Show Posts

This section allows you to view all posts made by this member. Note that you can only see posts made in areas you currently have access to.


Messages - ana

Pages: [1]
1
Qytetet e Shqiperise / Kukesi
« on: October 27, 2007, 04:02:53 pm »
Kukësi është qytet në Shqipërinë verilindore, i shtrire ne koordinatat 42.09°V, 20.43°
Pak histori
Kronologji:

Në vitin 1571 shënohet me emrin "Kukufic" me 12 shtëpi
Në vitin 1610 rreth 50 shtëpi
Në vitin 1633 përmendet Vau i Kukësit
Nga fundi i shekullit XVII deri nga fundi i shekullit të XVII rezultoi i braktisur.
Nga fundi i shekullit të XVII e fillimi i shekullit të XIX u riprodhua me banorë te ardhur nga Bicajt
Në 1869 rishfaqet me emrin "Kukusa"
Në vitin 1912-1921 u pushtua nga serbët, bullgarët dhe austriakët
Dhjetor 1921 u përfshi në administratën e shtetit shqiptar
Në 1923 u bë qender krahinore me 28 shtëpi e 186 banorë
Në 1925 u bë qytet, qendër e Prefekturës së Kosovës, krahinë e bashki
Në 1938 kishte 1800 banorë
Në 1939-1943 ishte nën pushtimin italian e 1943-1944 nën pushtimin gjerman
Më 18 nëntor 1944 u çlirua nga forcat partizane
Më 31 mars 1962 u vendos përmbytja e Kukësit të Vjetër dhe ndërtimi i Kukësit të Ri
Më 22 korrik 1962 filluan punimet për ndertimin e Kukësit të ri
Në prill të 1965 filloi popullimi i tij
Në 1970 kishte 6073 banorë
Në 1978 Kukësi i Vjeter ua la vendin ujërave të liqenit të Fierzës
Në 2000 kandidat për Çmimin Nobel

Ekonomia
Para vitit 1925, fshati Kukës banohej kryesisht nga banorë vendas, aktiviteti kryesor i të cilëve ishte bujqësia dhe blegtoria e cila zhvillohej në të dy anët e lumenjve Drin i Zi dhe Drin i Bardhë. Pas vitit 1925, Mbretëria Shqiptare i kushtoi një rëndësi të vecantë këtij fshati duke i dhënë statusin e një qyteti gjë që u be shkak që ai të popullohet me banorë të ardhur nga Shkodra,Prizreni,Gjakova dhe Gora. Ardhja e tyre shënon dhe futjen në jetën e këtij qyteti të aktiviteteve tregëtare dhe prodhuese. Janë këta banorë të rinj që i japin Kukësit një pamje të re përmes ndërtimit të shtëpive të reja dhe moderne dhe krijimit të një fryme të re qytetare përmes aktiviteteve sportive dhe kulturore. Falë tyre, Kukësi nis të bëhet i njohur si një nyje lidhëse dhe me rëndësi për të dy anët e kufirit. Në ato vite nisën aktivitetin zeje të tilla si: kafet dhe restorantet, tregëtia me shumicë dhe pakicë, prodhimet e ëmbëlsirave, fotografia, mjetet moderne te transportit (biçikletat, veturat, kamionat dhe autobuzët) ngjyrosja dhe perpunimi i leshit, përpunimi i lëkurës dhe i mishit, prodhimi i rrobave dhe këpucëve, shërbimi postar dhe telegrafik, prodhimi i energjisë elektrike, përpunimi i metalit, prodhimet prej ari dhe argjëndi, arkitekturë dhe plan urbanistik, një traditë e re gatimi dhe shërbimi, etj. Ardhja e sistemit komunist shkaktoi dhe shkatërrimin total të kësaj përvoje, grabitjen dhe sekuestrimin e pronave dhe të pronarëve, shpronësimin e banesave dhe objekteve tregëtare, nëpërkëmbjen e të drejtave dhe të lirive elementare të njeriut, degradimin e plotë të elementëve kapitalistë etj. Kukësi gjatë regjimit komunist ishte një qendër industriale në Shqipëri. Deri në vitet '90, Kukësi kishte një industri të nxjerrjes dhe shkrirjes së bakrit (teknologji sovjetike e viteve '60), nxjerrjes dhe koncentrimit të mineralit të kromit, nxjerrjes së mineralit të kuarcit, prodhimit të materialeve të ndërtimit (materiale inerte, parafabrikate etj), përpunimit të lëndës drusore dhe prodhimit të mobiljeve, prodhimit të qilimave dhe sixhadeve, prodhimeve ushqimore (pije alkoolike, prodhime të qumështit, prodhime përpunuese të frutave dhe perimeve, prodhimit te bukës etj.), mbledhjes dhe përpunimit të bimëve mjekësore, prodhime të industrisë mekanike, shërbim hotelier përmes dy hoteleve turistike të cilat pritnin dhe përcillnin dhe disa qindra turistë të huaj, etj.

Kukësi ishte një vend i njohur dhe me traditë në rritjen dhe mbarështrimin e deleve. Cilësia e mishit dhe e leshit të deleve lumjane ishin të njohura në të gjithë Ballkanin. Regjimi komunist dhe vëçanërisht fushata antiekonomike e tufëzimit të bagëtive, bëri që numri i krerëve të vijë vazhdimisht në rënje dhe kjo veç kësaj çoi në ftohjen e dëshirës së blegtorit për të rritur e mbarështruar bagëti.

Kukësi ishte gjithashtu një qëndër e njohur e transportit. Krahas llojeve të tjera të transportit, aty ishte i zhvilluar dhe transporti ujor, permes liqenit artificial të Fierzës, i cili bënte të mundur transportin e mallrave dhe të udhëtarëve. Një pjesë e konsiderueshme e banorëve të qytetit dhe të fshatrave punonin në zonën nxjerrëse dhe përpunuese të kromit në Kalimash, në minierën e nxjerrjes së bakrit në Gjegjan etj.

Transformimet e domosdoshme ekonomike drejt tregut të lirë pas viteve '90 bën që pjesa më e madhe e industrisë së lartpërmëndur të falimentojë tërësisht, sepse ajo industri ishte ngritur për të funksionuar në kushtet e një ekonomie të centralizuar dhe të planifikuar. Mirëpo kjo shkaktoi shumë plage sociale, duke cuar në krijimin e një mase të madhe të papunësh.

Moszgjidhja në kohë e problemeve të pronësisë mbi tokën (veçmas problemet e shumta të krijuara nga shpërngulja e detyrueshme e banorëve të Kukësit të Vjetër pas ndërtimit të HEC-it të Fierzës) shkaktuan shumë konflikte pronësore dhe bllokuan tërësisht nismat e biznesit vëndas dhe atij të huaj, duke krijuar një ngërç absurd që ende dhe sot e kësaj dite vazhdon t'a mbajë të mbërthyer dhe nën tension të gjithë Kukesin.

Një rol shkatërrimtar për ekonominë e Kukësit dhe në acarimin e mëtejshëm të problemeve sociale, ka luajtur ekzistenca e kufirit me Kosovën, që nga viti 1948 e më tej pas viteve 90' dhe veçanërisht embargoja e komunitetit ndërkombëtar ndaj ish-Jugosllavisë, gjatë konflikteve etnike pas shpërbërjes së saj. Shkak i tyre, sot një pjesë e industrisë që mund të ringjallej, mbeti e bllokuar, duke çuar në rrënimin total të objekteve industriale, falimentimin e bizneseve të vogla dhe në një shkallë shumë të lartë të papunësisë. Sot ekonomia e qytetit të Kukësit është e mbizotëruar nga biznesi individual apo ai familjar dhe kryesisht është e bazuar tek tregëtia e vogël. Degët zotëruese të ekonomisë ndër të tjera janë: transporti dhe shërbimet. Kukësi zotëron dhe një aeroport të përmasave ndërkombëtare (përfunduar së ndërtuari në fund të vitit 2004), mirëpo për dhënje me koncension të aeroportit "Nënë Tereza" të Rinasit, ai sot nuk funksionon. Kukësit i mungon infrastruktura moderne dhe vëcanërisht lidhjet me fshatrat dhe qytetet më të afërta si: Peshkopi, Shkodër, Krumë, Prizren etj. janë shumë të dobëta. Lidhjet telefonike ndonëse janë përmirësuar, ato janë ende në një gjëndje të mjeruar, për të mos folur për internetin, i cili ende nuk ka gjetur kushtet për t'u shtrirë nëpër familje. Të gjithë këto faktorë, por dhe shumë faktore të tjerë e kanë detyruar qytetarin e Kukësit të braktisë vendin e të drejtohet për në Tiranë e zona të tjera apo edhe për të emigruar jashtë vendit. Ky proces ka shkaktuar dhe një largim në përmasa dramatike të njerëzve me arësim të lartë dhe me përvojë pune, duke shkaktuar kështu një boshllëk shumë të madh në administratën publike, në arësim dhe kulturë, shëndetësi etj.

Transporti
Qyteti i Kukësit është një nyje ndërlidhëse natyrore e pjesëve të tjera të Shqiperise me Kosovën e më tej. Largësia e Kukësit nga Tirana (kryeqyteti i Shqipërisë) është 210 km (kalimi nëpër Shpal), ndërsa largësia e kësaj rruge duke kaluar nëpër Pukë (rrugë që sugjerohet nga transporti ndërkombëtar) është 236 km.

Në muajin shtator 2006 ka filluar ndërtimi i përshpejtuar i autostradës Durrës-Kukës-Morinë. Për segmentin Kalimash-Morinë janë duke punuar 7 firma, ndërsa për segmentin më të vështirë atë Rrëshen-Kalimash është nënshkruar kontrata me "Bechtel" nga SHBA dhe "ENKA" nga Turqia për ndërtimin deri në qërshor të vitit 2009 të këtij segmenti, pjesë e të cilit është dhe tuneli më i gjatë rrugor në Ballkan. Eshtë hapur procedura e tenderimit ndërkombëtar dhe së shpejti do të nisin punimet përfundimtare për segmentin Milot-Rrëshen.

Largësia e Kukësit nga Shkodra është 116 km. Largësia e Kukësit nga Peshkopia është 81 km. Largësia e Kukesit nga Bajram Curri është 87 km. Largësia e Kukësit nga Prishtina (kryeqyteti i Kosovës)është 122 km. Largësia e Kukësit nga Shkupi (kryeqyteti i Maqedonisë)është 155 km.

Lidhjet e qytetit me fshatrat rrëthuese dhe ato më të largëta janë në gjëndje të mjeruëshme. Mjerimit të rrugëve i shtohet dhe mosorganizimi i një sistemi efektiv dhe të rregullt transporti, duke ja lënë cdo gjë rastësisë.

Aeroporti i Kukësit

Përshkrimi i aeroportit
Ndërtimi i këtij aeroporti nisi në muajin maj të vitit 2002. Ky aeroport shtrihet në një sipërfaqe prej rreth 65 hektarë, 3 kilometra larg qytetit të Kukësit, dhe është i kategorisë ndërkombëtare C. Sipas projektit të ndërtimit, në këtë aeroport është parashikuar që të zbresin njëherësh deri 5 aeroplane. Aeroporti është i pajisur me të gjitha mjetet e kontrollit të hapësirës ajrore.Informacion

Përshkrimi i aeroportit
Ndërtimi i këtij aeroporti nisi në muajin maj të vitit 2002. Ky aeroport shtrihet në një sipërfaqe prej rreth 65 hektarë, 3 kilometra larg qytetit të Kukësit, dhe është i kategorisë ndërkombëtare C. Sipas projektit të ndërtimit, në këtë aeroport është parashikuar që të zbresin njëherësh deri 5 aeroplane. Aeroporti është i pajisur me të gjitha mjetet e kontrollit të hapësirës ajrore.






2
Qytetet e Shqiperise / Tirana
« on: October 27, 2007, 03:57:27 pm »
Tirana"
Ekzistojnë tre hipoteza për prejardhjen e emrit Tiranë...

Tiranë mendohet se vjen nga fjala Theranda, e përmendur në burimet e lashta greke dhe latine, që vendasit e quanin Të ranat, meqë fusha ishte formuar si rezultat i materialeve të ngurta që sillnin ujrat nga malet përreth.
Tirana vjen nga Tirkan. Tirkan ka qenë një kështjellë në shpat të malit të Dajtit. Akoma ekzistojnë rrënojat e kësaj kështjelle të lashtë që daton në fillimin e shekullit të parë para lindjes së Krishtit, e cila mendohet të ketë qenë kështjella që historiani bizantin Prokop (shek.VI), e quan kështjella e Tirkanit.
Tirana vjen nga Greqishtja e Vjetër Tyros që do të thotë bulmet. Në fushën e Tiranës, bëhej tregëtimi i bulmetrave nga barinjtë e zonave përreth.
Tirana ose Tirônë, siç quhet në dialektin e vendit, e ka origjinën nga mënyra se si thirreshin banorët e këtij vendi. Duke qenë se popullsia e vendosur në këtë territor vinte kryesisht nga malet e zonës përreth atëherë nga vendasit ato quheshin "Të rônë" (të rënë). Edhe sot, në gjuhën e përditshme, për familjet që vijnë nga zonat malore përdoret shprehja "kanë rënë (psh) në Durrës" (apo diku tjetër). (J.N. Priska)
Për herë të parë emri i Tiranës përmendet në vitin 1418 në një dokument të Venedikut.

 Kultura

Tirana ka Universitetin e Tiranës (1957), Institutin e Agrokulturës (1951), Akademinë e Shkencave (1972), Bibliotekën Kombëtare (1922), si dhe shumë muze, midis të cilëve Muzeu i Kulturës Kombëtare, Muzeu i Shkencave të Natyrës (1948), Muzeu i Arkeologjisë (1948) si dhe Muzeu i Historisë Kombëtare (1981). Në Tiranë gjendet edhe aeroporti i vetëm ndërkombëtar dhe qendra të shumta kulturore. Në vitin 2000 qendra e Tiranës, nga Korpusi Qendror i Universitetit dhe deri te Sheshi Skënderbej, u shpall Ansambël Kulturor me vlera të veçanta dhe mbrohet nga shteti. Gjithashtu Tirana është dhe qendra kryesore e Qarkut të Tiranës dhe e Rrethit me të njëjtin emër.

Gjeografia
Tirana ndodhet 110 metra mbi nivelin e detit. Lartësia mesatare e fushës së Tiranës është 521 m, kurse dy malet më të larta rrëz të cilëve shtrihet janë Mali i Dajtit me 1612 m dhe Mali me Gropa me 1828 m.

Qyteti gjendet rreth 34 kilometra larg detit Adriatik në perëndim. Nga jugu dhe perëndimi rrethohet nga kodra relativisht të ulta, kurse nga ana veriperëndimore Tirana shtrihet mbi një zonë të rrafshët.

Në periferinë veriore kalon lumi i Tiranës. Disa kilometra më tutje nga ana jugore rrjedh lumi i Erzenit. Sipërfaqja e qytetit të Tiranës është rreth 31 km², ndërsa sipërfaqja e gjithë rrethit është 1288 km² dhe përfshin katër qendra: Tiranën, Vorën, Krrabën dhe Kamzën si dhe 150 fshatra.

Qendrën e Tiranës e përshkon përroi i Lanës i cili në grykëderdhje bashkohet me lumin Ishëm. Në Tiranë mbizotëron një klimë subtropikale-mesdhetare me rreshje dimërore dhe me temperatura mesatare vjetore në korrik + 24° Celsius dhe në janar +7° Celsius.

Tirana ndodhet në të njëjtin paralel me Napolin, Madridin dhe Stambollin dhe në të njëjtin meridian me Budapestin dhe Krakovin.

Politikë
Që nga tetori i vitit 2000 kryetar i bashkisë se Tiranës është piktori dhe lojtari i dikurshëm i basketbollit, si dhe për një kohë të shkurtër ministër i kulturës, rinisë dhe sportit, Edi Rama. Në tetor të vitit 2003 ai u rizgjodh sërish pas zgjedhjeve komunale. Paraardhësit e tij të viteve 90' ishin kryebashkiakët Sali Kelmendi (1992-96) dhe Albert Brojka (1996-2000) të Partisë Demokratike (PD).
Ekonomia
Tirana është qendra më e rëndësishme industriale në Shqipëri. Për tu përmendur janë industria e lehtë dhe ushqimore si dhe industria ndërtimore, por edhe industria e ndërtimit të makinerive apo ajo e tekstileve dhe e përpunimit të qelqit. Si në të gjithë vendin ashtu edhe kryeqyteti i Shqipërisë ndodhet në një periudhë tranzicioni. Pas rrëzimit të diktaturës komuniste shumë vepra të dikurshme industriale kanë dalë pjesërisht jashtë përdorimit dhe nuk funksionojnë rregullisht. Por ndërkohë po merren masa të shpejta për rimëkëmbjen dhe vënjen sa më të shpejtë në punë të veprave ekzistuese dhe të reja. Shumica e popullsisë janë sot të punësuar në sektorin e tregëtisë dhe atë të ndërtimit, në sektorin e shërbimeve publike, atë turistik dhe si punonjës të shtetit.

Transporti

[redaktoni] Transporti rrugor
Tirana ndodhet rreth 40 km larg portit më të rëndësishëm të vendit, që ndodhet në Durrës. Qysh prej vitit 2000 dy qytetet lidhen me autostradë. Nga Tirana udhëtojnë përditë autobuzë për në qytetet më të rëndësishme të vendit.

Transporti hekurudhor
Trena pasagjerësh të Hekurudhës së Shqipërisë udhëtojnë gjithashtu rregullisht për në qytetet e Durrësit dhe me tej për në Vlorë si dhe për në Pogradec dhe për në Shkodër.

Transporti ajror
Në Rinas gjendet Aeroporti Ndërkombëtar "Nënë Tereza", i cili është rreth 25 km larg nga Tirana. Linjat ajrore lidhin Tiranën direkt me metropolat e Evropës Perendimore, Evropën Lindore dhe prej andej me mbarë botën. Qarkullimi rrugor vitet e fundit ka pasur nje rritje të jashtëzakonshme. Autobuzët, makina të shumta private dhe automjete të rënda transporti qarkullojnë në mbarë vendin. Perveç kësaj është planifikuar dhe ndërtimi i një linje hekurudhore, mbi të cilën do të qarkullojë treni ekspres nga Tirana për në aeroport dhe anasjelltas.


Trivia
Tirana ndodhet 110 m mbi nivelin e detit. Temperaturat mesatare vjetore janë : në korrik + 24° celsius dhe në Janar +7° celsius. Në vit bie 1200 mm shi.
Tirana ndodhet në të njëjtin paralel me Napolin, Madridin dhe Stambollin dhe në të njëjtin meridian me Budapestin dhe Krakovin.
Tirana u themelua më 1614 nga Sulejman Pashe Bargjini, me origjinë nga fshati Mullet. Fillimisht ai ndërtoi një xhami, një furrë dhe një hamam. Dy shekuj më vonë drejtimin e qytetit e mori familja Toptani nga Kruja.
Ekzistojnë kater hipoteza për prejardhjen e emrit Tiranë...
Tiranë mendohet se vjen nga fjala Theranda, e përmendur në burimet e lashta greke dhe latine, që vendasit e quanin Të ranat, meqë fusha ishte formuar si rezultat i materialeve të ngurta që sillnin ujrat nga malet përreth.
Tirana vjen nga Tirkan. Tirkan ka qenë një kështjellë në shpat të malit të Dajtit. Akoma ekzistojnë rrënojat e kësaj kështjelle të lashtë që daton fillimin datonne fillimin e shekullit te pare para lindjes së Krishtit, e cila mendohet te kete qenë keshtjella qe historiani bizantin Prokop (shek. VI), e quan kështjella e Tirkanit
Tiranë vjen nga Teheran, kryeqytet i Iranit, në kujtim të një fitoreje të korrur nga Sulejman Pasha, (themeluesi i qytetit) në krye të ushtrisë turke gjatë fushatës në Persi.
Një gojëdhënë tiranase thotë se emrin e qytetit Sulejman Pasha e mori nga një plakë që takoi në vendin ku do të ngrinte qytetin. Pyetjes së Sulejman Pashës se çfarë po bënte, plaka iu përgjegj: Po tir an…! (an d.m.th. mëndafsh)
Ka dhe një teori të pestë, ku Tirana ose Tirônë, siç quhet në dialektin e vendit, e ka origjinën nga mënyra se si thirreshin banorët e këtij vendi. Duke qenë se popullsia e vendosur në këtë territor vinte kryesisht nga malet e zonës përreth atëherë nga vendasit ato quheshin "Të rônë" (të rënë). Edhe sot, në gjuhën e përditshme, për familjet që vijnë nga zonat malore përdoret shprehja "janë të rënë (psh) në Durrës" (apo diku tjetër). (J.N. Priska)
Lagjja e parë e Tiranës ishte ajo e Bamit.
Xhamia në qendër të Tiranës, e quajtur Xhamia e Ethem Beut, filloi të ndërtohej më 1789 nga Molla beu i ardhur prej Petrelës dhe u përfundua më 1821 nga i biri, Haxhi Et’hem Beu, stërnipi i Sulejman Pashës. Për të punuan mjeshtërit më të mirë të Shqipërisë.
Kulla e Sahatit u fillua nga Haxhi Et’hem Beu rreth vitit 1821-1822 dhe u përfundua me ndihmat e familjeve të pasura të Tiranës. Montimi i sahatit u bë nga familja Tufina. Më 1928 u ble në Gjermani nga shteti shqiptar një Sahat modern dhe kulla u ngrit në lartësinë 35 m. Gjatë Luftës së Dytë Botërore Sahati u dëmtua, por u rivu në punë në korrik të vitit 1946.
Ura e Tabakëve (përballë Parlamentit ) daton në shekullin XVIII.
Tyrbja e Kapllan Pashës (pranë monumentit Ushtari i panjohur) është ndërtuar në vitin 1816.
Kalaja e Petrelës ndodhet 12 km nga Tirana dhe daton në shekullin IV para Krishtit. Formën e saj aktuale e mori në shekullin e XIII nën sundimin e Topiajve dhe më vonë kaloi pronë e familjes së Kastriotëve.
Mali i Dajtit, në lindje të Tiranës është 1612 m i lartë.
Tirana u shpall kryeqytet i përkohshëm më 8 shkurt 1920 nga Kongresi i Lushnjës dhe përfundimisht e mori këtë status më 31 dhjetor 1925.
Tirana është kryeqendra botërore e bektashinjve nga viti 1925, vit kur bektashinjtë u ndaluan dhe u përzunë nga Turqia.
Rruga e Durrësit është hapur me 1922 dhe quhej «Nëna Mbretëreshë». Për ndërtimin e saj u prishën shumë shtepi e kopshte.
Godina ekzistuese e Parlamentit u ngrit më 1924 dhe fillimisht ka shërbyer si Klubi i Oficerëve. Aty, më 1 shtator 1928 Ahmet Zogu shpalli monarkinë.
Qendra e Tiranës është projektuar nga arkitektët të njohur italianë të periudhës musoliniane Florestano de Fausto dhe Armando Brasini. Pallati i Brigadave (ish-pallati mbretëror), godinat e Ministrive, Banka Kombëtare dhe Bashkia janë vepra të tyre.
Bulevardi «Dëshmorët e Kombit» është ndërtuar në vitin 1930 me emrin Bulevardi Zogu I. Në periudhën e komunizmit pjesa nga Sheshi Skënderbej deri tek Stacioni i trenit u quajt Bulevardi Stalin.
Pallati i Kulturës, ku ndodhet Teatri i Operas dhe Baletit dhe Biblioteka Kombëtare, u përfundua më 1963. Ai u ndërtua mbi ish-pazarin e vjetër të Tiranës dhe tulla e parë u vendos nga Hrushovi më 1959.
Monumenti i Skënderbeut i ngritur më 1968, është vepër e Odhise Paskalit në bashkëpunim me Andrea Mano dhe Janaq Paço. Ai u vendos me rastin e 500 vjetorit te vdekjes së heroit kombëtar
Monumenti Nëna Shqipëri, 12 m i lartë, u përurua në varrezat « Dëshmorët e Kombit » më 1971.
Akademia e Shkencave u përfundua më prill 1972.
Galeria e Arteve Figurative u krijua më 1976 dhe në të përfshihen rreth 3200 vepra të autorëve shqiptarë dhe të huaj.
Muzeu Historik Kombëtar u ndërtua më 1981 dhe afresku në ballë të tij titullohet « Shqipëria ».
Qendra Ndërkombëtare e Kulturës, ish-muzeu Enver Hoxha u përurua më 1988. «Piramida» u projektua nga një grup arkitektësh nën drejtimin e Pranvera Hoxhës dhe Klement Kolanecit.
Ne shek. XVII, Tirana kishte reth 4000 banorë. Në vitin 1920 – 17.000 banorë. 1938 – 25.000 banorë.1945 – 40.000 banorë. 1990 – 250.000 banorë. Aktualisht, dyndja masive e banorëve nga gjithë pjesët e tjera të vendit drejt Metropolit, e ka çuar popullsinë e Tiranës mbi 700.000 banorë.


3
Biografia
 
Skënderbeu sipas një prej versioneve të menduara të jenë origjinaleGjergj Kastrioti ishte djali më i vogël i Gjon Kastriotit dhe i princeshës malazeze Vojsava, fëmija i fundit midis 4 djemve dhe 5 vajzave. Mendohet se lindi më 6 maj 1405, u morr peng nga Pushtuesit Osman që në moshë të mitur dhe u dërgua në oborrin e Sulltanit në Adrianopojë. Atje, zgjuarsia dhe shkathtësia e çuan Gjergjin në shkollën e sulltanit (icogllanëve) që përgatiste komandantë e nëpunës.

Natyra i kishte dhënë dhunti mendore e fizike. Atje mori emrin Iskender (Aleksandër). Pas mbarimit të shkollës, Gjergj Kastrioti "(Skënderi)" kreu detyra ushtarake në Ballkan e në Azinë e Vogël, duke u dalluar për trimëri dhe për këtë arsye iu dha titulli bej që do të thotë i madh, pra Skënderbeu do të thotë Aleksandri i Madh. Ai nuk e harroi kurrë Atdheun e tij të dashur dhe priste me padurim rastin të kthehej në tokën që e lindi. Për mëse 12 vjet (1426-1438) ishte në Shqipëri. Me vdekjen e të atit, ai shpresonte t'i zinte vendin, por në fakt sulltani e emëroi sanxhakbej jashtë tokave shqiptare.

Megjithatë Skënderbeu nuk hoqi dorë nga ideja për t'u kthyer përfundimisht në Shqipëri, deri në vitin kur ai u nis kundër Janosh Huniadit nën komandën e bejlerbeut të Rumelisë.

Më 3 nëntor 1443 në afërsi të Nishit, u ndeshën dy ushtritë. Ushtria osmane u shpartallua dhe u tërhoq në panik. Skënderbeu filloi të zbatonte planin e kryengritjes, së bashku me 300 kalorës shqiptarë e me të nipin Hamza Kastrioti, u kthye në Dibër, ku populli e priti si çlirimtar. Mori masa për përforcimin e rrugëve nga mund të vinin osmanët, dhe prej andej iu drejtua Krujës. Me një ferman të rremë shtiu në dorë qytetin e garnizonin dhe kështu më 28 nëntor 1443 u shpall rimëkëmbja e principatës së Kastriotëve. Mbi kështjellën e Krujës u ngrit flamuri me shkabën e zezë dykrenare.

Fjalimi i Skënderbeut nxiti frymën atdhedashëse. Kryengritja çlirimtare u bë e përgjithshme. Gjatë dhjetorit, Shqipëria e Mesme dhe e Veriut u spastruan nga forcat osmane, u çliruan njëra pas tjetrës kështjellat e kësaj zone.

Skënderbeu ishte organizatori i Kuvendit të Arbërit, në të cilin u zgjodh si prijës i Lidhjes Shqiptare të Lezhës.

Në janar të vitit 1468 Skënderbeu u sëmur gjatë zhvillimit të një Kuvendi të thirrur nga ai, në të cilin ishin të ftuar të gjithë princat shqiptarë. Vdiq me 17 Janar 1468 në Lezhë.

I mbuluar me lavdi, ai u varros në Lezhë. Shqiptarët humbën prijësin e lavdishëm që i udhëhoqi për 25 vjet rrjesht. E shoqja me të birin emigruan, sikurse edhe një pjesë e parisë shqiptare, për në Itali.




 
Tek "Sheshi Skënderbeu" në Tiranë
[redaktoni] Epoka e Skënderbeut në veprat e Marin Barletit dhe të autorëve të tjerë shqiptarë bashkëkohës
Epopeja e Skënderbeut e shk. XV dhe vetë figura e Gjergj Kastriotit - Skënderbeut ndikoi fuqishëm në jetë shpirtërore të shqiptarëve dhe për rritjen e vetëdijes kombëtare të tyre. Të frymëzuar prej tyre, intelektualë të shquar shqiptarë, i pasqyruan e i përjetuan ato në vepra historike monumentale, në të cilat nisi jetën e vet historiografia shqiptare.

Ne fillim të shek të XVI (1504) Marin Barleti botoi latinisht veprën kushtuar luftës heroike të shqiptarëve për mbrojtjen e Shkodrës, (rrethimi i Shkodrës). Por vepra që e lartësoi figurën e tij si historian humanist është “Historia e jetës dhe e bëmave të Skënderbeut”, të cilën e botoi latinisht në Romë rreth viteve 1508-1510. Kjo vepër voluminoze njohu shumë ribotime në gjuhë e në vende të ndryshme të Evropës. Veprat e M. Barlecit u bënë burimi më i rëndësishëm ku patriotët shqiptarë mësonin historinë e epopesë legjendare të shk. XV.

Periudha e Skënderbeut u përjetesua edhe në vepra të tjera historike nga bashkëkohësit e heroit. Një nga bashkëpunëtorët e ngushtë të Skënderbeut, Dhimitër Frengu, shkroi latinisht, në frymën e ideve humaniste të kohës një vepër për jetën e Skënderbeut. më disa ndryshime të vogla ajo ndjek rrethimin e historisë së Skënderbeut të M. Barletit, që dëshmon së kjo vepër kishte pasqyruar drejt realitetin historik, të njohur e të panjohur edhe nga bashkëluftëtarët e afërt të Skënderbeut. Vepra e Dh. Frengut u botua pas vdekjes së tij e përkthyer italisht, dhe njohu shumë ribotime në këtë gjuhe.

Një vepër tjetër e rëndësishme për të njohur shoqërinë shqiptarë të shek. XV është “Historia dhe gjenealogjia e shtëpisë së Muzakajve”, shkruar në italisht më 1510 nga bashkëluftëtari i Skënderbeut, Gjon Muzaka. Ajo mbeti në dorëshkrim dhe, për vlerën që ka për historinë mesjetare shqiptare, botuesi i saj i shek. të XIX më të drejtë e ka cilësuar atë si një “margaritar”.

4
Historia e Shqiperise / FAMILJA KASTRIOTEVE
« on: October 27, 2007, 03:23:24 pm »
Famlija e Kastrioteve kishte nje principate te vogel ne malet midis Matit dhe Dibres,ne kufirin verior ne zoterimet e Topijave. Kostandin Kastrioti e filloi sundimin e tij mbi kete principate ne vitin 1383. I biri, Gjergji, me trupat e tij, mori pjese ne betejen ogurzeze te Kosoves me 1389. Venediku e pushtoi Kryeqytetin e saj, Krujen me 1392. Ne vitin1395, kur Gjergji e vendosi e vuri serish sundimine tij ne Kruje.Venediku e shpalli armik dhe i preu koken ne Durres ne vitin 1402. Pas atij erdhi i biri Gjoni, i cili e mori Krujen perseri dhe gradualisht e shtriu sundimin e tij mbi Tiranen, Matin, Dibren dhe Mirditen, nga Prizreni ne lindje, deri ne detin Adriatik ne perendim. Kala te fuqishme ishin ajo ne Kruje, Petrel, afer Tiranes, Petralbene Mat, Stefigraf ne Dibren e Eperme dhe Tornak. Nga viti 1407 deri me 1430 Gjoni luftoi periodikisht me turqit, u mund 3 here dhe u detyrua te pranonte kushte te renda paqeje. Kur turqit, me ne krye Muratin 2, e thyen ate ne vitin 1421, ata e ndoqen praktiken e tyre te zakonshme, duke lejuar qe te mbante ne kontroll te kufizuar mbi principaten e tij. Mirepo i kerkuan te paguante harac vjetor dhe te dorezonte kater djemte e tij si pengje për garantimin e neshtrimin e tij te perhershem ndaj Sulltanit.Gjithashtu,Gjonit i premtuan se pas vdekjes se tij ata do ta kthenin djalin e pare qe te zinte vendin e sundimtarit. Me i vogli ishte Gjergji 9 vjecare,i cili do te njihej me vone si heroi SKENDERBEU. Ne kohen kur Turqia dhe Venediku hyne ne lufte për shkak te zoterimit te Selanikut,me 1430,Venediku e nxiti Gjon Kastriotin te ngrinte krye.Pastaj,me 1430,Venediku ua dorezoi turqve portin e lakmueshem,nenshkroi nje marreveshje paqeje me ta dhe e la aleatin e saj ne meshiren e reprezaleve Turke.Sulltani fitimtari menjehere iu kunderpergjigj Shqiperave kryengrites,duke e mundur Kastriotin e duke kofizuar ate ne nje zone malore.Pastaj,duke perdorur si baze Krujen,nga viti 1431 deri ne 1433 Ali Pashe Evrenozi shkreti Shqiperine nga Shkodra ne Veri ,deri ne Vlore ne jug.Me perjashtim te kalase te Shkodres dhe te qytete-porte nen zoterimin e Venedikut,Pothuajse e gjithe shqiperia ishte tashme ne duart e Turqve.Feudalet individualist njeri pas tjeterit u shtrenguan te benin thirrje për paqe dhe ti nenshtroheshin haracit.Megjitheate,deshira për pavarsi nuk ishte zhdukur.Pritej vetem prijesi i duhur,i cili do t"i bashkonte prijesat krahinore ne nje fron te vetem.Koha e tij kishte ardh.

5
Gjergj Kastrioti - Skënderbeu (1405 - 17 janar 1468) sintetizon një epokë të tërë historike që mori emrin e tij: luftën njëshekullore kundër pushtimit osman (fundi i shek. XIV - fundi i shek. XV). Nën udhëheqjen e tij, lufta e shqiptarëve u ngrit në një shkallë më të lartë e më të organizuar dhe shënoi një kthesë vendimtare në zhvillimin politik të Shqipërisë.

Gjergj Kastrioti - Skënderbeu ishte përfaqësuesi më konsekuent dhe më i shquar i elitës drejtuese shqiptarë që udhëhoqi më vendosmëri frontin e luftës së shqiptarëve kundër pushtuesve osmanë. Ai realizoi të parin bashkim të shqiptarëve, Lidhjen shqiptarë të Lezhës, e cila hapi rrugën e krijimit të shtetit të pavarur shqiptar, themeluesi i të cilit u bë ai vetë.

Kujdes të veçantë Skënderbeu i kushtoi ruajtjes së burimeve të brendshme ekonomike, tek të cilat u mbështet lufta. Duke fuqizuar mbrojtjen në brezin kufitar, në lindje e në jug, ai i dha mundësi banorëve të viseve të lira të zhvillonin një veprimtari ekonomike deri diku normale.

Krahas mbrojtjes së vendit, Skënderbeu i kushtoi vëmendje çlirimit të viseve të pushtuara që ndikoi në formimin e mëtejshëm të lidhjeve më banorët e këtyre viseve dhe në forcimin e bashkimin e të gjithë popullit shqiptar.

Aftësitë e Skënderbeut si burrë shteti spikatën edhe në marrëdhëniet me vendet e tjera. Duke pasur të qartë së rrezikut osman mund t’i bëhej ballë vetëm më sukses vetëm me forca të bashkuara, Skënderbeu kërkoi pareshtur pjesëmarrjen e vendeve evropiane në luftë kundër armikut të përbashkët.

Në kushtet e pabarazisë së theksuar ndërmjet forcave osmane dhe atyre shqiptare, Skënderbeu përpunoi strategjinë dhe taktikën e tij luftarake, në bazë të së cilës qëndronte mendimi se fitorja nuk mund të varej nga numri i ushtarëve. Ai mbante armikun në alarm të përhershëm, i priste rrugën e fuqizimet dhe, pasi e kishte futur në kurth, e godiste me sulme të fuqishme e të befasishme.

Skënderbeu u shndërrua në simbol të luftës për liri e pavarësi. Ai mbeti një figurë e dashur për shqiptarët edhe pas vdekjes së tij. Kujtimi i tij mbeti gjithnjë i gjallë nëpër këngët, gojëdhënat e tregimet e shumta popullore që i dhanë atij tiparet e një figure legjendare.

Vepra dhe figura e Skënderbeut kishte përmasa dhe rëndësi evropiane. Ai u vlerësua lart nga personalitetet e shquara evropiane të kohës. Këtë e dëshmon edhe fakti së për Skënderbeun është shkruar një literaturë e shumëllojtë, prej qindra vëllimesh, të botuara në shumë gjuhë, dhe në të katër anët e botës.


Pages: [1]