Show Posts

This section allows you to view all posts made by this member. Note that you can only see posts made in areas you currently have access to.


Topics - edmiri

Pages: [1]
1
Radio & Televizione / Info nga Kinemaja
« on: July 31, 2007, 04:09:13 PM »
Kur një lutje dashurie merr përgjigje


Nga Ilda Lumani

Pas reagimeve te shumta që ngjalli në komunitetet e ndryshme fetare filmi i regjisorit Artan Minarolli “Lutja e dashurisë“ po i afrohet premierës.

“Lutja e dashurisë“, xhiruar në verën e vitit 2004 në qytetin e Beratit, kishte mbetur në mes për shkak të mungesës së fondeve.

Sipas Minarollit “Filmi është një komedi e bukur, vetëm se është vonuar për shkak të fondeve që nuk kanë qenë të mjaftueshme për të vazhduar post produksioni. Më në fund fatmirësisht më njoftuan se në Janar të vitit 2006 do të fillojë post produksioni, që do të realizohet në Athinë (Greqi) dhe që e kanë marrë përsipër ta bëjnë dy bashkëpunëtorët francezë dhe italian. Montazhi do të zgjasë rreth tre muaj dhe pritet që nga fundi i pranverës të shfaqet premiera e tij. Për shkak se ka kohë që ka mbaruar filmi të them të drejtën se e kam harruar pak atë”.

Ngjarjet në film vendosen në një qytet provincial, ku personazh kryesor është një djalë i ri, që vjen nga jashtë shtetit për të takuar familjen e tij- perzonazh që interpretohet nga Tedi Papavrami. Ai është piktor dhe bie në dashuri me një vajzë aty, të cilën e fton në shtëpinë e vet, që t'i pozojë për pikturat e tij.

Një ditë vajza shihet nga ballkoni i një xhamie, nga muhazuini, që është duke kënduar lutjen. Ai del në orët e caktuar të ditës dhe e sheh vazhdimisht këtë vajzë të bukur, e cila është veshur me një rrobë pak provokuese. Kjo gjë i bën mjaft përshtypje atij dhe kur ai lutet ndodh shpesh që bën disa vibracione të zërit, duke e zgjatur lutjen më shumë se zakonisht.
Këtë gjë e dëgjojnë disa qytetarë që rrinë zakonisht në kafe dhe përveç thashethemeve që bëjnë gjithë ditën, vënë re dhe oraret e lutjeve dhe të të kënduarit. Këta u përkasin feve të ndryshme edhe pse janë shokë. Kështu katolikët dhe ortodoksët fillojnë të ngacmojnë myslymanët. Pas një ngatërrese komike çifti largohet nga qyteti. “Komedia për mua është shumë simpatike. Në fund të gjithë çlirohen nga këto makthe, të gjithë janë miq dhe edo gjë vendoset në paqe.

“Për mendimin tim është gjithë ky ansambël kryevepër që e bën tërheqëse këtë komedi. Batutat e tyre nëpër kafene dhe diskutimet dhe debetat e tyre pa asnjë lloj vlere krijojnë humor”, shtoi regjisori Minarolli.Është një komedi për të qeshur ku në fund jepet mesazhi që: “Lërini këto gjëra të kota pasi nuk kanë rëndësi, janë thjesht provokime të një jete boshe në provincë”.

Filmi, një bashkëprodhim shqiptaro-franko-italian mbështetet në skenarin e Ylljet Aliçkës

Në film interpretojnë aktorët: Arta Dobrosha, Mirush Kabashi, Ndriçim Xhepa, Robert Ndrenika, Agim Qirjaqi, Margarita Xhepa, Biree Hasko, Genc Fuga, Guljem Radoja, etj.

Minarolli është një nga regjisoprët më të sukssehëm të viteve të fundit, ku me filma si: “ Plumbi prej plasteline ” (1994), “Qind për qind” (1995), "Nata pa hënë" (2004), ku dhe është vlerësuar në festivale ndërkombëtare me çmime të ndryshme.

Trofetë e Syrit

Filmi “Syri magjik” i regjisorit Kujtim Çashku dhe me skenar të Vath Koreshit u shpall filmi më i mirë i edicionit të 29-të të Festivalit Ndërkombëtar të Filmit në Kajro.

