Hatixhe Lushi: “Mall për Pagarushën”  ishte detyrim ndaj këngëtares së madhe

Flet këngëtarja e mirënjohur, Hatixhe Lushi:  Festivali i Gjirokastrës mbetet unik, me vlera të mëdha

“Mall për Pagarushën”  ishte detyrim ndaj këngëtares së madhe

Për mëse 20 vjet miqësi me Pagarushën mësova shumë

Nga Albert Z. Zholi

Ndarja nga jeta e Nexhmije Pagarushës ishte një dhimbje e madhe për kënëgtaren Hatixhe Lushi. Besoj se çdo njeri ka një model në jetë. Modeli i Hatixhës në jetë mbetet këngëtarja e madhe Nexhmije Pagarusha. Jo vetëm model, por Pagarusha ishte dhe mikesha e saj dhe ajo e vlerëson shumë. I kujtohet si sot që ditën e parë që Pagarusha kishte dëgjuar albumin e saj, ajo i bën një telefonatë dhe e fton të shkonte në Prishtinë në shtëpinë e saj. Nuk e besonte. E mori në telefon idhulli i saj. Gati sa nuk fluturonte. E mbajti frymën në Prishtinë. Kur trokiti në derë, zemra sa nuk po i çahej më dysh nga emocionet. Hapet dera. Përballë me idhullin e saj. E përqafon mes lotësh. Mes lotësh, i thotë me zë të mekur: “Shumë njerëz më thonë se zëri im ngjan me tuajin”. E madhja Pagarusha i thotë:  “Ti ke zërin tënd, gjithsecili ka zërin e vet dhe me zërin tënd unë sa herë mërzitem dëgjoj albumin tënd”. Kjo e bëri shumë të lumtur, krenare dhe plot besim për të ardhmen. Kishte marrë bekimin e një këngëtareje të madhe dhe me zemër të madhe. Takimet me Pagarushën mbeten për Hatixhen si një ylber mirësie….

Nexhmije Pagarushën do dëshironte gjithkush ta takonte, po Hatixhja kur e ke takuar  për herë të parë dhe në cilat rrethana?

Takimi im i parë me Nexhmijen ka mdodhur para 20-vjetësh. E madhja Pagarusha kishte dëgjuar ratsëisht këngët e mia dhe ishte interesuar.  I kishte përlqëer zëri im, baladat e mia. Një ditë më bie telefoni i shtëpisë. Dëgjoj nga ana tjetër allllooooo. Ku e kisha dëgjuar këtë zë kaq të bukur si gurgullima e Shkumbinit në pranverë? Kur memoria ime folloi të funksionojë dëgjoj: Jam Nexhmije Pagarusha! Shtanga! Nuk e besoja. Lotët më rrodhën vetiu. U meka dhe nuk po flisja. Ajo po më uronte. Më pyeste me detaje. Më pyeste për çdo gjë. Ne folëm gjatë mbi një orë por mua mu duk një minutë. Në fund më tha: Të pres në shtëpinë time në Kosovë.

Kur shkuat dhe si ju priti?

Shkova pas disa ditësh.   Kur trokita dhe prisja dridhesha nga emocionet. Sa hapi derën ju hodha ën qafë. Ajo hapi krahët dhe më futi në gjitin e saj. Sa mirë u ndjeva. Një kënëgtare e amdhe të priste me aq dashuri. Janë moment të rralla për një njeri. Sa u ulëm ajo filloi të flaës që të mos ndihesha e huaj. Ishte aq e ngtohtë, aq e dashur, aq e thejshtë, aq njerëzore sa nuk mund ta besoja. Gjithë kohën qeshte. Ishte e hatshme! Më befasoi mikpritja e saj. Takimi I parë ishte I rrallë. Folëm ëpr orë të tëra. Folëm sikur të njiheshim prej vitesh. Ajo më pyeste me hollësi për karrierën time, për punën, për këngët e reja, për bashkëpunëtorët. Donte detaje. Më habiste me kujdesin e saj. Ky takim ishte si një përrallë për mua. E kasha ëndërr ta takoja se siha rritur me këngët e saj por takimi nga afër I tejkaloi parashikimet. Ajo ishte një Hyjni, gojëëmbël dhe plot mirësi.

Sa takime keni bërë gjithsje?

Nuk i mbaj mend takimet mbasi sa herë do shkoja në Kosovë unë së pari do shkoja në shtëpinë e saj. Ajo shtëpi ishte dhe shtëpia ime.  Pagarushe më jepte ëmsime nga jeta e saj. Më udhëzonte dhe si të këndoja këngët e saj. Herën e fundit që e takova ishte dy muaj para se të ndëronte jetë dhe më than në telefon të shkoja. “Tixh je vonu shumë këtë herë. Po të them se jeta është shumë e shkurtër ndaj puno, këndo, mos ndalo. Mos të ngelet asnjë peng. Pastaj filloi të më dorëzojë këngët e saj. Një ndër to ishte “E dehun jam” ku e cilësoi se mund të rinte mirë në vokalin tim”. E ndjeva se ishte hera e fundit që e takoja. Vërtetë ashtu ndodhui. Pas dy muajsh ajo ndërroi jetë.

Shkuat në varrimin e saj?

Pa diskutim. Gjatë rrugës vetëm qaja. Nuk e di kur dhe si mbërrita. Homazhet u bënë te teatri  i Prishtinës.  Aty takova rastësisht dhe kompozitorin e mirënjohur të Prishtinës Burim Krasniqin. Në bisedë e sipër i këkrova me patjetër të kompozonte një baladë për Nexhimje Pagarushën. Ai e aprovoi. Kur u ktheva në Shqiëpri aty e kisha mendjen. Mendoja për tekstin. Doja ta bëja vetë. Doja ta bëja me vargje që buronin nga shpirti im. Pra unë punoja me tesksin Burimi me muzikën. Pas disa kohsh vjen dhe lajmi nga Burimi. Baladën për Pagarushën e realziova. Sa u gëzova. Ishte një moment magjik. Kur dëgjova muzikën u mrekullova. Doli ashtu si e mendoja. Pra ishte hedhur hapi i parë. Fillova nga puna. Ka qenë një dhimbje e madhe largimi i saj nga jeta ndaj kasha motiv. Unë kisha kohë që e mendoja që duhej të bëja diçka për Nexhin. Pra tekstin e këngës e bëra vetë ndërsa  Burimi bëri një baladë shumë të ndjerë me orkestrim dhe inçizim nga Naim Gjoshi dhe Hamit Skilja. Kjo këngë ishte një dhuratë që ja bëra shpirtit të saj, fjalët e këngës nuk janë fjalë të mëdha, por ato kishin vetëm një kuptim “Mall për Pagarushën”. Videolkipi i kësaj këngë është realizuar nga Burim Krasniqi. Në pristinë dhe është mirëpritur shumë. Tashmë jam e lehtësuar.

Ju keni kënduar një ndër këngët e saj më të bukura “bareshën”. A ju lodhi kjo këngë dhe si jendo njerë gjatë realizimit?

“Baresha” është një këngë hit që koha e lartëson. Jam munduar vite të tëra për realizimin e “Bareshës” sepse pozicioni i shtrirë i asaj kënge është shumë i gjërë. Kur e realizova u lehtësova. Dhe sot ndihem mirë pasi  këtë këngë ja bëra dhuratë djalit tim Artit, por edhe Nexhit që mbetet gjithmonë në zemrën time. Në fakt kjo këngë është përgatitur enkas  për atë dhe Rexho Muliqi ja ka kushtuar gruas së tij, duke ja ditur tonalitetet e zërit. Unë jam sforcuar shumë që e realizova, por jam e lumtur që bëra një bareshë. Po për të ardhur deri ëktu kujtoj fillimet me këngën popullore që kur isha   gjashtë vjeçe. Ishte koha kur këndoja këngën “Në një arë, në një lëndinë”, në fillim brenda shtëpisë, e nxitur nga nëna Bejaze Hysa, që ka pasur një zë shumë të bukur. Një këngëtare e mrekullueshme ajo, e cila më ka ushqyer me shumë dashuri për këngën, për  baladat, legjendat, të cilat kanë ardhur tek unë sikur të kenë ndodhur në ditët tona.

Veçohen

Tashmë ajo figuron se ka qenë pjesëmarrëse në çdo festival folklorik të Gjirokastrës, ku veçon këngët  “Loti i kurbetit”, baladën “Ibrahim Keta i ri”, si edhe shumë këngë të tjera vaji, që sot janë pjesë e repertorit të kësaj këngëtareje të njohur popullore. Veçohet në premierën “Rituali i jetës”, kënga e vajit “Biri im” që i takon në fakt Malësisë së Madhe, por që ajo u dashurua me të.  Ndërsa ka një lidhje të hershme edhe me Ansamblin Popullor, qysh në vitin 1997, me të cilin ka bërë edhe një recital, e tashmë po përgatit një tjetër të ri, këtë herë me këngë të Nexhmije Pagarushës. Duke patur shumë sukses në këngët e vajit, Hatixhe Lushi cilësohet si zëri më i mirë i këtyre këngëve, e për këtë ajo është vlerësuar madje dhe nga vetë Nexhmije Pagarusha…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube