Show Posts

This section allows you to view all posts made by this member. Note that you can only see posts made in areas you currently have access to.


Topics - luljeta

Pages: [1] 2
1
nese nje dite do me shohesh plak,nese behem pis kur ha apo nuk arrij te vishem...ki durim.Kujto kohen qe kam kaluar per te ta mesuar.Nese kur flas me ty te perseris gjthm te njejtat fjale,mos me nderprit....degjome...Kur ishe i vogel duhej te te tregoja cdo nate te njejten perralle qe te flije...Kur nuk dua te lahem,mos me bertit...Kujto kur te ndiqja dhe sajoja 100 histori sepse nuk doje te laheshe..Kur te shohesh mosdijen time mbi teknologjine e re,ki durim dhe me ndihmo..Mos me shih me ate buzeqeshje ironike por kujto sa kohe mu desht te te mesoja ab...Nese ne nje moment nuk arrij te mbaj mend,me jep kohe dhe mos u nervozo..Gjeja me e rendesishme nuk eshte ajo qe them por nevoja per te qene me ty gjthm....kur kembet e mia te mos me sherbejne me,mos me trajto sikur te isha nje barre per ty..me ndihmo njesoj si une e bera kur ti ishe i vogel....kur them qe dua te vdes...mos u merzit....nje dite do e kuptosh cfare me shtynte ta thoja...do kuptosh qe ne moshen time nuk jetohet por mbijetohet...Nje dite do te kuptosh qe pavaresisht gabimeve te mia,kam kerkuar me te miren per ty,qe gjithnje jam munduar te te ndihmoj...me jep pak kohe,me jep pak durim,me jep nje shpatull ne te cilen une te qaj ashtu si ti e ke bere sh here...me ndihmo te ec,me ndihmo te mbaroj ditet e mia me dashuri dhe durim....ne kembim une do te jap nje buzeqeshje dhe dashurine e pafund qe gjithnje kam pasur per ty...te dua shume dhe do te lutem gjithnje per ty...

2
Historia e Shqiperise / 24 janari, Lindja dhe Vdekja e Ismail Qemalit
« on: January 25, 2011, 11:54:54 am »
Ismail Qemali u lind ne Vlorë më 24 janar të vitit 1844 dhe vdiq në Itali nga një atentat me helm më 24 janar te vitit 1919. Si do të reflektonit mbi veprën shtetformuese të Ismail Qemalit në kontekstin e 24 janarit 2011?

3
Muzika Shqiptare / n
« on: December 17, 2010, 07:25:53 pm »
n

4
Lajmerime dhe Njoftime / Votoni per fituesit e Kenga Magjike 2010
« on: November 09, 2010, 11:26:26 am »
Votoni per fituesit e Kenga Magjike 2010

5
Shkollat e Larta / Berisha: Do njohim diplomat e universiteteve private
« on: October 30, 2008, 07:17:03 am »
Kryeministri Sali Berisha ka deklaruar dje se qeveria do t? njoh? diplomat e universiteteve private. Q?ndrim ky q? mbahet ende pa filluar procesi i akreditimit t? k?tyre institucioneve t? arsimit t? lart? privat. Ky premtim i kreut t? Ekzekutivit, Berisha ?sht? b?r? dje gjat? vizit?s n? nj? universitet privat n? kryeqytet, investim i nj? kompanie t? huaj. Mes t? tjerash kryeministri Berisha premtoi edhe nj? trajtim fiskal ndryshe t? k?tyre institucioneve t? arsimit privat, duke p?rmendur edhe k?rkes?n e vazhdueshme t? tyre p?r heqjen e TVSH-s?.

?Qeveria ?sht? e vet?dijshme se ndaj jush ?sht? e domosdoshme t? adaptohet nj? q?ndrim i diferencuar?, tha Berisha teksa i drejtohej k?tyre investitor?ve privat?. Sipas tij, pas konsolidimit t? kuadrit fiskal, t? par?t q? do t? p?rfitojn? bonuse apo p?rjashtime do t? jen? ata q? do t? investojn? n? arsimimin e f?mij?ve shqiptar?. ?Arsimit privat, q? ?sht? shum? ngusht? i lidhur me interesin publik, i takon edhe nj? trajtim i ve?ant? fiskal, q? ne do ta b?jm??, vijoi Berisha. Ai i ?sht? kund?rp?rgjigjur akuzave p?r shkat?rrimin e arsimit dhe universiteteve. ?N? m?nyr? anakronike, d?gjoj t? shpallen universitetet si rezervat i t? papun?ve. Nuk ka koncept m? primitiv se ky. Madje k?rc?nohet me njohjen e diplomave. K?to jan? q?ndrime anakronike. Universitete jan? rezervate t? elit?s s? kombit, jan? shtret?rit e ngroht? t? mendimit intelektual t? kombit. Un? ju jap fjal?n se n? formimin e elit?s, n? fondin ekselenc?s, n? fondin e ?Brain gain?, universitetet private do t? ken? t? nj?jtin trajtim me ato publike?, tha kreu i qeveris?.

Ai ka kujtuar se sfida e universiteteve shqiptare ?sht? cil?sia dhe ajo k?rkon p?rqendrim t? madh. Kjo ?sht? e v?rtet? si p?r universitetet publike, ashtu edhe p?r ato private. Sikund?r edhe p?r ?do institucion q? duhet t? performoj? gjithnj? e m? mir?. ??sht? t?r?sisht e palejueshme t? paragjykosh, madje ?sht? shum? e d?mshme t? nxjerr?sh konkluzione mbi paragjykimin. Do t? b?het rating-u dhe k?tij vler?simi do t?i n?nshtrohen t? gjitha universitetet. Ndaj un? inkurajoj dhe mir?pres pjes?marrjen e sektorit privat n? arsim?, theksoi Berisha.

Burimi: Gazeta Shqip

6
Figura te Shquara / Azem Bejtë Galica
« on: March 09, 2008, 05:38:31 pm »
Azem Bejtë Galica me Nusen e Maleve - Shotë Galica)

 Azem Bejta u lind më 10 dhjetor 1889. I rritur në gjirin e një familje me tradita luftarake e patriotike, që nga fillimi u përcaktua për luftë të pakompromis me secilin që do t´i cenojë vatrat e të parëve.

Si fëmijë përjetoi ngjarje të hidhura dhe tragjike. Turqit ia vranë babanë dhe ia dogjën shtëpinë, duke i lënë të pastrehë. Rropatjet e kësaj familjeje nëpër dallgët e egra të jetës ia forcuan ndjenjën e atdhedashurisë dhe ia ngritën në një ideal të pashuar, për të cilin e dha edhe jetën.

Tiparet e një trimi të paepur dhe të një vizionari të mprehtë u manifestuan që në rininë e hershme të këtij djaloshi. Si i vogël dallohej nga moshatarët. Ishte i zgjuar e i shkathtë. I pëlqenin shumë këngët e trimërisë dhe rrëfimet e pleqëve për ngjarje të ndryshme nga historia kombëtare. Në odat tona - shkolla, mori mësime të mira. Ky shpirt i shëndoshë qëndronte në një trup të shëndosh, siç do  thoshin latinët. Edhe për zhdërvjelltësi ua kalonte të gjithëve. Në mundje, me çobanë ishte i pari. Por mbi të gjitha atë e cilësonin trimëria dhe guximi. Ende pa i mbushur 11 vjet me pushkën e dajës, e pati plagosur një serb të Selacit, (Stojanin) të cilit ia kishin frikën të gjithë.

Shumëherë burrat e Selacit (dajët e tij) dhe të Galicës bisedonin rreth asaj se kujt i ka ngja Azemi, dajëve apo babait? Kur nxeheshin shumë i qetësonte plaku i urtë i Galicës, mixha Rexhep duke u thënë: «O burra, pse po lodheni aq shumë. Kah t´gan mirë asht, dajtë tirma e babën trim.»

Gjatë viteve 1910 - 1912 shpërthyen kryengritjet e përgjithëshme për pavarësinë e tokave shqiptare. Më 5 maj 1912 Hasan Prishtina doli në Drenicë, ku e dha kushtrimin për një luftë mbarkombëtare kundër Perandorisë osmane.

Edhe Azemi, 20-vjeçar, u radhit në çetat kryengritëse të Drenicës, të udhëhequra nga Ahmet Delia i Prekazit. Kur drenicasit dhe shaljanët ishin nisur për luftë përbri tyre marshonte Isa Boletini, hipur mbi kalë e i shoqëruar nga disa trima. Në mes të shumë trimave i ra në sy djaloshi sypatrembur e i etshëm për luftë.

- I kujt është ai djalë? -pyeti Isa Boletini.

- I biri i Bejtë Galicës, Azemi - iu përgjigj njëri nga trimat që e shoqronte.

Isa e ngau kalin dhe iu afrua Azemit.

Pasi u përshëndet me të ia vuri dorën në krah dhe e përgëzoi: - Të lumtë ore djalosh trim. Ti paske vendosur ta dërgosh në vend amanetin e babait tënd, ta vazhdosh, rrugën e tij luftareke. Kjo është rrugë e vështirë por e lavdishme dhe e ndershme. Zemra mu bë mal nga gëzimi, sepse Bejta nuk paska vdekur. Shpirtin e tij luftarak po e shoh në sytë e tu të etshëm për liri. Ai e paska lënë një trim që do ta nderojë Kosovën dhe mbarë kombin. Me fat rruga e lavdisë, se një vend që lind brezni trimash nuk do të humbet kurrë...

B e t e j a t  e atyre viteve qenë të vështira dhe të përgjakshme. Shtetet fqinje sodisnin dhe bënin plane djallëzore për copëtimin e trojeve shqiptare. E formuan aliancën ballkanike dhe atëherë kur bisha evro-aziatike po bënte përpëlitjet e fundit, në njërën anë, dhe shqiptarët ishin molisur nga betejat e pareshtura, në anën tjetër, ato u inkuadruan në luftë. Kështu, mbi tokat e posaçliruara shqiptare, u vërsulën si një lukuni ujqërish grabitqarë ushtritë serbo-malazeze. Secila mundohej të kafshojë një copë më të madhe nga trupi i gjakosur.

Nëse luftërat ballkanike për disa popuj ishin fatlume, se ua sollën lirinë, për shqiptarët e Kosovës ishin të kobshme, sepse u sollën robëri të reja. Fitorja e 28 Nëntorit ishte gjysmake.

K o s o v a  u pushtua nga Serbia dhe Mali i Zi. Ato filluan terrorizmin mbi popullatën shqiptare. U sulmuan çdo gjë kombëtare: gjuha, flamuri, zakonet, feja, toponime e të tjera, me qëllim që të bëhen shpërngulje nga Kosova. Krahas atyre u hapën edhe shumë burgje e kampe turture. Në Drenicë kampi më famëkeq ishte ai i Runikut, ku u keqtrajtuan shumë dernicas.

Azem Bejta të gjihta këto ngjarje i përjetoi vetë, në vijën e frontit. Kurr nuk iu nda luftëtarëve të lirisë. Mori pjesë edhe në Betejën Legjendare të Merdarit, betejë kjo shumë e ashpër ku mbeten mijëra të vrarë.

Posa ishte kthyer nga betejat ishte arrestuar dhe burgosur. Disa ditë ishte mbajtur në stacionin e Tërnavcit. Për çdo ditë e detyronin të punoj në rrugën Mitrovicë - Pejë. Një ditë derisa po punonin në Vojtesh ra në konflikt me xhandarin që i shoqëronte (ruante). E qëlloi çekan duke e plagosur për vdekje. Atëherë e dërguan në kampin e Runikut. Atje kalonte shumë keq. Jeta ishte e rëndë dhe e mundimshme. Të burgosurit i kishin futur në një baltë të madhe midis një livadhi të rrethuar me tela xhembaçë e me roje të dyfishuara. Shumë vdisnin nga mundimet dhe torturat. Një ditë drenicasit e sulmuan kampin. Organet shtetërore, të mllefosur, i qesin në pushkatim të burgosurit. Azemi arrin të shpëtoj midis plumbave. Ishte fundi i vitit 1913.

Xhandarmëria serbe, e ndihmuar edhe nga një spiun shqiptar, vëhet në ndjekje të tij. E hetojnë dhe e rrethojnë në malet e Mikushnicës. I paarmatosur dhe duarlidhur plagoset në dorën e majtë (nga ky moment gishtat e kësaj dore i mbeten të palëvizshëm). Pas disa orësh kapet dhe dërgohet në burgun e Mitrovicës.

Të nesërmen ia arrestojnë edhe të dy vëllezërit: Seferin dhe Zenelin dhe bashkë me shumë të rinj nga Drenica i burgosin. Pas disa ditësh të gjithë i nisin për në Serbi. Pak ditë i mbajnë në Zajeçar e pastaj i transferojnë për në Pozharevc, në burgun më të rëndë të kohës.

Në burg jeta ishte e mjerueshme. I ushqenin sa për të mos vdekur. Mbi një vit e kaluan në vetmi të plotë, nëpër qelitë e nëndheshme përplotë lagështi, errësirë e myk. Krahas tyre mbi ta për çdo ditë ushtrohej edhe shumë torturë barbare e tipit mesjetar. Por, megjithatë, ata ishin të paepur.

Azemi ishte optimist dhe mbante qëndrim burrëror. Kurrë nuk u gjunjëzua as nuk humbi krenarinë. Në zemrën e tij kishte zënë vend dashuria për Kosovën. Ajo dashuri e mbante duke ia ushqyer shpirtin e tij që po vuante prapa grilave të hekurta. Tashmë ajo ishte shëndrruar në një ideal të pashuar jetësor. Gjithnjë shpresonte se një ditë do të kthehet në Kosovë dhe do ta vazhdonte luftën për çlirimin dhe pavarësimin e trojeve  Shqipëtare. Shpesh e ëndrronte Kosovën e lirë. Këtë ua thoshte edhe shokëve. E shihte veten të lirë duke vepruar drejt saj. Si në vegim e dëgjonte zërin e mekur të nënë-lokës që e thirrte në rrugën e nderit, në rrugën e pavdekshmërisë...

Dhe, nuk vonoi shumë, ajo ditë e bardhë agoi. U këputen prangat, u shkallmuan dyert, u mbytën rojet dhe, u kapërcyen telat. Trimi vetë i shtati u gjend jashtë grilave në ajrë të pastër, i lirë, si shqipja e Alpeve shqiptare ...

Organet serbe, ai mëngjes pranveror i gjeti të hutuar. Linja telefonike ishte e ngarkuar me zëra të shqetësuar e tërë ankth:

- Alo...alo Komanda e Mitrovicës, a më dëgjoni? Jam drejtori i burgut të Pozharevcit. Të lutem, dëgjo me kujdes! Dje pasdite na ka ndodh një skandal shqetësues. Një grup të burgosurish është arratisur. Të gjithë janë nga rrethi juaj. Atyre u prinë ai djaloshi mustaqezi i quajtur Azem. Dy rojtarë i kemi gjetur të mbytur përdhunisht. Të lutem shumë, merri të gjitha masat për t´i kapur, se po e mori vesh lartmadhëria e pat jeta ime...

- Çfarë, çfarë?! -u çarkëdis komandanti - ikje nga burgu thua? Mos je i dehur... apo po tallesh me mua? Azem Bejta të arratiset nga ai burg me gjithë ato labirinthe enigmatike e mu ne zemër të mbretëris sonë. A guxon te ndodhë kjo ore sylesh? Jo, jo ende nuk më besohet se përndryshe do të çmendem. Kjo ëshë e tmerrshme, kjo është fatale. Medet ç´na paska gjetur ne që do të kemi punë me te. Kurrë më organet tona nuk do të kenë qetësi në këto anë. Lirisht xhandarët e postkomandave tona le ta lëshojnë Drenicën. S´do të ketë qetësi asë krali ynë në Beograd. Phu, ju marrtë djalli, ju marrtë, more kukuvajkat e dreqit!...

Të arratisurit ecnin drejt vendlindjes pa çarë kokën ç´po ndodhte në qarqet shtetrore. Pas një udhëtimi të gjatë e të mundimshëm, natën e ditën, maleve e fushave, të lodhur e të uritur, arritën në Kosovën e dashur. Ishte pranvera e vitit 1915.

Azemi pa humbur kohë, ende pa kaluar muaji, vendosi ta formaojë çetën e vetë luftarake. Bashkë me dy vllezërit dhe disa trima nga fshartrat përreth që u grumbulluan në Galicë. Nën hijën e Qarrit qindravjeçarë (Lisi i vorreve) e shtruan sofrën dhe u ulën rreth saj. Nëna Sherife ua solli flamurin shqiptar, që e kishte ruajtur në fund të arkës dhe pasi e shpalosi mirë e shtroi mbi sofër. Trimat me dorën e majtë në zemër e me të djathtën mbi flamur njëzërit u betuan:

«Betohemi në këtë flamur të shenjtë se sa të jemi gjallë do të luftojmë për lirinë e këtyre trojeve.

Betohemi dhe bëjmë be se për Kosovë japim jetën sikurse me le».

Kjo çetë, e cila më vonë do të bëhet «Nëna e çetave kaçake te Kosovës», menjëher filloi aksionet e veta luftarake. Kështu nisën edhe ditët e tmerrit për xhandarët e posteve në Drenicë dhe për spiunët. Dhe gjatë trembëdhjetë vjetëve, sa ekzisoi kjo çetë, arriti t´i zhviloj mbi shtatëdhjetë beteja të suksesshme e fitimtare.




--------------------------------------------------------------------------------


Marr nga libri "AZEM BEJTË GALICA" nga shkrimtari Bedri Tahiri.

Botuar më 1995 nga shtëpia botuse SHKËNDIJA, në Prishtinë.
 

7
Fehmi Lladrofci është njëri prej luftëtarëve që bashkë me të shoqen, Xhevë Krasniqi-Lladrovci, përbëjnë çiftin që më se miri e emituan Azem dhe Shotë Galicën. Ky epitet më mirë iu shkon këtyre dy dëshmorëve, të cilët me tërë qenien e tyre iu përkushtuan atdheut dhe kombit. Fehmiu, që rrjedh nga një familje me traditë patriotike, që herët u përcaktua për rrugën e lirisë, pavarësisë dhe bashkimit kombëtar. Shtypja dhe robëria e popullit të tij u bënë frymëzim, kurse veprat e patriotëve tanë të mëdhenj udhërrëfim për rrugën që do ta ndjekë më pastaj.

Është njëri prej intelektualëve më në zë të Drenicës, i cili u përkushtua në rrugën e lirisë, kurse me veprimin e vet u bë  shembull për brezat se si duhet luftuar e sakrifikuar për atdheun. Krahas punës revolucionare, Fehmiu i kushtoi kujdes edhe arsimimit, sepse ishte i vetëdijshëm se pa shkollim nuk mund të ecej përpara. Shkollimin fillor e mbaroi në vendlindje, kurse të mesmin në Prishtinë.
Burgu dhe torturat nuk e luhatën nga rruga e lirisë
Lëvizjet studentore të vitit 1981 te ky personalitet patën ndikim të posaçëm. Për shkak të veprimtarisë atdhetare, organet e sistemit totalitar e burgosën me burg të rëndë.

Edhe burgu i rëndë, por edhe torturat e mëdha që përjetoi në asnjë çast nuk e luhatën nga rruga e lirisë dhe qëllimi përfundimtar për çlirimin e atdheut. Ai do të njihet e do të kontaktojë me shumë patriotë e atdhetarë të shquar, të cilët po ashtu kishin ideal çlirimin e atdheut nga kolonialistët serbë. Një periudhë kohore Fehmiu qëndroi në Zagreb, ku mbaroi edhe fakultetin teknik. Për shkak të veprimtarisë së tij atdhetare, Fehmiu ishte prore i ndjekur nga sitemi totalitar, kurse qëndrimi i tij në Kosovë në rrethanat e atëhershme ishte i pamundur.

 Mu për këtë, ai një kohë e kaloi në mërgim, ku pareshtur zhvilloi veprimtarinë atdhetare në bashkimin e forcave shqiptare që vepronin në Perëndim. Pos si intelektual, Fehmiu shpejt do të bëhet i njohur edhe si politolog, kurse për një periudhë kohore do të vëhet edhe në krye të lëvizjes atdhetare atje.

Ngjarjet që pasuan, pas viteve të nëntëdhjeta, atë e radhisin në mesin e atdhetarëve që kishin vendosur me seriozitetin më të madh t’i qasen çështjes së çlirimit të atdheut. Ishte njëri prej personaliteteve që mendonte se Kosova duhej të ndërronte strategjinë e veprimit, kurse rezistencën e armatosur e vlerësonte si rrugën e vetme për çlirimin e Kosovës. Ai ishte edhe njohës i mirë i rrethanave ndërkombëtare, kurse diplomacinë e shihte të pandashme nga rezistenca e armatosur.

 Fehmiu i kishte fare mirë të qarta edhe intersat strategjike të shteteve fqinje dhe ato të Fuqive të Mëdha në raport me Kosovën, por gjithherë ishte optimist se nëpërmjet një kryengritjeje gjithëpopullore Kosova do të çlirohej përfundimisht nga kolonialistët serbë. Kur plasi lufta në Kroaci e Slloveni, Fehmiun do ta gjejmë në radhët e popujve kroat e slloven që përpiqeshin të çliroheshin nga zgjedha serbe. Fehmiu kishte shpirt të njeriut, i cili dëshironte të vegjlit t’i çlironte nga zgjedha e robërisë.

 Por, mbi të gjitha, ai kishte synim përgatitjen dhe aftësimin e shqiptarëve për luftë. Me angazhimin e tij, në Kroaci qe formuar edhe një grup i shqiptarëve të armatosur prej 300 deri në 500 shqiptarë, të cilët pasi do t’i përgatiste mirë, do t’i kthente në Kosovë për të filluar rezistencën e armatosur. Meqenëse në Kosovë, nën drejtimin e komandantit legjendar Adem Jashari, më 1991 kishte filluar rezistenca e armatosur, për të mos pushuar deri në largimin definitiv të forcave serbe nga Kosova, Fehmi Lladrofci pandërprerë ishte në kontakt me Adem Jasharin, dhe në çdo mënyrë e ndihmonte rezistencën e tij që bënte në Kosovë.

 Komandanti i brigadës 314 të TMK-së  ”Fehmi Lladrofci” në Kastriot nga kujtimet e tij për figurën madhështore të Fehmi Lladrovcit, pohon se gjatë periudhës kur UÇK-ja vepronte në ilegalitet, Adem Jashari pothuajse gjithherë ndodhej në kontakte me Fehmi Lladrofcin, i cili asokohe gjendej në mërgim, por i interesuar me tërë qenien e vet për vendlindjen dhe Kosovën. Kontaktet e tij me komandantin legjendar Adem Jashari ishin evidente, por përbënin edhe enigmën që ishte e arsyeshme gjatë veprimeve në ilegalitet. Ishin këto vitet 1993-1994, kur praktikisht UÇK-ja mori fizionominë e një organizmi të armatosur. Meqenëse kishte një interesim të jashtëzakonshëm për të ndihmuar e fuqizuar rezistencën e armatosur, Fehmi Lladrofci, që ishte i pandashëm nga bashkëshortja e tij Xheva, po ashtu dëshmore, në vitin 1996 mësyn tokën e Kosovës nëpërmjet Shqipërisë.

 Në përpjekjen e tij të vitit 1996 për të hyrë në Kosovë bashkë me një grup shokësh, kujton Zejnullah Prokshi, Fehmiu plagoset në kufi. Atë ditë bie edhe Luan Hajredinaj, i cili ndodhej në grupin e Fehmiut, që përpiqeshin të hynin në Kosovë.

Ngjarjet dhe dinamika e tyre që pasuan në Kosovë atë e radhisin në mesin e pjesëtarëve të UÇK-së. Ishin ngjarjet e fuqishme që ndodhen në Drenicë dhe Kosovë ato që i krijuan mundësi që ai me tërë qenien e tij të radhitet ne mesin e luftëtarëve të rinj, të cilët me vendosmërin e tyre ishin përcaktuar në drejtim të çlirimit të Kosovës. Pasi kishte bërë shumë punë të rëndësishme në organizimin dhe mobilizimin e mërgimtarëve, la kolltuqet e Perëndimit dhe u nis në Drenicën dhe Kosovën e tij të dashur. Meqë kishte përballuar me sukses rreziqet në zonën kufitare ndërmjet Shqipërisë dhe Kosovës, Fehmi Lladrofci i shoqëruar me bashkëshorten e tij Xhevën arrin në Drenicë. Në fillim vendoset në fshatin Açarevë, kurse më pastaj në Likoc dhe fshatrat përreth. Aty ku kërciste pushka, ishte e pamundur të mos ndodhej Fehmi Lladrofci.


Pas rënies së komandanti të UÇK-së Adem Jashari, Fehmiu do të merret me organizimin e UÇK-së në zonën që përfshinte pjesën lindore të Drenicës, që nënkuptonte bjeshkën e Qyqavicës dhe fshatrat përreth, ku edhe mori përgjegjësinë për të drejtuar ushtrinë në një zonë mjaft të gjërë. Ishte karakteristike se aty ku paraqitej Fehmiu, pas i shkonin shumë vullnetarë, të cilët dëshironin në çdo mënyrë të radhiteshin në radhët e UÇK-së. Bile, interesimi ishte aq i madh, sa pakkush kishte paramenduar. Kjo e gëzonte pa masë Fehmiun, i cili me metodat e tij dinte të ofronte dhe të frymëzonte njerëzit, bashkatdhetarët dhe bashkëvendasit për betejat që do të pasonin në përpjekjet për çlirimin e Kosovës.

8
Votime dhe Sondazhe / Ku është problemi??
« on: July 31, 2007, 04:45:20 pm »
Ku qëndron problemi se ky forum kaq i mrekulluar është kaq pak i frekuentuar??

A është problemi tek adminët, moderatorët, apo thjesht anëtarët nuk janë të interesuar të diskutojnë këtu??

Pa pretendime dhe ju lutem pa keqkuptime.

9
Riviera shqiptare, rivale e denjë e Kroacisë

Will Hide "The Times"


Vetëm para njëzet vjetësh, Evropa Lindore nuk ishte vetëm ekzotike, por edhe e paarritshme. Tani, me biletën e avionit që kushton fare lirë ne mund të nisemi lehtësisht nga Notingam dhe të mbërrijmë në Riga, apo nga Glasgou në Gdans. Perdja e hekurt është hequr tashmë për të zbuluar Tesko-n në Hungari dhe MTV-në rumune. Në ditët e sotme, pothuajse në gjithë vendet në lindje të Elbës misteri është shuar. Por Shqipëria mund të konsiderohet si sekreti i fundit i Evropës. Ky vend që prej fundit të marsit është lidhur me Londrën me anë të fluturimeve të kryera nga linja "British Airways". Tirana është një qytet njëkohësisht joshës dhe me cepa të ashpër. Magjepsja që transmeton ky qytet vjen më shumë prej njerëzve, të cilët duken me të vërtetë të predispozuar për të mirëpritur turistët. Në vend që të jesh një objekt zhvatjeje, aty sheh se rrethohesh me mirësi, ndërsa vendasit interesohen gjatë gjithë kohës për të të siguruar nëse po shkon në rrugën e duhur, të pyesin se çfarë mendon për Shqipërinë dhe zakonisht të tregojnë për një familjar të tyrin që ndodhet në Britaninë e Madhe. Shumë ndërtesa të kohës komuniste dhe blloqe pallatesh janë mbështjellë në vitet e fundit nga ngjyra të gjalla me urdhër të kryebashkiakut, një teleferik i ndërtuar vitin e kaluar që njerëzit të ngjiten në malin e Dajtit, nga ku qyteti shikohet në pëllëmbë të dorës. Poshtë në qytet ndodhet "Blloku", një zonë e paketuar me një koleksion gjithmonë në shtim baresh, restorantesh dhe lokalesh nate të reja, zonë ku mbretëronte më parë ish-lideri despotik, Enver Hoxha, lagje për zyrtarët e lartë të shtetit të atëhershëm. Por tashmë, turma mercedezësh që u bien borive mbushin rrugët që ndodhen në një gjendje të mjerueshme (deri në kohën e rënies së komunizmit në 1991 në gjithë vendin ndodheshin vetëm 600 makina), pusetat e hapura nëpër trotuare presin kalimtarët e pakujdesshëm. Në vendet kryesore për t'u vizituar të Tiranës ndalimi i parë ishte në Muzeun Historik Kombëtar në Sheshin "Skënderbej", muret e muzeut të mbushura me piktura punëtorësh të realizmit socialist, fshatarësh dhe partizanësh që marshojnë drejt utopisë socialiste. Xhamia e Et'hem Beut e shek. 18 ndodhet në qoshk të Sheshit "Skënderbej". Më pas mora një taksi deri te teleferiku ku ngjitesh në majë të malit të Dajtit, një udhëtim prej gjysmë ore për të shijuar pamjen e qytetit si dhe për të hasur rreth 700 mijë bunkerë (të ndërtuar pas vitit 1967, të ndërtuar për të shmangur kërcënimin e një pushtimi të mundshëm që ekzistonte më shumë në mendjen e Enver Hoxhës. Kuzhina shqiptare është një miksim i asaj italiane me turken; në mënyre të papritur shumë e shijshme dhe e lirë. Po aq e papritur është edhe klima e këtij vendi, që i ngjan më shumë asaj të Majorkas se sa të Moskës. Në korrik dhe gusht temperaturat mesatare janë tek 21 gradë celsius. Më vonë u drejtova nga Blloku, i cili në një mbrëmje të ngrohtë ishte i mbushur me njerëz që pinin kafe dhe darkonin. Pas darke piva birrë dhe ujin e zjarrtë të lokalit, rakinë. Mëngjesin e nesërm u nisa drejt Durrësit, 39 kilometra larg Tiranës së bashku me udhërrëfyesin tim. Durrësi është "Miami Beach" i Shqipërisë, vetëm se me më shumë ndërtesa betoni. Shumë kosovarë kalojnë kufirin për të kaluar pushimet e tyre këtu dhe në gjithë bregun jugor, ku hotelet e mëdha po shtohen gjithmonë e më shumë për të plotësuar kërkesat. Pas një vizite në muzeun arkeologjik dhe amfiteatrin romak, i cili u përdor për herë të fundit në vitin 2004 për një spektakël bukurie, ne ecëm dy orë me makinë nga jugu, duke kaluar fshatra ku gratë punonin në ara apo shisnin fruta buzë rrugës, burrat bisedonin të ulur nëpër lokale, fëmijët sipër gomerëve, mullarë, bunkerë dhe fabrika e pa jetë e tekstileve e Mao Ce Dunit në qytetin e lashtë të Beratit. Në shekullin e tretë para Krishtit apo para erës sonë, siç shqiptarët, thonë akoma (një rregull ky i mbetur që prej regjimit të Hoxhës, kur çdo frazë që kishte të bënte me besimin fetar ishte e ndaluar), një fortesë ilire u ndërtua këtu dhe akoma sot kjo kala gjendet në majë të shkëmbit. Shtëpitë e vjetra janë të vendosura pjerrësisht në kodër, ndërkohë që në qendër të qytetit një xhami ndodhet përballë një kishe ortodokse, pavarësisht kësaj, njerëzit duken më të interesuar në makinat që kalojnë në rrugë. Pas një vakti me tavë dheu, ne iu bashkëngjitëm pjesës tjetër të qytetit në xhiron e mbrëmjes në rrugën kryesore të qytetit, dhe ndërsa mbrëmja filloi të binte, të gjitha gratë u zhdukën, duke ua lënë vendin burrave të ulur nëpër lokale. Pasditja ime e fundit para se të kthehesha në shtëpi ishte në Krujë, një qytet kala tjetër i vendosur në faqen e malit dhe që ndodhet 42 kilometra nga kryeqyteti dhe shumë afër aeroportit ndërkombëtar "Nënë Tereza". Ndërsa sillja në mend skenat në kafenetë e Tiranës të tejmbushura me njerëz, më erdhi në mendje se potenciali për zhvillimin e turizmit ndodhet tek shqiptarët, disa prej njerëzve më miqësore që kam takuar në Evropë, por të cilët po largohen për një jetë më të mirë drejt Shteteve të Bashkuara, Kanadasë dhe Bashkimit Evropian. Në perspektivën e turizmit, Shqipëria mund të jetë një rivale e denjë e Kroacisë, sidomos në jug të vendit ku ndodhet dhe Riviera, pranë Sarandës.

Tirana Observer
__________________
Euforia momentike e cila te drodhi si korent i kohes se skandalizuar, te shkaterroi ty sepse te humbi perjete dashurine dhe njerezine. Nga Parajsa shkove ne Ferr, e mallkuar nga Perendia e Dashurise, Amor, sepse lendove Gladiatorin e pafajshem te zemres tende!

10
Politika / Dreserantet politik...
« on: July 31, 2007, 04:36:19 pm »
Dreserantët politik për një komb të ri politik

(Reagim lidhur me artikullin "Kombi Kosovar pa thonjëza" i Nexhmedin Spahiut)

Vërtetë ka pasur kombe te formuara politikisht, po kjo ka ndodhur nga interesa te tjera siç bie fjala me krijimin e kombit maqedonas, i cili komb u krijua nga interesa teritoriale qe Jugosllavia kishte, në ato kohë dyndje.

Nga: Bekim Rexhepi

Kontradikta :” Kohëve të fundit u bë e modës që shumë nga ata që kanë lexuar një libër të vetëm të mbajnë ligjërata për kombin me prepotencën më të madhe ...” shih tash “A e keni vërejtur ta zëmë ndonjë anglez që i thotë ndokujt se është i pashkollë apo analfabet. Jo. Ai i thotë: "kur keni mbaruar filloren" apo kur "keni mbaruar gjimnazin" etj, sepse nuk do të kacafytet pa nevojë me injorant rruge”. (shkruan N.S)

Pra kështu dhe jo vetëm në këtë rast, “i madhi” Nexhmedin Spahiu, ndërton kontradiktat, me keq se me vetvetën. Moralisht nuk mund të hedhësh në pazar artikuj te brishtë, sepse askush nuk mund t’i konsumoj. Nuk po dal ne përkrahje te askujt, as nuk e kam ndermend të të lavdroj ty, dhe disa shokë te tu, për dresurën “politike”, që po e lansoni me ndarjen e kombit nga veprimet e pajekura politike, duke dashur ta formuloni bastardzimin e kombit me një kombi të ri politik si “kombi Kosovar”. Nuk mund te shkoni aq largë, për të na ofruar argumente kinse te bindshme për një komb politik. Shih fqiun tënd Serbin, edhe Serbia ka krijuar, një republikë te vetën në bashkësin e Bosnjës. Por, asnjërit prej tyre nuk u ka shkuar mendja ta formojnë kombin tjetër bastard, si një komb i quajtur politik.

Vërtetë ka pasur kombe te formuara politikisht, po kjo ka ndodhur nga interesa te tjera siç bie fjala me krijimin e kombit maqedonas, i cili komb u krijua nga interesa teritoriale qe Jugosllavia kishte, në ato kohë dyndje. Në dyndjen tonë nuk mund ta bëjmë kombin tonë me artifice termash, si “komb politik”.

Kudo te jeshë edhe brenda edhe jashtë Kosovës, po te pyeti një i huaj se çfar nacioni i përket, ti u pergjigjesh se je shqiptar dhe pak rëndësi ka fundi ajo se ku banon, në cilën pjesë. Mjafton identifikimi si shqiptar. Pra kombi shqiptar nuk mund te përgjyesmohet nga interesa te ngushta, te ndonjërit dreserant politik.

E vërtetë është, se ka grupime politike ne Kosovë, madje edhe nëpër institucione te inprovizura shtetrore, ku po tentohet të ndryshohet struktura kombëtare e shqiptarëve. Por, kjo është vetëm një dresur e përkohshme politike.

E përkohshme ishte edhe dresura e Rugovës, kur thoshte se: “ rrugtimi ynë me rezistencë paqsore nuk ka alternativë”. Por pas një dekade erdhem te alternativa, u bë lufta e UÇK-së, dhe u krijua rrethan tjetër.

Dresura politike këtë detyrë e ka marrur sot ne Kosovë, tenton si edhe para një dekade, qe jeten e shqiptarëve dhe kërkesën tjetar, ta fusë në paalternativë politike. Edhe kjo fazë e turpshme politike mendoi dhe besoi se do te kaloij, sepse kombi shqiptar ka pasur sfida më te mëdha se ato qi i kemi sot.

11
Sociale / Shqiperia ime...me prit se erdha!
« on: July 31, 2007, 04:27:53 pm »
--------------------------------------------------------------------------------
Te kthehesh ne Shqiperi per pushime eshte dicka, te kthehesh per te jetuar perfundimisht aty eshte dicka tjeter. Kur je me pushime, edhe "vuajtja" me e madhe te duket luks, ndikon malli, padurimi per te takuar njerezit, emocionet per menyren se si do i kalosh pushimet. Dhe te gjithe qe interesohen per ty, "ka ardhur Filani" dhe kush e kush te te qendroje prane. Dhe ty te duket vetja aq i rendesishem... Te jeni te sigurte qe e gjithe kjo ka per te humbur shume shpejt nese vendosni te mos niseni me qe aty. Gjerat do kthehen ne normalitet, secili do shohe punen e tij, fakti qe ti je aty nuk do u beje dhe aq shume pershtypje sa me pare. Do mberthehesh nga monotonia e zakonshme, rutina, nga hic-i. Do te te ike durimi nga ato mangesi qe Shqiperia te ofron, e qe deri para pak kohesh ti i kishe harruar krejt. Nuk eshte e thjeshte te marresh nje vendim te tille. Une jam e para qe dua te kthehem nje dite, po qe te rrime shtrembt e te flasim drejt, realiteti ky eshte.

12
Ekonomia Shqipetare / Biznesi...
« on: July 31, 2007, 04:24:50 pm »
Jma shume kurioze deri ku ka arritur fuqia e bizneseve te mesme dhe te vogla ne shqiperi? E beje kete pyetje sepse gjithmone degjoje qe persona te ndryshem shperngulen ne shqiperia me deshiren qe ta zgjerojne aktivitetin e tyre.

Po ne shqiperi valle? A ka akoma biznesmen te tille qe mendojne te zgjerohen brenda shqiperise?

Me duket ndonjehere shume shqetesuese qe sa here dicka merr nje zhvillim menjehere thithet nga shqiperia.

13
Besimi Fetar / A ka Shqiptaria Fe?
« on: July 31, 2007, 04:20:45 pm »
Une personalisht jam myslymane por se konsideroj veten te tille...arsyet jane te ndryshme:
Se pari jam myslyman per te vetmin fakt se jane prinderit e mi...,nuk e quaj veten besimtare myslyman pasi nuk praktikoj asgje me ate qe thote kurani, se dyti nuk pranoj idete e fese myslymane per te vetmin fakt se eshte imponuese qe ne moshe feminore...(Njeriu ka te drejte per zgjedhje te lire...) e kane nje hapesire shume te kufizuar sociale!
Nuk dashuroj asnje fe kryesisht dhe kjo sdo te thote qe jam ateiste(s'kam te bej me Frederich Nietzsche)...mbase jam pakez primitive ne kete aspekt por dashuroj objektet qe me rrethojne...

14
Web Design & Developement / Logo Designer
« on: July 31, 2007, 04:16:22 pm »
Po kerkoj nje Logo Designer Software. A keni ndonje sugjerim per nje program qe ja vlen?

15
Historia e Shqiperise / Flamuri i vjeter
« on: July 31, 2007, 02:14:10 pm »
Flamuri i vjeter

Pages: [1] 2