Injorimi dhe dëshmimi i gjuhës shqipe (1866/68)

Injorimi dhe  dëshmimi me pahir i gjuhës shqipe si  kriter i së vërtetës, shkas vepra e z. M. S. Milojević (1866-1873) dhe epranët e pasuesit e tij

(vështrim historiko-gjuhësor)

P a r a t h ë n i e

(e punimit të rishikuar)

Nga Dr. Nuhi Veselaj

Në vështrimin tonë kritik historiko-gjuhësor me titullin bosht: Injorimi i gjuhës shqipe si kriter i së vërtetës, botuar në portalin zemrashqiptare.net, në nëntë vazhdime, 10.09.2017 – 20.11.2018, kushtuar veprës së  z. Mirčeta Vemić: Etnička karta dela Stare Srbije prema putopisa M. Milojevića”, botim i jashtëzakonshëm, SANU, Beograd 2005,konsultuam mbi 1400 emërtime vendbanimesh të Kosovës të shoqëruara me numrat përkatës të shtëpive (banorëve) sipas etnive të nxjerra  nga tri veprat e z. Miloš Milojević me titull të përbashkët: Putopis dela Prave –stare Srbije (Kosovë) shënuar në vitet 1866-1868, ndërsa botuar në vitet 1871-1877 (vëll. I 1871, vëll. II 1872 dhe vëll. III, ofruar 1873, por botuar 1977), ndërsa tashti  me rastin e rishikimit, ia modifikuam titullin me shtojcën:… “dhe dëshmimi me pahir”. .. “dhe e pranët e pasuesit e tij”

Në të vërtetë, gjatë shtjellimit të kësaj teme, pos tjerash patëm  konstatuar dukurinë që përësritej që në të dy veprat  e autorëve të përmendur, njëra shkruar në fillim të gjysmës së dytë të  shekullin XIX dhe e dyta, në fillim të shekullit XXI, që kishte të bënte me manipulimin e numriave tëi shtëpive në favor të etnisë serbe, në dëm të asaj shqiptare, e cila me një interpretim të drejtë jofals  përmbyste  rezultatin në të mirë të së vërtetës. Me këtë fallsicitet apo gënjeshtër-mashtrim të autorëve tehuduke enxjerr etnitetin serb shumicë ndaj atij shqiptar pakicë, hanxhari programatik serbomadh prekte rëndë mbi kurriz të fatit të shqiptarëve, të cilët, që në atë kohë siç do të shohim injoroheshin jo vetëm si shumicë ekzistuese në Kosovë, por edhe si kombësi shqipfolëse gjuhësisht që më parë e identifikuar qartë.

Po si ndodhi që nga ky injorim apo nga kjo gënjeshtër mashtruese me dalë e vërteta si dëshmim me pahir, e cila si sot edhe atëherë mbi bazë të kriterit të së vërtetës nuk mund të mohohet as të dyshohet dot?

Së këndejmi, kjo dhuratë me vlerë jetike e fshehur me sherr, pothuaj 150 vite, erdhi ose u zbulua si një ogur i bardhë në saje të dëshmisë së të pashuarës gjuhës shqipe si kriter i së vërtetës, argument ky që do të jetë objekt trajtimi në këtë vepër, andaj po fillojmë tash fill me sqarue këtë të vërtetë të pamohueshme të shënuar nga doravetë e z. MiIojević dhe e përsëritur nga z. Vemić, të cilët duke u përpjekur t’i bëjë gropën tjetrit (të fshehin të vërtetën shqiptare) e hedhën me turp  veten apo shkencën serbe  në gropën e gënjeshtrës.

Çështë e vërteta, z. Milojević si etni kryesore, përveç atyre pakicë që i shënonte me inicialet: O (osmane), Č (çerkeze) dhe C (cigane), por si më të dalluar që për ne ngjalli interes ishin: etnia serbe (S) dhe ajo shqiptare që në realitet ishte shumicë, të cilën, këtë të fundit,  nuk e shënon me këtë emër por në trajtën shkip shkipët, të cilët në bazë gjuhe të njëtë i ndan në tri etnitete: L (latine), A (arnaute) dhe P (poture), por këtë të fundit, e cila në tekst mbizotëron numerikisht. ndonëse e pranon si shkipfolës, i llogarit si etni serbe (serbë të islamizuar). Kështu vepron edhe Vemiqi, i cili nga ato tri vepra të z. Milojevic, duke përmbledhur emërtimet e vendbanimeve me numrin e shtëpive, të shoqëruar edhe me një hartë demografike pa të drejtë i paraqet shumicë enorme si etni serbe (!).

Ne, posa vumë re këto të dhëna nga vepra e hartografit Mirčeta Vemić, e cila rastësisht na u shfaq në ekran televizori, nga faqe interneti, nga fundi i vitit 2017, ndërsa e përgatitnim për botim veprën VI “Çështje të shqipes standarde rreth vendbanimeve” e fotografuam dhe veç tjerash:

së pari,  konsultuam  fillimisht drejtshkrim-ndryshimin e emërtimeve të vendbanimeve të atëhershme, të para 150 vitesh, në krahasim me këto të sotmet zyrtare shqip e serbisht, që z. Vemić i kishte shënuar paralelisht, kuptohet vetëm në gjuhën serbe dhe

së dyti, krahasuam gjithashtu edhe numrin e përbërjes etnike sipas emërtimit të vendbanimeve, ku më tepër ngrinte peshë dhe binte në sy statistika e sistemuar mjaft pedenterisht nga z. Vemić sipas zonave, qyteteve, nahive, përkatësisht bajraqeve.

Gjithsesi nga ai sistemim binte në sy etniteti i paturëve shkipfolës që llogariteshin serbë të islamizuar dhe kështu rritej enorm numri e paqenë i etnisë serbe, në krahasaim me atë shqiptare, e cila minimizohej me qëllim vetëm me  arnautë latinë (pjesërisht), pasi paturët shkipfolës në total, siç u tha, rritnin numrin  në rubrikën S (serbe).

Këtë falsicitet të rritjes së numrit enorm të etnisë serbe nuk e patëm vështirë me e konstatue. Konkretisht morëm shembull fshatin tim të lindjes dhe fshatrat për-rreth qi njihnim, sepse para 150 vitesh si tash dihej se nuk kishte pasur shpërngulje dhe se poturët, d.m.th muslimanët e tillë nuk kishin qenë serbë po shqiptarë që ishin islamizuar dhe kjo vërtetohej lehtë e sigurt, dukae u bazuar në shqipen e folur si realitet, fakt ky që vlente pothuaj për të gjitha vendbanimet pature të të gjitha trevave të Serbisë së Vjetër (Kosovës) e më gjerë, banorë këta anas që nga lashtësia, të cilët si tash si atëherë kishin qenë të njëjtë me histori, gjuhë e zakone shqiptare. Ndërkaq sa i përket besimit para përqafimit të fesë islame mund të kenë qenë ortodoksë apo mbase paganë apo katolikë, por ata edhe pas rastit të konvertimit ruajtën vetqenien etnike, ruajtën zakonet e gjuhën shqipe – ruajtën kombësinë shqiptare. Kjo binte ndesh me konstatimin e z. Milojević që gjoja këta qindpërqind kishin qenë ortodoksë të ritit serb, gjë që nuk përjashtohet, por që turqit kinse i kishin detyruar (!) jo vetëm ta ndërronin fenë, po ta ndërronin edhe gjuhën nga serbishte (sllavishte e vjetër sakrale) në shkipe!, arsyetim ky pa kurrfarë logjike, ngase shqipja nuk ishte gjuhë fetare as ortodokse as muslimane,, po ishte gjuhë masive e trashëguar popullore.

Si po shihet z. Milojevic e ngatërronte fenë me kombësinë, madje ngatërronte edhe gjuhën sakrale serbe me gjuhën e re letrare kombëtare serbe. Pra, serbë sllavë me kuptim njënacional quheshin sipas tij edhe poturët shqipfolës, vetëm pse supozohej se para konvertimit i takonin ritit të besimit kristian ortodoks, dukuri kjo që tregon se nacionalizmi serb në atë valë të rilindjes së tyre (preporod) e kishin përvetësuar fenë ortodokse me emërtimin pravosllavlje (srpska vera ose većna slavna pravoslavna). Lidhur me këtë, siç e dimë nga realiteti te ne në Kosovë një shumicë e ortodoksëve vendas, të ashtuquajtur shkie vendës (skizmaikë) të fshatrave e qyteteve tona, si para e sidomos deri në moshën time 7-8 vjeçare, pra, edhe gjatë kohës së  Kralevinën Jugosllave të viteve  të ’30-a, por edhe në Jugosllavinë komuniste pas vitit 1944-1999 për shkak feje ortodokse quheshin serbë, po shqipen e kishin gjuhë amtare.

Sido që të ketë qenë, këta ortodoksë quheshin shkie apo serbë të vendit gjatë dhe pas misionit të z. Milojeviç, shek XIX, kur këndej gjuha shtetërore ishte turqishja. Emri shkije të vendit nuk ka qenë përbuzës nga shqiptarët, edhe pse feja islame e drejtuar nga hoxhallarë fanatikë është munduar me përhapë urrejtje ndërfetare në raportin turq-shkie të së njëjtës kombësi folëse. Së këndejmi, shqiptarët e të dy–tri feve te ne (turq e shkie, arnaut e latinë) trashëgimisht flisnin shqip, sepse shqipen që nga lashtësia e kishin gjuhë amtare veç atyre sakrale të veçanta(greke, sllavo-serbe, turko-arabe e shqipo-latine). Këtë duhet ta dijnë jo vetëm serbët e studiuesit e tyre, po edhe disa studiues e politikanë nga Shqipëria e Kosova e më gjerë, por edhe disa fanatikofetarë katolikë e islamofundimentalistë tanë.

Së këtejmi konstatuam se z. Milojevic në  vitet 1866-1868 në Kosovë të gjithë ortodoksët edhe ata shqipfolës i shënon serbë që nuk e kundërshtojmë, por meqë atij ai numër statistikisht i dilte i vogël, ky duke vepruar makiavelisht e rriti numrin me poturët (me shqiptarë të islamizuar) dhe kështu bëri zgjidhje me rrena, dhe kjo si të thuash ishte normale në pazarin filoserb të asaj kohe, sidomos gjatë qindvjetshave XIX e XX, gjë që po dëshmohet aksiomativisht deri edhe në shek.XXI  me veprën z. Vemic: “Etnička kara dela stare Serbije prema putopisa M. Milojevića, botim i jashtëzakonshëm nga  SANU, Beograd 2005që ishte shoqëruar me koment të akademik Vladimir Stojancević, ku gjithsesi u përdor gënjeshtra si argument shkencor(!), apo jo?!

Si duket, z. Vemić këtë vepër e botoi me vetëdije të plotë si të tillë me rrena, duke menduar se ashtu vihej në shërbim të propagandës së politikës ditore të qeverisë e kishës  rreth çështje së  Kosovës. Për mendimin tim, kjo ishte fatkeqësi për autorin si edhe për autoritetin SANU-s, të shtetit dhe të kishës serbe, sepse tue i bë gropën tjetrit  rane vetë në të, ngase mbështetja në gënjeshtra edhe në shekullin e ri XXI, në arënën ndërkombëtare aspak nuk u ndihmoi, po ua qiti faqen e zezë, pra, jo  vetëm autorit, por edhe atij treshi zyrtar serb (SANU. shtet e kishë), ngase jep me kuptue se shkenca serbe ende u përpiqka me mbajtë primatin me falsicitete, apo jo?!.

Pamëdyshje, z. Vemic e dinte se fund e krye numri i shumësisë serbe nga z. Milojeviç ishte i pasaktë, por megjithatë, përdori  këto të dhëna, ashtu siç bënë edhe shumë burime të tjera, të cilat mbase nuk e dinin paqëndrueshmëtinë e raportit të tillë, ashtu siç e ndeshim këtë fals-konstatim të shënuar  edhe në burime të tjera, si  te portali  Krstarica, Wikipedia etj., zakonisht si në jkëto dy pika:

  1. Pre Srpsko-turskih ratova  1877-1878 god.  na Kosovo i Metohiji  Srbi bili  etnička

večina a Arbanasi manjina.

“Para luftës serbo-turke 1877-1878 në Kosovë e Metohi shumica etnike ishte serbe((!)     ndërsa ajo shqiptare pakicë”(!),

madje edhe  më absurde del pika tjetër:

  1. U gradskim naseljima Prizren, Priština, Peć, Đakovica i Kuršumlija Srbi su činili

devedeset procenata stanovništva.

“Gjendja në qytete në Kosovë Prizren, Prishtinë, Gjakovč, Kurshumli tregon se në atë kohë

90% e banorëve ishin serbë”(!!!).

Ndërkaq, në fakt e vërteta, sipas verifikimit që bëmë ne, duke shfrytëzuar të dhënat nga z. Milojevic, përkatësisht z. Vemić, në total, si pasqyrë-përgjigje ndaj dy pikave të mësiprme, sipas përqindjes rezultati del kështu:

  1. Në Kosovë numri i shtëpive sipas veprave të Milojeviçit në vitet 1866-1868, d.m.th para

luftës serbo-turke, në përqindje ishte: S 22% (ortodoksë), ndërsa JOS 78%” (shqiptarë

kryesisht),

ndërsa  pika tjetër:

  1. Numri total i etnive në qytetet Prizren, Prishtinë, Gjakovë, Kurshumli, Vushtri,

rezultonte:  S 14% (ortodoksë), ndërsa JOS shqiptarë 86%.

Pra,  ja si u zbulua me interepretim të saktë e vërteta, që dëshmohet me analizë-sajimin e 12 tabelave me rezultate të konfirmuara dhe kështu ky gënjeshtër-mashtrim i madh (velika lazhzabluda) i lansuar  aksiomativisht tash 150 vjet, e cila edhe ka mashtruar kuptohet edhe popullin serb e shqiptarë naivë e të painformuar, por edhe mbarë botën antiosmane dhe atë neutrale, doli sheshit.

Ne, me këtë provë të sforcuar me 12 tabela demaskuam katërcipërisht për të parën herë me fakte të parrëzueshme këtë gënjeshtër-mashtrim të lansuar si provë e pranuar aksiomativisht si e saktë, por ne nuk u kënaqëm me kaq, ngase e dinim që  kjo  ishte vetëm një hallkë e zinxhirit verigë të gënjeshtër-mashtrimeve dhe të shpërfilljeve të tjera që serbët e lëvizjes nacional-shoviniste i fabrikonin kundër popullit shqiptar, së pari ndaj atij të fesë ortodokse të cilin e shfrytëzuan me lehtësi si karrem  kundër sivëllezërve të një gjuhe e gjaku, duke e asimiluar formalisht me yshtjen e fesë, sepse ai komunitet përherë ishte i gatshëm me bashkëpunue me serbë pansllavistë, madje edhe u ka prirë zhvillimeve njënacionale serbe, si këlmendasi Karagjorgje, Hodo Bimbashi e shumë ortodoksë të tjerë të mohuar si shqiptarë. Prandaj punimin tonë e zgjeruam me krerë të tjerë.dhe me fakte të reja plotësuese, sepse gënjeshtra si dukuri në filozofinë shoqërore të Lëvizjes të preporodit serb të shek. XIX është e njohur, por që fatkeqësisht rutinisht del e pranishme në programet e çdo qeverie serbjane deri më sot, ku si shumë të tjerë po  i viktimizon njerëzit e vet, ashtu  siç u përbaltën edhe zotërinjtë Milojević e Vemić, por edhe disa epranë e pasues të tjerë, gjithsesi edhe anëtarë të SANU-s, siç është rasti me botimin e  jashtëzakonshëm të veprës së Vemiqit mbi bazë gënjeshtrash, prandaj vërtet ka ardhur koha që të gjitha sklluqet e propagandës e të veprimeve të tilla atishqiptare që u dolën serbëve për fushë, duhet të vlerësohen si të tilla në veçanti edhe nga vetë intelektualët serbë,  siç bënë disa apelistët për disa teprime të tjera të MIlojeviqit që do të cekën më poshtë.

Për mendimin tonë tash pas këputjes së kësaj hallke të zinxhirit të verigës së gënjeshtër-mashtrimit se gjoja serbët njënacional paskan qenë shumicë në Kosovë e gjithkëndej doli sheshit e vërteta se shqiptarët si anas përherë kanë qenë shumicë, prandaj nuk e shoh naivitet me përsëritë kërkesën  drejtuar serbëve të  mençur, të esëllohen edhe më tej, të ndërpresin injorimin ndaj gjuhës shqipe si kriter i së vërtetës,  t’i kthehen së mbares, ta pranojnë realitetin,  të kërkojnë falje për të këqijat bërë deri tash shqiptarëve në emër të kastës elite serbe, që i shpalli shqiptarët armiq  pa qenë, vetëm pse kastat donin shtim territori në tokat e tyre, por që në të vërtetë kjo shpallje ishte  kundër së vërtetës, ishte armike edhe ndaj popullit paqedashës serb, apo jo?!

Për z. Milojevic, biografinë, implikimin dhe konstributin e tij me pahir në shqipe e për shqipen  disa hollësi i kemi shprehur në kreun VII, ndërkaq këtu e shohim të arsyeshme të themi pak fjalë vetëm rreth formimit të tij si intelektual e krijues në kuadër të kauzës së Lëvizjes nacional-romantike serbe dhe degradimit që pësoi autoriteti i tij nga ngulshimi i sinqertë i tepërt që kishte  për të qëndruar me fanatizëm brenda atij shërbimi për të dhënë sa më shumë për serbizëm dhe vetëm për serbizëm.

Milosh S. Milojeviç (1840-1897), si i ri, nxënës e student i etshëm për dije pas kryerjes së liceut të Beogradit, si student në Rusi (Kijevë e Moskë), tregon zell të madh për mësim e dituri multidisiplinare. U dallua në drejtësi, histori, filozofi, gjuhë etj., por mbi të gjitha ishte brumosur me substrate pansllaviste e në veçanti si serbofil fanatik. Kështu që ai me përqafimin e kauzës së pansllavizmit serbofil me fantazinë e tij të bujshme, pothuaj, tejkaloi kornizën e platformës së  ashtuaquajtur Načertanie të I. Garashaninit 1844, sepse u zhyt e përshyt në kuadër të asaj lëvizjeje nacional-romantike serbomadhe (preporod) të shekullit XIX deri sa e pëmbyti talentin e tij krijues me fantazi të bujshme të jashtëzakonshme.Themi kështu sepse aq shumë iu dha asaj kauze, sa që kur u kthye nga Rusia  më 1865, në moshën 25 vjeçare nuk u kënaq me pak, nuk u kënaq si nëpunës shteti, shkrues e deri sekretar gjykate në Valevë e Beograd, ku qëndroi nga tre muaj, ngase ai kishte ambicie më të mëdha. Dhe si duket më 1866 e gjeti veten më mirë në Bogosllavi, shkollën fetare të Beogradit,  ku atij iu hapën rrugë të kryente punë dukshëm më të dobishme për vendin, qofte edhe me rreziqe, vetëm e vetëm me kontribue sa më shumë për atdhe dhe fe (srbstvo i pravosllavlje). Kështu në këtë kohë, si duket me sugjerim të epranëve fetarë e në pajtim me organet e shtetit, vullnetarisht merr zotim të kryente një mision fisnik atdhetarie si udhëpërshkrues të kalonte ilegalisht në viset e ashtuquajtura “Stara Serbi” (Kosovë) që ishin nën okupim të Turqisë, prej nga duhet të konstatonte, përkatësisht gjithsesi të kontribuonte në ngritjen e vetëdijen pravosllave serbe tek ortodoksët (kryesisht shqiptarë)  disa edhe të ritit bullgaro-grek, madje edhe tek muslimanët poturë të luhatshë dhe nga ky udhëpëshkrim të sillte sa më shumë elemente të ekzistimit e gjallimit iluzionist të etnisë serbe që mendohej se ishte në shtrirje të gjerë dhe numër të madh.

Mirëpo, as ai, as biografët e tij nuk e shënojnë qartë, kur u nis në atë mision udhëpërshkrimi. Po  sipas gjasave këtë mision e filloi dhe përfundoi brenda viteve 1866 -1868. Dihet se kur niset nga Beogradi për në Kosovë merr me vete një nga mërgimtarët e mbetur shqiptar atje, mixhën Zymber  dhe i maskuar si mjeshtër moler, murator restaurues kishash, kalojnë kufirin serbo-turk këndej Krushevcit, nga Zona e Kopaonikut, ku sipas studiuesit J. Bajoviq, nuk kishte fshatra serbe (ortodoksë), po vetëm shqiptarë të islamizuar e çerkezë, sepse, ajo zonë ishte e shpallur zonë ushtarake turke. Së andejmi, gjatë rrugëtimit deri në Kurshumli dhe Kurshumli-Prishtinë Milojeviqi  mban shënime. Shënon vendbanimet me radhë nga kalon, por, çuditërisht pa datime. Në  Prishtinë e Graçanicë do të ndërlidhej me aktivistë fetarë e të tjerë ortodoksë që vepronin legalisht pranë kishave e manastireve të sapo riemërtuara pravosllave, ku ishin hapur deri edhe shkolla serbe. Së këndejmë kalon në Pejë: Patrikanë e Kishë –Deçan,  pastaj nga  Prizreni e vise të tjera kalon përtej Sharrit, Lumë e Tetovë, arrin deri andej nga Berati (Beogradi) dhe së andejmi qëndron edhe në Elbasan. Gjithkund pritet mirë si mik dhe mban shënime, po për çudi, pa datime. Kthehet së andejmi nga Mirëdita dhe përsëri përshëndet bazat e mëparshme e të reja dhe me një mal mbresash e të dhëna udhëpërshkrimi, pa një ferrë në këmbë, kthehet në Beograd, ku përveç mbarështrimit të shënimeve me të dhënat përkatëse e pret dhuratë e obligim emërimi profesor në atë shkollë bogosllavie. Sa ka zgjatur dhe si ka ndodhur mbarështrimi apo libërtimi e të dhënave nga udhëpërshkrimi nën titullin Putopis dela Prave stare Srbije  (Udhëpëshkrimi nga një pjesë e  Serbisë së Vërtetë të Vjetër  (Kosova) nuk dihet, por në vitin 1869 fillon publikimet, prin me një  artikull dhe pastaj po atë vit fillon me botue, si të thuash paralelisht, këto  tri  vepra  voluminoze:

1) Narodne pesme i obečaji  naroda srpskog …, në tre vëllime, 1869, 1870, 1875:

2) Putopis dela Prave  stare Srbije,  në tri libra, 1811, 1812, ndërsa libri i tretë ofruar për shtyp më 1813, por e botuar  më 1877 dhe

3) Odlomci istorije srba i srpskih jugoslovenskih zemalja, në dy vëllime  1872, 1873.

Botoi dhe vepra të tjera, por këto ishin më të rëndësishmet, por edhe më problematiket, më të diskutueshmet.

Pjesë të këtyre tri veprave kemi lexuar e  konsultuar nga faqe interneti,  nga të cilat  kam nxjerrë ndonjë fakt-vërejë me interes për shqiptarët e shqipen, që i kam trajtuar në nënkreun I të kreut VI te këtij punimi.

/Thuhet se me  1871, me një kumarën e tij, z. Kosta Šumenković. edhe një herë kryen mision të tillë ilegal për 5 muaj në Stara Serbi e Maqedoni, me ç’rast regruton për luftë kundër Turqisë, afro 150 të rinj kryesisht nga viset e Ohrit e të Dibrës./

Për përgatitjen e botimin e këtyre librave fillimisht pati ndihmën e Shoqatës së dijetarëve serbë, por jo për vëllimin III të Putopisit… Ndërkohë u angazhua drejtpërdrejtë në luftën e ashtuquajtur serbo-turke 1876-1878 si epror, komandant i vullnetarëve serbë e rusë, ku në formacion kishte edhe nxënës-kadetët vartës nga Gjimnazi i Bogosllavisë.

Pa marrë parasysh të vërtetën se ajo luftë frontale e Milojeviqit nuk kishte kundështarë aq ushtrinë turke e cila tërhiqej, por ishte aksion spastrimi kundër popullatës së pambrojtur shqiptare muslimane e katolike, andaj nuk po themi me ironi, por po pyesim çfarë trimnie ishte ajo, siç i thurin lavdi kronikanët se u dallua si “junak” trimosh kreshnik – që me ustashët e tij vetëm për dy hera, spastroi mbi 400 fshatrasigurisht me populllësi të pastra shqiptare ose të përziera, ku nuk kishte fare mundësi rezistence. Madje si mund të quhet çlirim, b.f., pushtimi  i  qytetit të Kurshumlisë, ku sipas shënimeve të tij të  para 10 vitesh, në atë qytet nuk kishte pasur asnjë banor serb (!), ashtu  si edhe në disa qytete të tjera ku së paku gjysma e banorëve kishin qenë poshkipovani poturi(!). të cilët u dëbuan me dhunë. Sidoqoftë, pikërisht për këto “heroizma”, nga të gjitha bashkësitë e qyteteve të çliruara të Serbisë (së re) Jugore,  Krushevci, Nishi, Kurshumlia etj.) dhuruar Serbisë nga Kongresi i Bërlinit, ku kishte qenë pjesëmarrës edhe z. Milojeviç, ky u shpall qytetar nderi.  Mori medalje e lavdata edhe nga shteti, mirëpo si duket vetëm  kjo eufori lavdie si trim-luftëtar, sa qe gjallë, i mbeti sadisfakson në biografinë e tij, sepse ndërkohë pësoi degradim, poshtrim, sa i përket krijimtarisë kulturo-letrare e historike, ngase veprat e tij u gjenden në tapeta kritike nga shokët militantë të së njëjtës ideologji, Kështu humbi përkrahjen edhe nga Shoqata e dijetarëve serbë e institucione të tjera shtetërore, por edhe nga qeveritarët e lartë.

Pse ndodhi kështu, po japim mendimin tonë. Milojeviçi pësoi jo aq për disa qëndrime fikste të tij kundër bullgarëve, prej të cilëve quhej  “Miloshi i marrë”, jo assesi  as për qëndrimin injorues  ndaj gjuhës shqipe si kriter i së vërtetës, të cilën donte ta shkrinte në serbishte,  por për disa qëndrim-teprime të guximshme edhe në fushë të politikës së ditës. Sepse  temperamenti i tij: Što na umu – to na drumu (Ç’kish në gushë bam për fushë), nuk mund të duronte, disa përulje nga joluftëtarët, por kundërshtarët e tij gjetën shkak ta sulmonin pos tjerash edhe për qendrime të guximshme vetjake, të paqëndrueshme kulturo-shkencore, siç ishte oponenca ndaj shkollës historike kryesisht gjermane (perëndimore), ku veç tjerash, serbët si sllavë  (skllavë), përkatësisht serbët si servë (sherbëtorë)  konsideroheshin ardhës në Ballkan nga shek VI, ndërsa shqiptarët e gjuha e tyre (Hahn, Bob etj.) preknin, jo vetëm tek ilirët, por edhe tek pellazgët parahistorikë. Kjo me gjasë e ngacmonte deri në mosdurim fantazinë e tij të bujshme si serbofil, të ngjizur me euforizëm ndaj serbishtes e serbizmit, andaj këtë mosdurim e kishte shprehur guximtarisht në librat e tij të parë. Kështru ai ngarkoi veten  si mbrojtës i autotoktonisë serbe para asaj shkipe, të cilën nuk e mohonte, madje edhe maqedonishten e vjetër e quante shkipe, por gjithsesi para etniteteve të tjera të lashta parahitorike e antike e konsoderobte serbishten e serbët. Nga konsultimi i literaturës së mundshme gjeti ndonjë element toponimastik ku mund të kapej rreth kësaj autoktonie mbështetur iluzionisht në disa rrokje fjalësh e tingujsh, mirëpo në këtë kapje ishte i vetëm pa shokë e përkrahje institucionale  shtetërore, ngase si shteti, si shokët i mbanin krahun shkollës së miqve, shteteve mike perëmdimore, të cilat i ndihmuan Serbisë që të korrte një fitore të tillë të paimagjinueshme, madje shpresohej edhe në vazhdimin e asaj ndihme, siç ndodhi me të vërtetë në dëm të shqiptarëve e kundër gjuhës së tyre, pas vitit 1912, kur Milojeviqi nuk ishte më në jetë.

Po cilat ishin, në të vërtetë, ato mendime të tepruara apo pjella fantastike të z. Milojeviç të prezentuara në veprat e sapocekura të ti,j do t’i përmendim më poshtë, pasi të njihemi me një apel      sipeticion të paraqitur nga 142 studiues e intelektualë serbë të publikuar nga fundi i vitit 2019, pra një vit paspërfundimit të publikimit të punimit tonë te zemrashqiptare, ku në të vërtetë edhe ne demaskonim po ato teprime e ne veçanti theksonim gënjeshtër-mashtrimin rreth shumësisë serbe në Kosovë.

Apeli i 142 studiuesve dhe intelejktualëve nga Serbia ku Milojeviqi demaskohej për teprime të tjera, në masmedia e portale ektronike të Serbisë e më gjerë u publikua më 25.11.2019, me këtë titull: Apel protiv novog talasa pseudoistorije i mitomanije stvaralaštva Milojevića  /Apel kundër valës së re mitomanike e pseudohistorike të krijimtarisë së M.S. Milojeviçit/.

Në atë tekst apeli, ndër të tjera theksohen disa nga teprimet nga veprat e Milojeviçit. të cilave momentalisht po u jepte jehonë shumë të madhe Shoqata e historianëve me të njëjtin emër “Milos S. Milojeviç” nga vendlindja e tij Crna Bara (Mačva), e cila e përkrahur nga shteti, ministria përkatëse, gjithsesi edhe nga SANU, u ringjallen ide nga veprimtaria krijuese të moshës relativisht të re të tij, të publikuara para luftës serbo-turke .1877-1878 të cilat me pompozitet nga ajo Shoqatë u popullarizuan vetëm pas shpëtimit të Serbisë nga Federata jugosllave, pra, tash në fillim të shekulliu XXI.

Edhe pse SANU nuk implikohet si argate e apelistëve, ajo qëndron e heshtur, po nuk ishte edhe aq neutrale, sepse më parë dha shenja rehabilitimi të personalitetit: Milosh Milojeviq, duke konfirmuar anëtarësinë e tij si akademik, lejoi ribotimin e veprave, por aq më tepër mori pjesë aktive në botimin e veprës së Vemiqit. Por njëherazi nuk ishte as kundër kërkesës së apelistëve, në mënyrë  që veprat e Milojeviqit mos të idealizohen e shfrytëzohen si shkencë e vërtetë, dhe në këtë frymë apelistët me të drejtë  i tërheqin vërejtjen kësaj Shoqate dhe opinionit e kompetentëve përgjegjës  në mënyrë energjike:

Odlučno ukažemo na izrećito negativne i duguročne veoma štetne posledice  novoromantičkog talasa  stvaralšstva Miloša Milojevća XIX veka”.

/Vendosmërisht  tërhiqim vërejtje  kundër  rrjedhojave  tejet të dëmshme afatgjata  që po shkakton vala  e re e krjimeve romantike  të M. S. Milojevic nga shekulli XIX:

Kështu, në të vërtetë patëm vërejtur si këta apelistë edhe ne teprime te tilla te vepra Odlomci… ku z. Milojeviç kundërshtonte shkollën gjermane rreth kohës së dyndjes së serb(V)ëve (s(K)llavëve) në Ballkan në shek. VI pas. Kr.,  të cilët serbët sipas tij gjithkëndej shumë më përpara ishin të pranishëm si autoktonë, madje, sipas tij:

Serbët janë popull hyjnor… Të gjithë sllavët e tjerë (edhe rusët) janë pasardhës të serbëve antikë. Epiqendra panslaviste nuk është Rusia e gjuha ruse, po Serbia e gjuha serbe, Gjuha serbe është amë e të gjitha gjuhëve sllave dhe të botës, ishte gjuhë e njohur paralatine e paragreke, para shkipes e maqedonishtes në Ballkan. Serbishtja kishte pasur ndikim  në Italinë para romake, deri në gjuhën haramide biblike. Serbët (Sarbët) e lashtë prej këndej (Mesdheut)  qarkulluan në Afrikë(në luftë me Faraonin), në Azi, Indi gjithandej deri sa patën kontakte me kinezët. Madje në të kthyer nga Irani (Persia) sipas autorit, implikimi i Serbëve  dëshmohet edhe nga vetë emri  SRB (serb/sarb) sepse  në  persisht SAR do të thotë kokë, krye, kurse  sarb ose serb , përkatësisht srB do të thotë  luftëtar kokëprerës (!).

Lexuesi mund të vërejë ngjashmëri metodologjie me pellazgologët, që sapo thamë që në atë kohë para tij (Han, Bob etj.) kishin tërhequr interesimin e studiuesve seriozë të kohës ndërlidhur me shqiptarët që sot pellazgologjia tashmë ka bë emër bindës pikërisht rreth ndërlidhjes së prejardhjes shqiptare, apo jo, kurse reagimi imagjinativ i Milojeviçit i asokohshëm për mendimin tim, s’ka asnjë të keqe të vlerësohet jo veç si vesela kniga (libër argtues) pa vlera, por edhe pse jo si dëshirë që cyt oponencë ndaj shkollës gjermane (perëndimore), madje edhe pse vërtet kanë ndodhur implikime përzierja popujsh…    Prandaj, për  mendimin tim  vetë fjalët e shqipes   shklavë  (shklavë shkjavë shkavë shkau) në krahasim me  sclav/us  të latinishtes sklavos të greqishtes, përkatësisht sherb/yes /sherbë/tor në krahasim me  me lat. serv/vus e gr/ serb/os(shih ndërndikimin s/sh), flasin mjaft për përzierjen konkretisht të protoshqiptarëve që pas Tetrakisë së lashtë të Dioklicianit me sllavë si skllavë  e shërbyes që sidomos pas Shkizmës së Madhe u implikaun Kështu një pjesë e atij  vendi quhej Shkiavoni (F. Bardhi), përkatësisht Serbi (P. Bogdani), prandaj shqiptari skizmatik që jetonte në Shkiavoni ishte krejt normale të quhej shkja, me kuptim jopejorativ,  gjithashtu ishte krejt normale që skizmatiku shqipfolës që jetonte në Serbi të quhej serb, apo jo?!

Natyrisht kjo dukuri e shoprehur në  në veprat e Milojeviqit meriton qasje serioze, ndërsa teprimet e Milojeviçit gjithsesi kërkojnë sqarime:

Së pari, ajo që u shpreh në  veprën Odlomci… e në veçanti  fenomeni i asimilimi gjuhësor e kombëtar i shkipëve, i cili  ka ndodhur edhe më përpara, por edhe më vonë, sidomos në mënyrë të organizuar shtetërore pasi  Serbia fitoi autononmisë shtetërore në shekullin XIX dhe po vazhdo edhe pas luftës së fundit 1999, apo jo?!

Së dyti, te  vepra Putopis…  siç  patëm hetuar edhe ne autori kishte shtuar në shënime jo vetëm  kisha e manastire të paqena, p.sh. në fshatin tim dy kisha të paqena, por ngulmonte se gjoja  kishte ndeshur edhe mbishkrime në gjuhën e lashtë sllave. që nga antika e sidomos nga  mesjeta, nga periudha mesjetare  nemanjide etj.  Për këto po në atë kohë u kritikua nga studiuesi rus Jastrebov, që ishte konsul, në Shkodër e Prizren, i cili pasi bëri verifikime u shpreh se z. Milojeviç ishte sharlatan e gënjeshtar.

Së treti, te Këngë popullore … kishte shtuar vargje qe gjoja kishte hasur nga goja e serbëve  si këngë folklorike, me të cilat kinse  dokumentohej  deri qarkullimi i protoserbëve anë e mbanë botës deri në Indi e Kinë.  Edhe  për këto teprime ishte kritikua edhe nga shokët e tij si edhe të tjerë, madje njeri nga shoku i tij Ilarion Ruvarac, i cili duke i cilësuar ato këngë si trillime të dobëta të vetë z. MiIlojevic shprehet:  (Milojević)  Šarlatan, koji nije čak umeo  ni  krivotvorinu da napravi vešto./ M. sharlatani, i cili nuk qe i zoti as trillimet e veta me i thurë mjeshtrisht!/

Po shtojmë edhe këtë  se  përveç këtyre teprimeve ne kemi vërejtur edhe ato ndaj gjuhës shqipe, ku ndër të tjera kemi cekur raste të tilla konkrete në punimin tonë, prandaj këtu nuk po zgjatem, por po ndërlidhem me konstatimin e z.  Ilarian Ruvarac, nga i cili kuptojmë se edhe studiues të tjerët serbë si makiavelistë përdorimin e gënjeshtra- mashtrimeve e kishin bërë rutinë (siç e pohon edhe D. Cosic), por ato i bënin më me shkathtësi e mjeshtri se Milojeviçi, ngase ai për shkak temperamenti: Što na umu – to na drumu /Ç’kish në kry’bam nër sy, ishte më i drejtpërdrejtë nuk kishte nerva aq të stërholluara dhe vërtet nuk e kishte  atë aftësi fshehjeje  për shkak të temperamentit të tij. Këtë e kemi vërejtur që jo pak gjera të politikës së fshehtë serbe i demantonte haptazi, siç ishte çështja e rrezikimit të manastireve e kishave serbe nga shqiptarët, shpërngulja inekzistuese e ashtuquajtur e madhe serbe, nuk e mohonte ekzistimin e shkipëve (shqiptarëve) të lashtë të tashëm, të cilët kërkonte jo t’i zhdukte po t’i asimilonte gjuhësisht,  pranonte variantizimi i emrit serv, sarb, serb srp etj. por për mendimin tim si e veçantë pozitive nga z. Milojevic mbi të gjitha është vet emërtimi i fjalës shkip, me të cilën ashtu quhej edhe gjuha edhe folësi i kësaj gjuhe. Kështu:

e para, këtë gjuhë e flisnin disa komunitete etnish të së njëtës gjuhë pa dalim feje e territori: arnautët, albanolatinët, poturët, serbë të shqiptarizuar, turqit shqipfolës, përkatësisht edhe ata të papërcaktuarit etnikisht që z, Milojevic i radhiti si:  ili -ili,/ose-ose,  të cilët nuk pranonin se ishin latinokatolik apo arnautë goranë malësorë ardhacakë, as serbë të poturëruar, pranonin se ishin fetarisht turq, po turqisht nuk dinin, por e flisnin dhe trashëgonin me fanatizëm vetëm shkipen, dhe për këtë qëllim forcërisht vepronin në shqiptarizimin e grave serbe(!);

e  dyta, me apelativin shkip shkipi shkipjani, kuptohej secili nga këta që fliste shqip pa marrë parasysh zonën gjegrafike, kështu shkipë quheshin albanesët në Albani,  arbanët a arbanasit  në Arbeni (Dardani//Serbi//, Maqedoni), epirotët në Epir (Greqi), shkitë shqipfolës si edhe serbopoturët në Serbi, pikërisht ashtu siç ndërkohë mori shtrirje kuptimore emri shqiptar, apo jo? Vërtet interesant, por për këto më në hollësi në kreun III të këtij punimi.

Po sido që të ketë qenë, ndoshta jo për shkipët e gjuhën shkipe, po edhe për arsye se  z. Milojevic “Ç’kishte në kry’ ua përplaste në sy” pati kritika e poshtrime dhe aq më keq për të,  pasi edhe shteti nuk i doli mbrojtje dhe pikërisht si duket këto gjera, mbase edhe spastrimet barbare monstruoze jo vetëm kundër 400 fshatrave të shkipëve paqësor por edhe më terrorëzime të tjera sfarësëse  Serbia e Re e Çliruar, ndikuan si rëndesë në thyerjen e tij shpirtërore, e si rezultat  u shfaq topitje në punën e tij të mëtejshme krijuese, prandaj edhe e pensionuan në moshën 53 vjeçare, supozohet apo dyshohet që në vitet më vitale të pjekurisë jetësore të tij në moshën 57 vjeçare, e helmuan me moh.

Sa ishte i bindur në qëndrimet e tij tregon kumbara i  z. Milojevic, Kosta Shumenkoviq se fjalë të fundit kur i doli shpirti si amanet la:  “Cuvajte mi SrBstvo” (Ruamnani  srB-ënë), ku  vetëm B-ja e sforcuar brenda fjalës ka domethënien e tezës së tij.

Sigurisht kundërshtarëve nuk iu dhimbs shuarja e jetës së këtij punëtori të madh serbomadh, ngase kishte qëndrimet ndryshe që e konfrontonin haptas me interesat e përkohshëm të shtetit, me fjalë të tjera, humbi pse nuk dinte me gënjye mjeshtërisht si të tjerët. Sigurisht kundërshtarët kundër autoritetit të tij futen në përdorim edhe ndjenjat instiktive  primitive si xhelozi, intriga dhe kjo armiqësi ndaj tij u pa, jo pse nuk u përkrahën për së gjalli idetë e tij, por pse me rastin e varrimit  në Beograd asnjë anëtar i Shoqatës së serbëve të ditur, madje anjë zyrtar instutucional apo pushtetar, jo vetëm nuk organizoi ceremoni përmortore, por nuk ishte i pranishëm t’i thotë dy fjalë për të, për kontributin e tij dhënë serbizmit (siç e thekson z. Jovo Bajic). Por aq më keq, askush nuk u përkujdes nga kolegët apo ndonjë instituticion me ia ruejtë pjesën e pabotuar të Putopisit për Prava Stara Serbinë që siç pati pohuar vetë kishte edhe 9 vëllime në dorëshkrim. Madje thuhet se kishte lënë dorëshkrime e dokumenta 17 arka plot, të cilat s’dihet nga u tretën.

Sidoqë të ketë qenë, mbase këto mbetje 9 vëllimëshe apo në ato 17 arka dokumentash mund të ketë pasur teprime, por përveç bykut trille panserbosllave mund të ketë pasur edhe ndonjë kokërr drithi me vlerë historike e gjuhësore për serbishten, mbase edhe në e për shkipen e shqiptarët, siç pati bërë  me pahir, kryesisht në librin  e tretë të Putopisit, të cilin  Shoqata e dijetarëve serbë, ndoshta për atë arsye, nuk ia botoi, andaj u detyrua me botue me shpenzime të veta, vëllim ky, i  cili as tash nuk po ribotohet i plotë(!!!). E kam  në spikamë, ndër të tjera, edhe  sifjalorthin e tij shqip-serbisht mbi 350 fjalësh.

Veprat e Milojeviçit që në kohën e tij, mbeten të izoluara, ato u lanë po nën atë hije izolimi   edhe pas vitit 1918, d.m.th., nuk u çizoluan as në kohë të Kralevinës Jugosllave 1918-1941, madje as gjatë Jugosllavisë komuniste  1945-1999, por ato përveç në arkiva, u ruajtën dhe u shfrytëzuan më fort pjesërisht si nënrogoz nga Bogosllavia, shkolla fetare pravosllave, vepra këto, të cilat “u zbuluan vetëm  pas “shpëtimit“ të Serbisë e të Bogosllavisë nga Federata Jugosllave dhe në veçanti u rililindën, pasi Serbia e humbi Kosovën në luftë më 1999, siç dëshmon edhe botimi i veprave të Vemiqit dhe ribotimi ndërkohë i veprave me idealizimin i ideve të tij nga adhuruesit, jo vetëm nga Shoqata e sipërcekur.

Sido që të jetë, ne përshëndesim kërkesën  e apelistëve, por sugjerojmë se një kërkesë e tillë, është e udhës, të zgjerohet, përveç kundër teprimeve romantike të Milojeviçit të cekura duhen shtuar  edhe qëndrimet jo të drejtë dias emrave të tjerë, madje më mekatarë e rrenca se Milojeviçi ndaj shqiptarëve,, të cilët ishin po pjesëtarë vazhdues të Lëvizjes nacional-romantike shoviniste serbomadhe të shek XIX e në vazhdimësi përgjithësisht në pjesën e parë të shekullit XX, prandaj  kur është fjala te mitomania e pseudohistoria, për mendimin tim apeli duhet  të përfshinte mendimet asurde kundërshkencore të ashtuquajturive shtetarë e mendimtarë serbë si: Stojan Protić,Vladan
Đorđević, Jovan Cvijić, Ivo Andrić, Vasa Čubrilović e të tjerë të vjetër por edhe të disa të rinj të sotëm, të cilët me gënjeshtra-mashhtrime mohuan vlerat etnike e historike të kombit shqiptar, të vetë gjuhës shqipe si kriter i të së vërtetës, dhe kështu mashtruan e po mashtrojnë jo vetëm popullin serb me ide hegjemoniste e ekspansioniste, të cilin e gjakosën me mikun më të shtrenjtë që kishin në rrugëtimin historik, siç ishin shqiptarët, të cilët duke i mashtruar e tradhëtuar mashtruan e tradhëtuan edhe vetveten. Kauzën njerëzore të popullit të vet, Europën e tërë botën, se gjoja shqiptarët qenkan erdhacakë të vonshëm, se gjoja Kosova ka qenë e banuar përherë me shumicë serbe, se gjoja vetëm serbët ndërtuan kisha e manastire, duke mohuar ortodoksinë shqiptare vendase  autoktone të hershme e në vazhdimësi. Me fjalë të tjera, sido që ta marrësh, u përpoqën me mohue të vërtetën e pamohueshme që shqiptarët përherë kanë qenë shumicë në Kosovë e më gjerë dhe se kishat e manastiret i ndërtuan vet, prandaj edhe i kanë ruajtur dhe i ruajnë e respektojnë edhe sot e mot bashkë me sivëllezërit, shkiet e vendit, ortodoksët e vet, edhe pse për shkaqe politike, taktike, por edhe me dashje e kanë pëlqyer  ndërrimin e fesë, apo sistemin e doktrinës ideologjike, por assesi nuk e harrojnë të kaluarën e vet kulturo-historike.

Sidoqoftë, një gjë dihet dhe kuptohet qartë se propaganda e qeverisë dhe e kishës serbe tani gjithnjë më inerte dhe e degraduar që po vazhdon të shërbehet me gënjeshtra e mashtrime të tilla nuk e ka hallin e fesë, po ka për qëllim që ta rikthejë dhe ta mbajë edhe më Kosovën të pushtuar si koloni.

Së këtejmi apelohet që brezi i ri ideologjik i studiuesve dhe politikanëve serbë duhet të jetë i vetëdijshëm që për hir të së vërtetës e paqes duhet të punojë në demaskimin e mitomanisë dhe pseudohistorisë jo vetëm të teprimeve të sapocekura të Milojeviqit sipas Apelit të  intelektualëve rreth prejardhjes hyjnore të serbëve e serbishtes etj., por edhe lidhur me pseudohistorinë rreth miteve të tjera, si miti i Luftës së Kosovës pa shqiptarë e të tjerë, miti rreth shenjtërimit të Lazarit e Kopiliqit, miti mbi shtetin jo ekzistues mesjetar të tribalëve  Nemanja, miti mbi kishat dhe manastiret e krishtera (ortodokse e katolike) të aneksuara pa të padrejtë nga pala serbe, me ç’rast  përjashtohet qëllimshëm prania historike e shqiptarëve, përherë shumicë absolute në këto troje e më gjerë, apo jo?!

Gjithsesi nga ajo mitomani e pseudohistori duhet hequr urrejtja ndaj popullit shqiptar që pa të drejtë për arsye zaptuese hegjemoniste është shpallur armik nga kastat politike kishtare e shtetërore serbe, sidomos që nga shek. XIX që faktikisht shqiptarët kurrë nuk kanë qenë të tillë, po bashkëpunues të sinqertë.

Sidoqoftë, ne, në të vërtetë ende pa u njohur me veprat e Milojeviqit e biografinë e tij nga zbërthimi i të dhënave nga vepra e Vemiqit bëmë gjetjen e lëshimit të qëllimshëm dhe konstatuam realisht përqindjen  etnike serbe –joserbe  në Serbinë e Vjetër (Kosovë) dhe rezultatin ashtu si ditëm  e mundëm e publikuam më 10.09.2017 në portalin zemrashqiptare. net  nën titullin bosht: Injorimi i gjuhës shqipe si kriter i së vërtetës, ku lidhur me këtë dukuri: gënjejshtër-mashtrim të madh (veliku laz-zabludu), në ballinë të punimit si paranjoftim përshëndetës bëmë me dije opinionin e gjerë lexues se në këtë vështrim kritik me titull  Injorimi   i gjuhs shqipe  si  kriter i së vërtetës nga Miloš S. Milojević (1866-1873  dhe epranët e pasuesit e tij, zbërthyer nga vepra e hartografit Mirčeta Vemić, “Harta etnike e një pjese të Serbisë së Vjetër sipas udhëpëshkrimit të M. Milojeviçit veç tjerash, mund të ndeshni:

Së pari, k

ur te ne poturët (shqipfolës) me dhjetra mijë llogariteshin serbë,

në të njëjtën periudhë nga Principata serbe me qindra mijë të tillë,

edhe pse shqipfolës, dëboheshin barbarisht nga trojet e veta si turq?!

Së dyti, si  është e mundur që një gënjeshtër e tillë, me bisht më të madh se trupi,

rreth shumësisë gjoja serbe në Kosovë, t’i ketë këmbët false të gjata mbi 150 vjet dhe faktikisht të mos vërehej e përgënjeshtrohej nga askush dhe si e tillë si një verigë zinxhirore ende vazhdon me i ngërdhucë e helmue paskrupullisht marrëdhëniet serbo-shqiptare?!

Së treti, është e mundur, apo jo, që sot dhe në të ardhmen mendjet e esëlluara

serbe, në saje të së vërtetës, t’i gjykojnë gafet e tilla urrejtjembjellëse nga veprat si këto për gjoja ekzistuesen Serbia e Vërtetë e Vjetër, me shumicë serbe në Kosovë dhe t’i kthejnë ato në kërkimfalje, shans i mirë ky për t’u arritur paqetimi i sinqertë ndëretnik shqiptaro-serb për sot e nesër?!

Me këtë kam dashtë me paratregue se veprat e Milojeviçit e ajo e Vemiqit në temën tonë janë vetëm si shkas konsultimi e trajtimi, sepse tema jonë bosht është Injorimi i gjuhës shqipe si kriter i së vërtetës, temë kjo e cila  e tëra rrah dukurinë pothuaj dyshekullore të shpërfilljes së gjuhës shqipe si kriter i së vërtetës nga Lëvizja nacional romantike serbomadhe (preporod) aktive që nga shekulli XIX, e  cila fatkeqësisht  ende po vazhdon, çka dëshmojnë ribotimi e komentimi tendencioz jo vetëm i veprave të Milojeviqit, po edhe kjo e Vemiqit e të tjera.

Sido që të ketë qenë, ne e felenderojmë makiavelistin Miloš Milojević si dhe hartografin Mirčeta Vemić, që ndoshta me pahir në veprat e tyre na i ofruan të dhënat me të cilat argumentohet bindshëm në të mirë të shumicës etnike autoktone joserbe shqiptare në Kosovë para Kongresit të Berlinit. e vërtetë kjo që njëherazi u kthehet sot grushtakreje atyre dhe studiuesve keqiterpretues si dhe të gjitha mbeturinave të nacional-shovinizmit serbomadh, por njëherazi i bie në mend të gjithë fanatikët fetarë (shqiptarë, serbë, turq e të tjerë), të cilët injoruan gjuhën shqipe si kriter të së vërtetës.

Ne, pasi konstatuam që kjo gënjeshtër-mashtruese nga vepra e z. Milojević ndërkohë  e prezantuar nga z. Vemić, pothuaj tash mbi 150 vite kishte qenë në shërbim hasmërie ndaj popullit shqiptar, gjithsesi ishte dhe është rezultat i oreksit të kastës së Lëvizjes nacioal-romantike hegjemoniste serbomadhe ndaj gllabërimit të qenies shqiptare, e shishmuar dhe e ndihmuar edhe nag Turqia që me  njohen  autonomisë  serbe  me kryeqyte Srmederevën e ndërkohë Beogradin, kur nga ai territor me pëlqimin e dypalëve u dëbuan të gjithë joserbët, përkatësisht ata që nuk e pranonin asimilimin, prandaj ajo kërkesë e zgjerimit dhe e spastrimit të terrenit mbeti pjesë e programit të çdo qeverie serbe, sidurisht e bekuar nga kisha serbe (pravosllave),  andaj ne jo për kundërvënei, por për të zbadhur të të vërtetën iu përveshëm punës dhe nga interepretimi i rregullt real i shifrave saktësuam se shumica e popullsisë në Kosovë atëkohë që nuk ishte nuk ishte em shumicë serbe po shqiptare, shqipfolëse. Por njëherazi shprehëm dëshirën që kjo gafë e rëndë të shërbejë si pretekst për esëllimin e kastës përgjegjëse të sotme serbe  për të kërkuar falje për të gjitha të pamirat bërë në të kaluarën në kurriz të popullit shqiptar, shans e shkas shumë i mirë ky për me u arritë me mirëkuptim paqja e dëshiruar.

Pra, kasta e palës serbe, qeveria e kisha serbe, duhet të kërkojnë falje për gjenocidin ose për dëmet e luftës dhe gjithsesi jo edhe më ta pengojnë, por ta ndihmojnë pavarësinë e Kosovës. Dhe këtë ta bëjnë për hir të paqes së popullit të vet, për hir të fëmijë dhe brezave të adhshëm, për hir të mësimeve të Perëndisë dhe jo vetëm deklarativisht po me zemër e shpirt, madje, madje-madje kisha serbe të ndihmojë në bashkëpunim me autoqefalinë kishtare të Shqipërisë që në shenjë respekti ndaj këtij populli liridashës, të shenjtëreshës Angjelinë, në kishat e Kosovës të fillojë të praktikojë edhe meshën në gjuhën shqipe, përkatësisht të përgatise lutjet në të dyja gjuhët dhe këtë ta bëjë pa hezitim, ngase siç dihet të gjithë ortodoksët apo shkitë e vendit e dinë shqipen  dhe  kanë bashkëjetuar e bashkpunuardhe kështu f plotësohet kushti shpirtëror për kthimin  e tyre në gjirin e sivëllezërve shqipfolës.

Sido që të ketë qenë, siç mendojmë ne, kërkimfalja është rruga më e mirë për arritjen e një paqeje e bashkëpunimi të vërtetë e të qëndrueshëm mes dy popujve: shqiptarë e serbë. Ky ishte dhe është në të vërtetë  edhe mesazhi i këtij punimi.

Ç’është e vërteta, që nga publikimi ynë në “zsh” (2017-2018), ku doli sheshit sklluqi i këtij rrenë-mashtrimi plasuar nga Milojeviqi,  përsëritur nga Vemiqi e të tjerë, gëzon fakti se nga pala serbe nuk pati reagime, po më tepër shihet nga ajo palë një sipranim i realitetit në heshtje, ndërkaq, nga  institucionet shqiptare në Kosovë e Shqipëri, edhe pse nga punimi ynë dalin risime me vlera të pamohueshme që nuk njiheshin më parë, pothuaj nuk u vërejt ndonjë reagim i fortë pozitiv, prandaj nuk pati sa duhet as jehonë mirëkuptimi për libërtimin e këtij punimi. Kjo amulli apo mosnjohje punë është pasojë e pandemisë së virusit famkeq, i cili fatkeqësisht paska prekur edhe disa nga studiuesit përgjegjës në institucionet tona, apo jo, le të vlersohet.

Sidoqoftë, kjo negligjencë mua nuk më ka befasuar, ngase jam mësuar me komplote të tilla për shkak të përdorimit të paskajores së mirëfilltë. Sidoqoftë, e quaj më vend një këshillë mësuesi që punimi para se të libërtohet gjithsesi duhet rishikuar, sepse është e vërtetë se nuk ka vepër njerëzore individuale pa ndonjë lëshim, por edhe pesha e vërejës së të metave varet nga qasja e vlerësuesit, megjithatë nuk thuhet kot se kush punon gabon, por më shumë gabon ai ose ata që nuk punojnë dhe punën që nuk e njohin ose nuk përpiqen me njohtë e vlerësojnë kuturu.

Gjithsesi, pajtohemi, pra, që ky punim, para libërtimit duhet t’i shtrohet një rishikimi serioz, qoftë nga pikëpamja përmbajtësore historike, qoftë nga ajo gjuhësore normëzuese, sepse nga koha e botimit të dorëshkrimit në portalin “zsh” 2017-2018 kanë ndodhur gjëra të reja rreth dukurisë  që rrah kjo temë, të cilat patjetër nëse vlejnë  duhen përfshirë brenda kornizave të nëntemave sipas krerëve të tekstit integral, apo jo?!

Sido që të ketë qenë, kjo temë komplekse kërkon qasje e studime më të hollësishme e më të sofistifikuara, ku lypset angazhim i ekspertëve të institucioneve profesionale, të cilët  mendojmë  se duhet vlerësuar përpjekjen tonë modeste   dhe duhet përplotësduar më tej etmën bosht: Injorimi dhe dëshmimi me pahir i gjuhës shqipe si kriter i  së vërtetëstani i sistemuar edhe aps rishkimit po në këta shtatë krerë:

Zbërthimi i përqindjes etnike serbe-joserbe në Serbinë e Vjetër (Kosovë) në vitet 1866-1867, nga  vepra e z. Mirceta Vemiq, hartuar sipas Udhëpërshkrimit të z. Milosh S. Milojeviç;

II.“Injorimi, por edhe dëshmimi me pahir i shqiptarëve dhe gjuhës shqipe dhe e vërteta jetësore shqiptaro-serbe në Kosovë e më gjerë;

III. Reflektimi kontaminues i koncepteve të fjalë-termave ndërkombëtarë: s(k)llavë e serbë (si etni) dhe s(h)kizma (si dukuri) në gjuhën shqipe;

  1. Arbëria gjatë periudhës së sundimit osman, raporti turkoshqiptar/sllavoshka dhe pasojat fatale mbi shqipfolësit nga shkiezimi apo shkizmat e reja;
  2. Rreth injorimit të gjuhës shqipe për shkak të fesë ortodokse në përcaktimin e kombësisë të shkive të vendit në përgjithësi dhe të atyre të fshatit Reçan të Therandës në veçanti;
  3. Shqipja si promotor i zgjimit dhe e rritës së shqiptarisë dhe injorimi nga vatra e nacional shivinizmit serbomadh dhe vatrat e tjera penguesedhe

VII. Kontributi  me pahir i z. Miloš Milojevič  e për gjuhën shqipe.

Natyrisht pasojnë përfundimi e rezymeja e vlerësimit kritik historiko-gjuhësor i veprës.

Së këndejmi, jemi përpjekur, pra, që syzheja me kokluzionet përkatëse e këtij punimi të jetë vërtet sa më në nivel, vlera e së cilës duke u mbështetur në të drejtën dhe të vërtetën objektive si e tillë të ndikojë pozitivisht su pikë në përmirësimin e marrëdhënieve serbo-shqiptare. Raporti të jetë në përputhje dhe me disa deklarata të pushtetarëve (që do të dëshironim të mos jenë vetëm formale politike), që plaohen,  qoftë nga drejtuesit aktual të shtetit të Serbisë, qoftë të Kosovës apo të Shqiprisë dhe nën atmosferën  që po sugjerohet me  ndërmjetësimin e SHBA-së dhe BE-së.

Kështu gjatë shtjellimit të lëndës në krerët përkatës të këtij punimi, që secili në vete mëtohet të jetë një simonografi do të sjellim në kujtesë argumenta që përplotësojnë temën me ndonjë të vërtetë historike rreth qeniesisë shqiptare që karakterizohej me gjuhë e virtyte si komb i vjetër i këtyre trojeve, gjuhë kjo që pothuaj del në njëfarë mënyre  si e konsoliduar para ardhjes së sllavëse këndej, fakte këto disa të padiskutueshme të cilat duhen njohur e jo injoruar, sidomos nga studiuesit e politikanët përgjegjës serbë e anasjelltas, pjesëmarrës në negociata, në mënyrë që këto marrëdhënie serbo-shqiptare tash e në vijim të ecin drejt normalizimit të plotë e të vërtetë, që njëherazi po përsërisim edhe është mesazhi kryesor i këtij shkrimi, të cilin para se ta përfundojmë po e përforcojmë me një profil të konstatimit të shprehur në  pjesën IV të kreut VI të dorëshkrimit, me ç’rast ritheksojmë faktin se nuk mund të mohohet bashkëjetesa shekullore e shqiptarëve me serbë, grekë e të tjerë por edhe me turq dhe kontributi që dhanë shqiptarët ndërkohë, sidomos nga fundshekullit XVIII dhe gjatë tërë shek. XIX, në  shtetëzimin dhe nacionalizmin ose zgjimin nacional-romantik kombëtar të tyre. Kështu, pa u zgjatur në sqarime dihet se shqiptarët  të identifikuat në katër vilejete që ishin nën  sundimin e asaj perandorie karktanaivë rizoheshin me tri fe kryesore muslimane, ortodokse dhe katolike  dhe me shumë  sekte. Ortodoksët e jugut të Shqiprisë së identifikuar me katër vilejete të Arnasutistanit turk u përshinë masivisht  në kuadër të nacioanlzmit grek në luftën për liri e pavarësi, gjithashtu  ndodhi edhe me naconalzmin serb ku komuniteti ortodoks shqipfolës autonominë politike e shtetërore të Serbisë, ndërkohë edhe pse ishin më të vonuar edhe turqit sajuan nacionaëizmin e vet osmanlli, ku u përfshi një masë e gjer muslimanësh shqipfolës. Së këndejmi ndërsa rilindësit shqiptarë pa dallim feje propagandonin zgjimin kombëtar kryesisht mbi bazë gjuhe dhe me tolernacë fetare pa prekur asnjë interes normal të fqinjve , nacionalizmat e tyre  përfshirjen masive të shqifolësve  naivë  e “shpërblyen” jo vetëm me mospërfillje drastike ndaj gjuhës shqipe dhe aspiratave të rilindjes kombëtare shqiptare, por duke shfrytëzuar tolerancën fetare të shqiptarët, kjo ndihmë të sinqertë e4 tyre u keqpësdor deri në  asimilimin dhe zhdukjen e gjuhës e popullit shqiptar. Kështu  grekët në mënyrë të organizuar fetarisht përvetësuan çam e arvanitas shqipfolës, të cilët  iu nënshtruan pothuaj vullnetarisht nacionalizmit grek. Në të njëtën mënyrë edhe serbët këndej nga veriu me nacionalizmin pansllavisht idealizuan mitomanisht pravosllavën, më saktë liturgjinë ortodokser dhe kështu, pothuaj nga gjithë territori  këndej nga veriu përthithën në gjirin e vet masë të ortodoksësh shqipfolës (shkitë tanë), të cilët me naivitetin e tyre pranuan jo vetëm bashkëpunimin, por edhe asimilimin, edhe pse në disa zona gjuhësisht nuk ia arritën plotësisht atë asimilim. Edhe më keq turqit duke e shfrytëzuar fenë muslimane dhe shtetin përthithen masë të të gjerë shqifolësj, sidomso ata që jetonin e vepronin  në tokat aziatike e afrikane të asaj perandorie.

Kështu këto efekte që nuk i them me nostalgji, por po i theksoj si fakte reale ndikuan në  vonimin dhe moskonsolidimin si duhet të nacionalizmit shqiptar, nacionalizëm ky i vetmi në Ballkan pa kërkesa hegjemeoniste sikurse ai grek, e serb e të tjerë, ngase nacionalizmi shqiptar u sajua vetëm  në mbrojtje të trojeve të veta aty ku mbizotëronte gjuha shqipe. Megjithatë edhe si i tillë u pengua nga shtetit turk për mosdhënie autonomie me kohë, u sabotua pandërprerë nga shtetet fqinje, të cilat në vend që të ndihmonin pabesisht  pusgtuan tokat shqiptare , duke i shndërruar shqiptarët në robë me synim dëbimi apo zhdukjeje synim zhdukjeje .Fati tragjik i popullit shqiptar dihet, megjithatëpërpjekja e rilindësve tanë të tri feve e në veçanti tintelektualëve dhe kelrikëve patriotë (katolikë, ortodoksë e muslimanë) më 1912 u shpall Shqipëri e pavarur një pjesë e atij Arnautistani.

Sidoqë të ketë qenë. efektet e tilla  asimiluese të shekulli XIX vazhduar edhe në shekullin XX ndihen edhe sot si në Shqipëri edhe në Kosovë, e cila u themelua si shtet në vititn 1999 dhe kështu shpëtoi nga kolonizimi nën Serbi.

Është e vërtetë se prejardhjen shqiptare e pranojnë lirshëm me miljona frymë në Turqi e anembanë shteve islame, tashmë të asimiluar, por edhefamuilje të rëra katolike e unite në Perëndim,  në Greqi perejardhje shqiptare intimisht në masë shtresa  të gjera ortodoksësh arvanitësh e ëamësh e të tjerë  nuk e kanë të shuar, por nga shteti e kleri  hezitojnë ta shprehin, sepse mund të ken ë pasoja. Ky konsatim vlen  edhe për Malin e ZI e somod  Serbinë e Maqe4donuinë , porka, bindjen se me arritjen e paqes së vërtetë, një deklarim i tillë do të hjetë fqre mormaë dhe e mira vjen pas se nuk do të ketë më urrejtje ndaj shqiptaroev apo anasjelltas sepse  as shteti, as feja as madej as nacionalizmat ekstrem nuk do të kenë arsye për armiqësi e mëni të tilla  në shqorinë , pasi do të jrtë model shoqëria e Europs Perëndimore.

Sa i përket shtetësisë së Kosovës vetëm për Serbinë  çështja është e brishtë,edhe pse  prandaj Kosova pavarësia e saj duhet ndihmuar edhe nga Sebia (sa shteti aq më shumë kisha). Themi kështu ngase siç doli në masmedia më 27.07.2021gëzon fakti “se  në Serbi sipas  një hulumtimi  rezulton se rreth 70% e serbëve  duan paqe të përhershme  me shqiptarët në Kosovën e Pavarur”.

Së këtejmi,  si duket ka ardhur koha që serbët të jenë të shëruar nga mitomania dhe pseudohistoria, fakt ky që sot studiuesit e esëlluar serbë atë lëvizje nacional-romantike serbomadhe vetë ta kthejnë mbarë, ta shndërrojnë në Lëvizje paqesore dhe kështu ta kthejnë atë në lëvizje mirëkuptimi në kërkim falje ndaj padrejtësive deri monstruoze bërë shqiptarëve, pasi gjithkush duhet të ketë bindje se vetëm bashkëmirëkuptimit mes popullit shqiptar e atij serb është e domosdoshme, rrugëzgjidhje tjetër nuk ka. Nuk do të shiten më gënjeshtrat si më parë. Ato nuk i qas as popullit serb, vendet perëndimore jo se jo, po as Rusia, e cila e di se me shqiptarët duhet të këtë politikë tjetër, gjithsesi jo politikë të vjetër pansllaviste poshtëruese pushtuese asimiluese.

Punimi ynë mund të cilësohet edhe me elemente të një sipamfleti kundër mbeturinave të atij nacional-shovinizmi romantik serbomadh, përkatësisht kundër të gjithë nacionalshovinizmave naivë fetarofundemantalistë që po pengojnë paqetimin ndërfqinjësor shqiptaro-serb, ku fatkeqësisht po shfaqen aktivë në veprime grupe të caktuara të shtetit e sidomos të kishës serbe që po manifestohet  duke mospranuar realitetin që Kosova tashmë është shtet i mëvetësishëm dhe si të tillë duhet njohur, por edhe ndihmuar, gjithsesi jo injoruar e sabotuar. Këtë detyrë paqetimi duhet ta dijë e kuptojë  si  ilaçin më të mirë vetë populli serb, qeveria, shkrimtarët e studiuesit e SANU-së dhe kishanacionale  serbe, faktorë këta që për ta lehtësuar mëkatin të pandërprerë tashmë dy shekullorë ndaj shqiptarëve, i cili, veç tjerash, u shfaq edhe në përmasa gjenocidale që nuk mund të mohohen as të harrohen dot:

Së pari më 1877/78, kur veç qyteteve nga katër krahinëza të okupuara  (Nish, Pirot, Vrajë, Toplicë) u spastruan shkipët me terror nga afro 1000 fshatra (998, sipas nënkosulit anglez z. Gould);

Së dyti, më 1912/13 kur u pushtua Kosovë e Maqedoni, fillimisht siç raportohej nga repoterët përkatës afër Shkupit, për kursim plumbash, u therën 2000 arnautë paqesorë, ndërsa në Ferizaj 3.500 e afër Prizrenit 5000 etj. Pati aq shumë vrasje e terror, konfiskime, shpërngulje e zhdukje deri ndërkohë edhe ligje shtetërore që arsyetonin montruime të tilla;

Së treti, më 1944/45 me rastin e ripushtimit të Kosovës pati represalje e terrorizma në masë  deri vrasje ushtarësh shqiptarë të mobilizuar, siç ishte Ploja e Tivarit etj.  dhe

Së katërti, më 1998/99 pati gjithashtu vrasje masive barbare të popullsisë, saqë për fshehje krimi kufomat e viktimave u bartën si trofe  e kamufluar në Beograd, saqë  disa nga ato kufoma, ku përgjithësisht ndër viktima ishin edhe mbi 1000 (1.133) fëmijë i zbuluan valët e Savës  që edhe ato i patën rëndë me tretë, apo jo?!

Së këndejmi për gjitha këto faktorët, shteti, kisha, SANU dhe grupe e individë. duhet me dhënë përgjigje, në veçanti edhe kisha serbe e cila e bekoi këto dhuna si dhe luftën e fundit, andaj duhet duhet vepruar, sipas asaj si na mëson Bibla, përkatësisht siç ka porositur vetë Jezu Krishti:

Prano, rrëfehu, mos e fsheh mëkatin, trego  të vërtetën  se e verteta do të të lehtësojë!

(Gjoni 8.32)

Gjithsesi nga të gjitha palët duhet të pranohet parimisht e faktikisht realiteti, duhet pastruar  shpirti me demaskim të së keqes. Të mos mbetet as një shibël urrejtjeje e shkaktuar nga politika e deritashme e trashëguar serbe antishqiptare, madje edhe ajo sporadike si reaksion dhe tërë  ajo e pamirë të shndërrohet në mirësi dhe mirëkuptim. Të pranohet e vërteta, rreth shumësisë shqiptare, së paku siç e ka shënuar në fakt mbase me pahir edhe Milojeviqi se ortodoksët në Kosovë edhe para Kongresit të Berlinit pra edhe në vitet e 1866-1868 ishin pakicë, ndaj joserbëve shqiptarëve shumicë.

Për t’u realizuar  kjo Serbia e sotme, qeveria e kisha e saj, patjetër duhet të distancohen nga e kaluara e përgjakshme e asimiluese ndaj popullit shqiptar e Kosovës si koloni.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube