16/04/2024

Mikpritja s’asht nocion politik, o t’pafè!

0

Nga Nikoleta Kovaçi

Mikpritja, aneve tona, ka lind si nevoje me nda buken me tjetrin! Ai qe ka pas pak ma shumë me ia dhanë atij qe ka ma pak bashke me dashurine dhe mos hapjen e gojes kurrë për ç’ka ka ba! Për pasojë njerzit hapen dyert e nga mirenjohja nxoren shprehjet me te cilat mburrena sot e mjerisht perdoren publikisht edhe nga pjesa ma e damshme e ksaj shoqerie; pushtetarët!

K’ta te fundit, kaq shumë e kane perdhosun kete dukuri te shenjte te tonen, sa i kane dhanë ftyren e vet prej interesaxhinjsh, perfituesish dhe te babëzitunish sa duket qe e kanë shperba ne asht! “Mikpritja” e tyne nuk ka asigja te perbashket me mikpritjen e shqiptarit, te atij shqiptari qe derën e shpise se mbylli kurrë, duke nankuptue se dikend e zà nata jashtë e ta gjeje nji dere hapun…

Asnje shqiptar qe i thote vedit njeri, zot shpie e zojë shpie nuk e pret tjetrin per pare, as per lavdi, as per kreni para fisit, mahalles a katunit, po sepse kjo asht nevoje e perbotshme; sod ka nevoje tjetri e neser ke nevoje ti! Po po, nevoje! Si te thuash domosdoshmeri fryme me mbete gjalle….Mundet ndokush mos me e pranu ne kuptimin e nevojes, por na jena deshmi mbijetimi shekullor ne sajë nevoje! Ktu flas per njerezit NJEREZ une e jo per kapadaitë e pacipe qe na kane prish gjak e farê!

Te lakohet nocioni ‘mikpritje’ nga pushtetarët e ktij vendi, per nje popull te dhunuem, masakruem e te poshteruem si na e sa na, asht bastardimi ma i madh qe i bahet termit dhe njerzve te vertet te ktij vendi, atyne qe ende e mbajne shpine hapun se mos kalon dikush i pahagun apo i larget… Mikpritja ne konceptin e tyne s’asht kurrgja tjetër pervecse zhvatje, perfitim dhe perforcim pushteti! E kush ma mire se na e njeh kete mjerim mental te politikaneve tanë!

Ç’do shqiptar do e ndante buken me afganin, jo pse na ngjajme kaq shumë, por se e ka ne gen, gjak e amanet! Çdo shqiptar, flas ata qe ende se kane perzie gjakun e shpirtin me politikat e ndyra qe luhen ne kurriz te principeve autentike t’tonat, do strehobte kedo qe i rrezikohet ekzistenca, sepse e di fort mire se gjithmone ka qene e asht vete ne zgrip te saj, vetem e vetem ne saj te perdhosjes historike qe i asht ba dinjitetit njerzor ne kete vend!

E te flasin sot per ‘mikpritjen’ njerez pa as je lloj tagri moral e atdhetar, asht ma e frikshme se marrja e nje pushteti me dhune ne nje vend ku na bashkojne fatet, ndonese fati i zi i atyne asht i kesokohshem e i joni i tanekohshem! Sundimi i çdo skute e ka kthye kete vend ne nje gangrene te turpshme per çdo njeri normal, ndersa mikpritja e batakçinjeve e ka kthye ne nje mynxyre te betonte per me zhvat ne kurriz te traditave te vlerta qe i mbartin veç te paperfshimit ne zullumet e tyne!

Pazaret, qofshin ato edhe me Ameriken, Europen, Kinen, apo vete dreqin e mallkuem, kur jane kunder nje populli te dorezuem jane te ndyra, e sidomos kur bahen ne emen konceptesh qe s’njohin asnje lloj ligeshtie nder mote e mote! Amerika, Europa, Kina e dreqi, duhet ta mesojne se mikrpitja e politikajve te ketushem s’asht shqiptare po antishqiptare, e kerkush nuk mundet me ua faturue nje grushti antinjerzish qe qeverisin me arbitraritet talebanesk…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube
Tiktok