Ja pse drejtuesi i SPAK Arben Kraja di si ta gjejë emrin e bashkëpunëtorit shqiptar të Toto Riinës dhe ka detyrim ta gjejë

Nga Kastriot Myftaraj

Në Shqipëri ka shkaktuar kureshtje të madhe një lajm i ardhur nga Italia se në përgjimet që i janë bërë kryeshefit të mafias Toto Riina ka dalë një e dhënë për një shqiptar, ekspert për atentate mafioze, i cili kishte shkuar në Itali nga Shqipëria e izoluar komuniste në fillim të viteve tetëdhjetë. Nga analiza që iu kanë bërë të dhënave hetuesit italianë del se bëhet fjalë për vrasjen e prokurorit Rocco Chinnici themeluesit të grupit të prokurorëve antimafia, në 29 korrik 1983 në Palermo. Por nuk përjashtohet mundësia që ky shqiptar të ketë marrë pjesë në atentate mafioze të mëparshmë dhe të mëvonshme. Fakti që Riina e merrte punën e tij si shembull për ekzekutorët e mafias edhe dhjetë vjet më vonë, tregon se ky shqiptar ishte vërtet një ekspert me përgatitje të posaçme.

Por, përtej diskutimit në media, për këtë njeri duhet të bëhet një hetim edhe në Shqipëri, nga SPAK. Çdo shtet ka detyrime ndërkombëtare për të punuar për zbulimin e krimeve që kanë kryer qytetarët e tij në një vend tjetër. Dhe vrasja është një krim që nuk parashkruhet kurrë.

Një gjë është e sigurt. Personi në fjalë nuk ka qenë një njeri i çfardoshëm, ndonjë i arratisur që u bë ushtar i mafies, por qartësisht ka qenë një ekspert shumë i përgatitur si komando për misione të posaçme. Dihet se shteti komunist shqiptar për të siguruar të ardhura është përzier në trafiqe ilegale të cigareve, armëve dhe drogës. Nuk është çudi pra që kjo veprimtari të jetë zgjeruar edhe deri atje sa t’ I jenë dhënë mafies ekspertë për atentate të stërvitur në shkollat e posaçme në Shqipëri. Kuptohet që për këto veprimtari nuk duhet shpresuar që të gjenden gjurmë nëpër arkiva. Pork a ende njerëz të gjallë që e dijnë të vërtetën dhe ata duhen pyetur zyrtarisht.

Është ende gjallë ish-zëvendësministri në Ministrinë e Punëve të Brendshme të kohës së komunizmit njëkohësisht edhe ish-drejtori i përgjithshëm i Sigurimit të Shtetit në kohën kur ka ndodhur ngjarja, Zylyftaraj Mahmutaj (Ramizi). Ai ka qenë zëvendësministër që në 16 tetor 1982 (ngjarja ka ndodhur në 29 korrik 1983) deri më 31 gusht 1990. Gjithashtu ka qenë edhe drejtor i Sigurimit të Shtetit që nga 16 tetori 1982 deri më 31 mars 1987. Dërgimi i një eksperti atentatesh në Itali për t’ u vënë në shërbim të mafies, nuk mund të bëhej pa dijeninë e Zylyftar Ramizit.

Arben Kraja duhet ta pyesë Zylon, siç e thërresin Zylyftarin, i cili sot është 84 vjeç por e ka mendjen top. Tekefundit disa ish-nazistë i kanë hetuar madje arrestuar edhe në moshën 90 vjeç.

Nëse Arben Kraja nuk e pyet, me siguri e ka hallin te ato që di Zyloja për Arbenin në kohën kur ishte hetues i shtetit komunist./Kastriot Myftaraj

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube