KOSOVA PROPALESTINEZE – AS 3 DITË NUK MBIJETON

Nga Xhemal Ahmeti

Konjufca paralajmëroi se po erdhi LVV në pushtet do të rishfaqen problemet sërish me SHBA në favor të BE -së [duke rishqyrtuar marrëveshjen amerikane rreth Izraelit], kjo e cila, BE pra, për arsye të ekspansionit ekonomik, antisemitizmit ende të paçrrënjosur dhe ideologjisë rusoafine të burokracisë aty mban anën e aksës lindore [Palestinë, Iran e co.], në bazë të të cilave Kosova është e Serbisë dhe iu shkoq asaj nēpermjet agresionit perëndimor. Tash pas presionit eventual të opinionit do të dal Konjufca për të dhënë sinjalet se nuk e mendoi ashtu dhe se injorantët e keqinterpretuan. Do të jetë mashtrimi i radhës ky korrigjim, ngase LVV është e dëshmuar si amerikofobe. Çka done të thotë po erdhi në pushtet LVV? Kosova do të përballet me probleme të rënda në tapetin ndērkombëtar dhe do humb shumë kohë. Tjetër nuk ndodh ngase edhe po fitoi 80% [të elektoratit] do të rrëzohet si kukull nga ata 80% [e shoqërisë] që nuk votojnë e janë partive tjera – kjo për arsye se çdo njeri me dy ditë shkolle e di se pa amerikanët dhe britanikēt e në duar të BE- së Kosova as dy ditë jetë nuk i bën.  Pseudostrategët që mendojnê se me këtë potez të LVV-së do ta vënë nën presion botën për ta realizuar bashkimin fizik me Shqipërinë e kanë një defekt: kundërshtarēt e Kosovës [Serbia] nuk do shkoqen pa i marrë gjysmat e tokës së kësaj Kosove siç është. E parasëgjithash nuk do bashkohen dy shtete por një shtet me një “vakëf” të ri shqiptar të krijuar pas ndarjeve tê reja.

Intelektualiteti dhe inteligjenca nuk janë plazma keksa që blehen në supermarket por kapital që njeriu e manifeston me sjelljet e tij. Prandaj më irritoni kur i quani primatët tuaj intelektual e inteligjent: këta janë aq të mençur saqë për shkak të gjenialitetit nesër u lënë pa shtet. Mos i lejoni! Kosovën as nuk e bënê e as nuk e çliruan këta, prandaj kini kujdes se sa liri mbi ju u jepni partive të llojit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube