MISS KOSOVA 2006 – ALBANIAN MISS CONTENT FROM KOSOVA

Për herë të parë një vajzë nga Drenasi merr kurorën e më të bukures, nga spektakli që u mbajt, në sallën 1 tetori, në Prishtinë, nën patronatatin e "Agnesa Vuthaj Association". Besa studente e vitit të dytë, në Fakultetin Ekonomik të UP-së.

"Spektaklet e bukurisë më kanë pëlqyer që në vegjëli, i kam adhuruar, por që të zgjidhem Miss nuk e kam paramenduar ndonjëherë", shprehet Besa Gashi, "Miss Kosova 2006". Përveç kurorës, fitoi të drejtën e pjesëmarrjes në spektaklin e bukurisë "Top model of the world", që do të mbahet në Kinë, një bursë studimi në universitetin "AAB", sidhe një udhëtim për në qytetin më të madh tregtar, në Dubai, ku thuhet se do të lidhë një kontratë pune. "Përveç eksperiencës së mirë, fitova të drejtën e pjesëmarrjes në spektaklin e bukurisë në 'Top model of the world' ku shpresoj ta prezantoj Kosovën sa më denjësisht", tha Besa Gashi. Missi i Kosovës, ende nuk ka vendosur se çfarë do të bëjë me bursën që i është ofruar ndërkohë që vazhdon të merret me disa provime në fakultetin ekonomik. Ajo nuk e di nëse do të studiojë Dizajnin apo diçka tjetër."Unë gjithmonë e kam paramenduar veten si një femër të shkolluar dhe të avancuar, prandaj për mua ka qenë dhe do të jetë primare shkolla", shprehet Miss Gashi.

Missit iu janë hapur mundësitë e bashkëpunimit me kompani të ndryshme, disa prej të cilëve nuk kanë humbur kohë, dhe menjëherë i kanë ofruar të reklamojnë. Një lajm i mirë për të gjithëbotën mashkullore që dëshirojnë të kenë lidhje më serioze me Besa Gashin është se ajo ende nuk e ka gjetur princin me kali të bardhë. Ajo jeton me prindërit e saj, vëllain dhe me dy motrat. Anëtarë të jurisë së këtij spektakli ishin Jon Metew, përfaqësues i spektaklit "Top models of the World", fotografi i njohur shqiptar Fadil Berisha, "Miss Norvegjia" Hellen Traswik, "Miss India" Sajali Bagad, Rosan Ogada, organizator i "Miss Universe", Astrit Alihajdaraj, aktor shqiptarë në Vjenë, Afërdita Paqarada, "Miss Kosova 1992", dhe Eralda Hitaj, "Miss Shqipëria". Vajzat konkurruese patën mundësinë ta vlerësonin njëra-tjetrën për çmimin "Miss Miqësia", të cilin e fitoi Jeta Muriqi "Miss Press", Leonora Fejza, "Miss Fotozhenia" u zgjodh Besa Gashi, ndërsa "Miss Publiku" i zgjodh Leonitë Morina. Në momentin final të ndarjes së çmimeve nga juria profesionale, të cilët ishin mjaft korrektë duke i zgjedhur më të merituarat. Përcjellësja e dytë u zgjodh Nazlie Statovci, përcjellësja e parë Leonora Fejza, Deri më tani është konfirmuar se fituesja e këtij evenimenti do të marrë pjesë në spektaklin "Top Model of The World 2006", ndërsa sa u përket spektakleve të tjera, si "Miss World" dhe "Miss Univers" fituesja do të ketë mundësi të marrë pjese vetëm atëherë kur të zgjidhet statusi i Kosovës, nëse Kosova e fiton pavarësinë

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube