KRYEMINISTRI KURTI, DIALOGUN MIRË E NISI, POR ME NJË T’RAME NUK TRANDËT LISI

Nga Dedë Preqi

Në këto rrethana të njohura të marrëdhënive mes Kosovës dhe Serbisë, në tërësinë e gjitha çështjeve vërejmë mungesën e vullnetit politik ndërnjerëzor, i cili do të ishte çelësi kryesor që i kyq dhe hap portat e mendjes dhe zemres dhe kjo ndodh kur në thëmel të kërkimit të këtij vullneti, kemi vënë disa tipare dhe kritere të veprimit njerëzor, së pari me qenë realist, i dlirë, guximtar dhe kulturor.

Është bërë e qartë njëherë e përherë çështja e Kosovës, pamvarësia dhe krijimi i shtetit të saj, të cilën e njohën më shumë se gjysma botës, dhe në përbërjen e vet ka ndryshuar njëherë e gjithmonë, dhe kjo bindje nuk ka një tipar tjetër, por shihet edhe në dritën e diellit, liria dhe pavarësia e shtetit të Kosovës, që historia e saj ka filluar një epokë të re dhe në thëmelet e reja.

Kjo është një përgjigje në lidhje me shtetin e pavarur të Kosovës, dhe atëherë çfarë zori ka Serbia dhe Vuçiqi, dhe e dinë fare mirë se Kosova nuk kthhehet më mbrapa, dhe një gjë e tillë të cilën po mendon Serbia, rrezullton gabimisht dhe absurde, duke ditur se Forcat Ndërkombëtare të NATO-s, në të njëjtën kohë dhe ndoshta përherë janë garantuese dhe mbrojtëse të çdo kanosje dhe rreziku ndaj saj.

Dhe tani, ajo që mund të përfitohet nga dialogu Kosovë-Serbi, ose nga subjektet në fjalë, pranohet menjëherë në mënyrë përfundimtare që të arrihet paqa, nëse sjelljet përkojnë me përsonalitetin njerëzor dhe ato bëhën të kapshme, që pastaj gjithçka mund të kuptohet dhe mbështetët prej tyre, për të gjetun një kompromis apo zgjidhje të çështjes në mes palëve.

Mirëpo ngarkesa emocionale e Vuçiqit, në këtë rast në Bruksel, përballë Albin Kurtit, ishte e atillë, që dukej jo vetëm e pa përshtatshme, por madje edhe e tensionuar, për shkak të mllefit që kishte kryetari serb ndaj palës tjetër, i cili vërehej largë pa u afruar njeri me tjetrin, kështu që këto negociata mos thashtë zoti të vazhdojnë me këtë ritëm të tillë.

Katër pikat që i paraqiti kryeministri i Kosovës, z.Albin Kurti, në dialog me Serbinë, me 15 qershor në Bruksel, si në  pikën e parë, të ketë tregëti të lirë pa kufi dhe kushte, në pikën e dytë, lëvizje të lirë të qytetarëve, pika e tretë, një pakt të nënshkruar mos me sulmue njëri-tjetrin dhe pika e katërt, reciprocitet në kuptimin e trajtimit të pakicave.

Kryeministri Kurti, përveq tjerash, në veçanti e theksoi edhe çështjen e të pagjeturve e të zhdukurve, të atyre që me dhunë forcat serbe fashiste, përveqse i masakruan, ata edhe i zhduken nëpër varreza masive në teritorin e Serbisë, për ti humbur gjurmët e krimit, prej të cilëve edhe 1600 veta janë akoma të pa gjetur.

Kërkesa e kryeministrit Kurti, në këtë dialog, ishte që nga delegacioni serb i të pagjeturve të largohen Veljko Odaloviç dhe Zoran Angjelkoviç, që kanë qenë edhe udhëheqës apo « naçelnik » të qarkut të Kosovës, në vitët 1997-99, të cilët e dinë fare mirë dhe kanë njohuri për vendndodhjen e varrezave  masive të shqiptarëve në Serbi.

