Koha kërkon ballafqim shkencor historiko- shkencor dhe jo replika

0

”Krim nuk është vetëm kur vret me plumb. Kur shkruhet e mësohet nëpër shkolla një histori e gënjeshtërt, e mohuar, e cunguar dhe e tjetërsuar, është krim ndaj kombit dhe Hisorisë. Shkruesit e kësaj historie të përciptë,  janë kriminelë të kombit.” Autorja. Vivra

Nga Vilhelme Vrana Haxhiraj

Faleminderit! Z.Uran për shkrimin tuaj kushtuar Mit’hat Frashërit!  Lidhur me polemikën tuaj po shpreh mendimin tim…

Megjithëse është vonë, e shoh të domosdoshme që Instituti i studimeve Historike “Lumo Skëndo”, tashmë duhet të bëhet faktor, kurse anëtarët e tij duhet të jenë aktorët qe do te ‘luajnë’ në skenë historinë e mohuar, të cunguar dhe të tjetërsuar të Shqipërisë. O tani, ose kurrë, nuk vihet në vend dinjiteti kombëtar me pseudohistorianë marksist, leninist dhe enverist.

Unë, si individ, nuk pranoj kompromise, as replika me ata që me breza e kanë shitur autoktoninë shqiptare te fqinjët. Atyre u mungon ndërgjegja kombëtare. Nuk është një historian, as dy që u bëjnë hosana fqinjëve greko-serb (hajdut të identitetit tonë iliro-pellazg dhe gjuhës sonë më të lashtë), por një sistemi i tërë neokomunist që përdor të gjitha format, mjetet, metodat dhe mashtrimet për të mbajtuar gjallë historinë e gënjeshtërt, plot me shpifje të paqëna. Kjo mënyrë u shërben fqinjëve të realizojnë synimet e tyre në vulosjen e historisë siç thotë Bernal, te libri “Atena Nera” , se semitët me rrënjë afro -aziatike, sajuan një histori farse, ku autori  u ka nxjerë bojën…. Historianët grekë po veprojnë ashtu siç kanë bërë me ndryshimin e emrit të Gadishullit  Ilirik , duke e quajtur gad. Ballkan, vetëm që të mohohet autoktonia shqiptare me prejardhje pellazgo-ilire. Për këtë historiani grek, Dhimitri Bethanis ka dy vjet që kërkon formulimin dhe shkrimin e një historie të përbashkët shqiptaro- greke. Në këtë mënyrë  Historia e Shqipërisë të sfumohet fare, kurse historia e rreme greke e ngritur në piedestal nga Roma. pa fakte shkencore, pa gjenezë autentike, të vuloset si e drejtë. Krim nuk është vetëm kur vret me plumb. ”Kur shkruhet e mësohet nëpër shkolla një histori e gënjeshtërt, e mohuar, e cunguar dhe e tjetërsuar, është krim ndaj kombit dhe Hisorisë. Shkruesit e kësaj historie të përciptë,  janë kriminelë të kombit

Insituti “Lumo Skëndo” që Ju drejtoni, i cili mban një emër të madh, të kolosit të mendimit intelektual shqiptar, Mit’hat Frashërit,  duhet të ballafaqohet me fakte konkrete me të gjithë historishkruesit vendas dhe të huaj. Kërkesa nuk bëhet në mbrojtje të një personaliteti, por bëhet në emër të Kombit dhe historisë së tij të gjysmuar. Atë që nuk e ka bërë deri më sot, Akademia  e Shkencave të Shqipërisë, koha ia ofon këtij institucioni. Nëse ju thërrisni në një takim gjithë ata historianë nga trevat etnike shqiptare, që ju përkrahin në këtë drejtim, shpresoj se  shumë mendime, mund të japin një zgjidhje, sepse Historia  e Shqipërisë fillohet që nga zanafilla nga lindja e pellazgut të parë në këto troje…Kurse replikat janë vetëm për të tërhequr vëmendjen nga ajo që është më e qenësishme, e vërteta historike, faktike, shkencore,  në përpilimin dhe shkrimin e Historisë së Shqipërisë.

Në mbyllje të librit tim “Autoktonia e Shqipërisë Jogore, Enigma e Shekujve”, drejtoj pyetjen:

Çfarë sekreti u di politikanëve dhe historinëve  shqiptarë , Greqia apo Serbia që, jo vetëm i kanë në dorë dhe u bëjnë shantazhe në qshen e shtëpisë së tyre, por dhe i kërcënojnë, pasi u kanë futur këmbët në një këpucë?! A nuk është stepje dhe dobësi e tyre para së vërtetës?!”

Gjithsesi më pëlqen ta mbyll punën time me një thënie të Sokratit: “Ai që dëshiron ta ndryshoje botën, fillimisht duhet të ndryshojë veten e tij!”

Përgjigjet i takojnë çdo lexuesi

Shëndet, me  konsideratë! Të fala zonjës!

Vilhelme
Vlorë, 24.6.2021

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube
Tiktok