, por bukuria fizike është sikur uji që kalon nën urë, ndërsa bukurinë shpirtërore që ke ruaje e mos e humb".

Koha javore: Këngët tuaja janë shumë të preferuara, por ajo " 100% unë ty të shëroj" më së tepërmi. Çka shëroni Ju ?
Gj.Vulaj: Asnjë këngë e imja e deritashme nuk ka qenë kiç. Çdo këngë është mirëpritur nga publiku, por për këtë nuk mund të përcaktohem se cila ka qenë më e mira. Çdo individ e ka shijen e vet. Krahas me këngën 100% ka qenë edhe ajo "Plaku i zi", "Veç për ty", "1,2,3,4", "Kosovarja" "Jam e ëmbël si sheqer" etj. Nuk jam mjeke për tzi shëruar sëmundjet e rënda të pacientëve, por me këngën time njerëzit i disponoj. Ata masovikisht i shëroj 100 %.

Koha javore: Kosovarët iu adhurojë më së tepërmi. Pse?
Gj.Vulaj: Krahas shqipatrëve nga Kosova më adhurojnë edhe ata nga Shqipëria dhe Maqedonia. Jam e adhuruar nga të gjithë shqiptarët kudo jetojnë. Më së miri kjo vërtetohet në koncertet e mia të shumta.

Koha javore: Pse keni angazhuar truproje. Nga kush frikoheni?
Gj.Vulaj: Për veten time unë nuk kam angazhuar truproje. Deri më tani kudo që kam kënduar ka pasur brenda kujdestarë. Ata, jo veç se kujdesen për mua, por edhe për të mbajtur qetësi dhe për tzu kujdesur për sigurinë e shikuesve dhe të çdo personi që është brenda. Është e palogjikshme dhe e panevojshme të angazhoj kujdestarë për veten time. Nga kush të keam frikë unë ? Publiku nuk vjen të më dëgjojë me zor, por ata vinë se më adhurojnë. Nga fillimi e deri më sot në shfaqjet e mija nuk ka ndodhur asnjë incident. Këtë mund ta vërtetojnë edhe organizatorët.

Koha javore: Në fund, a jeni duke përgatitur ndonjë album?
Gj.Vulaj: Pas albumit që doli në qershor më ka mbetur edhe pak punë të përfundoj edhe videoklipet e reja të të gjitha këngëve. Pastaj, për programe festive jam duke përgatitur edhe tri këngë të reja.

8
Albumi Fotografik / Fotografia, nje menyre shikimi
« on: January 16, 2008, 06:27:30 PM »
Një nga karakteristikat e shoqërisë sonë është superprodhimi i imazheve. Imazhe që vijnë çdo ditë, nga çdo anë e botës, përmes televizionit, internetit e normalisht edhe fotografisë dhe që rrisin njohjen tonë të realitetit. Realiteti lind dhe strukturohet nga vetë imazhet. Ajo që njohim si reale është një përvojë më përpara "e parë" se e "e jetuar". Masmediat e kanë shkurtuar, ose përshpejtuar, kohën që kemi në dispozicion për përvetësimin e informacionit, që është në përpjestim të zhdrejtë me sasinë e informacionit të trasmetuar. Copëza, fragmente që i mbivendosen njëri-tjetrit duke shpërbërë, shumëzuar realitetin dhe mënyrat e shikimit të tij. Të përcaktosh dhe strukturosh atë që ekziston në disa fragmente sjell në mënyrë të paevitueshme në dënimin e ideologjive, të parimeve unifikuese si demagogë dhe bartës të një varfërimi të kompleksitetit të botës bashkëkohore. Pra, kompleksiteti ëhstë sinonim i fragmentarizmit, fragmentarizëm i njohjes, e pikpamjeve, e mënyrave dhe mjeteve shprehëse. Nëse ashti siç shkruan Susan Sontag: "Fotografia është, pikësëpari një mënyrë shikimi". Jo akti i të bërit", mund të themi se fotografia është mënyra e të parit më bashkëkohore. Në shoqërinë tonë, ku duket se lëvizja e ka tejkaluar imazhin fiks, gati si një metaforë e dëshirës për të mos u ndalur kurrë, e mohimit të vdekjes dhe e gjithçkaje që mbetet e palëvizshme; fotografia ka akoma një rëndësi të madhe. Duket paradoksale, e megjithatë imazhi fiks përmban në vetvete të gjithë lëvizjen nga e cila është shkëputur. Fotografia na bën të shohim jo vetëm përtej kufijve të saj fizikë, por dhe përtej kufijve të saj kohorë; jemi ne vetë ata që e ndërtojmë vazhdimin. Objektiviteti i mjetit sjell pra me vete edhe aftësinë e lindur të njeriut për t"i dhënë kuptim asaj që sheh. Këto copëza, këto frame, shprehin momente të ndryshme njëri me tjetrin, por të parë në tërësinë e tyre përshkruajnë një realitet të pasuruar, sepse të shpërbërë, të shumëzuar, e parë nga njëqind, njëmijë pika pamjeje.

Fotografia e zgjedhur për "Marubi 2005" është një fotografi që mund të përkufizohet si "frame", sepse tregon për një fragment realiteti, ose sepse është nxjerrë drejtpërdrejt nga një video. Nuk është një ekspozitë fotografike në kuptimin klasik të fjalës, por një tërësi fragmentesh, "të shkrepura" me teknika të ndryshme, shprehje e kompleksitetit të termave, situatave dhe mjeteve të shoqërisë sonë. Ky ëhstë pak a shumë koncepti i kuratorit italian të "Marubi 2005" Stefano Romano dhe as.kuratorit Syabhit Shkreli.


9
Këngëtarja e njohur e muzikës popullore të përpunuar Poni tregon për fillimet e karrierës së saj dhe për suksesin në këtë gjini të muzikës. Ajo tregon për “Dashurinë labe” që ndjen në shpirt dhe për albumin e saj me të njëjtin titull. Këngëtarja shprehet se karakteri i saj 24 karat lab ka bërë që ajo të këndoj këngë labe dhe të zgjedhi këtë gjini të muzikës. Këngëtarja e njohur Poni shprehet se “Dashuria labe është e egër por e vërtetë. Labët kur të duan të duan me të vërtetë, kur nuk të duan nuk dinë të shtiren, të paktën unë mendoj kështu”.

-Si e ka nisur Poni karrierën e saj artistike?
Unë kam një vit që kam dalë në skenë megjithëse kam kënduar edhe më herët. Kam qenë e shkëputur nga Shqipëria për dy vjet dhe jam kthyer për të bërë diçka si albumi im i kaluar me këngën “Dale moj dalë”.
-Si ndiheni që megjithëse ka dalë albumi juaj i ri vazhdon të dëgjohetpërsëri albumi i kaluar?
Normalisht që ndihem mirë, por jam ndjerë keq kur kam dëgjuar këtë këngë e cila është një hit i dimrit, një ditë në rrugë. U ndjeva edhe mirë por më erdhi edhe keq në të njëjtën kohë.
-Ju keni sjellë në tregun muzikor një rrymëë të re...
Po, së bashku me Adi Hilën kemi sjellë diçka të re. Kemi përzgjedhur materialet, dhe kënga nga e cila ka marrë titullin edhe albumi “Dashuria labe” është kënga që unë kam më përzemër, dhe mënyra se si është trajtuar në videoklip ka qenë një ide e imja, megjithëse kanë punuar njerëz të tjerë, një staf i madh për këtë videoklip, ideja ka qenë e imja.
-Mendon se e ka kuptuar publiku se çfarë mesazhi përcjell albumi “Dashuria labe”?
Që në momentin kur ka dalë kënga e kanë kuptuar sepse ajo në refren e thotë shumë mirë “Të dua për kokën tënde, do vij t’i them satëme”, aty është labe 24 karat e gjithë shprehja dhe publiku arrin në konkluzionin që këtë shprehje ia thotë labi labes. Pjesa “u tërbofsh se na tërbove” është një mallkim?
Në fakt ai është një mallkim me dashuri brenda, i cili thotë se, “nëse ti nuk do të më duash aq sa të dua unë, u tërbofsh se na ke tërbuar”.
-Si është dashuria labe?
Dashuria labe është e egër por e vërtetë. Labët kur të duan të duan me të vërtetë, kur nuk të duan nuk dinë të shtiren, të paktën unë mendoj kështu.
-Në shumë këngë tuajat në albumin e ri përdoret gajdja. Si e keni përshtatur këtë instrument për këngët e jugut?
Po, edhe pse gajdja përdoret për këngët veriore ne kemi gjetur një gajde të butë sepse në albumin e parë unë kam patur mjaft shitje edhe në veri dhe doja që në këtë album të ndërthurja. Në fakt kisha dëshirë të kisha edhe këngë polifonike të shoqëruara me çifteli, por në një album tjetër ndoshta e realizoj këtë dëshirë.
-Albumi juaj i parë ka patur mjaft sukses. Po atë sukses ka patur edhe albumi juaj i dytë?
Normalisht në albumet e dyta bie pak kurioziteti, veçanërisht kur janë shumë pranë njëri tjetrit. Albumi i dytë ka shkuar mirë dhe ndoshta edhe pak më mirë se i pari.
-Kur ka dalë albumi juaj i parë?
Albumi i parë ka dalë në muajin gusht vitin e kaluar, ka pothuajse një vit.
-Krijimtaria në këtë album është e re apo janë tekste të përpunuara?
Të gjitha këngët popullore janë këngë të vjetra, por të pakënduara dhe të pakonsumuara prej vitesh. Janë edhe katër këngë të reja si kënga “E kam unë e ke ti”, “Thashethemet” apo “Të kam shpirt” janë kompozime të pastra dhe tekstet janë të rinj.
-Si keni mundur që të grumbulloni materialet përkëtë album?Është e vështirë. Duhet të shkosh edhe në fshatra të thell, të takosh njerëz dhe të më japin tekstet dhe të të tregojnë melodinë e këtyre këngëve. Natyrisht që gjetja e materialeve nuk është shumë komode, por kur gjen diçka që ka vlera nuk quhen sakrifica ato.
-Të gjitha materialet janë nga Vlora apo të trevës së jugut?Jo, nuk janëvetëm nga Vlora. Ky album ka këngë nga i gjithë jugu, por labëri si, Tepelenë, Gjirokastër, etj.
-Ju keni dhënë koncerte edhe në qytete të tjera përveç Vlorës, si jeni pritur atje?
Në fakt pritjet kanë qenë të mira. Në Gjirokastër sa herë kam shkuar biletat janë shitur të gjitha shumë më përpara se të mbërrija unë atje. Madje ka patur edhe reagime nga publiku i Tepelenës pasi nuk ka patur bileta për të gjithë.
-Mendoni se jeni prezantuar vonë në skenën shqiptare?
Në atë periudhë ka qenë ëndërr të këndoje në festivale. Unë jam kthyer me mendimin që të shkoj në një kompeticion me një kompozitor të mirë. Në momentin që erdha Adrian Hila, kompozitori me të cilin bashkëpunoj, dëgjoi zërin tim më thë, “Ti je shumë karakter lab” dhe nëse do të sjellësh diçka të bukur futu njëherë me këtë çfarë je. Më pas mendova se bëra shumë mirë që zgjodha këtë gjini.
-Në ato momente kur Adi Hila ju drejtoi në këtë rrugë vazhdonit të kishit përsëri dëshirën për të marrë pjesë në një kompeticion?
Po. Dëshira ishte e madhe, por mendoj se është më mirë që njeriu të bëj atë që i përshtatet.
-Si mendoni se është më mirë, të këndoni në një kompeticion apo të bëni një album dhe të keni të gjithë publikun për vete?
Festivalet të ngrenë në nivel dhe të japin një tjetër status, është normale. Unë i dua kompeticionet, por duhet që të kesh kujdes me çfarë prezantohesh sepse mund të jesh shumë këngëtare e talentuar edhe me cilësi të mëdha vokale, por në momentin që nuk prezantohesh mirë të bie tregu.
-Nëse albumi i parë nuk do të kishte sukses do të guxonit përsëri të bënit një album të dytë?
Jo. Natyrisht që jo, të paktën jo kaq shpejt. Do përpiqesha të bëja diçka më të bukur, nuk është e thënë se dështove në albumin e parë të mos bësh më albume. Vendosa që të bëja albumin e dytë kaq herët sepse shkoj mirë i pari.
-Si është e mundur që të gjitha këngët tuaja ndryshojnë nga njëra-tjetra dhe janë të gjitha të bukura?
Faleminderit. Normalisht nja album nuk mund t’i ketë të gjitha këngët të një niveli, është normale, por ne jemi përpjekur që t’i përzgjedhim me kujdes matrialet.
-Në cilën nga këngët e këtij albumi keni patur më shumë emocione?Është kënga “Shpirti im” dhe natyrisht “Dashuria labe” është kënga në të cilën kam kënduar me shpirt.

10
Kengetari shqiptar nga Suedia BLERO eshte ndare nga e fejuara e tij. Ky ishte lajmi qe qarkullonte gjate pjesmarrjes se BLERO-s ne festivalin “KENGA MAGJIKE 2006” ne Tirane. Shkaqet e kesaj ndarje nuk dihen derisa vet BLERO nuk ka deklaruar asgje ne lidhje me te fejuaren e tij. Kurse thashethemet kane filluar te perhapen ne Suedi dhe gjithkah ku jane adheruesit e BLERO-s neper Shqiperi.

Nje nga thashthemet eshte se rritja e popullaritetit te BLERO-s ne Shqiperi dhe shoqerimi i tij me goca te bukura ne Tirane, ka bere qe e fejuara e tij te jete xheloze dhe gjithe mllefin ta hedh mbi BLERO-n per tradheti ne dashuri. Sa eshte e vertet qe BLERO ka afere te tille dhe cila eshte e verteta, kete e di vetem BLERO dhe shoku i tij Shpat Kasapi. Kurse vet BLERO nuk ka konfirmuar asgje ne ndonje nga mediat shqiptare.

Si duket nje kohe te gjate BLERO nuk ka qene i kenaqur me te fejuaren dhe shepesh e kane takuar neper klubet e nates vete. Ne disa raste BLERO eshte pare me Shpat Kasapin ne disa klube te Suedise deri ne oret e mengjesit. Nje thashethem tjeter, por qe vjen me teper nga xhelozia e meshkujve, eshte se BLERO nuk mund te mbaj asnje femer per shkak se eshte i lidhur teper ngusht me Shpat Kasapin. Kush kujt i hypi, nje Zot e di, keshtu shprehen disa ne Suedi. Nese kjo thashetheme eshte e vertete, do te ishte vertete lajmi me interesant per vitin 2006, pas skandalit te Enis Gjonit.

Sidoqofte, Blero ka arrit sukses dhe eshte momentalish ka kerkohet nga funcat ne Shqiperi. Pasi ai po rri me goca te bukura ne Tirane meshkujt nga xhelozia le te flasin sa te duan.

11
Kengetaret shqipetare / Romantiku i quajtur Blero
« on: January 11, 2008, 05:56:24 PM »
E pershkruan veten si njeri te thjeshte dhe mjaft romantik. Nuk e pelqen jeten e nates, nuk i beson horoskopit, por e fejuara e detyron ta lexoje ndonjehere. Ende nuk ka ne plan te martohet.

"I flakte pas futbollit dhe ekipeve Real Madrid dhe Milano, kengetari Blerim Muharremi, i njohur si Blero thote se adhuron konkurencen mes kengetareve dhe kendimin LIVE". Se pari i njohur nga dueli me Memli Krasniqin ne kengen "Kthehu", ai vjet ka realizuar albumin e titulluar "Hapi i pare". Kjo kenge pelqehet shume, sidomos nga vajzat. Thote se per albumin e pare te tij ka punuar 5-6 vjet, por ia ka vlejtur, pasi qe ka arritur sukses te madh. "Eshte nje album origjinal, kenget jane te punuara te produksioni i cili per shume cka nuk do te plasonte kenge te vjedhura".

Blero thote se nuk ka menduar kurre se do te arrije kaq sukses te madh dhe "celes" per kete e konsideron punen me njerez te duhur. "Memli Krasniqi eshte shtylla e suksesit tim ne Kosove, eshte i vetmi qe e pyes per gjithecka, eshte profesionalist i vertete" thote Blero, adhurues i kengetareve R.Kelly dhe Stevie Wonder.

Muziken e tij e definon se R&B dhe Pop. Albumi i tij i dyte do te editohet ne fund te ketij muaji ose ne fillim te muajit tjeter. "Jam duke duke bashkepunuar me shume njerez si ne Suedi, ashtu edhe ketu ne Kosove. Jam takuar me nje talen te madh, Besnik Belegun, me te cilin punoj reth albumit te dyte"

Se fundit ka marre pjese ne festivalin "TopFest" ne Tirane, ku eshte pritur mire nga publiku, por mendon se vleresimi nuk ka qene korrekt. "E kam marre cmimin qe me eshte nevojitur, ate te publikut, por te gjithe thane se e kam merituar qe e ka fituar Ermal Fejzullahu, te cilin e vleresoje shume".


12
"Kishe une bukuroshe….. Kishe une p…”, adhuruesit e këndojnë ende në rrugë, refrenin e këngës së tij, që ai ka kënduar pak kohë më parë. E ngacmojnë me shikime kureshtare, ndërsa ai u dhuron buzëqeshjen e tij karakteristike, duke e ditur mirë se pikërisht tek ajo buzëqeshje qëndron çelesi i suksesit të tij.

Tashmë Getoari është i vetëdijshëm se u bë VIP brenda një kohe shumë të shkurtë me këngët e tija, me zërin e tij tamam që tingellon rep, me sytë e tij të kaftë dhe me lëvizjet origjinale në skenë

Në Shqipëri njihen si reperë me “fjalor të pistë”, kurse këtu tek ne, i thërrasin grupi që solli freski në Hip-Hopin shqiptar.

Ekstravagantin që në kokë mban një kapelë të përhimtë, bluzë të kaltër, një palë pantollona të stilit rep, kohën e fundit e thërrasin edhe si Shaggy, ngase edhe i përngjan atij në frizurë, mirëpo atij nuk i pëlqen ta quajnë kështu, dëshiron ta thërrasin Dr. Dre, të cilin për një kohë të gjatë e ka pasur idol të tij.

21 vjeçari që u bë i famshëm vetëm me disa këngë brenda një kohe të shkurtë, Getoar Selimi, tashmë ka nisur punën për albumin e tij të tretë.

Simpatiku rrëfen për ndryshimet në jeten e tij, për sukseset e dy albumeve, qysh nga koha kur filluan ta thërrasinin "djaloshi cool” e deri në ditët e sotme .

"Kishe unë bukuroshe….. Kishe unë p…”. Adhuruesit ia këndojnë ende në rrugë, refrenin e këngës së tij, që ai ka kënduar pak kohë më parë. E ngacmojnë me shikime kureshtare, ndërsa ai u dhuron buzëqeshjen e tij karakteristike, duke e ditur mirë se pikërisht tek ajo buzëqeshje qëndron çelësi i suksesit të tij.

Tashmë Getoari është i vetëdijshëm se u bë njw VIP, brenda një kohe shumë të shkurtë me këngët e tija, me zërin e tij tamam që tingellon rep, dhe me lëvizjet origjinale në skenë.

Kariera e tij zë fill atje te viti 1996, kur edhe u formua ky grup si “Tinguli 3”. Atëbotë ata ishin 3 veta. Me Getoarin dhe Agoni që edhe sot gjenden në botën e repit, së bashku, ishte edhe shoqja e tyre që tashmë gjendet në Amerikën e largët. Pas pauzimit dy vjeçar, “Tingulli 3”, vazhdoi me hapat e tyre për tu ngjitur në piadestalin më të lartë të karrierës, duke realizuar dy albume shumë të sukseshme të tyre. Albumi i parë “Prishtina fucking city” dhe albumi i dytë i tyre që titullohet “Albumi i dytë”.

Kurrsesi ata nuk do të ndalën me kaq. Derisa kënga e tyre vazhdon të dëgjohet anembanw shqiptarisw, ata tashmë kanë nisur punën për të realizuar albumin e tyre të tretë.
Nuk do te jetë Getoari apo Agoni , ata që do të krijojnë këngët e tyre të reja. “Tingulli 3” tash ka rënë në të tjera duar, këtë herë.- "Realizimin e albumit të tretë e bën të mundur Ziko Company dhe mjeshtri i muzikës Enis Presheva.

Freskia për publikun, kënga “Vesa”

“Tingulli 3”, si grup ka filluar në vitin 1996. Atë kohë ata kanë qenë tre vetë. Me Getin dhe Agonin ishte edhe një shoqe e tyre që në vitin 1996 pas një realizimi të një kënge së bashku si amaterë, shoqja e bendit të tyre kishte ikur për Amerikë. Më pas kishte pasuar pauza tyre dy vjeçare deri në vitin 1998. Atëherë Tingujt e asaj kohe kishin qenë shumë të njomë në moshë.

“Në vitin 1998 kemi filluar ne te dy, atëherë edhe kur e kemi bërë këngën e parë unë dhe Agoni. Mirëpo emrin e grupit prapë se prapë e kemi lënë ashtu si ka qenë sepse i bëmë disa intervista dhe u popullarizuam pak a shumë me atë emër, edhe ai emër mbeti ashtu siç është edhe sot”, thotë Getoari.

Ata në vitin 1998 kur kanë startuar, kënga e tyre e parë ishte “ Koha Jonë” një këngë shumë e popullarizuar.

Ky rep bend deri më tani i ka dy albume. Albumi i parë i tyre titullohet “ Prishtina fucking city”, i cili album ka pasur një sukses shumë të madh, një gjë që antarët e grupit nuk e kishin pritur. Pastaj albumi i dytë që titullohet “ Albumi i dytë” edhe te ky album “Tingulli 3” ka pasur sukses të madh, më shumë se çka kanë menduar ata.

“Albumi ynë i tretë është dashur të del në treg në muajin Maj 2003, por për shkak të disa punëve që kemi pasur pas albumit të dytë, koncerte, angazhimi në albumët e kolegëve tanë, dhe disa problemeve tjera, ka ndodhur vonesa e albumit tonë”, tregon Getoari simpatik. Ata për ta freskuar publikun , kanë realizuar dy singël (këngë të vetme). Njëri singel është “Vesa” dhe singeli tjetër me Adelina Ismailin. Kështu që publiku i tyre nuk është mbetur pa ndonjë freski nga “Tingulli 3”.

“Mendoj se albumi ynë i tretë do të del në Shkurt 2004, ende nuk e kemi titulluar, në këtë album janë disa gëjra ndryshe nga të tjerat”, shprehet Getoari.

Sa i përket albumit të tretë ai thotë se ka më shumë punë. Në këtë album producent ekzekutiv i tyre ëshë Enis Presheva, për të gjitha ngjarjet që kanë ndodh rreth albumit edhe rreth mysafirëve, teksteve, Enis Presheva e do ta jep fjalën e fundit. Getoari thotë se është një ndryshim shumë i madh sa u përket albumëve të parë dhe as një gjë më e vogël ata nuk do ta lënë të kalojë nga albumi. Geti mendon se do të jetë shumë më i mirë se albumet e tjerë para këtij.

Memli, cenzuruës i fjalorit të pistë

Edhe pse kanë një fjalorë të pistë, “Tingulli 3” ka gjetur çelësin që ta hap derën e karrierës së tyre. Ata tashmë janë bërë të njohur dhe shumë të mirëpritur edhe në Tiranë.

Posaqerisht Getoari nuk e di se ku fshihet çelsi i suksesit të tyre. Mirëpo ai mendon se puna qëndron mbi të gjitha.

“Disa thonë se çelsi i suksesit tonë është tek shprehjet që i përdorim ne në tekstet tona, por ajo nuk është aspak reale, sepse çdokush mund të përdor shprehje të tilla sikur ne”, thotë Getoari me shumë bindje.

Getoari si fëmijë kur ka qenë ai ka dëgjuar Hip-Hop, kur edhe atëherë zënë fillën e tyre grupët rep në Kosovë. Të gjitha grupet e Hip-Hopit që sot janë, ne kemi qenë bashkë dhe ishim shokë, Getoari atëbotë ka qenë në klasën e gjashtë, kohë pas kohe ata kanë vendosur të jenë të pavarur dhe pas saj kanë filluar ndamjet.

Nga të gjitha grupët rep që janë në Kosovë dhe Shqipëri, “Tingulli 3” dallohet për nga fjalori i tyre që përdorin në këngë. Fjalori i pistë i tyre, nuk është ai që ngjiti suksesin e tyre në shkallët e karierës.

“Që nga fillimi ‘Tingulli 3’ ka filluar të prodhoj Hip-Hop, kurrë nuk kam menduar dhe në qoftëse e shkruaj një tekst, fjala që rimon aty në tekst, kurrë nuk e zavendësoj me asgjë tjetër. Atë e ka Hip-Hopi. Në qoftëse është tema sikur te kënga ‘Vesa” aty ka tekst erotik, mirëpo tema ka qenë ashtu dhe nuk ka ndodhur cenzurimi nga ana ime” thotë reperi i kohëve tona.

“Kishe une p…”, versioni erotik i kësaj kënge, një këngë që është mirëpritur nga moshat e reja, mirëpo siç tregon Getoari jo për shkak të ndonjë kritike, mirëpo për arsye se fjalori i këngëve të tilla përdorët pas orës 12 dhe një gjë të tillë mediat tona nuk kan mundur ta emitojnë dhe kjo këngë është censuruar nga Memli Krasniqi, antar i grupit “Ritmi i Rrugës”, duke e bërë verzionin e dytë të asaj këngë që është titulluar “Kishe une bukuroshe” një këngë e sukseshme.

“E para ka qenë versioni erotik, pastaj duke dëgjuar atë, për shkak të televizioneve dhe mediave në përgjithësi, jo për arsye të kritikave që këtë këngë e kemi cenzuruar. Jam shumë i vetëdishem që në media nuk shkojnë ato fjalë, sepse në botë këto zhanre shkojnë pas 12 të natës. Nuk janë këngë që transmetohen në televizione. Kam qenë i vetëdishëm për atë punë dhe së bashku me Memlin e “Ritmit të Rrugës”, që e kam shok shumë të mirë në jetën e përditëshme, kemi menduar bashkë me të që ajo këngë të ndryshohet dhe pas kësaj kemi realizuar verzionin tjetër. Këtë këngë shumicën e ka cenzuruar Memli”, thotë Getoari.

Getoarit i përkasin këto tekste në jetën e tij, mund të themi se shumica. Edhe në qoftëse nuk i ka ndodhur diçka reale atij përsonalisht, atëhere ngjarja i ka ndodhur ndonjë shoku të tij që Getoari i ka parë ato raste me syt e vet.

“Po bëjnë, të gjitha tekstet e mia janë tekste reale, në qoftëse nuk ka ndodh me mua atëherë ka ndodh me ndonjë kolegut tim. Kënga “Vesa” nuk është këngë që ia kam kushtuar ndonjë njeriu apo ndonjë femrës time, mirëpo gjëja reale që ka ndodh në këtë këngë unë përsonalisht i kam parë” shprehet karizmatiku Getoar Selimi.

Kujdes femra… nga Getoari..

Kohëve të fundit Getoari nuk dal fare në qytet. Më shumë ai qendron në shtëpi, merret me punë në studio. Tashmë Getoari nuk është në rrjedha të kafeterive apo klubëve. Zakonisht kur del me shoqëri, adhuruesit e tij mund ta takojnë atje te kafiteria Koyot ku shpesh del për kafe mëngjesi. Diskotekat atij kohëve të fundit nuk i pëlqejnë fare sepse siç thotë ai nuk i pëlqejnë strukturat e diskotekave tona, sepse Getoari nuk e do ambientin ku ka shumë zhurmë dhe njerëz, një gjë që i pengon atij është edhe tymi i duhanit.

Getoari simpatik që moti ka probleme me telefonata. Telefonata që e shqetësojnë. Athua kush janë këto shqetësuese? Padyshim se femrat, ato të cilat ndoshta kishin dëshirë që të paktën për një kohë të shkurtë të jenë në përqafimin e zjarrtë të Getoarit.

“Hahahhah (qeshet), shqetsimi nga ana e femrave në telefon është problem që ka filluar që moti, por.. mua më është bërë njësoj. Jam detyruar disa herë t’a ndërrojë numrin e telefonit, por prapë se prap pa sukses, ato arrijnë deri te numri im. Mirëpo, edhe ngapak merrem me ato dhe këtu varët nga disponimi që kam në atë moment kur ato më thërrasin” tregon Getoari.

Kur Getoari ndonjërën nga “shqetësueset” e telefonit nuk e refuzon, natyrisht kur ai gjendet në disponimin e mirë, athua nuk mendon se mund të ndegjoj ndonjë simpati e tij apo e dashura… Getoari thotë se nuk është i dashuruar, dhe se i pëlqejnë femrat që kanë karakter të fortë dhe që kanë një të kaluar të mirë.

“Jo, nuk jam i dashuruar, jam i dashuruar në familjen time që është dashuri e përjetshme, por, posaçerisht me ndonjë femër jo. Edhe pse kam qenë i dashuruar disa herë. Nuk kam mundur të kohëzgjati në dashuri” thotë Getoari.

Ai tash ka një problem të madh, si fëmijë kur ka qenë ka ndejtur me njerëz më të moshuar se ai. Getoari thotë se është pjekur para kohës, edhe të gjitha femrat që ka pasur ky “Don Zhuan” i ka pasur më të vjetra se ai.

“Zakonisht i shikoj ato në bisedë , të jetë pak më e pjekur dhe nuk më pëlqen të rri me femra më të reja, kurrë nuk më ka pëlqyer që me femra më të reja të dal”, thotë Geti.

Ai tashmë ka shijuar edhe dashuri nga një tiranase, emrin e të cilës nuk e bën publik, dhe pranon që mund të ndodh dhe nuk e mohon që lidhja e tij me ndonjë tiranse mos të jet serioze. Për një lidhje serioze atij kryesisht i nevoitët të dij se çfarë njeri është ajo femër dhe çfarë karakteri ka, natyrisht se Getoari femrave u fokusohet edhe në të kaluarën e tyre. KUJDES FEMRA!!!!

Getoari, ish- femrën nga Tirana

Getoari, mjeshtri i muzikës Hip-Hop, përveç muzikës merret edhe me dizajn. Ai përsonalisht ka bërë shumë dizajne të albumeve, pllakatave të ndryshme.

“Jam në fakultet të dizajnit, po mendoj të bëhem edhe dizajnër. Kështu që nuk mund t’i ndaj këto dyja, por dizajnin e kam profesion bashkë me muzikën, thjesht nuk mund t’i ndaj këto të dyja. Mua të dyjat më lidhën njëra me tjetrën , po mundohem të bëhem një “Dubleartist- artist i dyfishtë”, thotë me këmbëngulësi Getoari.

Ka shumë këngë që ai këndon me emocion, por këngën që rrëqeth trupin e tij kur ai këndon është “ Si 90% shqiptar”, këngë që gjendet në albumin e dytë të tyre, këngë kjo që ka të bëjë më shumë me hajnat . Por siç thotë Geti, njerzit që më shumë e presin më mirë këngën, është ajo “ Hajt hajt o llokum” gjë që edhe këtë këngë ai vet e ndien në shpirt gjatë këndimit të saj.

“Kishe une une bukuroshe” ajo këngë që bëri një “shpërthim” të madh në publik dhe njihet si kënga ku “Tingulli 3” bëri “boom”.

Sa i përket muzikës në Kosovë dhe Shqipëri, Getoari thotë se ka dallime, mirëpo për t’u fokusuar në Hip-Hop dhe rep, dallon Hip-Hopi në mes nesh dhe Shqipërisë thotë ai.

“Në Shqipëri nuk kam dëgjuar Hip-Hop kualitet. “Ëest Side Family” për mendimin tim ata nuk këndojnë rep, ata nuk kanë ndonjë element të Hip-Hopit, kështu që më shumë mua më dukët se këndojnë R&B. Këngën e fundit që kanë bërë ata “Qike mori Qike”, ne e kemi një këngë të re në albumin që pritët të del , dhe njerzit do të mendojnë që ne kemi kopjuar nga ata edhe pse ajo nuk ka lidhje me atë. Stili i tyre shumë më pëlqen, mirëpo nuk mund të themi se ata këndojnë Hip-Hop”, thotë Getoari.

Getoari dhe kullerat sikur nata me ditën thotë ai, mirëpo të bazohesh në fjalën cool, atëherë ai thotë se është kuller.

“Jo hahaha… (qeshet), hiq , kuller? Jo, jo, unë me kullerat jam sikur nata me ditën. Kështu t’a shikon fjalën “cool” , atëhere jam kuller. Por jo si kullerat e Prishtinës”, thotë duke qeshur me të madhe Getoari.

Ky reper kosovar nuk ka ndonjë idol të repit botëror.

Ai dëgjon më shumë si njeri, që ka prodhuar muzikë shumë kualitative dhe të mirë, të gjitha këngët që i ka bërë i ka bërë hit , edhe si reper, kompozitor, si njeri i madh i rep muzikës, është Dr. Dre. Tupac nuk i ka pëlqyer shumë dhe nuk i pëlqen edhe sot atij. Në profesion ai mendon se është shumë i mire, por atij përsonalisht nuk i ka pëlqyer shumë.

Profili, Getoari

Ditëlindja: 03. 07. 1982
Vendlindja: Prishtinë
Pasha: 85
Gjatësia: 1.80
Pija e preferuar: Makiato
Ushqimi: Flia
Numri i femrave: kuku, shumë. E kam veshtirë të më kujtohet…
 
Getoari dhe Shaggy me frizura të njejta, athua emiton ai këtë reper amerikan?

Ai thotë se jo. Getoari thotë se njerzit menjeherë mendojnë ashtu, por siç tregon ai kjo është një frizurë që para disa vitëve i kanë bartur zezakt.

Antarët e bedit rep gardarobën e tyre më shumë e blejnë jashtë Kosovës, ngase ata çdo vikend udhëtojnë për perendim kështu që shija e tyre sa i përket gardarobës qendron atje në Zvicërr dhe Gjermani.

“Ne 99% gardarobën e blejmë jashtë vendit, kryesisht në Zvicër dhe Gjermani. Kohëve të fundit çdo vikend jemi jashtë Kosovës kështu që atje e lëmë që ta zgjedhim gardarobën” thotë Getoari.

Mesazhi i tij i fundit për lexuesit e “Fokusi..” dhe “Tingullit 3”, pikë së pari përshendet redaksinë e gazetës sonë dhe gjithë adhuruesit e Hip-Hopit.

“Lexojeni atë që deshironi, dëgjone atë që është për veshin tuaj”, përfundon porosia e simpatikut Selimi.

13
Kengetaret shqipetare / tingulli 3 & la famiglia
« on: December 29, 2007, 06:59:21 PM »
Eshte e kote te besh nje hyrje interviste per Tingulli 3, pasi tashme me albumin e trete dhe qindra intervista, zor se ka ndonje te ri shqiptar qe nuk i njeh. Megjithate mendoj se do ta pelqeni intervisten tone pasi eshte disi me jashte kornizave sic jemi dhe ne vete ...... :D :D

Atehere me thoni,ku jeni, me cfare po merreni e ku po pergatiteni te shkoni?

Getoar Selimi:Keto dite kemi qene ne Kosove me shume se hereve te tjera, pasi mbas ketij albumi pothuajse kane ndryshuar shume gjera pozitivisht dhe jemi non stop ne pune, ne koncerte edhe jemi ne bisedime per nje turne te madh ne Shqiperi. Ma merr menja kjo do te jete ne muajin shtator por ende kurgjo nuk eshte e sakt.


Cfare duhet te dine fansat rreth albumin te ri "I 3NT" ? Si ju duket ky album ne krahasim me dy te paret?
Ky album eshte punu per afer 2 vite dhe eshte punu me nje ekip dhe nje sistem ndryshe nga dy albumet e kalume. Per ne ka qen si me fillu tash me albumin e pare, sepse ky album eshte album qe une kudo qe shkoje mburrem me te.Merita te medhaja per kete projekt ka producenti ma i mire shqiptar Enis Presheva edhe menagjeri jone Driton Sahiti pa te cilet nuk kish' me qen ky ndryshim pozitiv qe per ne eshte edhe nje plus i madh.


Pervec "Mustafa", une mendoj se "I 3NT" eshte pothuajse perfekt jo me kot i kemi dhene edhe 4 yje e gjysem ne Albaniac. Si e kane pritur albumin ne koncertet qe keni dhene e si kane ecur shitjet e tij?
Pak sa kete pytje se kom edhe aq te qarte po megjithate po pergjigjem dyqysh.Kenga mustafa ka qen nje hit i madh ne Kosove edhe tash kohve te fundit eshte hit edhe ne Shqiperi e ty ndoshta s'te ka pelqy po...sa per 4 yje e gjysem une nuk i di regullat e web faqes megjithate po e kuptoj qe eshte diqka e mire, thnx per vlersim nese eshte ashtu si e kuptova.Po i njejti vlersim ka qen edhe prej publikes.Shume kane pas mendime t'mira edhe deri tani ende s'kemi pas kritika t'kqija edhe gjithqka po shkon shume ok, tirazhi ne fillim ka qen ma i dobt po tani mas 10 dite ka fillu shume me te madhe te shitet edhe eshte po me te njejten tempo gje qe per ne ka shume me rendesi.


Si eshte puna me kengen "4 All Bitchiz" pasi egziston edhe nje tjeter kenge "Murder Murder" e Gheto Twins me te njejten melodi si te "Bitchiz"...

Ne fakt egziston 'Murder Murder' mandej '4 All Bitchiz'.Shume thjesht, eshte ajo koha kur ka fillu te ndegjohet hip-hop muzika ne gjuhen shqipe edhe kohe shume e veshtire per ne se s'ka pas kompozitore se ende nuk kishte hyre ne treg kjo lloj muzike edhe shume qka ne ate kohe ka qen kopje. Po megjithate ' 4 All Bitchiz' ka dal me e mire se 'Murder Murder'(hehehehhehe) edhe vone e ke marr vesh ti eiiiiii (hehehhehehe)


Le te flasim per femrat. Nga momenti kur Tingulli u be i njohur e deri ne keto momente...sa te dashura keni nderruar ? Apo sa bitchiz?(Mos me thuaj qe s'je duke i numeruar coz I know you're lying lol).

(hahahahahahhahha) Shume kom kesh ketu!(hahahahahhahah) Nuk ka shanc me dite edhe shume here kom mendu per kete pune, amo s'muna kur me dite veq me qit nje konkurs me u lajmru vet ato krejt, perndryshe s'kom pergjigje ... pa keqkuptim ma keq o me rrejt


Na tregoni ndonje histori "te cmendur" prej koncerteve tuaja.
Te gjitha koncertet tona kane qen ndryshe dhe te cmendura (te trenta) po ne Shqiperi jam ndi shume mire ne koncerte edhe aty kane qen shume pjes te trenta gjate koncerteve te fundit ...S'mundem me vecu ndonje tani.

Nese muzika Rrok kishte per moto 'Seks Droge dhe Rrok end Rroll'
Rrepistet kane per moto "Marijuhana,bling bling dhe gangsta". Per bling bling e dime qe keni, po droge/alkol dhe gangsta?

Nuk jemi gangsta te filmave, jemi artista aq sa mundemi i pershtatemi rrethit ne vendit ku jetojme ne Prishtine,edhe jetes qfare e jetojm ne kete vend po megjithat jemi shume te thjesht.


Duhet ta bej kete pyetje patjeter...si eshte puna me floket AFRO?E kujt ishte ideja? A ishte ndonje paruke apo tuajat?

Iideja ishte e imja edhe floket ishin te mijat e une jom Getoar Selimi.


Neqoftese do zhvilloje nje ndeshje freestyle me nje tjeter rrepist cili do ishte ai e kush do fitonte?

Kta nuk mundem me dite kush kish me qen po une shume kam besim ne veten.Deri tani kam arrit planet e mia me sukses edhe nuk hi aty ku nuk mundem e nese isha hi dikun mendoj se do te fitoja .


Na jep disa rreshta freestyle. Fjala:ALBANIAC


Freestyle:
Intervist me ty Mr. Albaniac ,maniak je shume i madh/
po gazetar je shume pak/
je i bardh s'je zezak/
edhe pse ne Bronx ki n'qdo cak/
po s'ki hip hop neper gjak/
ora jote s'bon tik tak/
s'jom ka du me t'ofendu jom ka du me te uru/
shume sene mire i ke kuptu/
se pa mu s'ki qka me shkru/
e as s'ki ka me shku/
ti e din qe shume te du edhe pse kure s'jemi taku
lojen e njejt dijme me lu/
s'ka shanc me deshtu/
se une te kom ty e ti me ki mu.
(heheh kidding man)

Ku i blen veshjet Tingulli (Dmth stilistet e preferuar)?
Ne per stilin tone perkujdesemi me shume vet po normal edhe me keshilla te menaxherit tone te ne gjithcka eshte kolektive edhe gjithcka rreth punes se pari diskutohet mandej aprovohet.E shumicen e teshave i blejme ne vende te ndryshme ne Evrope po me shume ne Zyrih,ne Zvicer pasi qe shkojm me shpesh .


Ne kengen "BAL 3D" ju kendoni "Kush na ka inati ju q#$%^ nona oooo". Kush e ka inat Tingullin 3?

Ne fakt e thot Bali jo ne, ne në ate kenge tregojm per Balin jo per Tingulli 3, po as Bali nuk kishte me dite kush ja ka inati. Me e dite se kush nuk kishte me qen "Kush"...por emri i personit.


Qe ta mbyllim me humor, tregonani barsaleten me te fundit qe keni degjuar.
Ish pijave (dehur) nje dite nje dhi e bojke muuuuuuuu mendonte se ishte lop (barcolet e Prishtines heheh)


14
Aktoret e huaj / Denzel
« on: December 21, 2007, 05:15:57 PM »
Fituesi i shumë çmimeve, aktori Denzel Washington është një nga më të suksesshmit në Hollivud. Ai ka inteligjencë dhe ekuilibër, cilësi që i sjell në të gjitha rolet e tij. 

Nga roli i tij i skllavit të zemëruar megjithatë kurajoz në dramën e luftës civile Glory, në atë të aktivistit Maclom X me të njëjtin titull, rolet e Denzel Washington janë shpesh emocional duke i dhënë audiencës ndjeshmërinë e madhështisë. Ai ndërron pa problem nga filmat me veprime në ato role që eksplorojnë shpirtin e madh njerëzor dhe kurajon.


Djali i një pastori dhe një stilisteje, Denzel lindi në Mount Vernon, Nju Jork më 28 dhjetor të vitit 1954. Denzel mori diplomën në gazetarinë artistike nga Universiteti Fordham në vitin 1977 por përsëri gjeti kohën të ndiqte dëshirën e tij të interpretimit dhe fitoi një bursë për në Konversevatorin Teatral Amerikan.

Pasi tërhoqi vëmendjen e Hollivudit për rolet e tij si Dr. Phillip Chandler në serialin televiziv St Elsewhere, Denzel fitoi rolin në filmin Cry Freedom, film rreth aktivistit kundër aparteidit, Steve Biko. Interpretimi i paharuar dhe i fuqishëm i Denzel i dha atij kandidaturën për Oscar në kategorinë e aktorit në rolin e dytë.

Kandidatura e dytë me filmin Glory, e vuri atë në listën e më të mirëve në Hollivud dhe kjo u çimentua në fitoren e Oskarit si dhe në cilësimin e tij si Aktori më i mirë nga Kritikët e Filmit në Nju Jork për rolin e tij në filmin Malcom X. Denzel ka mundur të qëndroi në krye falë llojshmërisë së karrierës së tij të aktrimit.
 
Të qënurit familjar është prioritet për Denzel. Ai është baba krenar i katër fëmijëve me gruan e tij Paulette Pearson me të cilën është martuar në vitin 83.

Denzel u shfaq për herë të parë në komedinë Carbon Copy përkundrejt George Segal, megjithatë roli i aktivistit kundër aparteidit i hapi dyert e Hollivudit. Interpretimet e tij të arrira e lejojnë atë të nxjerr në pah talentin e tij të madh.

15
Aktoret e huaj / Katharine Hepburn
« on: December 21, 2007, 03:50:10 PM »
 
 Aktorja Kathrin Heipborn
Ne vitin 1938 ajo interpretoi ne komedine klasike “Bringing up baby”, dhe ne te njejtin vit ne filmin “Holiday”, nje nga filmat e tjere me te mire te Hollivudit. Por kur iu kerkua te interpretoje filmin “Pulat e zonjes Carry”, ajo e la punen dhe iu kthye Brodueit me “Philadelphia story”. Ajo e dinte qe kishte vetem nje rruge per te patur rolin kryesor ne film. Ajo bleu te drejtat e tij dhe e filloi vete karrieren e dyte prej nje ylli kinemaje. Asnjehere nuk kishte pare Hollivudi dicka si Katherine Hepburn. “Prinderit e mi ishin dy njerez te jashtezakonshem”. thoshte ajo. I ati ishte mjek dhe ishte nder te paret qe kuruan semundjet venerale. E ema ishte figure edhe me interesante. Ajo beri fushate per kontrollin e lindjeve dhe per te drejten e gruas per te votuar. Duke bere shaka ajo thoshte se prinderit i kishin thene se mund te behej c’te donte, keshtuqe ajo kishte menduar qe nuk kishte arsye te mos behej aktore e madhe? “Morning glory” ishte filmi i saj i trete me te cilin ajo fitoi cmimin Oscar. Hollivudi nuk ka pare asnjehere nje grua si Katherine Hepburn, aq te pavarur dhe te mencur dhe aq te bukur. “Ketu takova Spencer Tracyn”, tregonte ajo.

Ne 25 vjetet qe pasuan, ata bene 9 filma bashke dhe u dashuruan ne ekran dhe ne jete. Por Tracy katolik, nuk e ndau gruan dhe Katherine nuk ia kerkoi ndonjehere nje gje te tille. Te dy ata jetuan se bashku dhe e deshen njeri-tjetrin. Kur Tracy vdiq, Hepburn nuk mori pjese ne varrim, pasi iu duk se do te ishte mungese respekti per te shoqen. Ajo fitoi Oscarin e dyte per interpretimin ne filmin “Guess who’s coming to dinner”.

Nje vit me pas, Katherine fitoi Oscarin e trete per filmin “Lion in winter” dhe duke shenuar nje rekord, te katertin per “On golden pond”. Kjo ishte skena e saj e fundit, filmi i saj i fundit. Karriera e saj zgjati shtate dekada.


Pages: [1] 2