HORRAKËT NË SULM KORAL KUNDËR POZITËS

NGA IDRIZ ZEQIRAJ

“Kur s`ke punë, luaje derën”, – thotë një shprehje popullore! Një sulm koral, krejt artificial, ka shpërthyer kundër shtetarëve e qeveritarëve: Vjosë Osmanit, Albin Kurtit, Donikë Gërvallës, Glauk Konjufcës, me shokë. Kërkesë absurde për pushtetarët aktual të Kosovës: “Garantoni mbrojtjen në liri të të akuzuarëve nga Gjykata Speciale!”

Katërshja në burgun hetimor në Hagë, janë nën akuzën e rëndë, për të paktën 100 krime të luftës dhe të pas luftës, kryesisht shqiptarë të pafajëshëm. Kur qeveria i ka shpallur luftë krimit të organizuar dhe hajnisë zyrtare, e zbutur me fjalën e huaj “korrupsion”, tani, provokohet, vrazhdësisht, nga disa horrakë e horrake, për të demantuar dhe ndërprerë nismen fisnike, të luftës kundër krimit dhe të korrupsionit!

Të anashkalosh dhe mohosh, përcaktimin qeveritar, premtimin dhënë shqiptarëve të Kosovë dhe të botës, se do të hetojnë, zbulojnë dhe do të kërkojnë ndëshkim të krimeve të soldateskës serbo-sllave dhe të kriminelëve vendorë shqip-folës, është ndërhyrje e padrejtë, alogjike dhe skajshëm provokative.

Prandaj, qeveria kërkon nga kritikuesit paushall dhe iracional, “na lini të punojmë, për realizimin e premtimeve tona elektorale, në plotësimin e programit qeverisës, për drejtim dhe zhvillim të vendit!”

Presidentja e Republikës të Kosovës, ka bërë të qartë, me kohë, se nuk ndërhynë në punët e drejtësisë. Madje, kam denoncuar dhe kërkuar, të hetohen dhe të dënohen të gjithë ata që kanë bërë ndërhyrje, në sistemin e dretësisë, përgjatë dy dekadave. Sepse, kanë favorizuar krimin dhe hajninë zyrtare, rrjedhimisht, rrënimin moral dhe ekonomik të Kosovës tonë.

Kërkesa për lirimin dhe garantimin e mbrojtjes në liri, nga shtetarët dhe pushtetarët e Kosovës, të atyre që akuzohen për krime lufte në Hagë, do të ishte provokim i rëndë dhe nonsens i madh, për shumë qindra familje, të cilave u janë ekzekutuar burra, djemë e vajza, për arsye, thjeshtë, politike, marrje të pushtetit me dhunë! Dhe, shtetarët e pushtetarët janë para sprovës së madhe: Të jenë me popullin, i cili, në masën tej 85 %, janë për hetimin, zbulimin dhe ndëshikimin e krimeve, në përgjthësi, dhe të atyre politike, në veçanti. Apo të bëhen pjesë e krimit, duke ndërhyrë, paligjshëm, në punët e Gjykatës Speciale?!

Denoncimi i krimeve të “komandantëve”, nën siglën e UÇK-së, nga veprimtarja Donikë Gërvalla

Donika Gërvalla ishte vetëm 10-vjeçare, kur babai i saj, Jusuf Gërvalla, i mirënjohuri nga bota shqiptare, për veprimtari artistike, politike dhe atdhetare, u atentatua nga UDB-a jugosllave, në bashkëpunim me agjentët e saj shqipfolës, të karikuar me ideologjinë komuniste-enveriste-sllaviste!

E rritur pa babanë, Heroin Gërvalla, por, nën përkujdesjen e nënës nga afër dhe të xhaxhallarëve nga larg, në vitet `90-a, i bashkohet Lëvizjes Studentore”, në Tiranë dhe, pastaj, LDK-së në Gjermani. Në cilësinë e nënkryetarës, ajo u shqua në aktivitete, në ndihmë të Kosovës, duke u bërë veprimtarja më e madhe politike në Mërgatën shqiptare.

Donikë Gërvalla iu gëzua çlirimit, lirisë së Kosovës, për të cilën kishte punuar shumë. Por, disa “komandantë”, nën siglën e UÇK-së, në luftën për pushtet e pasuri, ua ngrinë buzëqeshjen e lirisë, shqiptarëve të Kosovës dhe atyre botërorë. Thënë troç, e përgjakën Kosovën, e vranë dhe e vodhën, për pushtet dhe para.

Donika, pinjolle e Familjes Gërvalla, që daton me gjurmë historie, të paktën, prej tre shekujsh, duke parë krimet makabre të disa “komandantëve” të çartur, të handakosur, të çoroditur e marrosur, nuk mund të heshtë. Sepse, në shpirtin dhe medjen e saj, gelon ndjenja fisnike e drejtësisë, pa të cilën nuk ka as liri dhe as demokraci. Dhe, që këtej buron forca, guximi i saj qytetar dhe intelektual, për ta luftuar krimin dhe kriminelët.

Në jetën e idealistëve të mëdhenj, të luftëtarëve të pakompromis, nuk ka veprime të rastësishme. Përkundrazi, ka aspirime e parime, për realizimin e qëllimeve madhore, siç është çlirimi, liria e Atdheut. Pikërisht, e tillë është luftëtarja më e madhe diplomatike e politike,  Donikë Gërvalla.

Andaj, nuk është rastësi denoncimi i vrasjeve politike, duke nominuar edhe eksponentët e krimit, nga heroina Donikë Gërvalla, si: ushtarakët luftëbërës të FARK-ut, përfshi Ministrin e Luftës, në kohë lufte, Kolonel Ahmet Krasniqin; bashkëpunëtorët e ngushtë të Presidentit Rugova; veprimtarët dhe aktivistët e LDK-së; gazetarët e luftës dhe të pasluftës; kuadrot e hershëm të LPK-së, të parë si konkurrentë potencialë për pushtetin e pritshëm!

Donikë Gërvalla duke qenë emergjencë politike dhe diplomatike e luftës, para dhe gjatë luftës, ajo ka informacion të bollshëm. Andaj, edhe është, tërësisht, e saktë në deklarimet e saj, në vijimësi. Si të tilla, këto denoncime dhe deklarime publike, madje, në mediumet prestigjioze të përbotshme, kanë qenë bazë informative, për Kosovën dhe botën. Dhe, kjo ka pasur qëllim fisnik, për ta ndaluar veprimtarinë kriminale të disa “komandantëve”, arrivistë e karrieristë, me vesin e lakmisë për pushtet e lekë, qoftë edhe me metoda të përdhunshme, të përgjakshme.

Dhe, realisht, ashtu ndodhi!

“Mos ia shtoni jetimët Kosovës!”

Kjo ishte thirrja-lutje, me përlotje, e veprimtarës, Donikë Gërvalla. Por, disa, “komandantë”, të etur për gjak, të cilët, me bandat e tyre dhe me “lista të zeza” në dorë, hapnin varre për shqiptarët e përzgjedhur, elitë. Viktimat i konsideronin pengesë, për karrierën e tyre të përgjakshme, Ky ishte edhe motivi i shenjëstrimit.

Prandaj, horrakët e PAN-istë, të hedhur në sulm koral e frontal, kundër vajzës, bijës dinjitoze të Kosovës dhe të Shqiptarisë mbarë, Donikë Gërvalla, janë dështakë të parathënë. Dhe, lë ta harrojnë “dorëheqjen” apo “kërkim-faljen”, sepse u ka dalë borxhit, për dy dekada me radhë. Trimëria, parimësia, dinjiteti dhe personaliteti i Donikë Gërvallës, peshon më shumë se sa e të gjithë PAN-istëve të marrë së bashku!

LDK-ja, përkatësisht, Kryesia e dalë nga Kuvendi i fundit, Këshilli i Përgjithshëm, deputetët, e cila ka premtuar për t´i ri-sjellur dinjitetin LDK-së, nuk duhet të jetë pjesë korale e PAN-it të inkriminuar, në krime vrastare dhe hajni zyrtare. LDK-ja, Kosova është përgjakur, jo vetëm nga Serbia, por, edhe nga bijtë e saj bastardë. Disa nga ata që kërkojnë dorëheqjen e ministrës Gërvalla, dje vrisnin nëpër Kosovë, sot marrin pafajësinë në Gjakovë! Horrakët duhet t`i lënë shpifjet dhe provokimet marroqe. Përndryshe, i hapim letrat! Dhe, ato flasin mjaftueshëm, për prangosjen tuaj!

Krimet në Kosovë janë monstrume. Varret janë kudo, anekënd Kosovës, si dëshmi e krimeve numerike. Mbrojtja e krimeve, në çfarëdo kohe e rrethane, nga kushdo qoftë, natyrshëm, bëhet pjesë e krimit. Nëse dikush donë ta bëjë këtë, të flasë në vetën e parë. Sepse nuk besoj që anëtarësia e LDK-së të tolerojë, të vazhdojë avazi i vjetër, duke folur, falsifikueshëm, në emër të saj. Bëni opozitë me qëllim ndihmese dhe jo të denigrimit. Kjo është fisnikëri, është detyrë në shërbim të Atdheut. Madje, sot, më shumë së kurrë!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube