Author Topic: Info nga Kinemaja  (Read 1527 times)

edmiri

  • Newbie
  • *
  • Posts: 8
    • View Profile
    • Email
Info nga Kinemaja
« on: July 31, 2007, 04:09:13 PM »
Kur një lutje dashurie merr përgjigje


Nga Ilda Lumani

Pas reagimeve te shumta që ngjalli në komunitetet e ndryshme fetare filmi i regjisorit Artan Minarolli “Lutja e dashurisë“ po i afrohet premierës.

“Lutja e dashurisë“, xhiruar në verën e vitit 2004 në qytetin e Beratit, kishte mbetur në mes për shkak të mungesës së fondeve.

Sipas Minarollit “Filmi është një komedi e bukur, vetëm se është vonuar për shkak të fondeve që nuk kanë qenë të mjaftueshme për të vazhduar post produksioni. Më në fund fatmirësisht më njoftuan se në Janar të vitit 2006 do të fillojë post produksioni, që do të realizohet në Athinë (Greqi) dhe që e kanë marrë përsipër ta bëjnë dy bashkëpunëtorët francezë dhe italian. Montazhi do të zgjasë rreth tre muaj dhe pritet që nga fundi i pranverës të shfaqet premiera e tij. Për shkak se ka kohë që ka mbaruar filmi të them të drejtën se e kam harruar pak atë”.

Ngjarjet në film vendosen në një qytet provincial, ku personazh kryesor është një djalë i ri, që vjen nga jashtë shtetit për të takuar familjen e tij- perzonazh që interpretohet nga Tedi Papavrami. Ai është piktor dhe bie në dashuri me një vajzë aty, të cilën e fton në shtëpinë e vet, që t'i pozojë për pikturat e tij.

Një ditë vajza shihet nga ballkoni i një xhamie, nga muhazuini, që është duke kënduar lutjen. Ai del në orët e caktuar të ditës dhe e sheh vazhdimisht këtë vajzë të bukur, e cila është veshur me një rrobë pak provokuese. Kjo gjë i bën mjaft përshtypje atij dhe kur ai lutet ndodh shpesh që bën disa vibracione të zërit, duke e zgjatur lutjen më shumë se zakonisht.
Këtë gjë e dëgjojnë disa qytetarë që rrinë zakonisht në kafe dhe përveç thashethemeve që bëjnë gjithë ditën, vënë re dhe oraret e lutjeve dhe të të kënduarit. Këta u përkasin feve të ndryshme edhe pse janë shokë. Kështu katolikët dhe ortodoksët fillojnë të ngacmojnë myslymanët. Pas një ngatërrese komike çifti largohet nga qyteti. “Komedia për mua është shumë simpatike. Në fund të gjithë çlirohen nga këto makthe, të gjithë janë miq dhe edo gjë vendoset në paqe.

“Për mendimin tim është gjithë ky ansambël kryevepër që e bën tërheqëse këtë komedi. Batutat e tyre nëpër kafene dhe diskutimet dhe debetat e tyre pa asnjë lloj vlere krijojnë humor”, shtoi regjisori Minarolli.Është një komedi për të qeshur ku në fund jepet mesazhi që: “Lërini këto gjëra të kota pasi nuk kanë rëndësi, janë thjesht provokime të një jete boshe në provincë”.

Filmi, një bashkëprodhim shqiptaro-franko-italian mbështetet në skenarin e Ylljet Aliçkës

Në film interpretojnë aktorët: Arta Dobrosha, Mirush Kabashi, Ndriçim Xhepa, Robert Ndrenika, Agim Qirjaqi, Margarita Xhepa, Biree Hasko, Genc Fuga, Guljem Radoja, etj.

Minarolli është një nga regjisoprët më të sukssehëm të viteve të fundit, ku me filma si: “ Plumbi prej plasteline ” (1994), “Qind për qind” (1995), "Nata pa hënë" (2004), ku dhe është vlerësuar në festivale ndërkombëtare me çmime të ndryshme.

Trofetë e Syrit

Filmi “Syri magjik” i regjisorit Kujtim Çashku dhe me skenar të Vath Koreshit u shpall filmi më i mirë i edicionit të 29-të të Festivalit Ndërkombëtar të Filmit në Kajro.

Jo vetëm kaq “Syri Magjik” rrëmbeu katër trofe të rëndësishëm në këtë festival mes 148 filmave të përzgjedhur nga 47 vende të botës. Krahas çmimit të “Kritikës”, regjisori Çashku u vlerësua edhe me çmimin special të juris ë së festivalit “Piramida e Argjendtë“, me motivacionin ”për meritat e eksplorimit origjinal dhe tejet personal të artit përkundrejt manipulimit të medias në një kohë kaotike në Shqipëri”.

Sipas regjisorit Çashku “Ky film që nuk është as politik as sentimental, shërben për të hedhur dritë në procesin e zhvillimit ë shoqërive ku ndodhin drama shoqërore si ajo e '97-ës. Megjithatë si një nga festivalet më të rëndësishme në fushën e kinematografisë, krahas atij të Kanës, Venecias, Monrealit unë besoj se vlerësimi idhënë në Kajro për “Syrin magjik”, është njëkohësisht edhe një vlerësim për kinematografinë shqiptare”.

Në fakt në festivalin e Kajros është vlerësuar pothuajse çdo element i premierës shqiptare përfshirë edhe skenarin e shkrimtarit të njohur Vath Koreshi, me të cilin ai dhe regjisori Çashku punuan gati 5 vjet rresht.
Edicioni i 29-të i Festivalit Ndërkombëtar të Filmit në Kajro u zhvillua nga 25 Nëntor-9 Dhjetor 2005.

Filmi shqiptar”Syri magjik” morri pjesë në 15 filmat që konkuruan në kompeticionin zyrtar të festivalit.

Xhirimet e filmit janë realizuar në Gjirokastër dhe Tiranë, ndërsa montazhi është realizuar në Gjermani. Në film interpretojnë aktorët Bujar Lako, aktorja Arta Dobroshi nga Prishtina, aktori Alban Ukaj, i cili vjen nga Teatri i Sarajevës, Timo Flloko, etj.

Filmi është një bashkëprodhim me gjermanët “Orafilm”, “Elsanifilm” dhe “Paradigma Entertaiment”.

Filmi “Syri magjik” fiton katër çmime në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit, në Kajro.

Ç mimin e “Kritikës”

Çmimin “Skenari më i mirë“

Trofeun “Piramida e Argjendtë“

Çmimin “Aktori më i mirë“ për Bujar Lakon.

Kujtim Çashku, regjisor i njohur i filmave , “Ballë për ballë“, “Dora e ngrohtë“, “Kolonel Bunker”, Balada e Kurbinit”, etj është velerësuar shumë herë me çmime kombëtare dhe ndërkombëtare.