Author Topic: Fotografia, nje menyre shikimi  (Read 1759 times)

nikola

  • Newbie
  • *
  • Posts: 42
    • View Profile
Fotografia, nje menyre shikimi
« on: January 16, 2008, 06:27:30 pm »
Një nga karakteristikat e shoqërisë sonë është superprodhimi i imazheve. Imazhe që vijnë çdo ditë, nga çdo anë e botës, përmes televizionit, internetit e normalisht edhe fotografisë dhe që rrisin njohjen tonë të realitetit. Realiteti lind dhe strukturohet nga vetë imazhet. Ajo që njohim si reale është një përvojë më përpara "e parë" se e "e jetuar". Masmediat e kanë shkurtuar, ose përshpejtuar, kohën që kemi në dispozicion për përvetësimin e informacionit, që është në përpjestim të zhdrejtë me sasinë e informacionit të trasmetuar. Copëza, fragmente që i mbivendosen njëri-tjetrit duke shpërbërë, shumëzuar realitetin dhe mënyrat e shikimit të tij. Të përcaktosh dhe strukturosh atë që ekziston në disa fragmente sjell në mënyrë të paevitueshme në dënimin e ideologjive, të parimeve unifikuese si demagogë dhe bartës të një varfërimi të kompleksitetit të botës bashkëkohore. Pra, kompleksiteti ëhstë sinonim i fragmentarizmit, fragmentarizëm i njohjes, e pikpamjeve, e mënyrave dhe mjeteve shprehëse. Nëse ashti siç shkruan Susan Sontag: "Fotografia është, pikësëpari një mënyrë shikimi". Jo akti i të bërit", mund të themi se fotografia është mënyra e të parit më bashkëkohore. Në shoqërinë tonë, ku duket se lëvizja e ka tejkaluar imazhin fiks, gati si një metaforë e dëshirës për të mos u ndalur kurrë, e mohimit të vdekjes dhe e gjithçkaje që mbetet e palëvizshme; fotografia ka akoma një rëndësi të madhe. Duket paradoksale, e megjithatë imazhi fiks përmban në vetvete të gjithë lëvizjen nga e cila është shkëputur. Fotografia na bën të shohim jo vetëm përtej kufijve të saj fizikë, por dhe përtej kufijve të saj kohorë; jemi ne vetë ata që e ndërtojmë vazhdimin. Objektiviteti i mjetit sjell pra me vete edhe aftësinë e lindur të njeriut për t"i dhënë kuptim asaj që sheh. Këto copëza, këto frame, shprehin momente të ndryshme njëri me tjetrin, por të parë në tërësinë e tyre përshkruajnë një realitet të pasuruar, sepse të shpërbërë, të shumëzuar, e parë nga njëqind, njëmijë pika pamjeje.

Fotografia e zgjedhur për "Marubi 2005" është një fotografi që mund të përkufizohet si "frame", sepse tregon për një fragment realiteti, ose sepse është nxjerrë drejtpërdrejt nga një video. Nuk është një ekspozitë fotografike në kuptimin klasik të fjalës, por një tërësi fragmentesh, "të shkrepura" me teknika të ndryshme, shprehje e kompleksitetit të termave, situatave dhe mjeteve të shoqërisë sonë. Ky ëhstë pak a shumë koncepti i kuratorit italian të "Marubi 2005" Stefano Romano dhe as.kuratorit Syabhit Shkreli.


Merbraha Forum

Fotografia, nje menyre shikimi
« on: January 16, 2008, 06:27:30 pm »