Miti i Luftës Nacionalçlirimtare

Nga Blerim Latifi

Në qershor të vitit 1941 Gjermania naziste nisi operacionin “Barbarosa” për pushtimin e Bashkimit Sovjetik. Rreth 4 milion ushtarë u përfshinë në këtë sulm. Në kohën kur nuk ekzistone fronti i Perëndimit, Stalini urdhëroi Kominternin (Internacionalja Komuniste) që të organizonte luftën partizane të partive komuniste në të gjithë Europën, me qëllim që ushtria naziste të goditej në prapavijën e frontit rus. Direktiva tjetër e Stalinit ishte që kjo luftë e partizanëve komunistë të kamuflohej si “luftë nacionalçlirimtare”, në mënyrë që të mobilizohej një numër sa më i madh i njerëzve. I pari u hodh në veprim Tito, i cili qysh në korrik të atij viti krijoj njësitë e para partizane. Pas tij filluan edhe komunistët grekë, bullgarë e rumunë. Në nëntor Tito dërgoi emisarët e tij në Shqipëri për t’i bashkuar grupet komuniste shqiptare dhe kështu lindi Partia Komuniste Shqiptare, si sot 80 vite më parë. Kjo e fundit e mori gjithë platformën e luftës nga Tito, përfshirë kapelën partizane me yll në ballë, e cila ishte në fakt shajkaçka tradicionale serbe dhe parullën e luftës “Vdekje Fashizmit-Liri Popullit”, autor i të cilës ishte vetë Rankoviqi. Pra e ashtuquajtura ” Lufta Antifashiste Nacionalçlirimtare” nuk ishte asgjë tjetër veçse një ndihmë në prapavijë e komunistëve të Ballkanit për shtetin e Stalinit. Natyrisht, nacionalistët shqiptarë e kuptonin taktikën staliniste, por ata dështuan të krijonin një front antifashist të orientuar nga aleatët perëndimorë dhe kështu historia mori një rrugë të mbrapshtë, pasojat e të cilës ende po i vuajmë.

_________

Një parti e ekstremit të majtë në Maqedoninë e Veriut ka dalë në skenë. Me emrin Levica (E Majta), ajo po afirmon qëndrime të hapura antishqiptare, antiperëndimore, anti Nato dhe anti marrëveshjes se Prespës me Greqinë. Qëndrime këto që reflektojnë saktësisht interesat ruse në Ballkan. Gjë që lë të kuptohet se është krijesë tipike e parave që Rusia shpërndanë gjithandej për të ushqyer forcat e destabilizimit të rajonit dhe të Europës. Tradicionalisht partitë e ekstremit të majtë në Europë janë financuar nga Bashkimi Sovjetik. Putini i është rikthyer përsëri kësaj praktike. Për turpin e tyre, partitë opozitare shqiptare qenkan marrë vesh për të hyrë në koalicion me këtë parti ekstremiste maqedonase. Kjo flet vetë për faktin se ato tanimë vetëm nominalisht janë shqiptare. Ndërsa substancialisht janë gjithçka tjetër. Shqiptarët e Maqedonisë e kanë trenin e fundit: ose do t’i kthehen nacionalizmit shqiptar, ose do të përjetojnë fatin e djeshëm të shqiptarëve të Sanxhakut.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube