Kryeservili i serbosllavizmit

Nga Eshref Ymeri

Në Portalin “Voal” të ditës së sotme, 24 gusht,  lexova shënimin me titull Rama për Bregoviçin: Muzikant i jashtëzakonshëm, ata e sulmojnë janë kategoria e ulët njerëzore”.

Në këtë shënim, lexuesit me vetëdije të lartë kombëtare, njihen me përpjekjet e dëshpëruara të Ramës për t’u prezantuar shqiptarëve një tjetër Bregoviç, i cili, sipas tij, na përfaqësuaka “simbolin” e bashkëjetesës së popujve në gadishullin tonë. Me sa duket, Ramës nuk i paska bërë fare përshtypje Eseja e shkëlqyer e gazetarit dhe e publicistit të talentuar Skënder Buçpapaj, me titull “Ftesa për Bregoviçin është politike”, e botuar po në Portalin “Voal”, të datës 18 gusht. Mbështetur në fakte konkrete, autori i ka bërë “rezonancën magnetike” figurës së Goran Bregoviçit, i cili, siç theksohet në Esenë në fjalë, “është tashmë zyrtarisht Hero i Popullit i Serbëve, pra, ai vjen në këtë veprimtari si hero i popullit të tij. Ai është fare i freskët nga marrja e Urdhërit të Yllit të Karagjorgjeviçit, dekretuar e dorëzuar nga presidenti Aleksandër Vuçiç. Lexojmë te zëri përkatës enciklopedik se ky urdhër është dekorimi më i lartë civil dhe ushtarak i Serbisë. U themelua në Mbretërinë e Serbisë dhe fillimisht iu dha ekskluzivisht qytetarëve serbë në këmbim të shërbimeve të kryera ndaj monarkisë serbe, popullit serb dhe shtetit serb”.

Në të njëjtën kohë, autori i nderuar i Esesë, i ka bërë “rezonancën magnetike” edhe vetë Ramës, mikut të përzemërt të Bregoviçit, duke theksuar:

“Vështirë të gjejë shpjegim tjetër inferioriteti i Ramës ndaj Bregoviçit, kur kryeministri i Shqipërisë, prej 24 vjetësh në pushtet e prej 31 vjetësh në politikën aktive, nisur nga statistikat e internetit, është dymbëdhjetë herë më i famshëm se i ftuari i tij në festivalin e Korçës. Ndërsa Vuçiçi, sipas këtyre statistikave, është dhjetë herë më i famshëm se Bregoviçi.Nga ata fëmijë të çmeritur të Bllokut dhe të periferive të tij, që iu ka mbetur i rrënjosur në tru Bregoviçi dhe jugosllavi i viteve 1970 e 1980, mund të jetë kryeministri aktual i Shqipërisë”.

Domosdo, duke qenë vetë viktimë e kompleksit të inferioritetit, Rama e ka truallin të gatshëm për të qenë inferior ndaj të huajve, të cilët, në rastin konkret, për mjerimin e tij, janë armiq të kombit shqiptar. Sepse Bregoviçi, paçka se nuk ka vrarë shqiptarë me dorën e vet, nuk ka ndonjë dallim nga kriminelët serbë, për të cilët ka kënduar, këndon, ka ushqyer dhe vazhdon të ushqejë simpati nën maskën e neojugosllavit.

Duke provokuar rëndë Prishtinën me ftesën që i bëri Bregoviçit, Rama dëshmoi fare shkoqur se është një kryeservil i regjur i serbosllavizmit, se është përçarës shembullor i kombit shqiptar, se është vazhdues i sprovuar i trashëgimisë serviliste të kryekriminelit të popullit shqiptar Enver Hoxha, i cili, siç dëshmon intelektuali i njohur me brumosje të admirueshme nacionaliste, inxhinieri kimist nga Çamëria, Sali Bollati, kishte dhënë porosi që, në librin e Abetares së fillores në vitet 1945-47, në faqen e parë, të botohej fotoja e mareshalit Tito, e shoqëruar me vjershën:

Tito luftëtar,

Tito Çlirimtar,

Tito Shpëtimtar i Popullit Tonë!

Ashtu si kryekrimineli Enver Hoxha, i cili, i brumosur deri në pore me kryeservilizmin e pështirë ndaj Titos, s’e kishte për gjë të shkelte mbi gjakun e dëshmorëve që dhanë jetën për çlirimin e vendit, edhe Rama s’e ka për gjë t’i fyejë rëndë të gjithë shqiptarët atdhetarë që ishin kundër ftesës për Bregoviçin dhe t’i vlerësojë ata si “kategoria më e ulët njerëzore.

Të gjithë ata bashkëkombas të nderuar dhe të respektuar, që Rama i fyen publikisht për qejfin e Vuçiçit dhe të këngëtarit të tij, të cilin e ka dekoruar me dorën e vet, të mos e ndiejnë veten aspak të fyer. Përkundrazi, duhet ta ndiejnë veten krenarë. Le të lexojnë materialin e avokatit, shkrimtarit dhe publicistit të njohur Ilir Malindi, me titull Edi Rama një i sëmurë psikik tepër i rrezikshëm. Ka diagnozën “skizofren agresiv”” (Faqja e internetit “Albaniapress”. 26 maj 2020). Le të lexojnë, gjithashtu, artikullin bukur të goditur, me autor A. Morina, me titull “Edi Ramës i vjen një ‘goditje’ e rëndë: Ti je turp kombëtar, mohove gjenocidin serb mbi shqiptarët” (Faqja e internetit e gazetës “Bota Sot”. 24 gusht 2021).

Feniks, Arizona

24 gusht 2021

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube