Author Topic: TE ZGJEDHURA NGA POET TE SHQUAR  (Read 6588 times)

shaban cakolli

  • Sr. Member
  • ****
  • Posts: 301
    • View Profile
    • Email
TE ZGJEDHURA NGA POET TE SHQUAR
« on: February 11, 2011, 09:20:55 AM »
ATA RANË SI FLAKADANË!
(Kushtuar dëshmorëve Ziver Veizit, Hekuran Dedës, Faik Myrtajt dhe Aleks Nikës)

E rëndë qe ajo ditë-kobzezë,
E mbuluar nga tym –hidhërimi!
Egërsia shpalosej si rezë,
Në bulevardin e madh...
“Dëshmorët e kombit”,
Vërsulej, -si rrëke trishtimi!...
Gjaku shqiptar,
U derdh përsëri!
Tre dëshmorë,
Tokës sonë iu shtuan,
Terrorin e “Flakës së Janarit”,
Në Kosovën Shqiptare,
Terrorin e 4 shkurtit, 1944,
Në Tiranë, -kur sulmoi,
Xhafer Deva i Zi!
Terrorin e 8 shkurtit, 1984,
Në Prishtinë,
Kur Bajram Bahtiri,
Djalë sokoli – më i miri!
Shkoi në Përjetësi,
Në përballje me titistët
Flakë për flakë,
Me shqipfolësit
E tillë- si gardistët...
E tu, -o, Sali!
Të gjitha këto stuhi...
Na i përkujtuan!
Demonstruesit engjëllorë,
Ishin të vuajtjeve,
Ishin paqësorë,
Ata, s´kishin tanke,
As kallashnikovë...
Siç kishe ti,
Me falangistët,
Në vitin 1998,
Kur Kosova Shqiptare,
Po luftonte me Vdekjen,
Kur po lulëzonte trimëria,
Për -Jetë!...
Ata, ranë si flakadanë:
Për të mbrojtur,
Votën e Lirë!
Për të mbrojtur:
Identitet e Nder!
Për ta bërë:
Të bukur e krenare,
Nënën Shqipëri!
Revolta popullore,
Shpërtheu si vullkan!
Përballë “Kullës së errësirës”,
Përballë, “Kryeministrisë ”,
Ku i alarmuar, -i tmerruar...
Po sillej vërdallë,
Sali Ziu Xhelati,
Ndërsa, gardistët-fashistë,
SS-ët e tij, shpirtzinj,
Armët vrastare,
I kishin bërë gati!
Demonstruesit guximtarë,
U ngritën si pëllumbat,
U ngritën -si shumë të tjerë,
Që t´ia ndalin turrin,
Hajnisë e Tradhtisë,
Që po i vjedhë,
E, po i shet,
Tokë Male e Det!
Si çifligje...
He, medet!..
Në emër të Qeverisë!
Demonstruesit guximtarë,
Ishin ngritur fuqishëm...
Si shumë herë më parë:
Po egërsi të tillë,
Sikur atë ditë kobi,
Shqipëria "e lirë",
Kurrë s´kishin parë!
U derdh ujë, i ftohtë...
U derdh lotsjellës!
U derdhën plumba-zjarr!
Pa çka se binin trupa,
Mbi asfalt të kuq,
Për kriminelët,
Demonstruesit...
Ishin vetëm numra,
E, jo njerëz,
-As shqiptarë!
Demonstruesit guximtarë,
Ishin ngritur fuqishëm...
Si shumë herë më parë:
Po egërsi të tillë,
Sikur atë ditë kobi,
Kurrë s´kishin parë!
Populli, u përgjak,
Populli po vuan:
Pa bukë,
Pa drita,
Pa ujë,
Po vuan,
-Me papunësi!
I thelluar -si mos më keq'
Në ferrin, në Varfëri!
Kurse, krimineli,
Ministri, plak,
I zhytur në batak...
Me fanatizëm, me idiotizëm,
Me gënjeshtra, të sheshta...
Në tokë e në qiell...
-Pushtetin po e ruan,
Me cinizëm e fashizëm,
Liritë kombëtare,
Po i shuan!
Popullin po don,
Ta lë në errësi,
Në vëllavrasje...
Po don...
Ta lë pa diell,
O, sa keq!
Dhe -pa ardhmëri!...
A më thua, mua; -si birit tënd:
Deri kur, deri kur,
Do të qëndrosh kështu,
Moj Nënë Shqipëri?!

Suedi, 8 shkurt 2011
« Last Edit: May 21, 2023, 03:47:59 PM by merbraha »

shaban cakolli

  • Sr. Member
  • ****
  • Posts: 301
    • View Profile
    • Email
Re: TË ZGJEDHURA NGA POET TË SHQUAR
« Reply #1 on: February 11, 2011, 09:21:25 AM »
Arif Molliqi, lindi në vitin 1953, është shkrimtar shqiptar nga Kosova, i lindur në Llukë të Epërme afër Deçanit.

Me shkrime ka filluar nga viti i fundit të gjimnazit ( kohë kur filloi të botoi), edhe pse ka shkruar më herët. Në fillim nuk e ngacmonte aq shumë poezia, andaj filloi më humor dhe satirë, n´atë kohë nuk preferohei shumë satira, andaj për ti ikur „keqkuptimeve“ filloj të shkruaj edhe poezi.

Satiren e shkroi krejt padiktueshëm tek gazeta humoristike „ Thumb, duke botuar me pseudonime të ndryshme si; Boksh Baruti, Topuz Bërryli, Prenk Sherri etjera. Gjatë vitit 1977/78 bashkëpunoi në gazeten e studenteve „Bota e re“ ne faqen e kulturës, e sidomos në satirë dhe humor.Këtë bëri edhe më Radio televizionin e Prishtinës, shkroj disa pjesë humoristike që i dha televizioni.

Edhe në „Rilindje“ botoi shumë shkrime saterike gjersa një ditë, të shqetësuar miqët e tij e rekomandojnë; herë për herë ta le satirën sepse ishte gjini letrare e „vështirë“ për kohën. Pas kësaj „këshille“, Molliqi e vazhdoi me intenzivisht me poezi,prozë dhe dramaturgji. Eshtë shpërblye disa herë me vendin e parë dhe të dytë në konkurset letrare për poezi.
[redakto] Veprat

Gjer tani Arif Molliqi ka botuar:

   1. “Simfoni për darkën e qenve”, poezi, Prishtinë, 1994
   2. “Në udhëkryq pa zhurmë”, (poezi), Toena, Tiranë, 1996
   3. “Loja e Sarkofagut”, (dramë), Eurorilindja, Tiranë, 1998,
   4. “Psherëtima e zareve”, (poezi), Panteoni, Tiranë, 1999
   5. ”Përplasje” (skica dhe mbresa), Fakti, Shkup, 2000
   6. "Premiera e një pranvere”, (poezi), Rilindja, Prishtinë, 200
   7. “Kafka e ujkut”, (roman), Toena, Tiranë, 2001
   8. ”Dëshmorët jetojnë pas vdekjes”, (monografi), Prizren,2002
   9. “Shënime nga arkiva e qytetit D.”, (roman), Faik Konica, Prishtinë, 2003
  10. “Pelegrinazh i ftohtë në qytetin D.” (poezi) Faik Konica, Prishtinë, 2004
  11. “ Loja e dytë e Sarkofagut”, (dramë) Rozafa, Prishtinë (Kjo dramë është marrë për botim nga konkursi letrar i shpallur nga Ministria për Kulturë e Kosovës, për vitin 2003/2004, në mesin e shumë dorëshkrimeve në konkurs)
  12. “Portret i pambaruar”, (poezi) Faik Konica, Prishtinë, 2006
  13. “Klubi Shqiptar Verrat e Llukës“ në Hamburg“, (monografi), klubi, 2007.
  14. "Gruaja e vizatuar nudo", roman, Faik Konica, Prishtinë, 2008.

 Antologji

Arif Molliqi, është prezentuar edhe në këto libra dhe antologji:

   1. Halil Haxhosaj: “Premtime letrare, shkrime kritike, Prishtinë,2006
   2. Shefqet Dibrani: “Libri dhe mbresa”, kritikë letrare, Zvicer 2005,
   3. Chelaru Marius, Baki Ymer dhe Luan Topçiu “Antologji e poezisë shqipe”, në gjuhen rumune, një antologji më disa poetë nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia, Valman, Rumani, 2006

Nga Jochan Blanke i janë përkthye në gjuhen gjermani disa cikle me poezi dhe është prezentuar nga një forum gjerman në një mbremje poetike në Hamburg më 2007.
[redakto] Lidhje të jashtme:Arif  Molliqi shquhet ndër poetët  tanë  në shumë fusha të letërsisë,është lauruar me çmime dhe çmimin
e fundit e mori nga LSHAKSH në Gjermani ,pra me veprën më të mirë për çmimin Shkreli.

shaban cakolli

  • Sr. Member
  • ****
  • Posts: 301
    • View Profile
    • Email
Re: TË ZGJEDHURA NGA POET TË SHQUAR
« Reply #2 on: February 11, 2011, 09:22:25 AM »
E shikoja Murin e Berlinit të shembur
Qeshën disa fëmijë me mua

Paske ardhur përsëri ky me flamurin e Leninit
I thonë njëri tjetrit -
Kthehu zotëri, gurët e këtij muri janë mykur

Shtrydhi kokën një gjysmë shekulli
Jashtë del ngjyra e kuqe e gjakut
Refugjatet prekin herë murin e herë plagën kokën

Nëpër podrumet e errëta të Evropës
Vendasit e mi shesin flamuj të komunizmit
Kolla e keqe s´na ndalet njëmijë vjet
Njëmijë vjet me flamuj të huaj në dorë

1998

shaban cakolli

  • Sr. Member
  • ****
  • Posts: 301
    • View Profile
    • Email
Re: TË ZGJEDHURA NGA POET TË SHQUAR
« Reply #3 on: February 11, 2011, 09:22:59 AM »
M a u z o l e u


Në gjithçka të kohës
Lesh mërzie po tjerrin

Në Mauzoleun e Atdheut
Do të ndodh diçka e çuditshme

Ndoshta djajtë e kuq pshurrën
Duke brohoritur rrugëve;
Kush dëshiron Atdhe me të lirën!?

shaban cakolli

  • Sr. Member
  • ****
  • Posts: 301
    • View Profile
    • Email
Re: TË ZGJEDHURA NGA POET TË SHQUAR
« Reply #4 on: February 11, 2011, 09:24:09 AM »
Musa I. Ahmetaj u lind më  01.01.1958 në Hogosht të Dardanës. Shkollën fillore e filloi në vendlindje kurse e mbaroi në  Dardanë. Po ashtu në Dardanë e mbaroi gjimnazin. Më Pastaj regjistroi Letërsinë dhe Gjuhën Shqipe në Fakultetin Filozofik të Prishtinës ku edhe i mbaroi studimet. Në fillim të viteve 80 punoi  mësimdhënës në Shkollën Fillore   "Fan S. Noli" në Dardanë.  Më 1985 u punësua si  punëtor admistrativ në Gjykatën Komunale në Dardanë. Më 1991, si çdo shqiptar, edhe këtë pushteti serbo-sllav e pushoi  nga mardhënja e punës.  Pas luftës, me rifillimin e punës së Gjykatës Komunale në Dardanë, u  rikthye në vendin e tij të punës.

Me shkrime filloi të merret  nga shkolla e mesme. Në fund të viteve  70 bashkëpunoi me  “Zërin” javor ku në atë kohë botonte poezi satirike.
Më 2007 në kuadër të Klubit letrar “Nositi” nga Dardana botoi përmbledhjen e parë “Kur sytë shohin keq”.
Është bashkëpunëtor i rregullt i revistës letrare  “Nositi” në Dardanë.
Në dorëshkrim ka  “Doket dhe tiparet e lindjes , dasmës dhe vdekjes në Hogosht”.
Jeton dhe vepron në Dardanë.

shaban cakolli

  • Sr. Member
  • ****
  • Posts: 301
    • View Profile
    • Email
Re: TË ZGJEDHURA NGA POET TË SHQUAR
« Reply #5 on: February 11, 2011, 09:25:00 AM »
AUTOBIOGRAFI

Në vitet e pesëdhjeta
U linda në katund
Biografia ime
Akoma pa fund

Çantën e shkollës
E kisha nga tekstili
Nuk dija ta dalloja
Kaçën nga  trëndafili

Sot nuk më besojnë
Arianiti e Tringa
Që në shkollë kam shkuar
Pa çorape e me opinga

Në bankë uleshim
Tre katër veta
Për zhurmën më të vogël
Pasonin thuprat e nxehta

Byrekë e tost s’kemi parë
Atëherë askush
E hanim bukën nganjëherë
Vetëm me rrush
 
Nganjëherë nëna
Bënte lakrorë me spinaq
I madh e i vogël
Atë ditë kishte për t’u kënaq

Për party e diskoteka
As që kishim dëgjuar
Asnjëri nga ne
Duhan s’ka konsumuar

Unë nuk kam qenë
Fëmijë hasreti
Por nuk vuaj nga ajo
Që nuk jam fëmijë qyteti

shaban cakolli

  • Sr. Member
  • ****
  • Posts: 301
    • View Profile
    • Email
Re: TË ZGJEDHURA NGA POET TË SHQUAR
« Reply #6 on: February 11, 2011, 09:25:34 AM »
EMRI IM

Nëse nga emri im
Shkronja e parë më ik
Atëherë në internacionale
Unë qenkam Amerikë   

m-USA

shaban cakolli

  • Sr. Member
  • ****
  • Posts: 301
    • View Profile
    • Email
Re: TË ZGJEDHURA NGA POET TË SHQUAR
« Reply #7 on: February 11, 2011, 09:26:03 AM »
NËNË -  BACA ZEKË

Ne  si fëmijë kemi pasur
Nënë Bacën  Zekë
Edhe verë edhe dimër
Bukë na ka  pjekë

Të gjithë e kemi  njohur
Bacën Zekë si burrë
I vetmi ka qenë ai
Që ka pjekë bukë n’furrë

Me bacën Zekë
S’ka qenë hajgare
Na ka dhënë bukë
Bile edhe pa pare

Bukën e  Bacës Zekë
Thatë e kemi ngrënë
Shpesh ka ndodhur
Për nesër s’e kemi lënë

Ju që s’keni ngrënë
Mua më besoni
Bukën e bacës Zekë
Edhe ju ta keni e lakmoni...

shaban cakolli

  • Sr. Member
  • ****
  • Posts: 301
    • View Profile
    • Email
Re: TË ZGJEDHURA NGA POET TË SHQUAR
« Reply #8 on: February 11, 2011, 09:26:31 AM »
NË FAQET E SHTYPIT TË HUAJ

Serbisë bishtin ia zuri dera
Shkruan “Corriere de la Sera”

Kurse në “Figaro” dhe “Mond”
Serbisë ndihmë  nga asnjë fond

Nga vëllai i madh “Izvestia”
Agresor u shpall Serbia

“Allemeine Züddojqe Zeitung”
Serbia fund e krye u lëkund

Nga Tirana “Zëri i popullit” raporton
Serbia komunizmin më së shumti e don

Kurse “Zemani” dhe “Hyrijeti”
Kosovës patjetër sovraniteti

Në faqen e parë “La pais”
Demokrate Albaneze “Quo vadis”

20.03.1992.

shaban cakolli

  • Sr. Member
  • ****
  • Posts: 301
    • View Profile
    • Email
Re: TË ZGJEDHURA NGA POET TË SHQUAR
« Reply #9 on: February 11, 2011, 09:27:04 AM »
VAJZAT MODERNE

Tash e sa kohë
Detyrë i kam caktuar vetit
Të shkruaj poezi
Për vajzat e qytetit

Vajzat e qytetit i kemi
Shumë të moderuara
Me kozmetikë të tepruar
E me hundë të shpuara

Vajzat e Dardanës
Me rrethinë
Gjoksin shpalosur
Xhemperin n’shpinë

Disa nga dieta
Janë bërë si shtizë
I kanë hequr vathët nga veshët
E i kanë vënë n’kërthizë

Në shtëpi nuk kanë
As bukë as djathë
E në hundë e vetulla
Tre katër vathë

Shtyhen në mes veti
Kush ka më shumë miq
Shtiren e krekosen
Kush kërthizën më lakuriq

Kohën më të madhe
E kalojnë në gjumë
Bëjnë gara në mes vete
Kush muzikë dëgjon më shumë

Gjumin e natës
E bëjnë ditën
Prindërve e arsimtarëve
Nuk ua kanë frikën

Për sjellje e mësime
Fare nuk u ha palla
Fat i mirë është për to
Që s’është gjallë “Hanko Halla”

shaban cakolli

  • Sr. Member
  • ****
  • Posts: 301
    • View Profile
    • Email
Re: TË ZGJEDHURA NGA POET TË SHQUAR
« Reply #10 on: February 11, 2011, 09:27:33 AM »
REFORMAT SHKOLLORE

Shkollat në Dardanë
Janë afër në mes veti
Në to vijojnë mësimet
Nga katundi e qyteti   
Shkollat e mesme
Në një oborr gjenden
S’di a mbahen mësime               
Vetëm në rrugë enden

Nxënësit  në shkollë
Me makina shkojnë
Rrugës kah stadiumi                             
Gjithherë defilojnë

Disa vazhdimisht
Blejnë hamburgerë
Ata që s’kanë para
Ngopen me erë                           

Gjithnjë në duar
Telefonat celularë
I pyesin  profesorët
Çka kemi me orar

Neve, prindërve na thonë
Arsimi është reformuar
Me profesorë  patjetër
N’kafene për t’u takuar           

shaban cakolli

  • Sr. Member
  • ****
  • Posts: 301
    • View Profile
    • Email
Re: TË ZGJEDHURA NGA POET TË SHQUAR
« Reply #11 on: February 11, 2011, 09:28:03 AM »
PARODI PËR QYTETIN TIM

Rrugë të përmbushura
Me meshkuj e femra
Për habi të të tjerëve
Qyteti mban dy emra

Ato rrugë që i kemi
Asfalti me baltë është mbuluar
As ata që i emërtuan
Nuk dinë si janë emërtuar               

Të gjitha organizatat
Janë n’falimentim                         
As ëndrra nuk shohin                         
Për rehabilitim

E çka të themi
Për ekonominë
As ata që punojnë aty
Si venë punët s’e dinë                 

Shtëpitë private ngrihen                 
Në mënyrë stihike
Punë e madhe që s’përputhen
Me plane urbanistike

Nxënësit e shkollave të mesme         
Edhe disa profesorë t’ri
Ëndërrojnë  edhe bibliotekat
T’i shndërrojnë n’kafiteri

Këto i di secili
Të gjithë flasim për dobësi
Japim një mijë e një premtime
Dhe kërkojmë përgjegjësi

Kështu bashkëqytetarë të mi
Nuk di ç’t’ju them tjetër
Diskutojmë natë e ditë 
Dhe më shumë shkruajmë në letër.

Si banor i provincës
Dhe qytetar i mirë
T’i kritikoj të tjerët                   
E kam për detyrë

shaban cakolli

  • Sr. Member
  • ****
  • Posts: 301
    • View Profile
    • Email
Re: TË ZGJEDHURA NGA POET TË SHQUAR
« Reply #12 on: February 11, 2011, 09:28:39 AM »
VERA NË DARDANË

Vera në Dardanë
Ka diçka  më vete                               
Ka të mira e të këqija
N’ krahasim me disa qytete

Trotuaret vërshohen
Nga rinia e diasporës
Kanë harruar t’flasin shqip
Përshëndeten me anë t’dorës

Në Darkway e Sugarfree
Çka nuk bën vaki
Djemtë pinë lëngje freskuese
Vajzat duhan e raki

Yjet e muzikës
Vijnë për levërdi
Krijohen skena të papara
Edhe bëjnë kërdi

Vajzat e Dardanës
Vishen për mrekulli
Pastaj deklarohen
Jemi të këtij shekulli

Erëza dhe Titaniku
Më të tymosurat                               
Mjerisht nga rinia
Më të vizituarat

Vera në Dardanë
Nga stinët e tjera dallon
Libraritë e bibliotekat
Askush nuk i viziton...

Vera në Dardanë
E ka një freski
Rrugët pastrohen
Vetëm kur bie shi

shaban cakolli

  • Sr. Member
  • ****
  • Posts: 301
    • View Profile
    • Email
Re: TË ZGJEDHURA NGA POET TË SHQUAR
« Reply #13 on: February 11, 2011, 09:29:12 AM »
PUSHIMET VERORE

Për durrsakët  dhe ulqinakët
Viti zgjat dy muaj
Mobilizohen me të madhe
Për kosovarë dhe të huaj

Kosovari ku të shkojë
Gjygymat me veti
Ulet në shilte midis  rërës
Pi çaj rusi buzë deti                           

Domate dhe speca
Me vete si gjithherë
Në frigoriferë  fusin
Argetë ndonjëherë

Në plazh birrën Tirana
Burri s’e heq nga goja 
Zonjës s'i intereson për fëmijë
Kryesore t’i marrë boja 

Në mbrëmje paguan
Tri-katër euro një pije
Fëmijët i lë në gjumë
Hajde bjeri n’fije 

Durrës, gusht 2006       

shaban cakolli

  • Sr. Member
  • ****
  • Posts: 301
    • View Profile
    • Email
Re: TË ZGJEDHURA NGA POET TË SHQUAR
« Reply #14 on: February 11, 2011, 09:29:45 AM »
KOMANDANT NEZA

KFOR-i Rus kur pat ardhë
Thoshe se vjen nga mali
Protestove me plis të bardhë
Dukeshe si princi në kali

Nëpër kafene
Mbaje ligjërata
Që s’të rroku fare
Plumbi as granata

Ta kisha fort lakmi
Gjuhën me gramatikë
Për të kaluarën e bujshme
Komandat në logjistikë

Tiranën e bukur
Shpejt e harrove
Bulevardeve të shumta
Kohën ku e kalove

Nuk kaloi shumë kohë
O komandat Neza
Çlirimtarët e vërtetë ta bënë
Mat me dy poteza!