Dhe kjo formë e shtrierjes së dialogut nuk paraqeste diçka fyese për palën serbe, por ndërlidhej me kriterin e temave të rëndësishme dhe të arsyeshme të palës shqiptare, por pala serbe në krye me Vuçiqin, i polimizoi pikat e palës shqiptare dhe kryeministrit Kurti, duke i refuzuar me një përgjegje tipike, të cilët me çdo kusht përpiçën ti refuzojnë argumentet historike  të këtij populli liridashës.

Serbia dhe Vuçiqi, nuk kanë argumente të sakta që ti kundërvëhën Kosovës, edhe ato që i kanë, më shumë janë të falsifikuara se janë realitet, ndërsa shteti i Kosovës, ka plot e përplot dëshmi dhe argumente për palën serbe, jo vetëm për të dialogu me palën në fjalë, por edhe për të dëshmuar dhe për ta paditë Serbinë, në Gjykatën Ndërkombëtare të Hagës,  për krimet dhe gjenocidin që e ka shkakëtuar ndaj popullsisë së pa fajshme të popullit shqiptarë.

Padyshim, kryeministri Kurti, e rinisi dialogun me Vuçiqin, duke e paraqitë  Kosovën, me qëndrimet e saj dhe argumente të qarta, i cili është shprehur i hapur se është i gatshëm për dialog dhe njohje të ndërsjelltë, njëherazi marrëveshjet paraprake duhet shqyrtuar edhe njëherë për të plotësuar të metat dhe zbrazësirat e tyre.

Ky dialog në mes dy palëve, i arritur me ndërmjetësimin e përfaqësuesit të BE-së, për Politikë të Jashtme dhe Siguri, z.Josep Burel, dhe i dërguari i posaqëm i BE-së, për dialog mes Serbisë dhe Kosovës, z.Miroslav Lajçak, për të arritur deri te qëllimi i pajtueshmërisë, do të merr edhe shumë kohë, meqenëse pala serbe pothuaj se nuk është e gatshme, sikur edhe këtë herë që nuk pajtohet me asnjërën pikë të kreministrit Kurti.

Tabloja e këtij takimi në këtë mënyrë,  sidomos nga ana e z.Kurti, kishte një rëndësi të veçantë, sepse Kosova për herë të parë kishte shenja pozitive të lëvizjeve në vijat zhvillimore të negociatave për të nxjerrë në dritë të drejtat e veta, dhe atë që ka mbetur ende  e fshehur dhe e pa realizuar nga pengesat dhe neglizhimet e palës serbe.

Kryeministri i Kosovës, z.Albin Kurti, së bashku me ekipin e vet të negociimit, këtë dialog e nisën mirë në Bruksel, por siq thotë një fjalë popullore, « me një të rame nuk prehet lisi », prandaj detyrat e palës kosovare dhe kryeministrit Kurti, janë të qarta sikur argjendi, se çdo rrjedhojë që del jashta kopetencave dhe ligjislativit të Kushtetutës së Kosovës, bie ndesh edhe në kundërshtim me lirinë e këtij populli dhe pavarësinë e shtetit të Kosovës.

Kosovën dhe popullin shqiptarë të saj, siq thuhet në atë kuptimin metaforik, e ka zënë gjarpëri, jo vetëm një herë, por disa herë, prandaj e ka të vështirë ti besoj gjuhës së gjarpërit të cilën po e  përdor në dialog Vuçiqi. Kryeministri Kurti dhe qeveia e tij, po përballen sot me shumë sfida, të cilat disa janë të njohura, sikur pandemia e Covidit 19-të, pastaj pandemia e Serbisë shekullore, dhe pandemia e opozitës së sotme inatçore, në krye me PDK, LDK, AAK, me rrolin e tyre sikur të  « krimbit » duke e rrëmuar pa mëshirshëm të përditshmën e qytetarëve të këtij vendi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube