Author Topic: Legjendat  (Read 2663 times)

luljeta

  • Newbie
  • *
  • Posts: 25
    • View Profile
Legjendat
« on: July 31, 2007, 01:46:16 PM »
Epika popullore mund te ndahet, perve perrallave, anekdotave dhe fabulave, edhe ne dy grupe te tjere te medhenj:
ne



1) Epiken legjendare dhe

  2) Epiken historike. Ne epiken legjendare hyjne kenget e ndryshme legjendare (duke perfshire ketu edhe Ciklin e Kreshnikeve), ndersa ne epiken historike hyjne kenget qe na fiasin per ngjarje e personalitete te ndryshme te historise sone, duke nisur nga Skenderbeu dhe duke ardhur deni ne ngjarjet me te fundit historike. Eshte e udhes nderkaq, qe para se te nisim nga studimi i kengeve legjendare, te ndalemi te vete legjendat.


 Legjendat, ose gojedhenat jane tregime disi te �uditshme nga te cilat ngjarjet qe mund te kene nje baze historike deformohen nga.imagjinata popullore. Ka legjenda qe jane lidhur me emra vendesh, lumenjsh, bimesh etj. Ka raste, pra, qe nuk kemi kenge, por tregime te thjeshta per shpjegimin e nje emri apo toponimi. Legjenda te tilla, qe thuhen ne proze, ka shume ne popullin tone, megjithese ato jane mbledhur ende pak. Keto legjenda eshte bere zakon te ndahen ne:


  1) legjenda te metamorfozes (legjenda kozmogonike, mitike) dhe ne
2) legjenda historike.


  Legjendat e metamorfozes na flasin per zanafillen e shume dukurive apo objekteve te realitetit. Keto, pa dyshim, jane nga legjendat me te vjetra, dhe mjaft prej tyre, jane te lidhura me fazat, me te hershme te njerezimit, me paganizmin e parapaganizmin. Te tilla legjenda per nga natyra e tyre te kujtojne se tepermi "Metamorfozat" e Ovidit. Ashtu si dhe te metamorfozat e Ovidit edhe ketu gjejme origjinen e ndonje shpendi, luleje etj.



 Keshtu, psh, S.Dineja te "Valet e Detit jep legjenden e qyqes dhe te Gjonit. Qyqeja kishte qene nje vajze e varfer. Vellai i saj quhej Kuku ose Kuko. Nje dite vellai u largua nga shtepia e vajti ne kurbet e nuk u kthye me. Motra u be si e �mendur dhe iu lut Zotit qe ta bente zog ne menyre qe te fluturonte e te kerkonte vellane. Dhe Zoti e beri zog e ajo fluturon pyll me pyll duke kerkuar te vellane : "Kuku!Kuku!" Kur duan ta bejne qe te pushoje, atehere i kendojne qyqes keto vargje qe kane qartas trajten e nje yshtjeje : "Qyqe, qyqe, mana qyqe,/�'e bere zone tet vella/qe ta there posi ka,/gjakne ia pine me luge,/mishne ia prene me thike ?" E tille eshte edhe legjenda e Gjonit, po kete radhe eshte nje nene e cila i lutet Zotit ta beje zog dhe ajo bredh duke kerkuar djalin :"Gjon! Gjon!"


 Te shumta jane edhe legjendat per lulet megjithese nuk jane mbledhur thuajse fare. Vetem te Nikolla Lako "Legjenda lulesh te flores shqiptare "(Tirane, 1960) gjejme disa syresh, por mbledhesi ka qene nje botanist dhe legjendat e mbledhura i ka cenuar duke vene dore mbi to e duke u prishur vende-vende vertetesine. Megjithate ne arrijme te marrim vesh disa legjenda, si psh legjenden e Lules Ah-Jane (Myositis silvatica Hofm) mbledhur te arvanitet e Greqise, legjenden e Lule Frosos, (Nymphaea Alba), legjenden e Lules Sapun-Qyqe (Saponaria officinalis L.), legjenden e Lules Honine (Convolvus sepium L.), legjenden e Lules Thunder Mushke (Tussilago Farfara L.) etj.



 Legjenda e Lules Sapun Qyqe eshte kjo: Nje nuse mbahej pis, nuk lahej dhe atehere vjehrra e mallkon dhe ajo behet qyqe, ndersa sapuni me te cilin ajo nuk lahej, u be lule. Kurse Lulja Thunder Mushke ka kete legjende: Skenderbeu ia kishte hipur nje mushke te cilen e kishte stolisur me ar. Ne nje fard vendi, nje flori keputet nga freri dhe bie ne toke. Skenderbeu nxjerr shpaten dhe do qe ta ngreje nga dheu, por mushka ve kemben persiper floririt dhe e fundos. Qe atehere floriri u be nje lule e verdhe. Me figuren e Skenderbeut lidhen edhe legjenda te tjera te metamorfozes, qe me sa duket, kane qene me te vjetra dhe me pas i jane atribuar atij. Keshtu per shembull legjenda e burimeve te fshatit Shkrete te Krujes e tille duhet te jete. Sipas legjendes qe tregohet sot, Skenderbeu, ne nje nga manovrimet e tij, per t'i shpetuar ndjekjes se hordhive osmane, bariste mal me mal. Kur erdhi ne fushen e Shkretes, ushtria nuk degjoi te ecte me tutje : ishte korrik a gusht dhe ushtareve u ishte thare buza per nje pike uje. Atehere Skenderbeu hiqet menjane, bie ne gjunje dhe i lutet Zotit. Kur ai ngrihet, nga vendi ku ishin mbeshtetur gjunjet e tij, buron uje dhe keshtu ushtria piu uje dhe u freskua. Edhe sot e kesaj dite ato burime quhen te Skenderbeut.
Per Skenderbeun, qe eshte pa tjeter figura me kryesore e shume legjendave tona, tregohen shume ndodhi qe nen rroben legjendare na flasin per shtegtimet, lufterat dhe personalitetin e tij.Para se gjithash keto legjenda historike na japin te kuptojme se prirja e popull�t per te idealizuar udheheqesit e vet, per t'i legjendarizuar ata, duket e qarte edhe me kete hero. Kete na e tregojne shume legjenda. Dihet psh , "Kroi i vashes" ne malin e Bushkashit, i cili quhet keshtu sipas gojedhenes, mbasi Skenderbeu, i mahnitur nga bukuria e nje vajze qe po mbushte uje, e ndali ushtrine aty dhe priti deri sa vajza mbushi uje. Ne rrethin e Kurbinit mund te hasesh Kroin e Skenderbeut, Gurren e Mamices etj. Ne Rrajce te Elbasanit gjen "Shkambin e Skenderbeut", ne Pishkash gjen "Tryezen e Skenderbeut', kurse ne vise te tjera "Gjurmen e kalit te Skenderbeut". Skenderbeu shikohet si "evliha","shenjt" dhe per kete bekimet apo mallimet e tij jane me pasoja.
Legjenda te ndryshme hasen edhe per ditet e fundit te marsit qe ngrin plakat, per yllin e karvanit, per Bistricen, per vijat e malit te Shpiragut qe, sipas legjendes, jane blana te plageve qe beri ne trup te ketij vigani, vigani tjeter, Tomori, kur keta te dy u ndeshen etj. Te tilla legjenda shihet qarte qe kane te bejne me elemente te kozmogonise dhe nuk ka dyshirn qe keto kane qene me te shumta, por dora-dores jane harruar dhe nuk jane mbledhur dot.



 Nje mitologji e ruajtur pak a shume mire eshte ajo qe haset ne veri te vendit tone dhe qe del si ne Ciklin e Kreshnikeve si dhe ne perrallat e mbledhura sidomos ne kete zone. Oret, shtojzavallet, zanat (Zerat e Jugut) Gerzheta etj, jane pa dyshim mbetje te nje mitologjie te lashte e pagane. Disa prej tyre jane personazhe te percaktuara mire dhe me nje karakter original qe nuk ngaterrohet me karakteret e te tjereve.


 Te arbereshet e Italise hasim legjenden e se Bijes se Diellit, te Bijes se Henes etj, ashtu si gjejme praktiken legjendare per t'i perfunduar shpesh heronjte e vdekur apo te vrare te legjendave si bime qe mbijne ne varr te tyre (apo dhe si trupa te vdekurish qe metamorfozohen ne bime). Keshtu, kenga e famshme "Shume u desh trimi me vashen", perfundon :"Trimi behet qiparis/vasha nje hardhi". Po qiparis e hardhi behen edhe te kenget "Kur leve, leve ti vashe", "Valla e Engjelines" te mbledhura nga De Rada.