Gazmend Freitag – Havzi Nela

Me madhështinë e shpirtit dhe të penelit tuaj ju keni pikturuar një njeri si: Havzi Nela, i cili mbart mbi vete, jetën dhe fatin e mijëra jetëve

Nga Asie Duka

I nderuar Zoti Freitag, i nderuar artist, më lejoni tē shpreh mendimin tim, pēr pikturēn tuaj nē pērgjithēsi dhe veçanērisht pēr pikturēn e fundit qē ju keni realizuar pēr dēshmorin e demokracisē shqiptare, pēr tē flijuarin pēr tē pērhapur dije dhe kulturē, i cili u dēnua me varje nga pērbindēshat e diktaturēs shqiptare!

Askush si ju zoti Gazmend Freitag, nuk i ka pasqyruar nē tablo, tmerret e kobshme, tē asaj kohe tē pērbindshme dhe mostrash qē vrasin intelektualē tē pafajshēm, qē kēpusin fijet e inteligjencēs qē lartēsojnē njē komb. Ju z. Freitag i jepni jetē dhe frymē, i jepni pērjetesi duke e nxjerrē nga errēsirat e harresēs, duke e mēkuar me pērfytyrim, duke e njerrē nē dritē drithēronjēse, pērmes penelit, dorēs dhe mendjes suaj, dhe sidomos shpirtit tuaj selektiv dhe pērzgjedhēs. Ju sot jeni piktor qē nuk njiheni mjaftueshēm nē krahasim me atē vizualitet qē shpalosni, ndoshta i nēnshtruar nga harrimi dhe mospērfillja… Zēri i atyre tablove, i atyre jetēve qē ju i mēkoni me shpirt pērjetēsie, thērret unshēm tē dēgjohet jehona e tyre, tē ndryshohet korsia e kohēs qē pret tē vdesin talentēt, pēr tu shpallur tē tillē… Pikturat tuaja janē tē gjithēkohēshme, me personazhe tē spikatur qē ju vetēshpallin “Artist”. Arti juaj prodhon me dashuri larminē e figurave vetmohuese e sakrifikuese pēr njerēzimin, kētu qēndron sē pari madhēshtia e penelit tuaj.

Ju dini ti jepni simbolikē dhe pērfaqēsim rrēnjēve prej nga vini, planetit nē tē cilin jemi mysafirē, dhe personazhēve mē pērfaqēsonjēse, e mē tē vyer qē ne pērulemi me nderim dhe pērkushtim shpirtēror, para madhēshtisē sē tyre pērfaqēsonjēse tē Kombit shqiptar dhe mbarē botēs. Ju z. Freitag ia keni kushtuar jetēn, kētyre jetēve njerēzore, qē kalojnē nē altarin mē tē lartē tē epokave, kētyre Titanēve tē veprimit e mendimit botēror. Sot ndoshta ju jeni tē pakonsideruar nga bashkēkohesit… por koha dhe jeta kanē treguar tē kundērtën pēr tē gjithē ato Piktorē, artistē, elitarē qē  janē shpallur “Te mēdhenj”.

Me madhēshtinē e shpirtit dhe tē penelit tuaj ju keni pikturuar njē njeri si: Havzi Nela, i cili mbart mbi vete, jetēn dhe fatin e mijēra jetēve. Njē artist i pērkushtuar si ju z. Freitag, qē harron vetveten… Askush deri mē sot nuk ka realizuar diçka tē vyer, pa u mbyllur nē studio, pa u pērkushtuar, pa u vetmohuar.

Jam e bindur qē piktura dhe puna juaj do zērē vendin qē meriton nē altarin e gjithkohjes.

Uroj qē sytē dhe mendja e elitave dhe kritikēve, tē vēzhgojnē, tē analizojnē dhe tē gjykojne mbi kētē frymē dhe djersē qē derdhet mbi pēlhurē, pēr hir tē njerēzimit, pa pritur asgjē nē kēmbim veç mirēnjohjes.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube