Kur Edi Rama nervozohet me shqiptarët dhe “shkërdhehet” me serbët!

Nga Enver Bytyçi

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, në takimin e fundit në Shkup, kur edhe u shpall iniciativa e Open Balkan deklaroi kësisoj: “Edin e takova në vitin 2015, ishim në pozitat e dy armiqëve, njëri i shkoi tjetrit dhe gjetëm fjalë që të afrohemi pa kërkuar bashkëpunim dhe të bëjmë diçka për pikë politike. Tani nuk mendojmë për gjërat të tilla por mendojmë për të ardhmen,”. Kushdo që i analizon këto dy fjali të kreut të shtetit të Serbisë dallon dy gjëra:

Së pari që “përplasja” Rama-Vuçiç e asaj kohe ishte skenarizuar si “diçka për pikë politike” të të dy politikanëve, pra se “grindja midis tyre” ishte pjesë e regjizurës që Rama të fitonte pikë politike, sidomos në Kosovë dhe Vuçiç të fitonte pikë politike në Serbi. Në këtë përfundim kisha ardhur që në atë kohë, sepse në komentin tim të dytë për atë vizitë e kam trajtuar këtë çeshtje. Por ky konstatim vlen për ta zhvleftësuar “mburrjen” e Edi Ramës se “Paska kërkuar në Beograd njohjen e Kosovës nga Serbia”! Tani nuk guxon t’i thotë mikut të tij, Aleksandrit, se “Kosova është Kosovë dhe jo Kosovo-Metohi”, edhe kur presidentiiI Serbisë ia përsërit këtë term gjatë gjithë ditës në katër sy!

Së dyti, Vuçiç thotë se “Tani nuk mendojmë për gjëra të tilla (d.m.th për pikë politike), por mendojmë për të ardhmen”! Pikërisht këtu fle lepuri! Për cilën të ardhme mendojnë Rama dhe Vuçiç?! E thashë më lart. Në të njëjtin samit presidenti serb ia përmendi disa herë kryeministrit të Shqipërisë termin “Kosovo-Metohi”, duke ia përkujtuar me cinizëm atë që “Kosova është pjesë e Serbisë”! Rama nuk reagoi në asnjë rast. Kjo do të thotë se kreu i shtetit të Serbisë dhe kreu i ekzekutivit të Shqipërisë janë pajtuar se e ardhmja, ashtu si e tashmja, nuk është pavarësia dhe shtetësia e Kosovës, por realizimi i planeve të Serbisë në rajon.

Kur Aleksandër Vuçiç thotë se “pajtohet 100 për qind me Edi Ramën”, madje dhe i nënshkruan propozimet e tij, kjo do të thotë se në kulisa të dy janë marrë vesh që Kosovën ta zhbëjnë. Ta zhbëjnë sipas skemës së viteve 1944-1948, kur Tito dhe Hoxha u pajtuan se “nuk na kuptojnë serbët që të lejojmë bashkimin e Kosovës me Shqipërinë”! Edhe sot Rama ka rënë dakord me idenë se “Kosova duhet të bëjë kompromis me Serbinë”, sepse “nuk na kupton miku im Vuçiç”! Se Kosova “nuk duhet të bëjë monolog”, por duhet të zbatojë axhendën e Vuçiç në dialogun me Serbinë! Se Kosova nuk “mund të izolohet, por duhet t’i nënshtrohet diktatit të dy arkitektëve të Open Balkan-it”! Se Kosova duhet të pranojë diktatin e Ramës dhe të Vuçiç si dhe kushtet diskriminuese në bashkëpunimin rajonal etj!

Nëse Edi Rama e do Kosovën, pse nuk e kushtëzon bashkëpunimin rajonal me njohjen e shtetësisë së saj nga Serbia? “Sepse, thotë ai, nuk më kuptojnë serbët”! Pastaj shton atë që thekson miku i tij Vuçiç, se “duhet të shohim përpara”! Dhe në këmbim të kësaj kërkon që “ta mirëkuptojnë shqiptarët”!

Kur shqiptarët e qortojnë ai u thotë “Pushka top t’ju bëhet”! D.m.th “Më hani atë që s’thuhet”! Nëse do të përdornim fjalorin banal të vetë kryeministrit shqiptar! Shqiptarëve u thotë kësisoj “Më hani atë që s’thuhet”! Vuçiçit dhe serbëve u thotë “Ua hëngsha atë që thuhet”! Ky është Edi Rama! Një pervers, që nervozohet me shqiptarët dhe “shkërdhehet” me serbët!

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube