Recent Posts

Pages: [1] 2 3 ... 10
1
Videoklipe / Samanta Karavella - "LARG"
« Last post by merbraha on September 06, 2011, 12:11:33 pm »
<a href="http://www.youtube.com/v/l3rxFNfB6-4?version=3&amp;amp;hl=en_GB" target="_blank" class="new_win">http://www.youtube.com/v/l3rxFNfB6-4?version=3&amp;amp;hl=en_GB</a>

2
nese nje dite do me shohesh plak,nese behem pis kur ha apo nuk arrij te vishem...ki durim.Kujto kohen qe kam kaluar per te ta mesuar.Nese kur flas me ty te perseris gjthm te njejtat fjale,mos me nderprit....degjome...Kur ishe i vogel duhej te te tregoja cdo nate te njejten perralle qe te flije...Kur nuk dua te lahem,mos me bertit...Kujto kur te ndiqja dhe sajoja 100 histori sepse nuk doje te laheshe..Kur te shohesh mosdijen time mbi teknologjine e re,ki durim dhe me ndihmo..Mos me shih me ate buzeqeshje ironike por kujto sa kohe mu desht te te mesoja ab...Nese ne nje moment nuk arrij te mbaj mend,me jep kohe dhe mos u nervozo..Gjeja me e rendesishme nuk eshte ajo qe them por nevoja per te qene me ty gjthm....kur kembet e mia te mos me sherbejne me,mos me trajto sikur te isha nje barre per ty..me ndihmo njesoj si une e bera kur ti ishe i vogel....kur them qe dua te vdes...mos u merzit....nje dite do e kuptosh cfare me shtynte ta thoja...do kuptosh qe ne moshen time nuk jetohet por mbijetohet...Nje dite do te kuptosh qe pavaresisht gabimeve te mia,kam kerkuar me te miren per ty,qe gjithnje jam munduar te te ndihmoj...me jep pak kohe,me jep pak durim,me jep nje shpatull ne te cilen une te qaj ashtu si ti e ke bere sh here...me ndihmo te ec,me ndihmo te mbaroj ditet e mia me dashuri dhe durim....ne kembim une do te jap nje buzeqeshje dhe dashurine e pafund qe gjithnje kam pasur per ty...te dua shume dhe do te lutem gjithnje per ty...
3
Artikuj te ndryshem / Sa e cuditeshme eshte jeta e...
« Last post by merbraha on April 27, 2011, 01:12:08 pm »
Nje miku im hapi nje nga sirtaret qe i perkiste gruas se tij. Nga aty nxorri nje kuti te mbeshtjellur ne nje leter te shndritshme dhe tha:
'Kjo nuk eshte do cfaredo, kjo eshte dicka speciale.'
E hapi paketen dhe hodhi tej letren, e me pas shikimi i mbeti ne mendafshin e zgjedhur. Ajo e ka blere kete kur ishim per here te pare ne New York , para 8 apo 9 vitesh. Nuk e ka perdorur asnjehere. E ka ruajtur per ndonje 'rast special'..
Mire...une mendoj se tani eshte rasti i duhur per kete. Iu afrua krevatit dhe e vendosi materialin prej mendafshi prane rrobave te tjera,te cilat asaj do t'ia vishnin diten e
varrimit. Gruaja e tij kishte vdekur.
Ai u kthye nga une dhe me tha:'Mos ruaj asnjehere asgje per disa raste speciale. Çdo dite ne jeten tende eshte speciale'.
Ende mendoj ne fjalet e tij....ato kane ndryshuar jeten time.
Lexoj me shume, ndersa pastroj me pak. Rri ne ballkon dhe shijoj peisazhin, e nuk me pengon rremuja ne kopesht.
Kaloj me shume kohe me familjen, e me pak ne pune. Kam kuptuar se jeta ne pergjithesi eshte nje bashkesi e mbushur me kenaqesi, e jo rrjedhe mbijetese.
Me nuk ruaj asgje. I perdor gotat e kristalit cdo dite.
Nese dua, vesh xhaketen time te re kur shkoj ne supermarket.
Une nuk ruaj parfumin tim me te mire per raste speciale, e perdor sa here qe dua. Frazat...'nje dite' dhe 'nje nga keto dite' jane zhdukur nga fjalori im.
Nese ia vlen te shoh, degjoj apo bej dicka, atehere une dua ta shoh, degjoj apo bej ate...TANI.
Une nuk jam i sigurte se cfare do te bente gruaja e mikut tim, sikur ta dinte se nuk do te ishte ketu neser.
Une mendoj se ajo do te kontaktonte me shume me familjen e saj,miqte e saj.
Ndoshta ajo do te kishte thirrur miqte e saj te vjeter dhe do t'i kishte lutur ta falnin per ndonje keqkuptim te ndodhur dhe do te ishte pajtuar me to.
Besoj se ajo do te kishte shkuar ne nje restorant kinez per te ngrene, sepse ishte ushqimi i saj i preferuar.
Pikerisht keto gjerat e vogla te pabëra me mungojne nese do ta dija se i kam oret e numeruara.
Me mungon qe nuk takoj me miqte e mi te dashur, te cilet kam dashur t'i kontaktoj 'nje dite'.
Me mungon qe nuk shkruaj letrat, apo e-mailet, qe kam dashur t'i shkruaj ne 'nje nga keto dite'.
Me mungon dhe me ben te ndihem keq qe prinderve te mi, vellezerve dhe femijeve nuk u kam thene me shpesh se sa shume i dua.
Tani mundohem te mos vonoj, nuk le menjane apo ruaj gjerat qe mund ta pasurojne jeten tone me buzeqeshje dhe gezim.
Cdo dite i them vehtes, se sot eshte nje dite speciale...
Cdo dite, cdo ore, cdo minut...eshte special.
Nese ti e ke marre kete mesazh atehere do te thote se dikush te do dhe se ekzistojne njerez qe ti do.
Nese je teper i nxene per t'ja derguar kete te tjereve dhe thua me vehte se do ta dergosh ne 'nje nga keto dite'...kujdes! 'Nje nga keto dite' eshte aq larg... nganjehere nuk vjen kurre me...
Kjo eshte TANTRA qe ka mberritur nga India . Pa marre parasysh nese beson apo jo, ndaji pese minuta per ta derguar kete mesazh me tej. Permban mesazhe qe jane ushqim per shpirtin. Ky eshte TOTEM TANTRA nga Nepali qe sjell fat. Totem tantra te eshte derguar ty per te te sjell fat. Ajo sillet rreth rruzullit tokesor disa dhjetera here.
>
- KESHILLA PER JETEN
> - Ha sa me shume oriz (te paperpunuar) ..
> - Ofroji njerezve me shume nga sa ata presin, dhe beje kete me kenaqesi.
> - Meso permendesh rrjeshtat tuaja te preferuara(poezine) .
> - Mos beso ne gjithcka qe degjon, mos e harxho kohen duke fjetur dhe mos flej aq sa do te doje.
> - Kur dikujt i thua: 'Une te dua' thuaje sepse e ndjen.
> - Kur thua: 'Me vjen keq, me fal', shikoji njerezit ne sy.
> - Ji i/e fejuar gjashte muaj para se te martohesh.
> - Beso ne dashurine ne shikim te pare.
> - Mos u tall me endrrat e te tjereve.
> - Dashuro thellesisht dhe me pasion. Mund te lendohesh, por kjo eshte menyra e vetme per te jetuar plotesisht.
> - Edhe nese nuk je dakord, duhet te jesh besnik. Mos ofendo.
> Mos gjyko askend per shkak te kusherinjve apo te afermve te tij.
> - Fol ngadale dhe mendo shpejt.
> - Nese dikush te pyet per dicka qe ti nuk do te pergjigjesh atehere thuaj me buzeqeshje: 'Perse te intereson?'.
> - Mos harro se dashurite me te medha dhe sukseset me te medha, perfshijne edhe rreziqe.
> - Telefonoji nenes tende.
> - Thuaj 'shendet' kur degjon se dikush teshtitet.
> - Mos harro tre gjera: - Respekto vehten - Respekto te tjetret - Ji i pergjegjshem per cdo gje qe ben.
> - Mos lejo qe nje keqkuptim i vogel te shkaterroje nje miqesi te madhe.
> - Kur vëren se ke gabuar, ndreqe ate shpejt.
> - Pergjigju ne telefon me buzeqeshje, ne menyre qe personi i cili te ka telefonuar ta ndjeje buzeqeshjen.
> - Krijo martese me nje burre/grua qe i pelqen te bisedoje. Ne pleqeri biseda do te kete rendesi me shume se cdo gje tjeter.
> - Hapi krahet per ndryshime dhe kembime, por mos le pas dore vlerat.
> - Heshtja eshte nganjehere pergjigja me e mire.
> - Lexo me shume libra dhe shiko me pak TV.
> - Jeto nje jete te mire dhe te ndershme. Me vone kur te plakesh mund te shijosh kujtimet.
> - Beso ne Zot, por gjithesesi mbylle makinen me celes.
> - Eshte e rendesishme qe atmosfera ne shtepi te jete e mbushur me dashuri.
> - Vepro gjithmone ne menyre te tille qe te krijosh paqe dhe harmoni ne rrethin tend.
> - Nese gjerat nuk shkojne sic duhet me partnerin vezhgoje situaten ashtu sic eshte ne ate moment dhe jo si ka qene perpara..
> - Lexo midis rreshtave.
> - Ndaje dijen tende me te tjeret. Keshtu krijohet pavdekshmeria.
> - Tregohu i kujdesshem per planetin tone.
> - Lutu, ekziston nje force e papershkruar tek lutja.
> - Mos nderprit kurre dike qe po mundohet te te shprehe respektin. Mos i fut hundet ne cdo gje. Mos ji shume kurioz.
> - Mos i beso kurre mashkullit/femres qe nuk i mbyll syte kur te puth.
> - Nje here ne vit shko ne vendet ku nuk ke qene me pare.
> - Fiton shume para? Atehere vendosi diku ku mund te ndihmosh te tjeret. Ajo eshte kenaqesia me e madhe qe mund te te jape pasuria.
> - Mos harro se nese nuk arrin cdo gje qe deshiron, nganjere pikerisht kjo eshte ajo goditje me fat..
> - Mos harro se dashuria mes dy personave duhet te jete me shume se sa nevoja per njeri-tjetrin.
> - Shiko se nga cfare duhet te heqesh dore ne rrugen tende.
> - Afroju dashurise dhe kuzhines me respekt dhe perkushtim.
Mos e ruaj kete mesazh. TOTEM TANTRA duhet te ike larg nga duart e tua brenda
96 oreve.
> - Dergo kopjet dhe do te shohesh se cfare do te ndodhe, ne kater ditet qe vijojne. Do te te ndodhe nje surprize e madhe. Kjo eshte e vertete, edhe pse ti ndoshta nuk beson. Dergoja kete mesazh pese personave dhe jeta jote do te permiresohet:
> - 4 persona: jeta do te te permiresohet pak.
> - 5 persona: jeta do te te permiresohet sipas deshires tende.
> - 9 persona: do te perjetosh te pakten 5 surpriza ne 3 muajt e ardhshem.
> - 15 apo me shume persona: Jeta jote do te ndryshoje ne menyre drastike dhe cdo gje qe ke enderruar do te realizohet.
Ky e-mail eshte krijuar ne vitin 1993 dhe ne 2001-shin ka hyre ne librin e rekordeve Gines.
Nuk ka nevoje te ma kthesh mua .
4
Poezi / Re: TË ZGJEDHURA NGA POET TË SHQUAR
« Last post by shaban cakolli on April 08, 2011, 12:16:47 pm »
Ankimet...

--------------------------------------------------------------------------------

Ankime nga miqte, ankime nga rruga
Ankime nga gruaja ime
Veriu fshikullon, ngre pluhurin rruga
Ankime, ankime, ankime

Ankime ne leter, ankime ne gjelle
Ankime ne lopet ne fushe.
U cmenda! Do te iki te fshihem ne shpelle
Te fle pa ankime me nje ujk a arushe...


Do te me kujtosh

Une do shkruaj nje liber me vjersha
Dhe ti do ta lexosh si relike
Dhe duke qeruar patate te ardhura nga vjeshta
Gishtin do presesh me thike

Duke e vene gishtin ne goje
Mua do me kujtosh ne kuzhine
Dhe do te thuash para dollapit te lyer me boje
"Per pak e harrova ditezine!"
5
Poezi / Re: TË ZGJEDHURA NGA POET TË SHQUAR
« Last post by shaban cakolli on April 08, 2011, 12:16:05 pm »
ZOTRIT


Triumf i madhërishëm mëngjesi...
Nga minareja si gisht perëndie
Hoxha zotin e tij e thërret pas Kuranit,
Këndon për zotin e vet symbyllur këndezi
Nga maja e gardhit.

Për zotin e tij hingëllin dhe kali në portë,
Laraska kraket për zotin e vet në lajthishtë.
Sa zotër ka nxjerrë
Për kafshë e për njerëz kjo botë!-
Këndojnë për zotrit e tyre të gjithë,

Vec unë s'këndoj, është e kotë!
6
Poezi / Re: TË ZGJEDHURA NGA POET TË SHQUAR
« Last post by shaban cakolli on April 08, 2011, 12:15:36 pm »
Mos dil në ballkon


Përse po këndon i nëmuri gjon
Në plepat e gjatë?
mos dil në ballkon,
Nuk dihet se c'vjen nga kjo natë.

Ky gjon i vetmuar dicka të hidhur po ndjell,
Dicka të fshehtë e të turbullt.
E sheh atë plak që po vjell
Nën shtyllën e dritës së purpurt?

S'e dimë nga erdhi ky plak fillikat,
pështetur në shtyllë si konkë.
Po mbase përhumbur në një restorant
ka ngrënë një vezë a cironkë.

Cironka ka qenë ndofta me helm,
Me helm nga fermenti.
mos dil në ballkon po të them,
Sjell erën e prishur qyteti.
7
Poezi / Re: TË ZGJEDHURA NGA POET TË SHQUAR
« Last post by shaban cakolli on April 08, 2011, 12:15:11 pm »
Kohë më vonë


Kohë më vonë e ndofta më shumë,
Kur të këtë bleruar një dardhë
Dhe kur lumi në prill të zbresë me shkumë,
Unë e di, do vij me kalin e bardhë,

Para jush do shfaqem,-që s'patët fat të më njihni,
Se disa nga ju vërtet u lindën më vonë
Dhe të tjerët mbase s'e dinin
Që mes tyre jetoja diku në një dhomë

Dhe shkruaja librin e fundit
Të vështirin, korrigjuar radhë më radhë.-
Unë e di, do vij kur ju të notoni mes gjumit,
Mos harroni, do vij me kalin e bardhë.
8
Poezi / Re: TË ZGJEDHURA NGA POET TË SHQUAR
« Last post by shaban cakolli on April 08, 2011, 12:14:42 pm »
Të bëhem pëllumb?


A doni të bëhem pëllumb mbi pëllumba,
Më kini pëllumb që tani;
Hedh rrobat nga trupi e vishem me pupla
dhe kthehem pëllumb nga njeri.

Filloj të gugas si pëllumbat gugasin
Andej e këtej kuturu:
Gu-gu mbi ballkonin, gu-gu mbi pullazin,
gu-gu në dritaret, nën strehët gu-gu.

A doni të bëhem pëllumb mbi pëllumba,
Më kini pëllumb me gjithë mend,
T'ju cmendë gu-guja nga gusha me pupla,
Pastaj në mërzi të më vrisni në vend.
9
Poezi / Re: TË ZGJEDHURA NGA POET TË SHQUAR
« Last post by shaban cakolli on April 08, 2011, 12:14:12 pm »
Enderr e prere

--------------------------------------------------------------------------------

1.
Mos vdis,se pas shirave aren e mbushi bari,
Se ka rene ne ullishte mize e ullirit,
Hardhia duhet sperkatur shpejt me gurkali,
Ende s'ka dale prej plisit kercelli i mistrit.

Ne enderronim te ndertinim nje anije,
Kerrkush se mendonte se me c'dru do ta ngrinim,
Kishim vendosur ta ndertonim me dege hardhie,
Dhe vela ti vinim.
***
2.
Mos vdis,se kalit ne vrapim i ra nje patkua,,
Dhe nga dhimbja filloi ta ngreje kemben e pare,
kerkojme patkonj e s'na jep njeri hua,
se gjejme kendej as nallbanin e marre.

Ne enderronim te shjkonim ne hipodrome,
ne vende te lumtura ku munden me kuaj,
tani kali se ha me as barin e njome,
me sy si gota, na sheh si te huaj.

Mos vdis, se dielli e shtroi ne oborr sofren e madhe,
Dhe presim te vijne vajzat te gjitha,
Vajzat qe dikur i therrisje 'sorkadhe',
kur grisnin fustanet ne driza.

Mos vdis, ne dhomen e heshtur, i shtrire,
eshte turp kaq shpejt te ulesh e te vdesesh,
ne enderronim nje vdekje pak me te mire,
duke vdekur,fytyrat tona ti shihnim ne piken e veses.
10
Poezi / Re: TË ZGJEDHURA NGA POET TË SHQUAR
« Last post by shaban cakolli on April 08, 2011, 12:13:33 pm »
NJERIU DHE KOHA

Vertitet nje re e zeze mbi bote
e zeze si une
leh naten nje qen i terbuar nen porte
terbuar si une

zvarritet nje gjarper nga rruge e vithisur
nje gjarper si une
kalojne ne shtigje plot njerez te krisur
te krisur si une

lekunden ne qoshe te rrugeve kurvat
lekunden si une
bertasin lypsaret si kafshet ne guvat
ne guvat si une

kercejne majmunet ne pyjet e xhunglat
majmunce dhe une
jeton bote e cmendur me vallet dhe plumbat
e cmendur si une

tmerrohet njeriu kur lind mbinjeriu
tmerrohem dhe une
kur vdes mbinjeriu merr zemer fatziu
marr zemer dhe une
Pages: [1] 2 3 ... 10