18/04/2024

Lamtumirë duararta Lida Grabocka Jonif

0

Nga Keze Kozeta Zylo

Është ndarë nga jeta bashkatdhetarja jonë e dashur në Diasporë Lida Grabocka Jonif.

Lida Grabocka Jonif jetonte në Brooklyn bashkë me bashkëshortin e saj dhe vajzën Migenën.

Siç e kam thënë dhe më parë, kurrë në jetën time nuk kam dhënë kaq shumë lamtumirë, si brenda këtij viti të tmerrshëm dhe gllabërues.

Fatkeqësia në këtë familje është nga ato të rrallat, pasi para shtatë muajsh i iku djali i vetëm Daniel Jonif.  Dhe kur e dëgjon të tronditet shpirti dhe zemra që për shtatë muaj ikën nënë e bir në qiell.  Dhimbja e parakohshme dhe me një vdekje akute të djalit në një spital në Brooklyn ishte një hata e madhe.  Mesa duket zemra e nënës nuk e duroi dot ikjen e tij, zemra e saj lëngoi aq shumë sa brenda kësaj periudhe tragjike ikën të dy.  Lida iku në moshën 61 vjecare në kohën kur kishte shumë mundësi t’i jepte familjes së saj të shtrenjtëe e të dashur.

E ndjera Lida erdhi me bashkim familjar pasi gjyshi nga nëna e saj kishte emigruar herët në Amerikë.

Naum (Nuçi) Melo është veteran i Luftës në Amerikë dhe ajo ndihej shumë krenare për këtë, pasi në se vertetëe do Lirinë duhet të falënderosh veteranët.  Ajo ndihej me fat që i mori dokumentet nga gjyshi dhe po ëndërronte për një jetë më të bukur dhe më të mirë.  Por fati e ndërpreu jetën e birit të saj në mes bashkë me të.

Ishja shumë e shokuar kur pashë statuset e dy motrave të mrekullueshme të të ndjerës Lida, Mirandës dhe Anidës si dhe të bijës së vetme Migenës të cilat lajmëronin për vdekjen e motrës së tyre.  Vajtimi i tyre në telefon ishte përpirës, i dhimbshëm, sidomos në këte kohë izolimi që nuk ke mundësi t’ju shkosh pranë, t’i përqafosh dhe t’i ngushëllosh siç e do zakoni i shqiptarit, por pandemia është si rojet e burgut, s’të jep leje…

Danieli djali qe iku në qiell punonte në një shtypshkronjë në Queens dhe ishte integruar shumë mirë, por Zoti e donte në krahët e tij këtë djalë të edukuar dhe simpatik.

Lida ishte një mjeshtre në rrobaqepësi si në Korçë ku punoi një jetë të tërë, por dhe këtu në Amerikë.  Ajo me duartë e arta, priste dhe qepte rroba të ndryshme, ajo bënte art me gjilpërë.  Lida merrte pjesë në shumë aktivitete dhe ne ndiheshim shumë mirë kur i shikonim bashkë këto tri motra të pandara.  Në çdo aktivitet që merrnin pjesë, e pamundur të mos e shikoje Lidën me një buqetë lulesh të freskëta duke na i dhuruar në shenjë mirënjohjeje.

Ajo kishte një qetësi kur fliste, kishte të folur të shtruar dhe nxirrte veç mjaltë nga goja.  Dhimbja e ikjes së djalit e helmoi, e treti gjersa e mori aq shpejt gojëmblën Lida.

Familja humbi bashkëshorten dhe mamanë e mrekullueshme, motrën e dashur, ndërsa Diaspora në Amerikë një bashkatdhetare më pak.

Nesër do t’i bëhet ceremonia mortore në Dahill Funeral Services, shërbesa fetare në St. Nicholas Greek Orthodox Church dhe varrimi në Ocean View Cemetery, Staten Island atje ku ka birin e vet.

Dritë të pastë shpirti dhe të qofte i lehtë dheu i Amerikës që e deshe aq shumë Lida!

Lamtumirë duararta Lida Grabocka Jonif!

21 Janar, 2021

Staten Island, New York

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube
Tiktok