Gjendje e jashtëzakonshme në Kaliforni

0
Presidenti Bush ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme dhe ka urdhëruar shpërndarjen e ndihmave federale në rajon.

Zoti Bush pritet të vizitojë Kaliforninë për të parë shkatërrimin e shkaktuar nga zjarret që kanë përfshirë mbarë shtetin.

Gjysëm milion njerëz janë evakuuar prej shtëpive të tyre në shtatë provinca.

Në shtetin e artë, djelli po përpiqet që të depëtojë rretë e dendura të tymit, teksa 16 zjarre vazhdojnë të shkatërrojnë nga Santa Barbara në veri e deri në kufirin e Kalifornisë me Meksikën.

 

Vetëm në San Diego mbi 300 mijë njerëz janë detyruar të largohen nga pronat e tyre.

Njëmijë biznese dhe shtëpi janë shkatërruar dhe dy persona kanë humbur jetën prej flakëve.

Natën e së martës stadiumi i qytetit Kualkom strehoi 10 mijë njerëz të mbetur të pastrehë.

Banorët vendas që nuk janë prekur nga zjarri janë duke ofruar veshmbathje dhe ushqim.

Guvernatori i shtetit të Kalifornisë, Arnold Schwarzenegger ka vizituar disa pjesë të shtetit. Ai e pëshkroi këtë situatë si tragjedi:

"Unë kam parë disa shtëpi dhe është me të vërtetë trishtuese ajo që sheh. E kam zemrën e thyer kur shoh një gjë të tillë, pasi këta njerëz kanë kyrsyer paratë e tyre për një kohë të gjatë që familjet të kenë shtëpitë e tyre".

"Ata kanë jetuar në shtëpitë e tyre dhe papritmas nga një orë tek tjetra shtëpitë e tyre janë shktatërruar," tha guvernatori i Kalifornisë.

burimi lajmit nga bbc

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube
Tiktok