Kapë njëri e “ç’kapë” tjetri, më i zi i riu se i vjetri!

Shkruan: Florim Zeqa

Ne shqiptarët, përvqese nuk ishim të zotët ta fitojmë luftën kundër Serbisë, e rrezikojmë ta humbim edhe paqen, bashkë me këtë edhe shtetin me luftën e ashpër kundër njëri-tjetrit, duke i shpallur heronjët e paqenë dhe duke i imagjinuar tradhtarët inekzistent!

Qeverisjet e reja me mentalitet të vjetër

Kosova ka nevojë për një qeverisje realiste e jo populliste, për një qeverisje të mirë e jo disfatiste. Kosova ka nevojë për një kryemistër që punon shumë e flet pak, për një kryeministër që mbanë premtimet dhe nuk mashtron qytetarët.

Ardhja në pushtet me premtime megalomane për zgjidhjen e problemeve të qytetarëve dhe përfundimi me punë të vogla pa e bërë asnjë përmirësim të jetës së qytetarëve, jo vetëm dështim, paraqet abuzim dhe mashtrim me qytetarët.

Ndarja e partive nuk e ndali kapjen e shtetit

Ndarja e partive politike në grupe të interesit apo më mirë të themi largimi i një politikani apo grupi të interesit nga një parti dhe bashkangjitja partisë tjetër, nuk e nënkupton ç’kapjen dhe as ndarjen e “shapit nga sheqeri”, për shkak se të njëjtit edhe nga taborri tjetër janë pjesë e kapjes së shtetit, korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Deri më sot ndarja e partive politike, gjegjësisht, nismat e dala nga partitë ekzistuese nuk e ndihmuan ndryshimin politik, përkundrazi i zgjatin jetën korrupsionit dhe krimit të organizuar në vendin tonë.

Për shkak se të gjitha bordet dhe agjensionet, kompanitë fitimprurëse publike dhe ato private, të gjitha janë të kapura ose janë prona të familjareve të politikanëve të nivelit të lartë.

Në vendin tonë nuk ka inistitucion publik apo privat që nuk është i kontrolluar nga të fortët e politikës, ku të gjithë së bashku ushqehen nga mafio-oligarkët ekonomik.

Prapa kompanive private qëndrojnë të fortët e politikës

Prapa privatizimit të egër dhe jo lojal qendrojnë të fortët e politikës të cilët i kanë përvetësuar të gjitha pasuritë shtetërore dhe publike, tokat bujqësore dhe pronat e kompanive të dikurshme publike, të cilat sot i kanë kthyer në biznese familjare.

Prapa çdo burimi financiar, filluar nga kompanitë fitimprurëse, terminalet doganore, qendrat e homologimit të automjeteve, hidrocentralet, gurëthyesit, hotelet dhe restoranet luksoze, hipermerkatet dhe qendrat e mëdha tregëtare qëndrojnë politikanët dhe oligarkët ekonomik.

Meqë është kështu, elektorati kosovarë nuk guxon të ndahet e përçahet për interesa të kësaj klase politike të korruptuar, e aq më pak për individ dhe grupe të interesit, për shkak se, ata që e akuzojnë njëri-tjetrin më së shumti gjatë fushatave zgjedhore, përseri bëhen në qeverisjen e vendit.

Shtrirja e korrupsionit në të gjitha partitë politike

Në të gjitha partitë politike, pa dallim pushtet dhe opozitë, ka politikan të korruptuar dhe inkriminuar, ka kapës dhe uzurpatorë të pronave publike dhe tokave bujqësore, pra, ka hajdut të vegjël ordinerë dhe “bossa” të mëdhenjë.

Asnjë politikan, qoftë i vogël apo i madh nuk ka të drejtë shesë moral për ç’kapjen e shtetit pa i tërhequr familjarët e vet të punësuar jashtëligjshëm në institucionet e shtetit, përkatësisht në krye të kompanive publike, nëpër Ambasada apo Konsullata jashtë shtetit.

Meqë është kështu, asnjë liderë partiak nuk ka të drejtë të thirret në ç’kapjen e shtetit pa i luftuar brenda partisë së tij shkelësit e ligjit dhe bartësit e dukurive negative.

Thirrje për mbështetësit e partive politike

Në fund i kam edhe dy fjalë për mbështetësit e partive politike, të cilët e akuzojnë njëri-tjetrin për (mos) mbështetjen e një lideri apo politikani të caktuar.

Sikurse deri më tani, do të jemë i pavarur në analizat e mia politike, duke mos i dhënë mbështetje asnjërit nga subjektet politike, për arsyen e thjeshtë, ata që punojnë kundër interesave të shtetit dhe qytetarëve të vendit tim nuk e meritojnë mbështetjen time.

“Do të pranojë të lagem në shi e në borë, e të ngrijë nga acari, por asesi të futem nën çatinë e këtyre partive të dështuara politike” (F.Z.).

Ndjehem krenarë që kam qenë anëtarë LDK-së rugoviane, por edhe më i lumtur që nuk jam mbështetës i grupeve të interesit brenda apo jashtë LDK-së post-rugoviane

Ngase askush nga politikanët nuk po punon për ç’kapje reale, por vetëm për kapje të re të shtetit! Vajë halli e mjerë mileti, kapë njëri e “ç’kapë” tjetri, më i zi i riu se i vjetri!

Tashmë po vërehet qartë se dryshimin politik në Kosovë nuk vjen nga kjo klasë politike, nuk do të vjen dot as nga figurat Sorosiane që hyrën në politikë me mentalitetin e vjetër për t’u pasuruar dhe sunduar siq sunduan pararëndësit e tyre përgjatë dy dekadave të fundit.

Por ndryshimi vjen nga një klasë e re politike përmes një Alternative të Re politike. Vetëm Alternativa Re politike do ta nxjerrë Kosovën nga humnera dhe do t’i shpëtojë qytetarët nga varfëria dhe denigrimi social.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube