Author Topic: ERMAL FEJZULLAHU: Fal zotit jam i lirë, jo i dashuruar  (Read 685 times)

valbona

  • Newbie
  • *
  • Posts: 39
    • View Profile
ERMAL FEJZULLAHU: Fal zotit jam i lirë, jo i dashuruar
« on: January 13, 2008, 12:25:33 PM »
Absolutisht mjaft i pëlqyer nga vajzat, qofshin këto kosovare apo shqiptare, shumë i dhënë pas këngës pa lënë mënjanë edhe studimet. Ermal Fejzullahu në këtë intervistë rrëfen angazhimet e tij në çdo album që realizon duke u kujdesur në maksimum për detajin më të vogël si dhe rrugën që ndjek drejt suksesit. Jeta private është ajo që e preokupon më pak duke dashur të qëndrojë i lirë, jo nën shoqërinë e ndonjë vajze simpatike edhe pse këto të fundit nuk janë të pakta që ëndërrojnë ta kenë pranë....

Kënga juaj e fundit u kthye në një hit këtë verë. Kujt i thotë Ermali “E shkuar e harruar”?
Jo vetëm kënga “E shkuar e harruar” por të gjitha këngët e mia nuk kanë të bëjnë aspak me jetën time private kështu që unë thjesht mundohem vetëm t’u jap maksimumin tim dhe t’i interpretoj sa më mirë që mundem.


Je tip që kur i kthen shpinën dikujt e harron përgjithnjë apo të m-beten kujtimet e mira?
Nuk më ka ndodhë që t’i kthej shpinën dikujt në qofte se faji ka qenë i imi, por nëse më humb besimi tek dikush s’behet fjalë që të kem kontakt ashtu si kam pasur më parë.


Veç këtij hiti, tashmë në treg keni hedhur edhe një klip tjetër, si ia arrini të realizoni kaq shpesh klipe?
Preferoj që të realizoj klipe duke qenë se është një marketing i mirë për këngën dhe i jep më tepër emocion etj. Në çdo album timin kam patur nga dy ose tre videoklipe të realizuara.


Mendoni që -me anë të klipeve do të jeni më i preferuar për publikun, apo është mënyra më e lehtë për të bërë një album?
Deri tani kam realizuar tre albume dhe gjithë punën që e bëj pa kursyer asgjë, e bëj për të realizuar një të tillë, që mendoj se është shtyllë për një këngëtar, pra përmbledhja e këngëve të mira. Kurse klipet ashtu sikurse e theksova më
art më ndihmojnë për gjëra të tjera.


Kë e konsideroni konkurent të fortë, në kuptimin e mirë të fjalës?
Gjithë tregu muzikor është konkurencë, dhe kjo më ndihmon më shumë sepse mundohem të punoj edhe më shumë për të arritur sukses të mëtejshëm.


Cili është personi që iu mbështet më shumë në punë, përveç prindërve që i keni
permendur shpesh?
Po sigurisht që prindërit më ndihmojnë shumë, menaxheri im Jeton Dautaj, daja im Hysi dhe shoku i jetës Malësori.


Shpenzoni shumë për klipet, veshjet e të tjera gjëra që nevojiten për punën?
Shpenzoj për klipet. Për profesion shpenzoj shumë kurse në jetën e përditshme nuk shpenzoj shumë. Garderobën ma blejnë prindërit gjithmonë.


E vazhdon shkollën, keni kohë të lirë për të studiuar?
Kam përfunduar shkollën e mesme amerikane dhe studimet e larta mendoj t’i vazhdoj në Fakultetin e Ekonomisë në degën e Marketingut.

Çfarë po bën aktualisht, pas p e r i u d h ë s s ë n g j e s h u r të verës?
Vërtet ka qenë një periudhë shumë e ngjeshur në vere kështu që momentalisht jam i angazhuar fundjavave nëpër diasporë, kurse ditët e tjera merrem me sport e me gjëra që më bëjnë mua të ndihem mire.


Adhuruesve padyshim ju intereson ana e fshehtë qe ju dini ta ruani mire, por qarkullojnë fjalë që keni një të dashur me emrin Saranda, mund të na flasësh më shumë për të?
Nuk është aspak e vërtete se kam një të dashur. Të them të drejtën tani po e dëgjoj për herë të parë këtë. Unë jam i lire, falë zotit dhe ende nuk kam të dashur.


Dilni gjatë mbrëmjeve me miq apo e keni kohën të kufizuar?
Nuk i preferoj shumë daljet ne orët e vona dhe sigurisht unë jam shumë i zënë dhe me punë të ngjeshur.

Ke shumë adhurues në Shqipëri, si e ndjen veten kur je para tyre?
Kam pasur shumë çaste të mira kur kam kënduar në Shqipëri, mbaj mend në fillim kur dola në skenë për herë të parë në Tiranë kam përjetuar emocione të paharruara por s’duhet harruar se në përgjithësi publiku shqiptar si në Kosovë ashtu edhe në Shqipëri janë shumë të zjarrte dhe shumë shumë të mirë. Kështu që ndihemi mirë kudo para tyre.

Dhe së fundi, cilat janë planet afatshkurta, do të angazhoheni në fushatat elektorale?
Jam duke punuar dy këngë të reja të cilat shpresoj se në fund të këtij viti do jenë në duart e adhuruesve të mi, kurse në fushatë nuk mendoj se do te këndoj meqenëse politika nuk më intereson shumë. Unë e dua artin dhe të gjithë ata
q ë e p ë l q e j n ë m u z i k ë n t i m e , prandaj nuk bëj muzikë për arsye të tjera.