20/04/2024

Mërgata shqiptare dha kontribut nëpër shumë periudha historike ajo është mërgatë heroike

0

Nga Nue Oroshi

Mërgata shqiptare ka një të kaluar të gjatë  por shumë të lavdishme. Ajo ka kontribuar që në periudhën e Pavarësisë së Shqipërisë ku është i njohur kontributi i shoqatave atdhetare në Amerikë, Rumani, Austri, Itali dhe vende të tjera,  dhënë Pavarësisë së Shqipërisë. Nuk është rastësi se pikërisht nga shoqatat e organizatat atdhetare u nisën për ta shpallë Pavarësinë e Shqipërisë Ismail Qemali e Luigj Gurakuqi. Veprimtaria e mërgatës shqiptare është shumë e madhe dhe shumë aktive pas luftës së dytë botërore ku u krijuan shumë shoqata dhe parti politike në mërgim për ta vazhduar luftën për çlirimin e Shqipërisë dhe trojeve shqiptare nga komunizmi dhe orientimi ruso-jugosllav. Këto organizata siç ishin Blloku Kombëtar Indepedent, Balli Kombëtar Legaliteti, Lidhja e tretë e Prizrenit, Besëlidhja Kombëtare Demokratike Shqiptare dhe shumë organizata të tjera luftuan dhe u përpjekën që edhe me armë ti dalin zot trojeve shqiptare. Ato e ngritën zërin në Amerikë dhe Evropë që shtetet perëndimore ta përkrahin çlirimin e Shqipërisë dhe viseve tjera etnike duke organizuar takime të ndryshme me politikan amerikan dhe evropian si dhe duke organizuar protesta e demostrata të mëdha, çlirim i cili erdhi në fundin e viteve të nëntëdhjeta.

Është për tu theksuar se edhe mërgimtarët e viteve të shtatëdhjeta e tetëdhjeta në Evropë luajtën një rol mjaftë të rëndësishëm ku vlen të theksohet roli i Besëlidhjes Kombëtare Demokratike Shqiptare me seli në Gjermani e udhëhequr nga atdhetari Emin Fazlia alias Emil Kastrioti,  organizatatë patriotike të udhëhequr nga vëllezërit Gërvalla dhe Kadri Zeka, pa harruar edhe kontributin e Enver Hadrit e Vehbi Ibrahimit në Bruksel,  që u vranë me pas që të pestit nga dora e zezë që punonte në sherbim të politikes jugosllave. Është për tu theksuar se intensifikimi i aktivitetit të mërgatës shqiptare në perëndim u bë në vitet e nëntëdhjeta ku një rol të rëndësishëm e luajtën degët e LDK-së në Evropë dhe Amerikë, degët e PSHDK-së dhe ndonjë parti tjetër. Edhe LPK-ja me adresë dhe pa adresë ishte aktive edhe pse shumë e përqarë. Një rol të rëndësishëm e luajti gjatë periudhës se luftës edhe LKÇK,  një organizatë mjaftë atdhetare por që nuk iu la hapësirë e duhur veprimi në luftë.

Të gjitha këto organizata e shoqata kush më shumë e kush me pak e luajtën rolin e tyre në ndihmë për çlirimin dhe pavarësinë e Kosovës. Madje shumë nga atdhetarët shqiptar nga këto organizata politike u kthyen në luftë në Kosovë ku një pjesë edhe ranë heroikisht për lirinë e Kosovës. Vlen të theksohet që mërgata shqiptare përveç që me ushtarë e ndihmoj Kosovën edhe me mjete materiale,  gjatë kohës së luftës në Kosovë. E vërteta për luftën e Kosovës si dhe për themelimin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ende nuk është thënë e tëra. Kjo do të thuhet kur të shkruhet e plotë historia e luftës që e kanë zhvilluar tri shtyllat kryesore të Ushtrisë Çlrimtare të Kosovës Adem Jashari,  Zahir Pajaziti dhe Sali Çekaj qe ishin tre themeluesit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Me një fjalë prej vitit 1912 e deri në vitin 1999 një shekull të tërë shumë veprimtari atdhetare për çlirimin e trojeve shqiptare erdhën nga mërgata shqiptare. Mërgata shqiptare sot i ka edhe veshtirësitë e veta. Tash nuk është ajo mërgatë e cila ka luajtur rol të madh për ta ndihmuar çlirimin e Kosovës. Veprimtarët tash janë plakur dhe shumë prej tyre kanë edhe probleme shëndetësore. Por një gjë duhet ta dimë se ende mërgata shqiptare frymon kombëtarisht dhe është duke dhënë kontribut për ta ndihmuar vendlindjen.

Në këto ditë festive po shihet një ardhje masive e mërgimtarëve shqiptar në Kosovë përkundër rrethanave të pandemisë. Ata po presin edhe deri në 15 orë nëpër kufijë dhe po bëjnë deri në dy ditë e dy netë rrugë për të vizituar Kosovën. Ata në Kosovë po vijnë që të qmallën me familjarët që i kanë në Kosovë, me prindërit e tyre të moshuar babain dhe nënën që i rriti me shumë mundime,  me vëllain e motrën dhe gjithë antarët e tjerë të familjes.

Ata po vijnë që ti vizitojnë varret e të parëve të tyre varre që i thërrasin për kujtesë dhe mos harresë. Secili mërgimtar përveç mallit e ka edhe një shkak tjetër që vjen ne Kosovë. Ata dëshirojnë që ta thithin edhe ajrin e ëmbël të Kosovës,  të shetisin atyre fushave, maleve e livadheve kur kanë qenë të rinj dhe kanë kaluar një pjesë të jetës rinore. Ti kujtojnë ato lojëra fëmijërore që nuk kanë harresë. Ata i kujtojnë edhe maltretimet fizike që shumicës prej tyre ju bëri policia kriminale dhe pushtuese serbe sa ishin të rinj dhe zhvillonin aktivitet atdhetar e patriotik në Kosovë. Me një fjalë mërgata shqiptare është mërgatë heroike e cila për një shekull nuk e ndali aktivitetin kombëtar që në forma të ndryshme punoj e veproi për trojet etnike shqiptare. Shoh aty këtu se mërgimtarët atdhetar një pjesë e tyre janë të revoltuar nga sharjet dhe akuzat që i bëri një gazetar i mendermethënshëm me emrin V. S.

I ftoi mërgimtarët atdhetar që tashë e tutje mos t´ia përmendin emrin se këtij të mendermethenshmit edhe për të keq i rritet emri. Vetëm quane i mendermethenshmi gazetar V. S. kaq mjafton.

E ju mërgimtar atdhetar që e latë rininë duke punuar me vite të tëra punë të rënda për ti ndihmuar familjet e tuaja dhe shtetin e Kosovës jeni mërgimtar shembullor sepse asnjëherë nuk e menduat lodhjen por ishit stoik në përkrahje të çdo aksioni qoftë,  humanitar,  kulturor apo kombëtar për Kosovën. Pseudo gazetarët duhet ta dinë se politikat shtetërore nuk i bën mërgata por i bëjnë politikanët që janë duke e qeverisur tash e 21 vjet shtetin e Kosovës. Nga ata duhet kërkuar përgjegjësia për zhvillimin e Kosovës kurse mërgatës duhet afruar kushte që në mënyrë të organizuar të investojnë kapitalin e tyre në Kosovë.

Ne çdo vend të botës çdo shtet i krijon kushtet dhe rrethanat lehtësuse, për investime kapitale përmes një projekti shtetëror dhe me pas i fton investitorët e jashtëm qoftë ata nga mërgata shqiptare qoftë edhe biznismen evropian. Kur jehu i këngës se bashku me të ftohtin e dimrit dëgjohen në trojet  shqiptare,  mërgimtari del dhe shikon token,  qiellin, fushën , shtëpitë,  e bashkëfshataret e bashkëqytetarët ata rinohen dhe ju zgjatet jeta se kanë mallë për jetën e gjallë në vendlindje,  ku varrët e të parëve ju rrinë si shkëmb për të mbetur e ndërlidhur jeta dhe kujtesa për tokën e Arbërit që nuk e harrojnë kurrë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube
Tiktok