Mjekët janë shtresa më e rrezikuar që shprehin sakrifica jetësore në këtë kohë pandemie

Nga Zenel Çeliku

Covit 19-varianti Delta kanë rikthyer sërish ditët plot rrezik dhe ankth me vdekshmeri dhe infektime të frikshme ditore. Kjo ka bërë që njerëzit të vrapojnë për të bërë vaksinat si I vetmi shpëtim për jetët e tyre. Nisur nga kjo situatë shumë e rrezikshme, vërejmë se ambulancat e në veçanti Dispanceria në Tiranë, janë mbushur plot e përplot më pacientë të prekur më Covit 19. Duke qënë se Tirana sot është diku aty-këtu reth një milion banorë, Dispancerisë I del për detyrë që mjekët e saj të punojnë orar e pa orar, duke sakrifikuar edhe jetët e tyre vetëm e vetëm për t’i shërbyer njerëzve në hall nga infektimi me Delta. Eshtë vërtetë një situatë kaotike sepse njerëzit vrapojnë për vizita e për të kërkuar shpëtim tek mjekët e Dispancerisë-Tiranë, por kjo nuk do të thotë se mjekët janë rrobot e duhet të punojnë shpejt e shpejt sepse nga mendja dhe duart e tyre varet jeta e qindra e mijëra njerëzve të prekur nga Covit 19.

Dy ditë më parë një TV dha një shfaqe ku një zonjë protestoi se kishte 90 min që pristë të vizitohej nga mjekët e Dispancerisë. Zonja në fjalë ka shumë të drejtë që të mërizitet për vonesën e vizitës sa saj, por ajo zonjë dhe të gjithë ata që shkojnë në Dispanceri për t’u vizituar tek mjekët pneomolog, duhet të kenë mirë të qartë se ngarkesa e mjekëve në Dispancerinë-Tiranë, është shumë, shumë e ngarkuar me vizitat që bëhen dhe për vizitat që presin të bëhen. Që të vizitohet një pacient, për mjekun duhet kohë, qetësi dhe shumë kujdes sepse kemi të bëjme me jetën e njerëzve.

Sinqerisht dua të ndalem shkurt tek situate e ushtrimit të punës të mjekëve në Dispancerinë e Tiranës. Shtresa më e rezikuar e shoqërisë në këtë situatë pandemie, janë mjekët, infermierët, sanitarët dhe shoferët që janë në shërbim të popullit. Vërtetë janë shtresa që sakrifikon edhe jetët e tyre dhe të familjeve të tyre duke iu shërbuer qytetarëve të infektuar. Kushdo duhet të kuptoi dhe të ndjejmë rrezikun që I kanoset kësaj shtrese, ata janë njerëz si ne, edhe ata kanë frikë nga Delta ashtu si ne, ndaj duhet më shumë durim dhe respekt për mjekët të cilët janë në vijën e parë të rrezikut për jetën. Nisur nga kjo zhurmë e para dy ditëve, unë si drejtor I TIR-FAX News Agency, dërgova në Dispanceri një gazetare për të investiguar si është realisht situate dhe sa të përkushtuar janë mjekët e kësaj qëndre shëndetsore. Gazetarja ka hyrë në koridorin djathtas hyrjes ku kishte shumë pacientë që prisnin për t’u vzituar nga Dr. Mailinda Hoxha dhe tek Dr. Dorontina Laçi. Kishte shumë njerëz të infektuar në këto ambiente, kishte nga ata që mezi qëndronin në këmbë të goditur nga Covit 19, kishte nga ata që kishin mbi një orë që prisnin të vizitoheshin, por asnjë nga ata nuk folën një fjalë të keqe për këto dy mjeke. Ja pra, ky është opinion për këto dy mjeke shumë punëtore (pa lënë pas dore mjekët e tjerë të Dispancerisë), njerëzit që prisnin të vizitoheshin, ishin të ndërgjegjshëm që ka shumë radhë për vizita sepse ndodhemi në një kohë të pazakontë, por ishin të vetëdijshëm për sakrificat që bënin Dr. Mailinda Hoxha dhe Dr. Dorontina Laçi. Ato (Dr. Hoxha & Dr. Laçi) gëzojnë respekt dhe vlerësim maksimal nga njerëzit që prisnin të vizitoheshin. Mjekët e lart përmendura vlerësohen shumë si mjeke që kanë emër shumë të mirë, pacientet shpreheshin me superlativa për sjelljen njerëzore të tyre, shumë përkushtim, profesionalizëmin e tyre, për durimin e tyre deri në sakrifica sublime përpara një virusi vrasës. E pra, kjo është situata reale pikërisht nga kjo kategori njerëzisht të cilët luftojnë çdo ditë, çdo ore e çdo minut me virusin vrasës-Delta, i cili ka rritur frikshëm Nr e të infektuarve dhe vdekshmërinë ditore, ndaj duhet që ti lejmë bulzat e bardha të punojnë pa presione, por me urimin më të mirë, shumë shëndet për Dr. Hoxha & Dr. Laçi dhe mjekët e tjerë që luftojnë e punojnë për të na mbrojtur jetët tona.

Dr. Hoxha & Dr. Laçi le të jenë një shëmbull krenarie për mbarë bluzat e bardha të mjekësisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube