Institucionalizimi i krimit qe vrau Saimirin!

Nga Nikoleta Kovaçi

Prej 24 oresh vendi gelon nga gjama qe bani nji djalë vetem 21 vjeç! Prej 24 oresh vlon media vizive dhe ajo online duke transmetue çdo sekond mendime, opinione, fakte, kundrafakte, hamendesime, opsione dhe versione nga me te çuditshmet qe lidhen me krimin qe tronditi vendin!

Poshte glacimeve mediatike ne online shihet nje baterdi njerzore qe sulmon pa asnje lloj kodi moral, etik e njerzor, here djalin qe vrau oficerin e policise e here policinë si te lidhun me krimin dhe kryesisht me zoterimin e perqindjes ma te madhe te bimes se kushtueshme qe mbillet kudo ku ka njerez pushteti dhe me pushtet!

Sigurisht qe duke qene ne zgrip si shoqeri, pa bosht, pa rrugedalje, pa asnje institucion qe pergjigjet, rrugen ma te lehte gjejmë te shajme viktimat; te dekun e te gjalle! Saimiri, djali qe humbi jeten duke sherbye ne Policine e Shtetit, e Aldi qe nderroi jete ne gatishmerine e tij per t’mos u dorezue! Dikush mund te thote se s’mund te vihen ne nje rrjesht; sigurisht qe jo, pasi Aldi, djali qe s’kishte ma çfarë te humbte ne jeten e vet, ngriti armen mbi nje burre qe kishte gjithçka me humb…, por Aldi dhe Saimiri, jane dy anet e peshores se mjere nga ku lindi perballja fatale, ajo qe shqujmë çdo sekond ne kete vend: Saimiri, oficeri qytetar qe i afrohet me besim nje qytetari te vet, dhe Aldi i forte, qe ka degjuar se te fortet me arme ne dore s’duhet te dorezohen, dhe vret ne pabesi punonjesin e policise! Saimiri s’diti te ishte harbut, i korrruptuar, agresiv dhe abuzues, ashtu siç mjerisht demonstrohet jo pak here ne perballejet me policet e pushtetshem!

E, me thoni pak, kta njerez a s’jane perhere viktima ne kete vend?! A s’vriten perdite njerezit-Njerez si Saimiri?! Po, vriten me arme siç u vra Saimiri, vriten me drejtesi, mjerim, braktisje, abuzim e hakmarrje siç u vra Aldi!

Saimiri la pas nji veper te mire, Aldi la pas nji jete te veshtire! Saimiri la pas femije e familje ne vaj e zi, Aldi la pas mjerimin e perjetshem per familjen e tij! Saimiri la bosh te madh nder ne si model, oficer e qytetar, Aldi mblodhi krejt mllefin e agresionit qe gjallon nder ne sa here perballemi me viktima te mentalitetit tone perjashtues por kurre reflektues!

A s’jena na që pasunarin e respektojme ma shume se intelektualin?

A s’jena na që mashtruesin e pranojme ma shpejte se te vertetin?!

A s’jena na qe votojme trafikante droge, femrash dhe njerezish e nuk votojme te ndershmit, te urtet dhe te mençmit?

A s’jena na që bajme pakte me pushtetarë te korruptuem per nje vend pune, per nje favor apo shkalle karriere?

A s’jena na që pranojme leke krimi, bandash, mafiesh dhe zuzarësh ne emen te mbijeteses dhe te vijimsise?

Sigurisht që Aldi s’do te mbante arme nese s’do te shihte të fortët dhe bijtë e te forteve dhe pasunareve rreth e rrotull tij me arme, droge, alkool, makina luksi e femra te bukura! Aldi mbase do te mbante libra ne dore nese s’do te kishte pare se si tallen, perqeshen e perbuzen ata qe kane shkolle, qe janë vartes te te forteve me leke, bijve te tyne apo te atyne qe iu asht delegue epersia si forme monztruoze mbajtjeje peng! Sigurisht qe ndoshta Aldi do te bahej vrases, po Aldi nuk ka lind vrases, as kriminel, as hajdut, as imoral; Aldi ka lind ne vendin ku moto asht mbijetesa ne saj te te fortit e ne kurriz te te dobtit!

Jane me qindra e mijera shkaqe qe kane çue ne ate perballje fatale! Na te gjitha i dime! Si Aldi ma shumë! Si Saimiri, mjerisht s’ka dhe aq sa na duhet ne me hy ne udhe te Zotit! Aldi qe mori ne qafe nje djale nane te pafajshem e masakruam me komente e opinione gjithfaresh, ndersa vete marrim parate e droges per voten sepse ato para kane institucionalizue krimin, vrasjen, zhdukjen dhe mbi te gjitha; mbajtjen e pushtetit me çdo çmim!

Vs-Edi Rama si kryeminister, politikan dhe qytetar e di ma mire se askush se pse vrau Aldi Saimirin, se pse djali 21 vjeç ngriti armen mbi oficerin e sektorit anti-Krim!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube