Lamtumirë familjes tradicionale

Nga Gjekë Gjonaj

Familjet  e gjyshërve tanë kishin  dhjetë e më shumë frymë (anëtarë) që jetonin në një shtëpi. Pleqëria,  fëmijëria dhe  rinia bashkëjetonin me njëri-tjetrin. Tri gjenerata (breza): prindërit, fëmijët, madje dhe nipërit  jetonin së bashku. Familjarët kishin shumë respekt, kujdes e solidaritet, dashuri , mirëkuptim e njerëzi për njëri-tjetrin. Të gjithë sa ishin  shkonin mirë. Marrëdhëniet familjare ishin të qëndrueshme.  Nuk kishte konflikte të shumta, dhunë në familje e shkurorëzime si dukuri masive.  Jeta e tyre  ishte e vështirë, por e lumtur. Kështu ishte dikur, po sot ku ndodhet familja jonë ?

Gjatë tri dekadave të fundit   jemi dëshmitarë  të një transformimi  shumë të madh  të familjes tradicionale në Malësi. Ajo që vlen të theksohet është se, në shoqërinë tonë,  familja  ka humbur kuptimin që kishte dikur, si diçka e shenjtë dhe e përjetshme midis anëtarëve të saj. Modernizimi që vijon si proces, po ia humb rolin familjes sonë dhe, sa më moderne të bëhet shoqëria shqiptare, aq më shumë familja do të bëhet një institucion problematik shoqëror. Tranzicioni  në shoqërinë tonë,  rrethanat e reja të krijuara në të gjitha segmentet e jetës ekonomike e shoqërore, presionet e vrazhda transformuese të realitetit, kanë  ndikuar që familja si formacion themelor, të ndryshojë  në strukturë, në përbërje, në koncept dhe të krijojë fizionomi, tipologji, funksione, moral e (pa)përgjegjësi tjera brenda familjes. Për fat të keq familja jonë tani  ka humbur dhe po e humb dita-ditës rolin e saj. Prandaj me keqardhje e  dhimbje mund të themi se institucioni i familjes, sikurse  e gjithë shoqëria shqiptare, po kalon një krizë  të madhe, e cila e ka ndryshuar përgjithmonë fytyrën e   familjes tradicionale malësore (shqiptare). Ndryshimet rrënjësore sociale e ekonomike, si dhe shndërrimi i shoqërisë, nga një shoqëri tradicionale( patriarkale) e mbyllur  në një shoqëri  më të hapur  kanë krijuar një model të ri të familjes, i cili nuk ngjan pothuajse në asgjë me vite më përpara. Familja po tkurret dhe zvogëlohet nga njëra anë dhe, nga ana tjetër, po përjeton një proces pothuajse degradues. Numri i personave për familje ka zbritur nën katër  persona, pra çiftet nuk po riprodhojnë as vetveten.

E kaluar është tashmë  familja ku autoriteti i prindërit ishte i padiskutueshëm. Po ashtu tashmë është e kaluar familja me gjysh, gjyshe, kushërinj e kushërira. Në kohët e sotme  familja përgjithësisht përbëhet vetëm nga  familja e ngushtë,   nga prindërit dhe fëmijët, duke harruar “familjen e zgjeruar”, pjesë e së cilës janë edhe dajat, hallat, xhaxhallarët, tezet, kushërinjtë dhe farefisi, të cilët, pavarësisht se shkencat sociologjike i trajtojnë si pjesë të familjes, ne i kemi përzënë nga parajsa familjare dhe takohemi vetëm në raste ndodhie. Prej tipit tradicional të familjes, që ishte një ambient i ngrohtë njerëzor, social, etik, moral dhe edukativ, familja në masë të madhe është duke u shndërruar në një anarki sociale, arenë konfliktesh, me tendenca individualiste e pavarësi ekonomike të pjesëtarëve të saj, qofshin ata edhe vetëm bashkëshortët, pa pjesëtarë tjerë të familjes më të gjerë.Në  ndryshimet e strukturës së familjes  kanë  ndikuar  dukshëm disa  faktorë, si imitimi i vlerave të huaja pa seleksionim, zëvendësimi i lidhjeve të vjetra dhe ato të reja, emigrimet në relacion fshat -qytet, rënia e natalitetit, kriza e vlerave e cila ka prodhuar krizë të identitetit, largësia në familje, mosrespektimi i familjes nga fëmijët, mungesa e vizitave të ndërsjella familjare,  problemet dhe konfliktet e ndryshme brenda familjes si rezultat i shkaqeve socio-ekonomike dhe shkaqe  të tjera. Karakteristika të  krizës që vihen re  në familjet e sotme  tona  janë edhe  zvogëlimi i martesave , që nënkupton edhe zvogëlimin e lindjeve,  fillimi i  fenomenit të bashkëjetesës pa kurorë  dhe krijimi i lidhjeve të paqëndrueshme që në disa raste  më shpejt përfundojnë se sa fillojnë. Ana tjetër është  se  nëse sot kemi një shoqëri kryesisht të përbërë nga rinia e që konsiderohet si e ardhmja e jonë , dhe  nuk kemi një familje të shëndoshë, atëherë problemet do të jenë të mëdha. Nga çfarë u tha mund të përfundojmë se me sa duket  familjes sonë  tradicionale i është dhënë lamtumira.

Në zonën e prapme të Plazhit të Madh  janë evidentuar  22 lokacione ku mbeturinat hidheshin në mënyrë të paligjshme. Vlerësohet se kjo është një sipërfaqe e përgjithshme  prej 26,670 metra katrorë  nën mbeturina. Ndërsa në zonën e degës së djathtë të lumit Buna  dhe në  Ada  ne kemi janë regjistruar 73 lokacione ku hidhen  mbeturina, kryesisht mbetje ndërtimore dhe mbeturina shtëpiake. Mbeturinat e ndërtimit janë të pranishme  në pothuajse të gjitha vendet, ndërsa në shumicën e vendeve janë mbetje të përziera që përfshijnë mbeturina të mëdha dhe shtëpiake. Çështja e pastrimit të deponive në pjesën e prapme të Plazhit të Madh nuk mbulohet nga programi për kryerjen e aktiviteteve komunale në zonën e të Mirave  Detare për territorin e komunës së Ulqinit, dhe për këtë arsye kostot për heqjen e tyre nuk parashikohen. Një pjesë e plazheve nuk ka nënshkruar kontrata me Kompaninë e Shërbimeve Komunale, duke shmangur kështu detyrimin ndaj kësaj kompanie dhe duke hedhur mbeturinat në deponinë më të afërt ilegale.

Nuk ka informacion të disponueshim   publikisht se dikush u ndëshkua gjatë depozitimit të mbeturinave në këto vende nga Inspektimi Komunal ose Policia Komunale, megjithëse nuk duhet shumë përpjekje për të kapur autorët e krimit. Në zonën e Adës në Bunë  dhe rreth degës së djathtë të lumit Buna, nuk ka mjaft kontejnerë dhe mbledhja e mbeturinave nuk është organizuar. Domethënë problemi i mbeturinave në  këtë lokalitet  është  një problem i madh i Komunës së Ulqinit. Për zgjidhjen  e kësaj çështjeje nevojitet bashkëpunim dhe koordinim ndërmjet institucioneve vendore e qendrore.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube