Author Topic: Të Kam Ëndërruar...  (Read 559 times)

Tina

  • Newbie
  • *
  • Posts: 47
    • View Profile
Të Kam Ëndërruar...
« on: April 17, 2008, 11:04:13 AM »
Mbi dritare nata derdh qetsinë
dhe shiu i furishëm shoqëron vetminë.
Lart në qiell të errët dy sy shkëlqejnë
një zemër të vetmuar e mbushin me shpresë.
Heshtja mbretëron...
Dy sy të vegjel ngadal mbyllën
një buzëqeshje e ëmbël
vjedhurazi shikon
dhe niset në kërkim të ëndërrës së tij...
Ngadalë lundron në detë
dhe ngritet e fluturon në qiell
me dy sy që shkëlqejnë atje lart
buzeqeshja flet.
Nata kalon...
Buzëqeshja mbledhë krahët
dhe kthehet në qerdhen e vetë...
Sërish heshtja mbretëron...
dhe sytë e vegjël hapen me nxitim
tani dielli i posalindur ndriqon.
" Të kam ëndërruar,"
një zë tingëllon
dhe...
sërish heshtja mbretëron...