Author Topic: Integriteti territorial i Kosovës është i paprekshëm dhe i garantuar  (Read 1116 times)

valbona

  • Newbie
  • *
  • Posts: 39
    • View Profile
Prishtinë, 22 shkurt Kryeministri i Republikës së Kosovës siguroi sot qytetarët e vendit se integriteti territorial i Kosovës është i paprekshëm dhe i garantuar ndërkombëtarisht, ndërkaq shefi i misionit të BE-së tha se të gjithë qytetarët e Kosovës duhet të kenë besim në institucionet vendore e ndërkombëtare. Këto komente Hashim Thaçi dhe Piter Fejt i bënë pas takimit të sotëm. Thaçi tha se dhuna që po shfaqet në Beograd, nuk mund të barten edhe në Kosovë. "Kufijtë e Kosovës janë të garantuar dhe se nuk do të ketë dhunë as në veri e as në jug të vendit. Integriteti territorial i Kosovës është i mbrojtur, është i garantuar, është i pacenueshëm, unik dhe i pandashëm, prandaj edhe autoriteti i institucioneve legjitime të Kosovës, i NATO s, dhe i mekanizmave përkatës të sigurisë të UNMIK ut dhe Kosovës do të ushtrohet në tërë territorin e Kosovës", u shpreh Thaçi. Kryeministri theksoi se pamjet e mbrëmshme në Beograd nuk janë vetëm ndaj shpalljes së pavarësisë së Kosovës, por ato janë në kundërshtim edhe me vizionet e botës demokratike. "Nuk ka qenë vetëm reagim ndaj shpalljes së pavarësisë së Kosovës, por ka qenë një reagim ndaj gjithë botës demokratike. Mendoj se edhe vet popullit në Serbi nuk i nevojitet ky konfrontim me civilizimin, prandaj përgjegjësia u takon atyre njerëzve që kanë bërë gjëra të tilla. Ne duam që si me gjithë fqinjët e tjerë, si shtet i pavarur e sovran, Kosova të ndërtoj raporte të mira edhe me Beogradin në të ardhmen", tha Thaçi. Ndërkaq, shefi i misionit të BE së në Prishtinë, Piter Fejt tha se të gjithë qytetarët e Kosovës duhet të kenë besim në institucionet vendore e ndërkombëtare. Fejt u bëri thirrje pakicës serbe që jetojnë në Kosovë që të integrohen në institucionet legale dhe të bashkëpunojnë për të ndërtuar një të ardhme të përbashkët të Kosovës. "Dua t'i siguroj të gjithë banorët e vendit se duhet të kenë besim të plotë në qeverinë e tyre dhe në bashkësinë ndërkombëtare, posaçërisht në Kombet e Bashkuara dhe në NATO në angazhimet e tyre që të sigurojnë integritetin territorial të Kosovës", theksoi Fejt.


Merbraha Forum