Jo vetëm kaq “Syri Magjik” rrëmbeu katër trofe të rëndësishëm në këtë festival mes 148 filmave të përzgjedhur nga 47 vende të botës. Krahas çmimit të “Kritikës”, regjisori Çashku u vlerësua edhe me çmimin special të juris ë së festivalit “Piramida e Argjendtë“, me motivacionin ”për meritat e eksplorimit origjinal dhe tejet personal të artit përkundrejt manipulimit të medias në një kohë kaotike në Shqipëri”.

Sipas regjisorit Çashku “Ky film që nuk është as politik as sentimental, shërben për të hedhur dritë në procesin e zhvillimit ë shoqërive ku ndodhin drama shoqërore si ajo e '97-ës. Megjithatë si një nga festivalet më të rëndësishme në fushën e kinematografisë, krahas atij të Kanës, Venecias, Monrealit unë besoj se vlerësimi idhënë në Kajro për “Syrin magjik”, është njëkohësisht edhe një vlerësim për kinematografinë shqiptare”.

Në fakt në festivalin e Kajros është vlerësuar pothuajse çdo element i premierës shqiptare përfshirë edhe skenarin e shkrimtarit të njohur Vath Koreshi, me të cilin ai dhe regjisori Çashku punuan gati 5 vjet rresht.
Edicioni i 29-të i Festivalit Ndërkombëtar të Filmit në Kajro u zhvillua nga 25 Nëntor-9 Dhjetor 2005.

Filmi shqiptar”Syri magjik” morri pjesë në 15 filmat që konkuruan në kompeticionin zyrtar të festivalit.

Xhirimet e filmit janë realizuar në Gjirokastër dhe Tiranë, ndërsa montazhi është realizuar në Gjermani. Në film interpretojnë aktorët Bujar Lako, aktorja Arta Dobroshi nga Prishtina, aktori Alban Ukaj, i cili vjen nga Teatri i Sarajevës, Timo Flloko, etj.

Filmi është një bashkëprodhim me gjermanët “Orafilm”, “Elsanifilm” dhe “Paradigma Entertaiment”.

Filmi “Syri magjik” fiton katër çmime në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit, në Kajro.

Ç mimin e “Kritikës”

Çmimin “Skenari më i mirë“

Trofeun “Piramida e Argjendtë“

Çmimin “Aktori më i mirë“ për Bujar Lakon.

Kujtim Çashku, regjisor i njohur i filmave , “Ballë për ballë“, “Dora e ngrohtë“, “Kolonel Bunker”, Balada e Kurbinit”, etj është velerësuar shumë herë me çmime kombëtare dhe ndërkombëtare.


2
Shtypi / JEPNI MENDIMIN TUAJ
« on: July 31, 2007, 04:05:53 PM »
TEMA E GREQISE ESHTE GJITHMONE E NDJESHME PER SHQIPTARET .THJESHT PO LEXOJA CA ARTIKUJ  PER KETE GJO DHE VENDOSA TE MERRJA DHE MENDIMIN TUAJ KTU NE MERBRAHA.COM  C'MENDIM KANI PER GREQINE. KJO TEME ME TE VERTETE ESHTE E NDJESHME PER SHQIPTARET:

3
Humor - Gjeagjeza - Lojra / Barcaleta Shqipetare
« on: July 31, 2007, 03:59:20 PM »
Një nxënës i sapoardhur ne klasën e re pyet mësuesen : “Mesuese a dënohet dikush për diçka që nuk e ka bërë? –“Jo asnjëherë” përgjigjet mësuesja. – Atëherë se besoj se do të më dënoni për detyrat që nuk i kam bërë.

Një shkencëtar Shqiptar merr pjesë në një konferencë rreth kërkimeve arkeologjike. Filluan të mburren Amerikanët: - në vendin tonë gërmuam 25 metra nën dhe dhe gjetëm kabllo telefoni. Dmth të parët tanë kanë përdorur telefona. I vjen rradha Shqiptarit: - Ne në vendin tonë gërmuam 50 m sgjetëm gjë, gërmuam edhe 50 m të tjerë prapë sgjetëm gjë ... dmth. të parët tanë kanë përdorur celular

Beqoja nje ditë gjen një thesar dhe gërmon nje vend për ta fshehur. Më vonë për të gjetur vendin ku e ka fshehur shkruna aty: ”Beaua nuk ka fshef thesar këtu.” Kalojnë ditët dhe Bequa kthehet për të marrë thesarin, shkon tek vendi ku e ka fshehur, e sheh shenjën që ka lëne por sheh të shkruar sipër : “ Këtë thesar se ka vjedhur Zequa

Disa biznesmen te vegjel ishin shume te shqetesuar se bursa ditet e fundit kishte pesuar luhatje shume te medha here ngrihej dhe here ulej.
Njeri nga biznesmentet po i thoshte mikut te tij: Jam shume i shqetesuar nga keto luhatjet e burses dhe nuk kam vene gjume ne sy.
Kurse une i thote tjetri fle si nje bebe.
-Po si ja ben?
- Dy ore fle top, pastaj kur cohem dy ore te tjera vetem qaj.

Duke udhetuar ne nje avion kapiteni ju thote udhetareve qe kemi nje difekt te rende keshtu qe i kemi shpresat te pakta per te shpetuar. Nje zonje e vjeter nxori nga canta te gjitha bizhuterite qe kishte dhe filloi ti vendoste. Cfare po beni keshtu i thote shoqja qe kishte prane. Po kur te shikojne njerzit gjithe ato bizhuteri do me nxjerin mua te paren. Shoqja e saj qe ishte ne krah ishte zezake dhe filloi qe te hiqte rrobat.
Cfare po beni keshtu i thote e tmerruar tjetra?.
Po kur njerzit te me shikojne mua do te me nxjerin te paren se gjithmone ne fillim kerkohet kutia e zeze e avionit.

4
Pesh nngritja shqiptare kerkon qe te shenoj  nje tjeter hap te rendesishem ne perfaqesimin e saj nderkombetar, duke k�rkuar qe te konkurroje me 7 shtangiste ne Lojerat Olimpike "Pekin 2008". Nje gje te tille e ka bere te ditur presidenti i Federates se Peshengritjes, Esat Ademi, ne nje takim te zhvilluar sot me ministrin e MTKRS-se, Ylli Pango. Te pranishem ne kete takim kane qene disa nga drejtuesit e te dy institucioneve, por edhe peshengrites te cilet pretendojne per nje perfaqesim dinjitoz ne Lojerat Olimpike te vitit te ardhshem, si Erkand Qerimaj apo Fetije Kasa. Presidenti Ademi, pasi ka treguar ecurine e punes ne federates, ka premtuar impenjim maksimal. "Synimet tona jane per nje pjesemarrje sa me te larte dhe cilesore, ashtu si edhe me nje numer me te madh shtangistesh se ne edicionet e meparshme te Lojerave Olimpike. Ne do te provojme qe te marrim pjese me 7 sportiste ne kete eveniment, pa harruar synimet per te perfaqesuar sa me mire Shqiperine ne Olimpiade", u shpreh Ademi, i cili mori premtimin per mbeshtetje financiare nga ministri Pango.

5
Kreshnik Qato kampioni shqiptar i botës në boks, ka dalë fitimtar të djelën nga ringu i sallës Ekuinoks në qendër të Londrës, pas një ndeshje të vështirë me Ruso- Britanikun Dhimitri Donestkity e vlefshme për eleminatoret e Federatës botërore të Boksit WBF.
Në një sallë ku dominte ngjyra kuq e Zi në prezencën e rreth 800 shqiptarëve dhe shumë britanikëve, Qatos i ka buzëqeshur fitorja, në raundin e gjashtë.
Kundërshtari është tërhequr nga loja në këtë raund pas një goditje të fortë nga Qato që në raundin e 5 i shkaktoi çarjen e vetullës së djathtë. Atherë kur duheshin vetëm 40 sekonda nga përfundimi i raundit të fundit, gjyqtari anglez duke parë gjëndjen e rënduar të rusit dhe daljen e gjakut papushim nga vetulla ka ndërprerë ndeshjen. E ndërsa rusi me kokë të ulur, i sakatosur nga grushat e kampionit shqiptar i është drejtuar cepit të ringut për të marrë ndihmë mjeksore, salla ka gumëzirë nga triumfi i yllit shqiptarë të boksit Kreshnik Qato. Vetëm një minutë më vonë katër gjygjtarët anglezë të ndeshjes kanë dhënë rezultatin me pikë 60-me 55, në favor të Qatos. Ka qënë një moment i jashtëzakonshëm që ka provokuar një "uragan" brohoritjesh, Niku kampion- Niku –kampion, valëvitje flamujsh pse jo dhe lot për të pranishmit në sallë.

Kronologjia

Raundi i parë ka qënë me plot emocione për Qaton nga vetë superatmosfera e krijuar nga shqiptarët. Kundërshtari rus ka shfaqur ashpërsi duke goditur më shumë se Qato duke i krijuar atij probleme. Në Raundin e dytë Qato ambientohet shpejt me lojën e kundërshatrit dhe është ai që merr në dorë frenat e lojës, duke u treguar më taktik dhe më i kujdes-shëm në mbrojtje. Raundi i tretë ka qënë i ekuilibruar për të dy boksierët. Ndërsa raundi katër do të fliste tërësisht për Qaton nga ku rusi Dhimitri Donestkity mori një mori grushtash, por nuk e humbi kontrollin duke rezistuar mirë. Raundi i pestë do të ishte vendimtarë për fitoren e durrsakut Qato, në minutën e dytë të tij një goditje me të djathtën nga doreza kuq e zi do të bënte ç’orientimin e rusit dhe shkaktote çarjen e vetullës, megjithatë ai nuk është dorëzuar dhe ka përfundur randunin. Më pas raundi i gjashtë dhe final ka qënë veçse finalizues i të gjithë asaj që Qato ndërtoi me kujdes gjatë raundeve të mëpërparshme.

Rruga e hapur drejt WBF

Fitorja ka qënë vendimtare për fatet e mëtejshme të boksierit tonë për tu ndeshur për fitimin e titullit të kampionit të botës për WBF (Federatën Botërore të boksit). Rezultati 60-55 për Qaron ka qënë vendimtar për hapat e mëtejshëm drejt titullit prestigjoz që Qato ka ndërmend ta bëj të tijin në muajt e ardhshëm. "Fitorja e ndeshjes në Londër krahas rëndësisë për karrierën time të mëtejshme mund ta konsideroj si një hap më para të boksit profesionist shqiptar, dhe njohjes së tij në botë" shprehet Qato i cili shton se "Fitorja ndaj kundërshtatit rus më kualifikoi për të patur mundësi që të ndeshem për titullin e kampionit të federatës WBF. Tani mbetet vetëm ana financiare e organizimit të ndeshjes të cilën kamë dëshirë ta zhvilloj në Shqipëri. Por duke parë problemet dhe mosvlerësimin tim atje, ka gjasa që ndeshjen për këtë titull ta zhvilloj në Londër, ku kam shumë mbështetje nga publiku gjë që u pa nga ndeshja me rusin".

Shtypi britanik, interesim për të talentuarin shqiptar

Dikur Kreshnik Qato ishte tërësisht i panjohur për shtypin britanik. Ndërsa tani, një javë pas fitores me rusin Donetskiy, gazeta më e madhe javore e boksit britanik Boxing News, i rezervon kampionit
shqiptarë të ringut, një hapësirë speciale në faqen katër. "Shqiptari Kreshnik Qato, një boksier klasi. Eshtë i pari dhe i vetmi në Shqipëri që bokson për boksin profesionist. Ai në vendin e tij është një hero, i cili është takuar nga Kryeministri i vendit, dhe është një simbol i arritjeve të shqiptarëve pas rënies së regjimit komunist në vitin 1990". Kështu e fillon shkrimin e tij zëvendës- kryeredaktori i Boxin News, Tony Connoly i cili ndoqi nga afër, pranë ringut, duelin Qato- Donetskiy.
Që në rreshtat e pare të artikullit, gazetari britanik nënvizon aspektin e mbështetjes masive që Qato pati gjatë ndeshjes. Ai shkruan: "Dukej sikur ai kishte sjellë të gjithë Shqipërinë me vete në gjashtë raundet kundër Dmitry Donetskiy, në arenën Ekuinoks. Zhurma që përcolli hyrjen e Qatos në ring ishte shurdhuese. Interesimi për Kreshnikun bëri të mundur që të shiten të gjitha biletat e kësaj salle relativisht të vogël, e cila ishte mbushur përplot si asnjëherë tjetër. Atmosfera ishte e jashtëzakonshme kur u luajt himni kombëtarë shqiptarë."
E ndërsa fillimin e rangut të parë gazetari anglez e cilëson si një surprizë aspak të këndshme për Qaton, i cili kërkonte të dominonte që në fillim. "Ai mori një të djathtë të fortë, e cila bëri të lëkundet. Me të vërtetë shqiptari dukej i lëkundur, ndërsa Donetskiy, një rus që jeton në Southampton, u hodh në sulm edhe për disa sekonda të tjera duke e parë kundërshtarin të mbështetur pas litarëve të ringut. Por Kreshniku gjeti forcën për të dalë nga kjo situatë, e që nga raundi i dytë ai dominoi, por për të nuk ishte e aspak e lehtë. E nëse deri më tani nuk e kemi ditur që Donetskiy ishte një lojtarë i mirë, tani e dimë". Më tej, Boxing News, në lidhje me kundërshtarin e Qatos shkruan se: "Ai kishte një balancë të pëlqyeshme, gjë e cila e mundësonte të ishte në pozita luftarake gjatë të gjithë ndeshjes. Nuk u kursye në marrjen e goditje nga Qato në mënyrë klasike, përpara se ti përgjigjej me të njëjtën monedhë. Por, Qato në asnjë moment nuk mund të qetësohej, ai ishte një me të vërtetë një boksier luftarak. Ai do të merrte disa grushte solid gjatë raundeve. Boksimi i Nikut do të ishte më i fortë gjatë vazhdimit, duke i dhënë atij avantazhin. Ai diti ta përdorë këtë avantazh. Ai me mjeshtëri diti po ashtu të kryejë disa goditje të shkurtra, shumë efikase. Gjatë raundit të tretë, rusi u mundua të gjuajë në shenjë,gjë të cilën e bën në çdo ndeshje dhe tentoi ta shtyjë kundërshtarin."

Federata e Boksit, shqetësim për tifozët kuqezi

Për shqiptarët, në sallën Ekuinox, ishte hera e parë që përjetonin një ndeshje live boksi të këtyre përmasave. Me plot dëshirë për një fitore të Qatos ata krijuan një superatmosferë mbështetje për mbretin shqiptarë të ringut. Por, kjo atmosferë e paparë, disi e shfrenuar në sytë e organizatorëve, ka shkaktuar një problem për boksierin tonë. Sipas Boxing News raportohet se "Bordi Britanik i Boksit ishte i shqetësuar për "ushtrinë" e fansave të Qatos, dhe do të rekomandojnë që Kreshniku mos të boksojë në të ardhmen në këtë arenë boksi". Ata duan që ndeshjet e ardhshme të shqiptarit, të kryhen në një arenë të tillë si ajo e York Hall, ku ka barriera hekuri pranë ringut, të cilat mbajnë larg tifozët. Nuk ishte asgjë për tu shqetësuar, përveç disa fansave të Qatos të cilët godisnin me duar pjesën e poshtme të ringut.
__________________
QUESTO PICCOLO GRANDE AMORE

6
Futbolli / Partizani-Vllaznia, sherr për Leandron
« on: July 31, 2007, 03:45:36 PM »
Nënshkrimi i futbollistit brazilian Leandro, me Partizanin, është vënë në dyshim, të paktën deri më 10 tetor. Sipas burimeve pranë Federatës Shqiptare të Futbollit, mesfushori brazilian është në kontratë me Vllazninë dhe nuk mund të luajë me ndonjë skuadër tjetër deri në këtë datë. Kanë qenë pikërisht drejtuesit e Vllaznisë, që kanë paralajmëruar drejtuesit e FSHF-së për këtë problem. Leandro është në bisedime me klubin e kuq, madje, është pritur mbërritja e tij në Tiranë dje në orët e vona, por, me sa duket, ndarja me Vllazninë nuk është bërë prej "xhentëllmenësh". Duke qenë se ai është ende nën kontratë me Vllazninë, drejtuesit shkodranë nuk dëshirojnë që ai, të paktën deri në tetor, kur i skadon kontrata, të aktivizohet me ndonjë skuadër tjetër.
I pyetur për këtë problem, presidenti i Partizanit, Albert Xhani, ka reaguar menjëherë: "Nuk e di nëse ekziston ky problem. Sapo kam folur me drejtuesit e federatës dhe nuk ma trajtuan në këtë mënyrë problemin. Leandron askush nuk mund ta pengojë, sipas rregullave të UEFA-s, të luajë me Partizanin. Kontratat e futbollistëve me klubet shqiptare skadojnë më 31 maj, prandaj Leandro nuk mund pengohet të jetë i kuq".
Nuk është hera e parë që Partizani ka hasur probleme me nënshkrimin me futbollistët që kanë luajtur më parë me shkodranët. Mjafton të kujtojmë peripecitë e Sasha Delainit, para disa sezoneve, kur mbërriti te Partizani nga radhët e Vllaznisë. As gjyqi nuk e zgjidhi dot këtë problem, kështu që Delaini mundi të luante përsëri me Partizanin vetëm pas një sezoni. Rasti më i freskët është ai i Skerdi Bejzades. Kontrata e tij e saponënshkruar me Vllazinë, nuk e lejon t'u bashkohet të kuqve, me gjithë dëshirën e tij dhe të presidentit Xhani. Sidoqoftë, pengesat që mund të nxjerrin shkodranët për kalimin e Leandros te Partizani, e kanë nevrikosur jo pak njëshin e të kuqve.

Të kuqtë, dje, vetëm një seancë nga Kodrat
Zhvillimi i takimit miqësor me Dajtin ka bërë që Bajko një ditë më pas të zhvillojë vetëm një seancë stërvitore. Të kuqtë kanë harzhuar shumë energji gjatë fillimjavës, pasi Bajko u ka dhënë ngarkesë të lartë fizike; për këtë arsye, ishte menduar që dje të zhvillohej vetëm një seancë shkrythëse nga Liqeni. Rreth orës 9:30 të gjithë futbollistët dhe stafi teknik janë grumbulluar pranë "Juvenilies", ku, për rreth 1 orë kanë zhvilluar vrapime të lehta dhe ushtrime aerobike. Ndërsa sot, intensiteti i stërvitjes do të jetë më i lartë, vëmendja do të përqendrohet në lojën me top.

Rikthehet problemi i terreneve
Reshjet e djeshme të shiut u kanë hapur shumë probleme të kuqve për sa i përket kushteve të stërvitjes. Në klubin e kuq nuk ka asnjë fushë me bar, kështu që vetëm disa minuta shi me rrëmbim, bënë që ato të jenë të papërshtatshme për stërvitje. Ky është një problem i trashëguar në kampin e kuq, që kërkon investime të mëdha për t'u zgjidhur. E njëjta situatë është vënë re edhe gjatë sezonit të kaluar, madje, për këtë arsye, Starova e spostonte stërvitjen në kompleksin e Kamzës. Për rreth 7 muaj Partizani është detyruar të udhëtojë shpesh për në Kamëz, pasi ishte e pamundur t'i stërvisje futbollistët në fushat e baltosura. Për të shmangur udhëtimet e shpeshta në Kamëz, të kuqtë zhvillonin më shumë seanca stërvitore në palestër. Nëse situata nuk ndryshon, atëherë edhe sivjet do të përsëritet e njëjta histori. Por, a do ta lejojnë drejtuesit e federatës Partizanin të stërvitet në Kamëz?

Brazilianët, nga Turqia në Tiranë
Futbollistët brazilianë, Kardek e Leandro, janë pritur të mbërrijnë në orët e vona të mbrëmjes së djeshme. Sipas presidentit Xhani, që ka komunikuar vazhdimisht me futbollistët në fjalë, ata kanë kaluar pushimet në Turqi dhe do të mbërrinin rreth orës 23:30 të ditës së djeshme. Mjaft i interesuar për ardhjen e tyre është trajneri Bajko, që kërkon t'i ketë në dispozicion futbollistët cilësorë brazilianë. Ndërsa Fabiano ka saktësuar përmes telefonit se më 20 gusht do të jetë në Tiranë.

Pages: [1]