Author Topic: Rosto e Mbushur  (Read 838 times)

nikola

  • Newbie
  • *
  • Posts: 42
    • View Profile
Rosto e Mbushur
« on: July 31, 2007, 03:34:28 PM »
Kjo eshte rosto e stilit Italian!
Pergatitja 20 min Pjekja 1 ore e 20 min veshtiresia e mesme:

Perberesit:
- 800 gr kontrofileto vici e trashe rreth 1 2 cm
- 700 gr spinaq
- 120 gr gjalpe
- 100 ge panceta
- 80 gr parmigiano te grire ( ne mungese Kackavall )
- 2 veze 2 luge gjelle vaj ulliri
- kripe
- piper ..

1) pastroni dhe lani spinaqin dhe zijeni mire . kullojeni mire dhe e skuqim ne tigan me 20 gr gjalpe dhe 60 gr parmigiano dhe pak kripe..

2 ) Pergatisni nje omelete me vezet pjesen e mbetur te parmigianos dhe pak kripe. Priteni ne feta te holla panceten vendoseni siper derrases se mishit dhe hapeni me nje Takmak..

3) Mbulojeni mishin me panceten me omeleten dhe me spinaqin duke lene nje pjese te pambuluar . Rrotullojeni mishin rreth vetes duke patur kujdes qe te mos dale mbushja jashte dhe lidhet me kujdes me spango guzhine sa me shpesh sic bejme me rostot Normale...

4) Vendoseni mishin ne nje tave te madhe kriposeni dhe hidhini piper shtoni dhe gjalpin e mbetur dhe me vajin e ullirit dhe vendoseni te piqet avash avash duke e kthyer here pas here me 2 luge derisa te jete formuar nje ngjyre si e pjekur. Lageni me nje gote uje dhe pak vere te kuqe .

Mbulojeni hermetikisht me leter Alumini dhe vazhdoni pjekjen per rreth nje ore . Pasi te jete pjekur hiqeni dhe vendoseni serish ne derrasen e mishit Hiqni spangon dhe priteni ne feta te trasha afersisht 1 cm Mund ti sherbeni te ftohta ose te nxehta sipas deshires . Mund ti hidhni lengun e vet siper ose mund ta shoqeroni me Pure Patatesh . Shoqerohet me vere te kuqe.