19/04/2024

Horoskopi për 2007

0

Horoskopi për 2007

image  Dashi

2007 për shenjën e dashit parashikon një fillim të mbarë me qetësi dhe maturi. Në sektorin e numrit tre të  Dashit do të jetë një kalim i Marsit tek Binjakët  që do të lerë në krahët e tij Demin dhe do të sjell për festën e San Valentinos  një periudhë dashurie dhe pozitiviteti. Marsi rreth mesit të vitit (në fund të Prillit) do të s’postohet tek Gaforrja duke sjell kështu një periudhë jo shumë pozitive, por situata do të ndryshojë rreth Korrikut duke sjell kështu një verë të nxehtë dhe me shumë dashuri.Midis shtatorit dhe tetorit mund të shfaqen disa shqetësime por që do të eliminohen në fund të vitit 2007. Duke ju uruar një fund viti të mbarë.


 

 Demi

Viti i ri 2007 për të lindurit në shenjën e demit parashikon një impenjim në sektorin e punës dhe në anën sentimentale por në të njëjtën kohë do t’u dhurojë shumë emocione. Në fillim të vitit do të ndiheni shumë mirë nga ana e shëndetit deri në pranverë, vetëm gjatë prillit deri në qershor do të shfaqen disa shqetësime. Në verë parashikohen shumë emocione në fushën sentimentale dhe zhvillime të tjera për ata që kanë një lidhje të gjatë prej kohësh. Mbas një verë shumë pozitive drejt tetorit me kalimin e marsit do të jetë një periudhë pak e errët por që do të kalojë gjatë dhjetorit.


 Binjakët

Për të lindurit në shenjën e binjakëve për vitin 2007 do të përballen me kalimin e Saturnit tek luani që do t’u dhurojë shumë pozitivitet juve dhe atyre që ju rrethojnë. Në pjesën e parë të vitit dashuria tek Binjakët parashikon joshje tunduese për partnerin tuaj por kujdes sepse nga Marsi deri në fund të verës mund të shfaqen disa surpriza…Këshillojmë që të keni shumë kujdes dhe duhet të kini idetë e qarta për ndjenjat tuaja për të mos rënë në tentacion. Falë kalimit të Jupiterit në fund të vitit parashikohet një periudhë profesionale e shkëlqyer duke u përkrahur dhe nga raporti me partnerin. Këshillojmë që gjatë periudhës Mars dhe Prill do të keni shpenzime që i keni ëndërruar gjithmonë.


 Gaforrja

2007 fillon perfekt për shenjën e gaforres, me kënaqësi që nga fillimi duke gjetur pyetjet që po kërkonit dhe do të arrini objektivat që i keni venë vetes. Jeta sentimentale është e ndriçuar nga Jupiteri i cili do t’u sjellë qetësi nëse keni një lidhje, ndërsa nëse jeni në kërkim të partnerit ideal parashikohen rezultate të mira për të gjetur personin e duhur. Maji dhe qershori do të jenë dy muaj të ndjekur nga një periudhë negative që do të shfaqet në shtator, por në fund të vitit gjithçka do të rregullohet duke ju sjellë lumturi në dashuri dhe kënaqësi në punë. 


 

 Luani

2007 për të lindurit në shenjën e Luanit nuk fillon pozitivisht për shkak të kalimit të Jupiterit tek Akrepi dhe kalimit të Marsit tek Demi. Në fillim të vitit do të shqetësoheni nga influenca negative në punën tuaj dhe në fushën sentimentale por Saturni do t’u ndihmojë duke ju këshilluar cilat janë personat që duhet të keni besim dhe ata të cilët do të ishte mirë ti shmangnit. Një periudhë shumë pozitive do të jetë në fund të pranverës dhe fillimi i verës.  Në verë do të jetoni emocione të forta, dhe mbi të gjitha histori të reja dashurie… parashikohet një verë e nxehtë dhe me ndjenja të forta. Midis tetorit dhe nëntorit do të jetoni një fazë lodhje që do të lehtësohet në fillim të dhjetorit.


 Virgjëresha

2007 për të lindurit në shenjën e Virgjëreshës do të jetë i shkëlqyer nga çdo pikëpamje, në periudhën e parë të vitit do të keni një ngarkesë që do t’u japi mundësinë për të realizuar objektivat e fiksuara prej kohësh dhe do tu dhurojë një siguri më shumë tek vetvetja. Dhe në planin sentimental do të ndriçoheni nga Dielli juaj duke ju dhuruar emocione të forta. Gjatë fundit të shkurtit do të ndiheni të lodhur por nga qershori gjithçka do të stabilizohet. Në muajt midis shtatorit dhe fundit të nëntorit do tu jepen mundësi të mira në planin profesional dhe do të mbyllni vitin me një dhjetor të shkëlqyer.


 Peshorja

2007 për Peshoren parashikon një periudhë pozitive falë kalimit të planetëve të Saturnit dhe të Jupiterit. Një vit ai i 2007 ku do të shfaqni interesin për investime dhe biznesin. Periudha e parë dhe tre muajt e fundit të vitit do të sjellin propozime interesante në sferën sentimentale, por kini kujdes në periudhën e verës dhe mos bini preh e joshjeve.


 Akrepi

Periudha e parë e 2007 për të lindurit në shenjën e Akrepit këshillon të jeni të kujdesshëm në zgjedhjet tuaja. Në muajin Mars do të keni një ripërtëritje të dukshme, falë transitit të Afërditës tek Peshqit që do t’u bëj të bëni zgjedhjet e duhura në anën sentimentale. Deri në gusht çdo gjë do të shkoj mirë si në fushën profesionale dhe në atë të ndjenjave duke ju dhuruar emocione të forta. Midis shtatorit dhe tetorit do të jetë një periudhë nervozizmi që ndoshta do t’u bëj të bini në një krizë të vogël, por mos u shkurajoni sepse Afërdita do t’u sjellë qetësi në muajin dhjetor.


 Shigjetari

Për shenjën e Shigjetarit viti i ri shfaqet me shumë të reja dhe me një pozitivitet që do të zgjerojnë horizontin tuaj duke u hapur rrugë të reja dhe objektiva që do të arrini në një periudhë kohë të shkurtër. Një fazë e vogël krize do t’u godas gjatë Marsit dhe historitë sentimentale jo shumë të qarta do të jenë të vështira të rezistojnë. Këto do tu bëjnë të shihni drejt të ardhmes duke lënë pas krahëve të shkuarën. Një periudhë qetësie do tu paraprijë në periudhën midis prillit dhe majit që u përgatisin për një verë plot surpriza. Protagonist muajt Qershor, Korrik dhe Gusht shumë favorizues për eksperienca dhe njohje të reja. Gjatë vjeshtës do të përballeni me zgjedhje të rëndësishme për sa i përkët fushës profesionale. Nga nëntori me hyrjen e Jupiterit në shenjën tuaj çdo gjë do të jetë më e lehtë dhe më harmonioze.


 Bricjapi

Mbas një fund viti me shumë qetësi për të lindurit në shenjën e Bricjapit, 2007 paralajmëron ende një vit me qetësi dhe harmoni. Në tre muajt e parë Janar dhe Mars do të jetoni një periudhë pozitiviteti në sferën sentimentale, parashikohen pasione të forta për ata që kanë një partner dhe njohje të reja për ata që janë singëll. Dhe në planin profesional parashikohet një periudhë favorizuese me prurje të konsiderueshme ekonomike.


 Peshqit

E shkëlqyer periudha e fillimit të vitit për shenjën e peshqëve. Një sërë të rejash dhe optimizëm do të vinë nga Jupiteri. Marsi dhe Afërdita do t’u ndihmojnë në javët e para të Janarit duke ju bërë të arrini objektivat tuaja. Deri në Maj do të jetoni një periudhë të qetë në dashuri, por në fushën profesionale periudha më e favorshme do të jetë midis Shkurtit dhe Prillit kur Mërkuri do të ndalet në shenjën tuaj. Parashikohen njohje të reja në verë dhe ndryshime të mëdha.


 

Ujori

Nga të gjitha shenjat e zodiakut ju jeni më origjinal. Në fakt ata kënaqen kur dinë se ndryshojnë nga të tjerët. Ndërsa ju jeni unik gati në të gjitha aspektet. Ju ndonjëherë doni që t’i injoroni idetë e të tjerëve duke menduar se i keni tuajat. Është e vërtetë se jeni plot ide, mirëpo duhet ndonjëherë qe të pakten t’i dëgjoni edhe idetë e të tjerëve. Ju kërkoni dituri kudo që shkoni. Nga kjo ndonjëherë bini në mendime të thella.
Objektiviteti është një gjë e cila të tjerët e kërkojnë nga ju. Ju po ashtu jeni shumë interesant kur bëhet fjalë për organizimin e gjërave rreth jush. Doni të jeni në mesin e të tjerëve, me qëllim që t’i tregoni cilësite tuaja. Njëherë paraqiteni me një plan të mrekullueshëm për t’i rregulluar gjërat, ndësa herën tjetër i dekocentruar dhe i paorganizuar. Angazhimi fizik për ju është gati i pamundur. E urreni punën fizike, mirëpo në anën tjetër jeni shumë praktik në angazhimet e tjera. Argumentet janë gjëja më e rëndësishme për ju.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube
Tiktok