Author Topic: Adem Jashari - Hero i Kosovës  (Read 1288 times)

valbona

  • Newbie
  • *
  • Posts: 39
    • View Profile
Adem Jashari - Hero i Kosovës
« on: February 22, 2008, 04:19:35 pm »
Humanisti dhe shkrimtari malazias, Jevrem Berkoviq, bën homazhe te varri i legjendarit, Adem Jashari

Gjeneratat e reja të vendit tonë mbase nuk e njohin sa duhet shkrimtarin, publicistin e mbi të gjitha humanistin malazias, Jevrem Berkoviq. Ky emër është i mirënjohur për liridashësit e Kosovës, sidomos prej vitit 1981, kur në Kosovë filluan protestat dhe demonstratat e rinisë shqiptare me kërkesë për krijimin e Republikës së Kosovës. Ishte asokohe ndër të vetmit në Jugosllavi, shkrimtari Jevrem Berkoviq, i cili përkrahu kërkesat e drejta të rinisë shqiptare të Kosovës dhe për pasojë u ballafaqua me shumë shantazhe, izolim e satanizim. Megjithatë ai qëndroi e nuk u dha. Asnjëherë nuk u pajtua me qëndrimin diskriminues të Jugosllavisë kundër shqiptarëve, dhe kurdoherë që iu dha mundësia e mbrojti parimin e filozofisë realiste lidhur me të drejtat e kombeve për vetëvendosje.
Zëri i tij sado që i vetmuar, asokohe ngeli në kujtesën e liridashësve të vendit tonë, si zë i një përkrahjeje parimore, njerëzore. Dhe fatkeqësisht për shumë kohë Jevrem Berkoviqi ngeli i vetmuar në përpjekjet e tij humaniste, meqë shumica e intelektualëve serbë dhe malazias u bënë zëdhënës të çmeritur të politikave antishqiptare të Beogradit. Mirëpo, e drejta sado që mënon, nuk harron. Dhe shkrimtari malazias Jevrem Berkoviq erdhi kësaj radhe në Kosovë, jo vetëm për të marrë një çmim nderi për krijimtarinë dhe humanizmin e tij, por edhe për ta parë realitetin e ri, që u krijua në Kosovë pas dëbimit të forcave të errësirës. Ai nuk hezitoi, dhe për më tepër vizitoi edhe Kompleksin Memorial, “Adem Jashari” në Prekaz. Madje edhe bëri homazhe te varri i Legjendarit, ku ende nuk ka shkelur këmba disa liderëve të vendit tonë. Ai u përul para veprës heroike të legjendarit dhe para sakrificës sublime të Jasharëve për lirinë e Kosovës. “Nga këtu lindi shteti i Kosovës”, nënvizoi Berkoviq, në fletoren e përshtypjeve me rastin e vizitës në Prekaz. Shembulli i shkrimtarit, Jevrem Berkoviq, jo vetëm që duhet përshëndetur dhe duhet mbështetur me respekt dhe nderim të veçantë, por ky shembull duhet të shërbejë edhe për ta thelluar ndjenjën e respektit për njeriun si të tillë, pa paragjykuar racën, kombin apo fenë e tij.
Vlerësimi i tij “nga këtu lindi shteti i Kosovës” është shumë domethënës, madje edhe për një pjesë të elitës politike të vendit tonë, e cila politikën e vet amorfe nuk e bazon në esencën e lindjes së shtetit të Kosovës, por e gënjen vetveten dhe opinionin se qenka në rrugë për ta bërë atë. Sepse, pavarësisht se si do të zgjidhet çështja e Kosovës, shteti i Kosovës lindi me veprën e legjendarit Adem Jashari, ndërsa ende në Kosovë ka individë dhe grupe harbutësh e rrugaçësh, që flasin e shkruajnë se lufta e UÇK-së ishte konflikt, se Adem Jashari me bashkëluftëtarët nuk ishte më shumë se një grup luftëtarësh, se lufta e UÇK-së nuk ia solli lirinë Kosovës, e gënjeshtra të tilla profane, antikombëtare. Të tillët, po të kishin turp, njerëzi e fytyrë njeriu, do të skuqeshin nëse kanë dëgjuar deklaratat e shkrimtarit malazias, Jevrem Berkoviq. Shembulli dhe fjala e shkrimtarit humanist, Jevrem Berkoviq do të ngelë në kujtesën e liridashësve të Kosovës edhe për fjalimin e tij burrëror me rastin e marrjes së çmimit “Kepi i Shpresës së Mirë”, me të cilin u nderua nga juria e poetëve, ditë më parë, në Mitrovicë. “Është e rëndë dhe me përgjegjësi që sonte këtu, në Mitrovicë, të jesh Jevrem Berkoviq. Ndërkaq është shumë e bukur të jesh, pjesëtar i popullit, juria e nderuar e të cilit më ndau një mirënjohje kaq të lartë ndërkombëtare, siç është “Kepi i Shpresës së Mirë”. Më tutje shkrimtari dhe humanisti Berkoviq ka shtuar: ”Dramat e mëdha të popujve ndodhin e kalojnë. Dhe nga ato drama popujt dalin ngadhënjimtarë, ose zhyten në humnerën e së kaluarës. Kjo i ndodhi edhe popullit shqiptar në Kosovën shqiptare dhe atyre që këtë vend e përjetojnë si atdhe të tyre. I ndodhi mu ajo, dhe ata që deshën ta vrasin, e forcuan, ndërsa veten e shpërngulen jo vetëm nga Kosova, por edhe nga miti i Kosovës, mit të cilin e krijuan me lahutarët, priftërinjtë, rapsodët etj, duke menduar se kjo do të jetë arma e tyre vrastare pushtuese, arma e tyre shpirtërore për shkombëtarizimin e shqiptarëve. Mirëpo miti i tyre i tradhtoi, dhe së pari i bëri viktima të veta, e pastaj i ballafaqoi me të vërtetën e vrazhdë”. Këto konstatime filozofike, emancipuese dhe historike të shkrimtarit Berkoviq duhet të shërbejnë si mësimi i parë i abetares për të gjithë politikanët serbë, për Kishën serbe dhe për të gjithë ata, që kanë bërë përpjekje për të realizuar mitin e shpifur për Kosovën si djep të Serbisë. Këtë mësim do të duhej ta kuptonte edhe besniku fanatik i idealeve internacionaliste, ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Besnik Mustafaj, i cili ka ngulur këmbë që Kosova sërish të mbetet e kushtëzuar nga Serbia, nga Serbia e cila ka bërë përpjekje të pareshtura shekullore për ta shfarosur, duke u shërbyer me mitet dhe duke bërë përpjekje për ta vrarë të vërtetën.
Shkrimtari dhe humanisti, Jevrem Berkoviq, është në radhë të parë nderi i popullit të vet, është edhe nderi i së vërtetës, e cila ka nevojë të thellohet, me qëllim për të filluar sadopak përpjekja e fillimit të besimi në mes të atyre njerëzve, që kanë dhënë prova humanizmi dhe mirëkuptimi të ndërsjellë. A. Q



-------------------------------

Askend nuk po e mbytka marrja e turpi ku jane udhheqesija e LDK-se o zot eshe ata i thone vetit shqiptar!!!!!
__________________
KOSOVË GËZUAR PAVARËSIA

Merbraha Forum

Adem Jashari - Hero i Kosovës
« on: February 22, 2008, 04:19:35 pm »