Kush ishte arbereshi Leke Dukagjini

0

Leke Dukagjini eshte figura e dyte arberore e shekullit te XV-te pas Skenderbeut, qe u mundua dhe e vazhdoi luften edhe pas vdekjes se Heroit Kombetar. Per studjuesit, me trashegimine e tij te "Kanunit", ai gjykohet si nje figure e plotesuar e Arberise Mesjetare, qe ka luftuar per identitet
Duhet thene se, deri me sot, nuk mjaftojne dokumentat per te treguar fytyren e vertete te Leke Dukagjinit. Ai ishte bashkekohes i Skenderbeut dhe si per nje koincidence dhe ai u be i njohur, si Skenderbeu, kur mori ne zoterim, principaten, qe i la trashegim i jati. Pal Dukagjini, i jati i tij, vdiq ne vitin 1446. Me qender ne Lezhe, Principata e Dukagjineve, perfshinte Zadrimen, zonat ne veri dhe verilindje te Shkodres, qe sot jane te mbytyra nga uji i Drinit dhe shtrihej me nje kryeqender te dyte, me qytetin e Ulpianes, dhe zoterimet ishin deri afer Prizrenit. Referuar autorit te monografise, Cobani, Leka kishte marre nje kulture te gjithanshme, qe ne ate kohe i shkonte per shtat frymes humaniste te Rilindjes Evropiane dhe ne qytete te tilla si ne Venecia, Raguze apo Shkoder.
Duke iu kthyer kohes se tij, kontakti i pare me Skenderbeun i familjes, ka qene ne Lidhjen e Lezhes me 1444 me Palin, te jatin e Lekes. Emri i familjes, qendron pak ne kronika sepse, me vone historia duket se eshte e fokusuar vetem ne figuren e Skenderbeut, qe ne ate kohe, kishte nje kontakt shume te madh, me Oborret me ne ze te Evropes dhe emri i tij ishte teper i lakuar nga te gjithe.
"Leke Dukagjini ishte princi me i fuqishem shqiptar pas Skenderbeut dhe me me autoritet, prandaj u be pre e intrigave te politikes veneciane (dhe te historianeve) derisa Sinjoria e ndjeu rrezikun e Portes se Larte, krejt afer pragut te shtepise se vet dhe u bashkua realisht me rezistencen e shqiptareve, duke i shpallur lufte Perandorise Osmane (1463). Pas ketij viti, venecianet pushuan se perfoluri Leke Dukagjinin", thote Tonin Cobani, ne nje nga studimet e tij, kushtuar pak kohe me pare Dukagjinit te Ri.
Por, duhet thene se kronikanet e kohes kane shkruar per disa prej bemave te Leke Dukagjinit perkrah Skenderbeut, deri ne vdekjen e heroit (1468) dhe me pas ne krye te trupave shqiptare, perkrah forcave veneciane, derisa Sinjoria nenshkroi paqen me Porten e Larte (1479). Pas kesaj, historianet heshtin.
Gojedhena na ben me dije se Leke Dukagjini e vazhdoi rezistencen ne krye te trimave te principates se tij derisa ishte gjalle. Ne fund te viteve '50 ne shekullln e XV, nga kronikat e kohes permendet se Principata e Dukagjineve nuk ka me asnje nga qendrat e veta te zhvilluara. Lezha u eshte dorezuar venedikasve (1393), Ulpiana, kryeqyteti i principates eshte shkaterruar me themele nga turqit e keshtu me rradhe.
"Ne keto kushte, Leke Dukagjini ka shkuar dhe i eshte drejtuar nje keshtjelle ne Zadrime, per ta pasur si rezidence princerore, por u sulmua nga Skenderbeu, i cili ua ktheu menjehere venedikasve. Pa nje rezidence princerore dhe, per nje fare kohe, ne mes te tri zjarreve (turqit, venedikasit dhe Skenderbeu), Leke Dukagjini gjeti strehim ne thellesi te maleve te principates se tij, ku ndertoi saraje e keshtjella se bashku me banoret e lire te atyre aneve, te cilet kryezotin e tyre te deres se Dukagjineve me gruan e tij, Teodoren e Muzakajve te Beratit dhe te gjithe oborrtaret qe i shkonin pas, i rrethuan me mikpritje e respekt", shkruan studjuesi.
Dhe, referuar dokumentave te kohes, ishin po keta malesore te Principates se Dukagjineve, te njohur per trimerite e tyre, qe jo vetem e ndihmuan per te ngritur fortesat e tij, por edhe te siguronte kuoten e ushtareve, qe duhej te sherbenin nen flamurin e Lidhjes se shqiptareve.
Por, ne kete kohe eshte dukur edhe madheshtia e Lekes. Ai, duke iu pergjigjur besimit te ushtareve te tij, u siguroi ushtareve te tij shume mbrojtje dhe kur vdiq Skenderbeu edhe lirine e tyre, brenda organizimit fisnor. "Te cilen, ne kushtet e krijuara, e institucionalizoi me rioarganizimin e pleqesive mbi baze fshati e krahine. Gjate kesaj periudhe (1458-1481), kur ai udhehiqte te gjitha kuvendet dhe pleqesite e malesoreve, u ngjiz Kanuni, qe u trashegua brez pas brezi, si praktike gjykimi dhe permes fjaleve te urta, te formuluara apo te rithena prej tij, rast pas rasti, si sentenca juridike".
Duhet thene se per shekuj me rradhe, Kanuni mbeti i pashkruar dhe vetem do te vinte koha e Shtjefen Gjecovit, qe filloi te grumbullonte, ate qe populli e kishte plazmuar ne mendjen e tij, per shekuj me rradhe.
Ne ditet tona, lavdia e tij e prekshme, mund te ndjehet nga rrenojat e Shurdhahut, afer Vaut te Dejes, ish residenca e tij; ndersa ajo ligjvenese, mund te shijohet nga vepra e tij monumentale "Kanuni" mbledhur nga At Gjecovi, ne fillim te shekullit te kaluar. B.an

Kronologjia e jetes se tij
Shek.VII Permenden per here te pare "Dukagjinet e Arberise". Disa mendojne se mbiemri Dukagjin rrjedh nga emri i fshatit Dukagjin, diku ne kufirin e rrethinave te Pukes me Mirditen, afer fshatit Dardhe, ku kane qene te vendosur fillimisht te paret e Principates se Dukagjineve.
1202-4 Dukagjinet pushtuan Zadrimen dhe u shtrine shume shpejt ne Shqiperine e veriut me kryeqender Lezhen. Disa mendojne se ne kete kohe Dukagjinet u shfaqen ne trojet arberore te ardhur nga Franca si kryqtare dhe se mbiemri Dukagjin u formua nga perngjitja e titullit Duke me emrin Gjin ose Duka i Gjinit, qe do te thoshte Djali i Gjinit.
1356 Kur osmanet shkelin per here te pare ne Ballkan, Principata e Dukagjineve eshte zgjeruar ne Shqiperine veri-lindore dhe ka nje qender te dyte ne Fand, krahine e Mirdites se sotme. Disa mendojne se aso kohe Principata e Dukagjineve perfaqesohej me dy dege.
1389 Beteja e Fushekosoves. Thyhet nga osmanet koalicioni ballkanas, ne te cilin bente pjese edhe Principata e Dukagjineve, sadoqe nder burime nuk permenden.
1393 Dukagjinet ua dorezojne qytetin e Lezhes venedikasve, qe te mos binte nen sundimin e osmaneve, duke ruajtur te drejten e nje te tretes se te ardhurave.
1406 Princi Pal Dukagjini (1384-1446), i permendur per urtesi, vihet ne krye te Principates se Dukagjineve me kryeqender Ulpianen (qytet i themeluar prej tij), ku mbreteron se bashku me te vellane Nikolle Dukagjinin, i shquar per trimeri.
1410 Lind ne Ulpiana princi trashegimtar i Pal Dukagjinit, Leke Dukagjini, formimi kulturor i te cilit mendohet te jete bere ne qendra te zhvilluara te kohes, si Shkodra, Raguza, Venecia. Leka ka pasur edhe nje vella, Palin, me zgjuarsi te jashtezakonshme, por te verber; nje moter, Roza, me bukuri te rralle e shume krenare dhe, ndoshta, nje tjeter me emrin Maria, qe do te behet gruaja e Gjon Muzakes se Beratit.
1432 Pal Dukagjini me te vellane, Nikollen, mbeshtesin se bashku me Topiajt Aranit Komnenin, vjehrrin e ardhshem te Skenderbeut, ne kryengritjen e tij te suksesshme kunder forcave osmane. Motra e Aranit Komnenit ka qene gruaja e Pal Dukagjinit, e ema e Lekes.
1444 Pal dhe Nikolle Dukagjini jane pjesemarres te Beselidhjes se Skenderbeut ne Lezhe. Ata mbeshtesin Lidhjen me 5 000 ushtare nga 15 000 qe kishte gjithsej Skenderbeu. Pali shoqeron Skenderbeun ne Kruje.
1444 Beteja e Torvjollit ku marrin pjese edhe trupat e Principates se Dukagjineve nen komanden e Tanush Topise. Pali, se bashku me princer te tjere, do te prese ne Kruje Skenderbeun per ta pershendetur per fitoren.
1445 Ne dasmen e Mamices, se motres se Skenderbeut ne Muzakine, shfaqet per here te pare princi Leke Dukagjini. Dueli i tij me Leke Zakarine per doren e princeshes se bukur Jerina Dushmani.
1446 Vdes Pal Dukagjini. Vendin e tij ne krye te Principates se Dukagjineve e ze i biri, Leke Dukagjini.
1447 Vriten ne pusi Leke Zakaria se bashku me Bozhdar Cernovicin dhe per kete perflitet Leke Dukagjini.
1447 Nikolle Dukagjini, i nxitur nga njerezit e Skenderbeut, pushton perkohesisht Shatin, nderkohe qe Dejen e kane marre venedikasit. Skenderbeu i shpall lufte Venedikut.
1447 Leke Dukagjini martohet me Teodoren, motren me te vogel te Gjon Muzakes se Beratit. Nuk paten femije. Dukagjinet qe do te permenden pas Leke Dukagjinit ne Itali apo ne sherbim te Perandorise Osmane, rrjedhin nga familje te adaptuara prej Pal Dukagjinit ose prej Lekes.
1447-8 Skenderbeu rrethon Dejen, Shkodren dhe Durresin, qytete ne zoterim te venedikasve. Perkrah Skenderbeut eshte Nikolle Dukagjini.
1448 Paqja e Skendebeut me Venedikasit. Leke Dukagjini nuk merr pjese.
1451 Martesa e Skenderbeut. Leke Dukagjini nuk merr pjese.
1451-2 Komploti i Krrabes kunder Skenderbeut. Perflitet Leke Dukagjini.
1452 Pajtimi i pare i Leke Dukagjinit me Skenderbeun ne Durres.
1454 Breksamus, diplomat i Leke Dukagjinit, perfaqeson Skenderbeun te mbreti i Napolit. Pensioni 300 dukatesh per Leken prej mbretit Alfons.
1458 Bie Prizreni, qendra me e zhvilluar tregtare e kulturore e Principates se Dukagjineve, nderkohe qe kryeqyteti, Ulpiana, duhet menduar i shkaterruar nga themelet para Prizrenit.
1458 Leke Dukagjini pushton keshtjellen e Shatit qe ishte ne zoterim te venedikasve. Skenderbeu nderhyn me trupat e tij dhe ua kthen venedikasve.
1458-81 Leke Dukagjini nderton disa keshtjella ne thellesi te trojeve te principates se vet, forcon pushtetin vendor te malesoreve, shtetas te tij, qe jetonin brez pas brezi ne gjendje te lire dhe institucionalizon permes praktikave gjyqesore nje sistem juridiko-popullor, qe do te trashegohet permes fjaleve te urta te thena nga ai, si nje veper fondamentale e kultures humaniste shqiptare. Kjo veper, e ruajtur ne nje shqipe kaq te bukur, qe u mblodh nga Shtjefen Gjecovi ne kapercyellin e shek.XIX-XX eshte Kanuni i Leke Dukagjinit.
1461 Perflitet Leke Dukagjini se u eshte drejtuar turqve per aleance. Papa Piu II e kercenon me ckisherim.
1463 Papa Piu II nderhyn per pajtimin e Leke Dukagjinit me Skenderbeun.
1463 Pajtimi i dyte me Skenderbeun. Leka bashkohet me Lidhjen e Skenderbeut, Venedikun dhe Ivan Cernovicin e Malit te Zi.
1465 Ne betejen e Sfetigradit, Leke Dukagjini shpeton prej vdekjes Skenderbeun.
1466 Leka dhe Nikel Moneta komandojne 13 mije forca shqiptare perkrah Skenderbeut kunder Ballaban Pashes.
1468 Ne Shkoder thyhen trupat osmane prej ushtrise shqiptare pa pjesemarrjen e Skenderbeut. Mendohet se kjo fitore eshte arritur nen drejtimin e Leke Dukagjinit.
1468 Vdes Skenderbeu. Leke Dukagjini eshte nder kryetrimat shqiptare qe iu ndodh prane deri ne castet e fundit te jetes.
1477 Leka ne mbrojtje te Krujes, ku duhet te kete mbetur i plagosur, pasi u perfol se mbeti i vrare.
1479 Venecianet nenshkruajne pushtimin e Shqiperise prej turqve, por Leke Dukagjini vazhdon rezistencen keshtjellave, qe kishte ngritur thellesive te maleve te principates se tij.
1481 Leke Dukagjini permendet per here te fundit ne dokumentet e kohes, duke kaluar nga Raguza per ne principaten e tij.
1481 Mendohet vdekja e Leke Dukagjinit, pinjolli me i fundit i Principates se Dukagjineve. Asnje dokument nuk flet per vendvarrimin e tij. Gojedhena thote se iku duke bekuar lirine e viseve shqiptare dhe duke mallkuar roberimin e tyre, derisa te zotet te kthehen ne trojet e veta

Korrieri

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube
Tiktok