Shqiperia e Madhe > Figura te Shquara

Në trevjetorin e rënies heroike, bashkëluftëtarët rrëfejnë për komandantin e tyr

(1/1)

luljeta:
Fehmi Lladrofci është njëri prej luftëtarëve që bashkë me të shoqen, Xhevë Krasniqi-Lladrovci, përbëjnë çiftin që më se miri e emituan Azem dhe Shotë Galicën. Ky epitet më mirë iu shkon këtyre dy dëshmorëve, të cilët me tërë qenien e tyre iu përkushtuan atdheut dhe kombit. Fehmiu, që rrjedh nga një familje me traditë patriotike, që herët u përcaktua për rrugën e lirisë, pavarësisë dhe bashkimit kombëtar. Shtypja dhe robëria e popullit të tij u bënë frymëzim, kurse veprat e patriotëve tanë të mëdhenj udhërrëfim për rrugën që do ta ndjekë më pastaj.

Është njëri prej intelektualëve më në zë të Drenicës, i cili u përkushtua në rrugën e lirisë, kurse me veprimin e vet u bë  shembull për brezat se si duhet luftuar e sakrifikuar për atdheun. Krahas punës revolucionare, Fehmiu i kushtoi kujdes edhe arsimimit, sepse ishte i vetëdijshëm se pa shkollim nuk mund të ecej përpara. Shkollimin fillor e mbaroi në vendlindje, kurse të mesmin në Prishtinë.
Burgu dhe torturat nuk e luhatën nga rruga e lirisë
Lëvizjet studentore të vitit 1981 te ky personalitet patën ndikim të posaçëm. Për shkak të veprimtarisë atdhetare, organet e sistemit totalitar e burgosën me burg të rëndë.

Edhe burgu i rëndë, por edhe torturat e mëdha që përjetoi në asnjë çast nuk e luhatën nga rruga e lirisë dhe qëllimi përfundimtar për çlirimin e atdheut. Ai do të njihet e do të kontaktojë me shumë patriotë e atdhetarë të shquar, të cilët po ashtu kishin ideal çlirimin e atdheut nga kolonialistët serbë. Një periudhë kohore Fehmiu qëndroi në Zagreb, ku mbaroi edhe fakultetin teknik. Për shkak të veprimtarisë së tij atdhetare, Fehmiu ishte prore i ndjekur nga sitemi totalitar, kurse qëndrimi i tij në Kosovë në rrethanat e atëhershme ishte i pamundur.

 Mu për këtë, ai një kohë e kaloi në mërgim, ku pareshtur zhvilloi veprimtarinë atdhetare në bashkimin e forcave shqiptare që vepronin në Perëndim. Pos si intelektual, Fehmiu shpejt do të bëhet i njohur edhe si politolog, kurse për një periudhë kohore do të vëhet edhe në krye të lëvizjes atdhetare atje.

Ngjarjet që pasuan, pas viteve të nëntëdhjeta, atë e radhisin në mesin e atdhetarëve që kishin vendosur me seriozitetin më të madh t’i qasen çështjes së çlirimit të atdheut. Ishte njëri prej personaliteteve që mendonte se Kosova duhej të ndërronte strategjinë e veprimit, kurse rezistencën e armatosur e vlerësonte si rrugën e vetme për çlirimin e Kosovës. Ai ishte edhe njohës i mirë i rrethanave ndërkombëtare, kurse diplomacinë e shihte të pandashme nga rezistenca e armatosur.

 Fehmiu i kishte fare mirë të qarta edhe intersat strategjike të shteteve fqinje dhe ato të Fuqive të Mëdha në raport me Kosovën, por gjithherë ishte optimist se nëpërmjet një kryengritjeje gjithëpopullore Kosova do të çlirohej përfundimisht nga kolonialistët serbë. Kur plasi lufta në Kroaci e Slloveni, Fehmiun do ta gjejmë në radhët e popujve kroat e slloven që përpiqeshin të çliroheshin nga zgjedha serbe. Fehmiu kishte shpirt të njeriut, i cili dëshironte të vegjlit t’i çlironte nga zgjedha e robërisë.

 Por, mbi të gjitha, ai kishte synim përgatitjen dhe aftësimin e shqiptarëve për luftë. Me angazhimin e tij, në Kroaci qe formuar edhe një grup i shqiptarëve të armatosur prej 300 deri në 500 shqiptarë, të cilët pasi do t’i përgatiste mirë, do t’i kthente në Kosovë për të filluar rezistencën e armatosur. Meqenëse në Kosovë, nën drejtimin e komandantit legjendar Adem Jashari, më 1991 kishte filluar rezistenca e armatosur, për të mos pushuar deri në largimin definitiv të forcave serbe nga Kosova, Fehmi Lladrofci pandërprerë ishte në kontakt me Adem Jasharin, dhe në çdo mënyrë e ndihmonte rezistencën e tij që bënte në Kosovë.

 Komandanti i brigadës 314 të TMK-së  ”Fehmi Lladrofci” në Kastriot nga kujtimet e tij për figurën madhështore të Fehmi Lladrovcit, pohon se gjatë periudhës kur UÇK-ja vepronte në ilegalitet, Adem Jashari pothuajse gjithherë ndodhej në kontakte me Fehmi Lladrofcin, i cili asokohe gjendej në mërgim, por i interesuar me tërë qenien e vet për vendlindjen dhe Kosovën. Kontaktet e tij me komandantin legjendar Adem Jashari ishin evidente, por përbënin edhe enigmën që ishte e arsyeshme gjatë veprimeve në ilegalitet. Ishin këto vitet 1993-1994, kur praktikisht UÇK-ja mori fizionominë e një organizmi të armatosur. Meqenëse kishte një interesim të jashtëzakonshëm për të ndihmuar e fuqizuar rezistencën e armatosur, Fehmi Lladrofci, që ishte i pandashëm nga bashkëshortja e tij Xheva, po ashtu dëshmore, në vitin 1996 mësyn tokën e Kosovës nëpërmjet Shqipërisë.

 Në përpjekjen e tij të vitit 1996 për të hyrë në Kosovë bashkë me një grup shokësh, kujton Zejnullah Prokshi, Fehmiu plagoset në kufi. Atë ditë bie edhe Luan Hajredinaj, i cili ndodhej në grupin e Fehmiut, që përpiqeshin të hynin në Kosovë.

Ngjarjet dhe dinamika e tyre që pasuan në Kosovë atë e radhisin në mesin e pjesëtarëve të UÇK-së. Ishin ngjarjet e fuqishme që ndodhen në Drenicë dhe Kosovë ato që i krijuan mundësi që ai me tërë qenien e tij të radhitet ne mesin e luftëtarëve të rinj, të cilët me vendosmërin e tyre ishin përcaktuar në drejtim të çlirimit të Kosovës. Pasi kishte bërë shumë punë të rëndësishme në organizimin dhe mobilizimin e mërgimtarëve, la kolltuqet e Perëndimit dhe u nis në Drenicën dhe Kosovën e tij të dashur. Meqë kishte përballuar me sukses rreziqet në zonën kufitare ndërmjet Shqipërisë dhe Kosovës, Fehmi Lladrofci i shoqëruar me bashkëshorten e tij Xhevën arrin në Drenicë. Në fillim vendoset në fshatin Açarevë, kurse më pastaj në Likoc dhe fshatrat përreth. Aty ku kërciste pushka, ishte e pamundur të mos ndodhej Fehmi Lladrofci.


Pas rënies së komandanti të UÇK-së Adem Jashari, Fehmiu do të merret me organizimin e UÇK-së në zonën që përfshinte pjesën lindore të Drenicës, që nënkuptonte bjeshkën e Qyqavicës dhe fshatrat përreth, ku edhe mori përgjegjësinë për të drejtuar ushtrinë në një zonë mjaft të gjërë. Ishte karakteristike se aty ku paraqitej Fehmiu, pas i shkonin shumë vullnetarë, të cilët dëshironin në çdo mënyrë të radhiteshin në radhët e UÇK-së. Bile, interesimi ishte aq i madh, sa pakkush kishte paramenduar. Kjo e gëzonte pa masë Fehmiun, i cili me metodat e tij dinte të ofronte dhe të frymëzonte njerëzit, bashkatdhetarët dhe bashkëvendasit për betejat që do të pasonin në përpjekjet për çlirimin e Kosovës.

Navigation

[0] Message Index

Go to full version