Korrupsioni eshte faktori themelor qe ka varferuar vendin

Nga Jozefina Topalli

Korrupsioni eshte faktori themelor qe ka varferuar vendin, qe ka zhytur qeverine ne skandale, qe ka thyer besimin tek  lidershipi i tre Partive dhe qe ka vrare shpresen.

Lufta kunder korrupsionit eshte kyç per ndaljen e renies se ekonomise, te institucione te vendit e te demokracise.

Korrupsioni nuk luftohet nga ata qe e kane kthyer ate ne mjetin e pasurimit te tyre e te familjeve te tyre.

Vendi ka nevoje per ndryshim, per lidership te pakorruptuar.

IT-Organizata nderkombetare e Tansparences (kundra korrupsionit) rendit Shqiperine si nje vend me risk te larte  nga korrupsioni. Raporti ne te njejten kohe vë ne dukje se Parlamenti i 4 viteve te fundit nuk ka kryer detyren e tij per te kontrolluar qeverine.

Sipa IT, ne jemi vendi ku:

“Politikanët dhe networket e tyre po kontrollojnë aferat e vendit të tyre për të përfituar nga korrupsioni pa u ndëshkuar.

Te shumte jane shembuj të kapjes së shtetit, kur individë dhe grupe të përdorin korrupsionin për të hartuar politikat, ligjet dhe ekonominë e një vendi vetem per interesat e tyre private. Kjo i lejon të korruptuarit të ruajnë pushtetin e tyre, të pasurohen nga shteti dhe të shmangin dënimin.

Qytetarët e zakonshëm paguajnë për këtë përmes humbjes së jetesës, shërbimeve të dobëta publike, mundësive të kufizuara dhe duke humbur besimin te demokracia pasi shohin që institucionet shteterore u shërbejnë interesave private.

Për më tepër, Transparency International vë në dukje se mbikëqyrja e jashtme mbetet e dobët dhe zbulon se parlamenti nuk arrin të kontrollojë punën e qeverisë rregullisht. Shumica e prokurimeve të mbrojtjes është me burim të vetëm dhe “ekzistojnë rreziqe të konsiderueshme korrupsioni në lidhje me operacionet ushtarake.”

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube